Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2003
    Postime
    1

    Rugova si studiues i personalitetit të Titos në letërsinë shqipe në Kosovë

    Rugova si studiues i personalitetit të Titos në letërsinë shqipe në Kosovë



    Gjatë kohës derisa ishte duke punuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës, u zgjodh edhe sekretar i LKJ-së në OTH të LKJ-së për Institut. Në mesin e librave të deriatëhershëm, shkroi edhe një punim për „shokun Tito". Ky punim "shkencor" i Ibrahim Rugovës është shkruar mu në vlugun e ngjarjeve madhështore të vitit 1981, dhe është botuar në "Zëri i rinisë" të datës 16 maj 1981 faqe 20-21, dhe "Zëri i rinisë" të datës 23 maj 1981 faqe 20-21. Prandaj këtu më poshtë po e japim në tërësi, jo me qëllim kompromitimi, por për faktin se deri tani nuk ka dhënë dorëheqje publike nga një punim i tillë.
    Duke punuar në këtë temë, vetvetiu m'u imponua problemi i një vështrimi teorik të çështjes, apo ndoshta, po ashtu, vetvetiu m'u imponua edhe nga interesimi im teorik, që po e formuloj në formë pyetëse - tezë: përse shkrimtarët dhe artistët, për objekt të veprave të veta i marrin shëmbëlltyrat e kohës së vet, dhe madje përse në mënyrë të vazhdueshme! Në vijim do të përgjigjem me shembullin e Titos dhe me praktikën krijuese të letërsisë sonë.
    Që në fillim mund të thuhet se shëmbëlltyra e Titos është mjaft e pranishme në letërsinë shqipe në Jugosllavi, do të thotë në të gjitha format e krijimit letrar. Me këtë rast çështjen e pranisë duhet ta vështro
    12


    Tito në letërsinë shqipe në Jugosllavi


    jmë dhe ta pranojmë në kuadër të procesit të dife rencimit që ekziston midis formave letrare, e cila gjë i tregon dhe i vërteton mundësitë dhe validitetin e formave të veçanta ndaj objektit. Ky shpjegim teknik letrar na sjell në përfundimin se prania e objektit realizohet përmes shkallëve të ndryshme, po me funksion e me qëllim të njëjtë e të përbashkët. Po i theksojmë këto ndryshime të formave në prosede, në metodat e krijimit. Në prozë, vërtetë në roman dhe në tregim, fytyra e Titos dhe prania e tij identifikohen plotësisht dhe nënkuptohet me të drejtë me ngjarjen e madhe të revolucionit të armatosur, të cilën ai e vuri në lëvizje dhe çka është e arsyeshme artistikisht dhe jetësorisht. Nuk del fare si personazh i drejtpërdrejtë në mënyrë deklarative, po përmes frymës se»* veprës - aksionit - veprimit të tij, të njerëzve që bëhen realizues të ideve dhe të ndërmarrjeve të veprës së tij. Kjo ka të bëjë me faktin se shkrimtarët duan që fytyrën e tij ta realizojnë artistikisht, natyrshëm, ashtu çfarë është e madhe në realitetin historik dhe në realitetin bashkëkohës.
    Pra, vetëm ajo që jepet artistikisht mirë e me vlerë, është ekuivalente e reales, vërtet vetë realja, e që merret si një nga çështjet - çelës, në të cilat sprovohet arti, e edhe letërsia, në rastin kur ka të bëjë me fytyra të njohura historikisht dhe bashkëkohësisht, siç është Tito me këtë rast.
    Ndërsa po e shqyrtojmë këtë çështje duhet të përmendim një të vërtetë tashmë të njohur e të pranuar në historinë dhe filozofinë e artit se, shkrimtarët dhe artistët, si idhtarë të përhershëm të njeriut, të lirisë së tij, te fytyrat historike të jetës sociale - revolucionare, ndalen vetëm atëherë, kur në to, brenda tyre, pos tjerash gjejmë figurën- njeri të plotë, i cili punon dhe vepra e tij i kushtohet plotësisht njeriut, mirëqenies së ekzistencës së tij. Ky shpjegim teorik letrar, e njëkohë
    sisht filozofik bashkëkohës e vërteton dhe e qartëson forte mirë interesimin e shkrimtarëve tanë per Titon, sepse tek ai gjetën, zbuluan njeriun e vërtetë me të gjitha cilësitë që e karakterizojnë veprimin e madh njerëzor, veprimin e përjetshëm. Më shkurt, artistët ndalen tek ata që i zgjerojnë hapësirat e realizimit të njeriut në jetë dhe në vepër, ashtu siç bëri Tito. Pra, njerezit_e, tillë, qe shkenca i shpejgon si gjenialë, krijojnë hapësira të reja per njeriun, pra janë krijues e jo dogmatë e statistë në skenën historike e shoqërore, sepse ata, me aftësi të rrallë i shtrojnë dhe i zgjidhin kërkesat dhe nevojat e kohës në të cilën jetojnë e veprojnë, do të thotë prekin në pikat neuralgjike vendimtare të shoqërisë njerëzore duke i vënë njerëzit në lëvizje të orientuar, të drejtë, në aksion.
    Përveç kësaj, shkrimtarët tanë e përjetësojnë fytyrën e Titos, sepse ne të që me kohë kanë gjetur me të vërtetë realizimin e vet nacional, social e intelektual, do të thotë tri elementet qenësore per ekzistencën individuale e kolektive. Nëse pranohet e vërteta e thënë metaforikisht se artistët-poetët janë antena të shoqërisë, atëherë mund të nxjerrim një konstatim se, shkrimtarët tanë, ne vizionin dhe ne praktikën revolucionare të Titos, gjetën një nga idealet e veta më të qëlluara dhe sinjalizuan në mënyrë arstitike vlerën e vërtetë të pamahueshme të tij.
    Përderisa në prozë është i pranishëm, ne radhë të parë, ne kuadër të mundësive dhe të efekteve artistike të realizimit të zhanrit, pra ne mënyrë të plotë që na e sinjalifikojnë "Ditari..." i F. H, një pjesë e prozës se H.S. dhe të Sinan Hasanit, ne poezi, e cila konsiderohet si zhanër dhe formt solemne më komunikative, fytyra e Titos ngritet vazhdimisht, duke u bërë objekt qëndror-poetik, ne dritën e plotë të veprës së tij të madhe. Kështu, poezia e kuptuar si forme më komunikative, ka një aftësi dhe fuqi të jashtëzakonshme per identifikim apo per simbolizimin e veprave të mëdha në histori dhe në bashkëkohësi, të vizioneve të tyre të pandërprera e thelluese.
    Thënë historikisht, fytyra e Titos në poezi bëhet objekt i rëndësishëm që ne krijimet e para gjatë Revolucionit të armatosur dhe vazhdon deri në ditët më të vonshme. Ajo nuk qe vetëm inspirim, po edhe reahzim i poezisë dhe i artit në përgjithësi.
    Në një pjesë të mirë të poezisë ku poezitë kushtuar Titos nga E.M., M.H., T J., L.B, E.GJ, e të tjerë, shfaqet një komunikim i drejtpërdrejtë me të dhe merret me të drejtë në kuptim të gjerë të krijuesit të madh. Per shembull të gjithë këtë e shëmbëllen më së miri poezia e EM, "Ty që je liria jonë", ku Tito shfaqet si simbol i lirisë dhe i realizimit kombëtar e social të shqiptarëve, krahas me atë të kombeve dhe të kombësive të tjera.
    Ne disa poezi të tjera siç janë "Flamur shekujsh" (A.P.), "Dy ditëlindje" (Rr.D.) dhe "Flet Tito" (M.G.), kemi të bëjmë me një përpjekje tjetër të poetëve tanë, me atë që përmes prosedeut poetik të simbolizirnit fytyra e Titos të marrë kuptim universal të gjithëkohshëm, si simbol i një kreatori per të mirën e përgjithshme, se vepra e tij është model real, që hyn ne fondin e përgjithshëm të njerëzimit.
    Përveç identifikimit, si kusht i domosdoshëm i fuqisë poetike dhe i bindshmërisë se saj, ne poezinë e përmendur të A.P., kemi simbolin flamur, i cili simbolizonte, emblemën e ekzistencës kombëtare dhe atë shoqërore, të vendosur ne përjetësimin e flamurit që qëndron ne hapësirat kohore të shekujve të historisë. Ndërsa me simbolet e tjera si Diell, Bukë, Qiell, pceti simbolizon tri kushte të rëndësishme e të domosdoshme të ekzistencës, të cilat me këtë rast, nuk po i përkthej ne gjuhën teorike.

    Në vjershën e M.G., "Flet Tito", e cila përmes theksimit të aktivitetit të ligjërimit të Titos, që gjithmonë i ka në pajtim fjalën dhe aksionet, poeti simbolizon qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tij në të gjitha momentet e kohës. Kështu simboli i tij qëndror, Kepi i Shpresës së Mirë (Tito) del si një Parim i Shpresës dhe i realizimit real, siç do të mund ta shpejgonim me filozofinë e paraqitur në parimin e Shpresës të E.Blochut.
    E këtillë, fytyra e Titos shfaqet edhe në letërsinë për fëmijë, e që do të mund të ishte objekt i një studimi të veçantë. Tito si simbol i së Mirës, i heroit, i mësuesit dhe i edukuesit trajtohet me sukses në veprat e M.SH, R.K, A. D. e të tjerëve.
    Në fund, me aëllim që të përforcojë edhe me përgjigjen lidhur me pyetjen që shtrova në fillim të kësaj paraqitjeje po shtoj edhe këtë se, mesazhi simbolik i artistit, i poetëve dhe shkrimtarëve tanë në përgjithësi, është plotësisht adekuat me mesazhin e veprës së Titos, i cili sot gëzon një urianimitet të jashtëzakonshëm e të përgjithshëm, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit, çfarë e gëzonte vetëm Lenini. Adekuatësia e këtij mesazhi, pos momenteve të tjera që i përmenda më sipër, ka të bëjë edhe me të njohurën teorike e historike se, poetët dhe revolucionarët e mëdhenj i lidhin vizionet dhe idealet më të thella për njeriun, pra bëhet bashkudhëtarë në rrugën e infinitumit për të mirën njerëzore. Këtë lidhje midis artistëve dhe revolucionarëve, në mënyrë më të natyrshme dhe të paimponuar, pra të dalë nga situata reale historike, e gjejmë në historinë më të re kur është fjala për fytyrën e Leninit. Le t'i kujtojmë me këtë rast Majakovskin, Bllokun, Jeseninin e të tjerë. Të njëjtën lidhje, po ashtu të natyrshme dhe të fuqishme, e gjejmë kur e vështrojmë fytyrën e Titos në veprat artistike, e sidomos në atb poetike.
    16
    Në përfundim e sipër të theksojmë edhe një fakt tjetër mjaft të rëndësishëm se Tito, duke qenë vazhdimisht në krye të shoqërisë sonë, krijoi një liri të vërtetë arti e krijimi në kuptim të realizimit të plotë të lirisë, çfarë nuk gjend-et në ndonjë vend tjetër socialist, e cila ishte e pranishme vetëm në lzohën e Leninit, kurse te ne kjo u bë parim shoqëror e kulturor.
    Përveç kësaj, shkrimtarët tanë e përjetësojnë fytyrën e Titos, sepse në të që me kohë kanë gjetur me të vërtetë realizimin e vet nacional, social e intelektual, do të thotë tri eaementet qenësore për ekzistençën individuale e kolektive. Nëse pranohet e vërteta e thënë metaforikisht se artistët - poetët janë antena të shoqërisë, atëherë mund të nxjerrim një konstatim se, shkrimtarët tanë, në vizionin dhe në praktikën revolucionare të Titos, gjetën një nga idealer e veta më të qëlluara dhe sinjalizuan në mënyrë artistike vlerën e vërtetë të pamohueshme të tij.



    Rugova, si sekretar i OTH të LKJ-së në Institutin Albanologjik

    Akademikut dr. Rexhep Qosja iu shqiptua vërejtja partiake

    Gjatë veprimtarisë së tij shkencore në kuadër të Institutit Albanologjik, ai ishte i inkuadruar edhe në rrjedhat shoqërore, madje edhe si sekretar i OTH të LKJ-së për Institutin Albanologjik. Gjatë kësaj kohe ishte edhe në rrjedhë të ngjarjeve diferencuese në kadër të këtij institucioni. Kështu më 30.IX.1982, gazeta „Rilindja" boton artikullin me titull „Akademikut dr. Rexhep Qosja iu shqiptua vërejtja partiake", ku Ibrahim Rugova në diskutimin e vetë theksoi se ,>procesi i diferencimit duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i gjithanshëm, kurse sa i përket masës së propozuar, si antar I sekretariatit të përgjithshëm të OTH të LK propozoi që Rexhep Qosjes t`I shqiptohet masa-vërejtja partiake, sipas grupit të punës të të dy kryesive, të cilen e kemi miratuar edhe ne”.


    Rugova në rolin e kultit mbretëror


    Në opinionin shqiptarë në Kosovë, kur mbi kokë çdo moment qëndronte policia serbe e UDB ja, personaliteti i Rugovës ishte i pakontestueshëm. Kështu LDK-ja me sjelljet e veta, arriti që t'ia imponojë masës personalitetin e Rugovës deri në përmasat e një perandori, mbreti...
    Dhe vërtetë ai filloi të sillej si perandor. Per këtë punonte një „armatë" e tërë njerëzish, të organizuar, madje thellësisht të organizuar sipas parimit të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë. Kushdo që guxonte të shprehte mendim kritik ndaj tij, do të shpallej heretik, armik. Per këtë Rugova nuk do të reagonte. Jo. Madje asnjëherë. Por reagimi i tij per këtë gjë, do të bëhej në mënyrë perfide. Reagimin dö ta bënin të tjerët, „suita rugoviste". Ky reagim nuk do të bëhej në mënyrë „institucionale", domethënë publikisht përmes partisë, por do të bëhej ndryshe, ne forme të heshtur, përmes metodës enigmatike dhe propagandës verbale, se "është bërë një


    18
    hata e madhe", se "filan fisteku e ka fyer presidentin". E kjo, per logjikën LDK-iste, përkatsisht per logjikën rugoviste, donte të thoshte se e ka fyer Kosovën, popullin e Kosovës, madje tërë kombin! Bile po ta fyeje populhn, kombin, Kosovën, rugovistët nuk do të tregoheshin kaq të egër, kaq radikale. Ka patur raste kur edhe e fyente dikush popullin, kur edhe e fyente dikush Kosovën, duke bërë flerte me inspektorët e sigurimit serb, por LDK ja në raste të tilla jo vetëm që „harronte" të reagonte, por për më tepër, anëtarë e madje edhe veprimtarë të LDK-së, edhe hanin e pinin edhe vetë me inspektorët serbë, pohcët serbë! Po t'i kritikonte dikush botërisht s'guxonte, sepse do të shpallej antirugovist, e që kjo gjithsesi do të thoshte antikombëtar. Kësisoji Rugova, kishte mbrojtje të madhe. Së pari e kishte logjikën e vazhdimësisë së njëtrajtshme moniste, brenda anëtarësisë së vet, por e kishte edhe policinë e ushtrinë serbe në Kosovë, e cila kujdesej per pastrimin e terrenit per vete, edhe përmes Rugovës. Prandaj Rugova nuk brengosjej fare. Sjelljet e tij nuk guxonte t'i kritikonte askush. Mospunën e tij nuk guxonte ta vinte në spikamë askush, sepse punë me vlerë konsiderohej vetëm ajo që bënte Rugova, ose më mirë të themi vetëm ajo që nuk e bënte Rugova. Po të kërkoje diçka ndryshe, jo vetëm se nuk përfillej mendimi sado i qëlluar qoftë, por ai mendim nuk kishte edhe ku të publikohej, sepse Rugova dhe rugovistët e kishin bërë edhe bllokadën informative. Sado qëllimmirë qaftë kërkesa, sado e argumentuar dhe me vend qoftë ajo, do të konsiderohej e pavend dhe do të heshtej, kurse autori do të kritikohej si qëllimlceq dhe armik i LDK-së.
    Kështu mbrohej Rugova në çdo forme dhe ne çdo mënyrë. Në këtë mënyrë mbrohen mbretërit, prandaj kështu mbrohej „mbreti" i Kosovës.

    Mbjellja e ndjenjës së defetizmit përmes futjes së frikës
    Rugova përmes njerëzve tü afërt tü tij, nëpër mbledhje me nëndegët e LDK-së, për ta ruajtur pozicionin e tij përmes ruajtjes së status quosë, lanson lloj lloj „xhevahiresh" si: „Serbia është e fortë, nuk luftohet me Serbinë, UDB-ja është shurnë e organizuar, po i dinë tü gjitha gjërat që ndodhin në mesin e shqiptarëve, për tri ditë na shfarosin" etj, etj.
    Në janar të vitit 1996 personalitete tü ndryshme politike, së bashku me intelektualë të shquar patën shkuar te Ibrahim Rugova për t'u takuar me të, me qëllim për t'i shikuar hapat e mëtejmë politikë që duhej ndërmarrë për shkak tü gjendjes jo të favorshme tü Kosovës dhe situatës së nderë që mbretëronte. Mirëpo, Rugova i injoroi që të gjithë, duke i lënë që të presin me orë të tëra. Ai arsyetohej kështu: „Unë jam president, në dasha vij, në dasha nuk vij"! Po pse e thoshte këtë? Nga se gjërat ishin duke ecur në favor të çeshtjcs së Kosovës? Po të ishte kështu,atëherë ku ishte arsyja që të mblidheshin personalitetet politike?
    Po kështu edhe me rastin e organizimit të proteatave paqësore nga ana e studentëve,një delegacion studentësh shkuan së bashku me rektorin e Universitetit të Prishtinës,dr. Ejup Statovci për tu takuar me Rugovën,por edhe kësaj radhe, Rugova nuk deshi që të takohet me ta, nga se „nuk ka kohë". Ndërkohë gjen kohë që të takohet me grupe joformale studentësh. Pra „institucionalisti" Rugovë preferon në praktikë formën jashtinstitucionale. Ai gjente kohë p.sh. për tu takuar edhe me ndonjë sportist të ndryshëm, por jo me përfaqësuesit legjitimë të studentëve-udhëheqësit e Unionit të Pavarur të Studentëve! Pse? Sepse Rugova dëshironte shumë, që Unioni të ishte i varur nga ai, prandaj përmes këtij injorimi ai e injori tërë armatën e studentëve shqiptarë, të cilët janë dëshmuar kaherë se janë syri më vigjilent i popullit të Kosovës.
    Pra, me përfaqsuesit e studentëve dhe rektorin Statovci nguron të flasë, kurse brenda natës nuk ngurron të gjëjë ndonjë student si p.sh., Naser Rugovën (i afërt i tij) e ndonjë tjetër, për tu takuar me ta, duke i instrumentalizuar me qëllim për t'ua kundërvënë Unionit të Pavarur të Studentëve. Kurse kur është në pyetje Milosheviqi, menjëherë shkon për Beograd, për të nënshkruar marrëveshje mashtruese për popullin e Kosovës, por që ia forconte pozicionin politik diktatorit serb para faktorit ndërkombëtar.
    Kur filloi lufta ai nuk e humbi karakterin fatalist, por përkundrazi e shtoi atë, duke deklaruar në një intervistë, madje se „do të na farojnë brenda dy ditësh". Padyshim se kjo shprehje e tij sikur edhe ato ndaj UÇKsë, bënin pjesë në luftën më të sofistikuar speciale kundër UÇK-së, dhe luftës për çlirim kombëtar.
    Pas ofensivës së parë serbe të vitit 1998, kur u dogjën e u shkatërruan në Kosovë 470 fshatra dhe u vranë 760 shqiptarë, në pyetjen e një gazetari në konferencat për shtyp se a është dobësuar pozicioni juaj, (pra i Rugovës) pas gjithë kësaj që ndodhi me UÇK-në, Rugova ishte përgjigjur: „Tani jam më i fortë". Domethënë sa ma shumë fshatra që digjen dhe sa ma
    shumë shqiptarë që vriten, Rugova bëhet më i fortë! Më i fortë!? Para kujt?
    Ditën që u takua me Milosheviqin, Rugova qeshte me të sikur ta kishte shok të shpirtit, kurse po atë ditë Deçani e Gjakova, digjeshin.
    Prandaj me të drejtë edhe Albert Shala në librin e tij publicistik „Fytyrat e Ibrahim Rugovës" thekson: „Cili shtet në botë do të sillej në kundërshtim me praktikën ndërkombëtare për hir të Ibrahirn Rugovës?! Cili shtet do të shkelte të drejtën ndërkombëtare duke njohur Kosovën si shtet për hir të Ibrahirn Rugovës?!"

    Sa funksione kishte Rugova?

    Ibrahim Rugova atëbotë pothuaj ishte në të gjitha nksionet që kishte mundësi për të qenë. Nuk ishte vetëm në FR të LDK-së, sepse nuk ia lejonte mosha, dhe nuk ishte në FG të LDK-së, sepse nuk ia lejonte gjinia. Megjithatë, ai ishte:
    1. Kryetar i Republikës së Kosovës;
    2. Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës; 3. Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Demokratike të Kosovës;
    4. Kryetar i Këshillit Koordinues Shqiptare në Kosovë;
    5. Kryetar i Këshillit Koordinues Shqiptare në ish Jugosllavi;
    6. Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
    Se cilat kanë punuar dhe sa kanë punuar, tashmë e dinë të gjithë.
    Antagonisti

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ja disa citate nga shkrimi i Dr. Rugoves :
    "...shkrimtarët duan që fëtyren e tij ta realizojnë artistikisht, natyrshëm, ashtu çfarë është e madhe në realitetin bashkëkohor".
    "Më shkurt, artistët ndalen te ata që zgjërojnë hapësirat e realizimit të njeriut në jetë dhe vepër, ashtu siç bëri dhe po bën Tito".
    "Përveç kësaj shkrimtarët tanë e përjetësojnë fytyrën e Titos, sepse në të më me kohë kan gjetur me të vërtet realizimin e vetë nacional, social e intelektual, do të thotë tri elemente qensore për ekzistenën individuale e kolektive".
    "Tito shfaqet si simbol i lirisë dhe i realizimit kombëtar e social të shqiptarëve, krahas me atë të kombeve dhe kombësive të tjera".
    "Në fund, me qëllim që të përforcoj edhe me përgjigje lidhur me pyetjen që shtrova në fillim të kësaj paraqitjeje, po shtoj edhe këtë se mesazhi simbolik e artistik i poetëve dhe shkrimtarëve tanë në përgjithësi, është plotësisht adekuat me mesazhin e veprës së Titos i cili sot gëzon një unanimitet të jashtëzakonshëm e të përgjithshëm, jo vetëm brenda po edhe jashtë vendit, çfarë gëzonte vetëm Lenini.


    KUSH ISHTE TITO?

    Edhe pse Dr.Ibrahim Rugova e vlerëson Titon kështu, megjitatë, të na falë se Josip Brozi nuk ka qenë i tillë. Nga të tillët figura e "mareshalli" iu fsheh opinionit, e madje iu prezentua njerëzore si në këtë shkrim, ndërsa tani i është dhënë mundësia të dijë saktësisht çfarë gjakatari ka qenë ai.
    Tito për nga numri i vrasjeve mbi njerëzit e pafajshëm zë vendin e parë në Ballkan. Ndërsa nuk ka asnjë tjetër që ka kryer vrasje më tepër se ai mbi popullin shqiptar. Sipas Historisë së popullit shqiptar: "Për ta vënë Kosovën nën një robëri të re, më 8 shkurt 1945, Josir Broz Tito, me preteksin e shuarjes së "kundërrevolucionit", vendosi administrimin ushtarak në Kosovë me në krye Sava Derleviqin. Pas kësaj, terrori e gjenocidi ndaj shqiptarëve u intensifikua në Drenicë, ku gjatë pranverës së vitit 1945, njësitë partizane të UNÇJ-së vranë e masakruan mbi 400 veta dhe dogjën mbi 20 fshatra. Kurse në Tivar, më 1 prill1945, u vranë disa mijëra shqiptarë të mobilizuar.
    Si rrjedhojë e administrimit ushtarak dhe e terrorit e gjenocidit serb të ushtruar në Kosovë gjatë kësaj periudhe u likuiduan afër 50 000 shqiptarë ("Historia e Popullit Shqiptar", faqe 221, Botimi i "Eurorilindjes", Tiranë 1994).
    Masakrat e kryera nga titua mbi popullin tonë, duke pasur parasysh territorin dhe numrin e përgjithshëm të banorëve të Kosoves, zënë vendin e parë pas Luftës së Dytë Botërore për nga numri i madh i viktimave. Në mesin e të vrarëve gjatë kësaj periudhe ishte edhe babai i Dr. I. Rugovës.
    "Se ky gjenocid nuk erdhi nga deformimet e pushtetit të ri, ikundër provohej të arsyetohej më vonë, por ishte politikë shtetrore, dëshmon fakti se marrëveshjet e fshehta me Turqinë për shpërnguljet masive të shqiptarëve dhe boshnjakëve i bëri vetë Titoja, të cilit i duhej të krijonte drejtpeshim të brendshëm, duke pajtuar disa interesa afatgjata të nacionalistëve serbë" ("Vitet e humbura" të Mehmet Krajës, f.42).

    KOha kur u shkruan lavdatat e I. Rugovës për Titon (1977-79) është koha kur vazhdonte të mbetej në heshtje tragjedia e dhjetra mijëra shqiptarëve, koha kur mbaheshin në burg qindra shqiptarë, në krye me

    Adem Demaçin, për shkak të angazhimit të tyre për lirinë e Kosvës, koha kur thureshin plane për burgosjen e shqiptarëve të tjerë.
    Titua për Jusuf Gërvallën ishte "Monark, armik i përbetuar i popullit shqiptar". Duke porisitur lexuesit e "Lajmëtarit të Lirisë" që të lexojnë "Rilindjen", sepse aty do të gjejnë një pjesë të realitetit të hidhur shqiptar, edhepse kjo gazetë ishte vënë në shërbim të pushtuesit, për Titon thotë: "Ty (lexues, shenim i imi) të pezmatopn fakti se "Rilindja", "jonë", që 35 vjet ta ka nxjerrë me përunjësinë më të skllavëruar e më poshtëruese së paku 12775 herë në faqen e parë fotografinë e xhelatit më të madh të popullit shqiptar J. B. Tito, me gati po aq herë atë e ka quajtur ndërsy teje: "Tito, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja jonë e vetme" (Mos qoftë thënë prej gojës së shqiptarit kjo hata!). Hajde që xhelati paska mundësi të jetë e kaluara, dhe e tashmja e viktimës?! E ardhmja e viktimës është vdekja, paqenësia". (Lajmëtari i Lirisë", faqe 2, nëntitulli i artikullit: Viktima që glorifikon xhelatin e vet, gusht 1980).
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Tito pa dyshim ishte nje PERSONALITET i MADH. Burra te tille s'lindin çdo dite. Ai nepermjet AUTORITETIT te tij e shnderroi jougosllavine ne shtetin me te kamur socialist te europes lindore, duke ja u kaluar çekeve dhe hungarezeve (me nje kulture Habsburge). Kjo do te thote; ai i shkeputi popujt qe kishte nen udheheqje nga epoka e erret mesjetare prej se ciles dilnin. Nje ndikim te tille se kish pate as turku i madh.
    Mendoj se jo vetem Rugova por cilido tjeter po te mos flase si politikan frymezohet nga figura te tilla. Keshtuqe referatet e tija mbi Titon nuk jane krime.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Nuk mudn te mohohet se Tito edhe pse kater vite shkolle, edhe pse ishte farkatar me profsesion, ishte me demokrati ne boten komuniste. Ishte i tille ndoshta sepse nenen e ksihte sllovene dhe babain korat, mirepo neve na ndau ne kater njesi teritoriale dhe keshtu dobesoi Kosoven. Lirite e fituar ne kohen e tij, nuk kane qene si rezultat i luftes se dyte boterore, ku shqiptaret kishin marrre pjese aktive, por ishin rezultat i kryengritjeve dhe demonsatatve te vazhdueshme.

    Tito ka bere eksperimente me Jugosllavine. Ai vetem kufijte kroat dhe slloven i ka bere stabil, te tjeret i ka lene per lufterat e ardhshme. Pervec kesaj ai krijoi nje komb te ri maqedon, i cili akoma pa ditru se cfare gjuhe kishte hapen universitetin. Pastaj boshnjaket i hspalli musliman me komb....etj. Tito u ka pranuar shqiptareve te drejtat vetem kur nuk ka pasur alternative tjeter...te mos dal nga tema...

    Nuk duhet habitur qendrimin e Rugoves ndaj Titos. Rugova edhe sot eshte titist, mua me habit fakti se Rugova kurre nuk kane qene hapur kunder Milloshevicit, por hapur´dhe arrogant ka qene kunder UCK-s!

  5. #5
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212

    Exclamation

    Kjo teme e nisur nga Pitagora ka vetem nje synim te vetem: Denigrimin e figures se Dr Rugoves, i cili deri me sot pavaresisht nese i vjen mire apo keq Pitagores ngelet politikani me konsekuent ne mbrojtjen e interesave shqiptare.

    Qosja (Qosici) me mjeker tani e ka treguar veten dhe elektorati shqiptar i Kosoves e ka vleresuar me 0.45 te votave, ndryshe nga Rugova ku edhe ne momentet me te uleta te politikes se tij ka marre 70 %te votave. A mos valle do te thoni qe elektorati shqiptar i Kosoves eshte i trashe apo i manipuluar?

    Sa per informimin e atyre qe nuk e dine Dr Rugova, ne boten e letrave, njihet si studiusi me i madh i Pjeter Bogdanit ku me monografine per te ka mbrojtur edhe doktoraten.

    Ne se ka shkruar per Titon nuk eshte ndonje mekat i madh pasi Tito ju dha ato liri shqiptareve qe serbet as nuk i mendonin.

    Me vjen keq se si mashtron Shen Albani kur thote qe Rugova kurre nuk ka qene hapur kunder Milloshevicit, kete nuk do ta besonin as femijet e cerdheve jo me anetaret e forumit.
    Pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iceberg : 13-04-2003 më 09:04
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    ZOTI RUGOVA ESHTE NGA ATA SHQIPETARE QE KUR KOSOVA RET PO LUFTONIN KUNDER SERBEVE KY ZOTRI IKU U FSHE NE ITALI BRAVO E LA POPULLIN NE BALTE DHE MENDOVI QE TE SHPETOJE KOKEN E TIJ KY ESHTE PRESIDENT I MADH QE IPERKET KOHEVE TE LASHTA .KY ESHTE I MADHNISHMI DOKTOR PROFESOR IBRAIM RUGOVA I CILI KA LINDUR PRESIDENT PER KOSOVEN DHE DO VDESE PRESIDENT NUK KA INTELEKTUAL TE TJERE KOSOVA PER PRESIDENT VETEM IBRAIMI .SI ZOTI HOXHA NE SHQIPERI I CILI SUNDOJ PER 50 VJET PO KESHTU DHE ZOTI IBRAIM RUGOVA KESHTU PO SUNDON NE KOSOVE NUK LESHOHET KOLLAJ PUSHTETI ZOTRINJ .
    nuk ka rendesi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Rugova nuk eshte studjuesi me i madh i Bogdanit, por ky eshte libri i vetem qe ka shkruar dhe ky liber ka qene teze e doktoratures, mirepo Rugova nuk ka magjistruar fare. Qendrimi ne France i eshte pranuar si magjstrature, edhe ate pa provim. Keshtu ka bere kush ka pasur te njofshem te ne.

    ai njeh ti studjuesit tjere te Bogdanit ?

    te shohim cka thoshte Kadare per Rugoven:

    Rugova shfaqet befas ne Prishtine. I bronzuar e i çlodhur, kthehet i fundit ne shtetin e vet.
    Që vjen nga plazhi i Italise, për këtë mund edhe të mos qortohet. Porqë nuk di t´i thotë dy fjalë ketij populli, këtij populli të djegur e të grirë, që vërtitet ende me kufomat e foshnjave në duar, kjo është e rëndë.
    Ky njeri nuk di të shprehë dhimbje, por di vetëm të qeshë. . Dhe sikur të mos mjaftonte kjo , pas dy orësh, shpejton të kthehet përsëri në plazhin e Italisë.

    Ismail Kadare
    Ra ky mort e u pamë
    Ditar per Kosoven, artikuj , letra
    Fq.161

    Qosaj paska gabuar me vlersimet e tija per Rugove, po Kadare ?

  8. #8
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    ...per ate lloj qendrimi qe Kadare ka mbajtur ndaj Rugoves ne librin e siperpermendur Kadare i ka kerkuar falje publike atij gjate vizites se tij te fundit ne Prishtine...

    Pershendetje
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Nje gje te tille po e degjoj per here te pare, edhe pse dicka nga Kadare veshtire se me shpeton...nese ai ka kerkuar falje atehere e paska arsyetuar qendrimin e Rguoves dhe paska kritikuar veten!

  10. #10
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Edhe mund ta kete kritikuar sepse edhe ai nuk eshte i pagabueshem..... per kete nuk i referohem kritikes konkrete por po flas ne pergjithesi.

    Te pretendosh se Rugova nuk qenka shprehur kunder Milloshevicit edhe ne qofte metafore eshte shume e gjymtuar.
    Mendoj se nga aresyet e <> se Rugoves per t'u shfaqur ne skene kane qene si me poshte:

    Nuk mund te mohohet se trauma e pengmarrjes do te kishte qene e forte per kedo dhe ajo kerkon nje periudhe reflektimi por aresyet me kryesore jane ato te qendrimit qe Tirana zyrtare apo kreret e UCK mbajten ndaj Rugoves.... te vetmit qe nuk e tradhetuan sepse e dinin qe nuk i tradhetoi ishte ai popull qe e votoi dhe e rikonfirmoi si lider.

    Rugova nuk mund te shkonte ne Prishtine pa u vendosur atje nje fare stabiliteti..... po e shohim shume mire edhe sot se vrasjet politike vazhdojne... mendoni sa e lehte do te ishte ne ditet e para te kaosit te kthimit per te eleminuar dike.

    Rugova nuk mund te vinte ne Tirane sepse ketu qeveria e korruptuar bashkepunonte me Thacin per plane puciste duke inskenuar zevendesimin e qeverise se votuar me perfaqesues te pavotuar..... sidoqofte fjalet jane te teperta po te shohim se me perjashtim te kundershtareve te tij politike (dhe kjo eshte normale) te gjithe te tjereve qendrimet kunder Rugoves u ngecen ne fyt dhe sot mundohen me cdo forme t'i harrojne apo pse jo te kerkojne edhe ndjese.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nezir Myrta - Iliristika
    Nga GL_Branch në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 09-02-2013, 13:51
  2. Illiristika - Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 17:47
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •