Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,648
    Postimet në Bllog
    18

    Gjykata Kushtetuese: Dënimi me 7-15 vjet burg për armëmbajtje pa leje idiotësi

    Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin: Dënimi me 7-15 vjet burg për armëmbajtje pa leje i paarsyeshëm

    Gjykata Kushtetuese e konsideron të papajtueshëm me Kushtetutën caktimin e një dënimi nga 7 në 15 vite burg për vepren penale “armëmbajtje pa leje”. Me një vendim të datës 10 dhjetor 2015, Gjykata Kushtetuese thotë se ka vendosur të shfuqizojë ndryshimet e bëra gjatë vitit 2013 dhe 2014 nga qeveria, e cila rriti masën e dënimit për rastet e armëmbajtjes pa leje.

    Padi ishte bërë nga Gjykata e Apelit e Vlorës ndërsa palë të interesuara ishin Kuvendi dhe Kryeministria. Sipas vendimit, shfuqizohet neni 278 i Kodit Penal, konkretisht paragrafi 5 dhe 6 i ndryshuar e shtuar me ligjin e miratuar në Kuvend me Nr. 144 të vitit 2013 dhe me ligjin Nr. 98 të vitit 2014.

    Këto dispozita parashikonin që çdo person i dënuar për armëmbajtje pa leje të vuante nga 7 deri 15 vjet burg. Gjykata ende nuk e ka shpallur motivin e ndryshimit, por mesa duket nuk është bindur për marzhin e lartë të dënimit në raport me veprën penale.

    Edhe pika 6 e këtij neni shfuqizohet, pasi ishte parashikuar një marzh i lartë dënimi nga 15 deri 20 vjet burg. Sipas Gjykatës Kushtetuese ky paragraf shfuqizohet pasi bie ndesh me nenin 17 të Kushtetutës, ku parashikohet ndër të tjera se “Kufizimi i të drejtave dhe lirive të njeriut duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që ka diktuar atë”.

    Emri:  jhjh.jpg

Shikime: 678

Madhësia:  58.4 KB

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,648
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Gjykata Kushtetuese: Dënimi me 7-15 vjet burg për armëmbajtje pa leje idiotësi

    Hall i madh i ka gjetur keta gjykatesit e Gjykates Kushtetuese qe kur u be kryeminister Edi Rama. Kushedi sa ka vajtur numri i ligjeve qe i kane kthyer mbrapsht duke i thene se ligje te tilla jane jo vetem anti-kushtetuese, por qe as nuk do te na kish shkuar mendja, qe nje njeri me mendje te shendoshe, do te dilte ne vendime te tilla. 15 vjet burg per dike qe mban arme pa leje? Burg per ate qe nuk paguan faturat e energjise se nuk ka leke te paguaje se nuk ka pune? E plot budalleqe te tilla.

    Me pelqeu fjala e zgjedhur e gjykatesve: "denim i paarsyeshem". Gjuhe tamam diplomatike. Cfare t'i thone: Kush eshte ky idiot qe nxjerr ligje te tilla?!

    Prisni prisni ju gjyaktesit e Gjykates Kushtetuese qe ma quani shokun Rama idiot, kur ky te beje vete reformen ne drejtesi, e ti perzere me rradhe Kryeprokuroret e gjykatesit si puna tuaj qe na mbaheni edhe per te zgjuar pale.

    Lum ata njerez qe kane ikur nga ai vend, e mjere ata intelektuale qe jetojne ne cmendinen me emrin Shqiperi.

    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •