Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Berisha: "Ja si Qeveria po vjedh miliarda me fondet e ilaçeve për shqiptarët"

    Rimbursimi i ilaçeve, Berisha denoncon skemën si u vodhën 1.5 miliard lekë, Beqaj pranon skandalin



    Ish-kryeministri, Sali Berisha, denoncoi sot në Kuvend atë që e konsideroi skemën e vjedhjes së ilaçeve, në vlerën e 1.5 miliardë lekëve. Sipas tij skema funksionon përmes recetave false për ilaçe të rimbursueshme duke akuzuar drejtpërdrejt si të përfshirë nëndrejtorin e ISKSH-së dhe Ministrin e Shëndetësisë. Vetë Ministri Beqaj e pranoi se ekziston një raport i tillë që i është përcjellë Prokurorisë.
    Tiranë- Duke përdorur një raport të hartuar nga Departameni i Kontrollit pranë Këshillit të Ministrave, opozita ka denoncuar në Kuvend atë që e konsderoi skemë të vjedhjes së ilaçeve me vlerën e 1.5 mlirad lekëve përmes përdorimit të ISKSH-së.
    Ish-kryeministri, Sali Berisha,vuri nën akuzë nëndrejtorin e ISKSH-së, Sokol Skuraj, që me dijeninë e Ministrit Beqaj, përmes recetave të falsikikuara kanë kryer vjedhjen e ilaçeve të të sëmurëve.
    Për të zbardhur skandalin Berisha kërkoi ngritjen e një Komisoni Parlamentar.
    Berisha: “Një sistem mafioz i krijuar rreth fondit të kontributeve shëndetësore po bën batërdinë me para. Për informimin tuaj janë krijuar farmaci që nuk ekzistojnë kurrë, vetëm çojnë receta në atë adresë për të vjedhur ilaçe që nuk janë shitur kurrë. Pranë Institutit të Sigurimeve Shëndetësore, zëvendësdrejtori i emëruar nga deputeti që duket ndajnë paratë bashkë, Skuraj, ka katër farmaci.Këto farmaci për të vazhduar veprimtarinë kriminale dhe për ti shpëtuar kontrolleve kanë ndërprerë kontratën në kundërshtim me kontratën”.
    Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pranoi raportin, duke deklaruar se për rastet e abuzimeve i është drejtuar Prokurorisë.
    Beqaj: “ Ne jemi të vendosur për ta luftuar korrupsionin dhe ai raport është raport i organeve antikorrupsion të qeverisë. Ndërkohë po e përsëris,padia është bërë në Prokurori. Janë vendosur në këtë 5 muaj gjoba për farmacitë që nuk respektojnë rregulllat e konstratës më shumë seç janë vendosur në 8 vjet.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: "Ja si Qeveria po vjedh miliarda me fondet e ilaçeve për shqiptarët"

    Vjedhja e ilaçeve, Beqaj: Nuk është akuzë ndaj meje; OBSH distancohet nga debati



    Për skemën e pretenduar të vjedhjes së ilaçeve me vlerë 1.5 miliard lekë, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se nuk është akuzë ndaj tij, por ky raport i çuar në prokurori do të zbardhë korrupsionin e mundshëm në ketë sektor. Ministri tha se ky raport është puna e Departamentit të Kontrollit dhe i takon prokurorisë të hetojë. Ndërsa OBSH në Shqipëri disancohet nga ky diskutim, duke thënë se OBSH nuk heton e harton raporte të tilla.

    Një ditë pas akuzave në parlament se Ministri Beqaj ka abuzuar me shumën 1.5 milard lekë nëpëmjet barnave të rimbursueshme, nga Lezha vetë Ministri nuk e mohon këtë raport për korrupsionin në shëndetësi, por thekson se kjo nuk është një akuzë ndaj tij, por vetëm një punë të Departamentit të Kontrollit pranë Këshillit të Ministrave.
    Beqaj tha se materiali është çuar në organin e Prokurorisë dhe se do të hetohet ndaj çdo abuzimi të mundshëm.
    Beqaj: “Nuk ka një akuzë të Ministrisë, por ka një raport të strukturave anti-korrupsion të qeverisë që po hetojnë korrupsionin e mundshëm edhe në shendësi. Qeveria është e angazhuar ta luftojë korrupsionin në çdo fushë, përfshirë edhe shëndetësinë. Jemi ne që kemi bërë atë raport kontrolli dhe që e kemi përcjellë në prokurori. Unë i kërkoj edhe tani prokurorisë të bëjë një hetim të plotë, të ndëshkojë këdo. Duke treguar angazhimin tonë se do të vazhdojmë të luftojmë konfliktet e interesit dhe korrupsionin në çdo hallkë të shëndetësisë”.
    OBSH në shqipëri disantancohet nga ky diskutim dhe drejtuesja e OBSH-së, Ledia Lazri, tha se OBSH nuk heton dhe nuk ka përgatitur asnjë raport të tillë.
    Detyra e OBSH-së, thotë Lazri, është zbatimi i politikave shëndetësore në vend dhe rekomandimet mbi shëndetin.

    Lazri: “ Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka mandat, nuk ka autoritet , nuk ka tagër që të kryejë hetime të tilla. OBSH është një agjenci teknike që u sugjeron qeverive të vendeve anëtare linjat e politikave shëndetësore. Harton akte normative, harton standarte të cilat vendet e ndryshme vendosin ti marrin në konsideratë ose jo. Zakonisht ata i marrin në konsideratë”.
    Ishte ish-kryeministri, Sali Berisha, ai që denoncoi skemën e pretenduar të vjedhjes së ilaçeve në vlerën e 1.5 miliard lekëve.
    Sipas tij skema funksionon përmes recetave false për ilaçe të rimbursueshme, duke akuzuar drejtpërdrejt si të përfshirë nëndrejtorin e ISKSH-së dhe Ministrin e Shëndetësisë.

    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: "Ja si Qeveria po vjedh miliarda me fondet e ilaçeve për shqiptarët"

    Skandali i ilaçeve, Vokshi akuzon Beqaj për zhdukjen e 1.5 miliard lekëve, Ministri hesht

    Emri:  beqaj-vokshi.jpg

Shikime: 681

Madhësia:  25.7 KB

    Skandali me rimbursimin e barnave ka ndezur debatin në Komisionin e Çështjeve Sociale. Deputetët demokratë kanë akuzuar ministrin, Ilir Beqaj, si të korruptuar dhe që e ka futur në kolaps sistemin shendetësor.



    Tiranë- Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është vënë nën shënjestrën e opozitës për një skandal 1.5 miliard lek me rimbursimin e ilaçeve, skemë kjo e marrë në dorë nga Prokuroria.
    Vokshi: “ Ku do ti përdorni këto fonde, te fondi i sigurimit ku sot ke një skandal që të ka plasur, që ju bën ju përgjegjësin kryesor, me 1.5 miliard lekë, ku do ti hedhësh këto fonde? Se thua për informatizimin, e ke të informatizuar sistemin. Të del me pullë të kuqe në momentin që ke një rimbursim 101%”.
    Në Komisionin e çështjeve sociale, Ministri heshti përballë kësaj akuze, ndërsa mbrojtjen e tij e morën në dorë deputetët socialistë.
    Pendavinji: “ Po e përdorni për politikë mikrofonin, këtu jemi në Komision”.
    Vokshi: “ Nëse ju duket politikë kur janë zhdukur në xhepat e 6 farmacive dhe klientëve 1.5 miliard lekë. Nuk është akuzë e imja, është e njësisë anti-korrupsion të vetë Kryeministrit”.
    E ashpër përballja e Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, me deputetet e opozitës ishte dhe per cilësinë e dobët të ilaçeve që futen në tregun vendas.
    Deda: “ Marrin medikamente të aleternativës së dytë sepse e para është jo cilësore dhe nuk jep efektin. Dhe shqiptarët sot po blejnë përkeqësimin e shëndetit të tyre. Dua një përgjigje. Keni dijeni sa është konsumi i këtyre medikamenteve dhe pse janë larguar firma prestigjoze dhe kanë ardhur ca firma fantazmë?”
    Beqaj: “ Ajo çfarë ju thoni për barnat është një spekulim mjaft i rëndë. Unë ua kam bërë sfidën publike të gjithë juve deputetëve të opozitës në seancën e së enjtes. Nëse keni një emër bari, dilni me zë dhe me figurë denonconi barin”.
    Megjithatë në Komisionin e Çështjeve Sociale, Ministri mori të paktën mbështetje për marrëveshjen e financimit nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për roknstruksionin e pediatrisë dhe 7 spitaleve rajonale.
    Por ky projektligj ka sjellë debate në një komision tjeter, ate te Politikes se Jashtme.
    Deputeti demokrat, Aldo Bumçi, këtë hua prej 32 mln eurosh e ka quajtur absurd, pasi sipas tij qeveria ka shpenzuar 120 mln euro nga buxheti i shtetit për kryerjen e check-up-it falas për qytetarët, një politikë e cila sipas tij po përdoret si propagandë për fushatën.
    Bumçi: “Kjo duket politikë abuzive, e pashëndetshme në fushën e shëndetësisë”.
    Leskaj: “Ju nuk keni të drejtë në koncept, ne duhet ti japim prioritet padyshim shëndetit publik dhe parandalimit”.

    ORA NEWS

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: "Ja si Qeveria po vjedh miliarda me fondet e ilaçeve për shqiptarët"

    “Vetëm me dy Insulina, në 5 muaj janë vjedhur 388.320.000 lekë”

    Nga Sali Berisha

    Te dashur miq, ketu keni permbledhjen e nje Kontrolli qe tregon se vetem kompania prane Ministrit Beqja ka vjedhur me rimbursimin e dy insulinave, nga nentori deri ne mars, plot 388.320.000 leke te reja.

    Keshtu, persa i takon rimbursimit te Insulinave:

    Kemi te bejme me nje vjedhje ne vazhdimesi me shifra te medha per buxhetin e Fondit. Per te treguar se sa eshte masa e abuzimit po ju sjell shembullin e dy insulinave me te perdorshme per tremujorin e pare te vitit 2015, e cila paraqitet e tille:

    Insuline te thjeshte baze jane rimbursuar nga Fondi 41.000 pena, nderkohe qe jane shperndare nga depoja importuese vetem 7.200 pena. Pra 33.800 pena jane rimbursuar me receta fiktive. Vlera totale e vjedhjes shkon ne 24.674.000 leke te reja. Kurse ne total, prej muajit nentor 2013, shifra shkon 123.370.000 leke te reja.
    Nje detaj ne lidhje me kete abuzim lidhet me depon farmaceutike “Omegafarma”, e cila per tremujorin e pare 2015 eshte furnizuar nga importuesi vetem me 2.400 pena dhe ka leshuar fatura per 33.600 pena duke mbuluar nje vjedhje prej 31.200 pena me fatura fiktive, te cilat kapin vleren 22.776.000 leke te reja.

    Per nje Insuline te perzier jane rimbursuar nga Fondi 80.000 pena nderkohe qe jane shperndare nga importuesi vetem 13.000 pena, pra 67.000 pena jane rimbursuar me receta fiktive, me vlere totale prej 52.930.000 leke te reja. Abuzimi prej muajit nentor 2013, kap vleren 264.650.000 leke te reja.
    Po e njejta depo, “Omegafarma”, per tremujorin e pare 2015 eshte furnizuar nga importuesi me 4.600 pena dhe ka leshuar fatura per 67.000 pena, duke mbuluar nje vjedhje prej 62.400 pena ose ne vlere 49.296.000 leke te reja.

    Vetem per keto dy insulina abuzimi kap shifren 388.320.000 leke te reja. Vetem per keto dy barna, kompania prane Ministrit Beqaj, qe eshte lejuar te vjedhe ne shifren 72.066.000 leke te reja vetem ne tre muaj. Kurse per gjithe periudhen qe i eshte rimbursuar “Omegafarmes”, shifra vetem per keto dy barna eshte plote 360.330.000 leke te reja.

    MAPO

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260

    Për: Berisha: "Ja si Qeveria po vjedh miliarda me fondet e ilaçeve për shqiptarët"

    Kjo dihej Albo.
    Ata do vidhnin.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Berisha: "Ja si Qeveria po vjedh miliarda me fondet e ilaçeve për shqiptarët"

    Po kerkoka aleance me ministrin e Shendetsise shoku Berisha ! Se keshtu tha dhe per tunelin e floririt dhe pastaj beri Meten zevendeskryeminister.

    Shyqyr, qe kemi Berishen qe denoncon vjedhjet se populli i shkret nuk di gjo. Megjithate e ka humb ritmin,sosht mo ai i pari kur denonconte spiunat e bllokmenet,tani as spiunat e as bllokmenet nuk e dun mo per aleanc.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: "Ja si Qeveria po vjedh miliarda me fondet e ilaçeve për shqiptarët"

    Arrestohen 7 persona për skandalin e ilaçeve. Publikohen emrat

    Të paktën 7 persona, 2 prej të cilëve zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe 5 drejtues farmacie në kryeqytet, janë evidentuar deri në këtë fazë të hetimit si të dyshuar për krijimin e një skeme të madhe mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve, e cila, në bazë të një vlerësimi paraprak, i ka shkaktuar shtetit një dëm rreth 56 milionë lekë të reja.
    Ndërkohë që hetimi po vijon edhe për persona të tjerë të përfshirë, Prokuroria e Tiranës, Njësia Task Force, ka nxjerë urdhërat e ndalimit për 7 shtetasit, të cilat janë zbatuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit mbrëmjen e datës 04.06.2015.
    Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për këtë rast për veprat penale të “Mashtrimi me subvencione”, “Fallsifikimit të dokumentave shëndetësorë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, dhe “Shpërdorimit të detyrës” në datë 22.05.2015, bazuar në informacionin e ardhur nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).
    Nga hetimet e deritanishme dyshohet se disa punonjës të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, në kundërshtim me ligjin, u kanë dhënë disa farmacive të drejtën e përfitimit nga rimbursimi i medikamenteve.
    Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se gjatë periudhës shtator 2014 – mars 2015, këto farmaci kanë përfituar në mënyrë të kundraligjshme një shumë totale rimbursimi nga shteti në vlerën 55.941.901 lekë. Nga hetimi i Prokurorisë Tiranë rezulton se barnat, çmimet e të cilave janë rimbursuar, kanë qenë kryesisht për kurimin e sëmundjeve tumorale.
    Janë kryer veprime hetimore mbi recetat mjekësore, të cilat kanë shërbyer për farmacitë që të japin klientëve medikamente të rimbursueshme. Nga këto veprime rezulton se mjekët, recetat e të cilëve kanë qenë objekt verifikimi, janë të fallsifikuara.
    Në vijim të hetimit, ka rezultuar se punonjësit e Drejtorisë Rajonale të (FSDKSH) Tiranë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, me dashje, në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës, kanë mundësuar që farmacitë të përfitojnë padrejtësisht. Këta punonjës kanë mundësuar lidhjen e kontratave me këto farmaci, në kushtet kur farmacitë nuk kanë përmbushur kriteret e kërkuara nga ligji dhe aktet nënligjore në fuqi.

    Në këto rrethana, prokuroria ka vendosur ndalimin për shtetasit si më poshtë:
    1. E. Mara, Juriste pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit
    2. K. Mahmutaj, Punonjëse pranë Drejtoria Rajonale e Fondit
    3. H. Roci. Administrator i Farmacisë, Lundër
    4. M. Tufi, Drejtuese teknike e farmacisë Lundër
    5. N. Thanasi, Drejtues Teknik i farmacisë “Nutrimed”
    6. A. Spahiu, Drejtues Teknik i farmacisë Bërzhitë.
    7. A. Manaj, Drejtuese Teknike e farmacisë “Adelina”.

    Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të evidentuar bashkëpunëtorët e mundshëm në këtë skemë mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve mjekësore.
    Prokuroria po kryente hetime prej disa javësh, pasi Drejtoria e Kontrollit në Kryeministri dorëzoi raportin që zbuloi abuzimin. Ish –kryeministri Berisha përfshiu në akuzat e tij edhe nëndrejtorin e Fondit të Sigurimeve. Opozita, qw e bwri publik kwtw skandal, pretendon se dwmi wshtw është 1.5 miliardë lekë. Ish kryeministri Berisha e akuzoi kryeministrin Rama se e kishte mbajtur të fshehtë dosjen e skandalit, për të shpëtuar Ministrin e Shëndetësisë dhe zyrtarë të tjerë. Raporti, sipas tij, ishte mbajtur në syrtarët e kreut të qeverisë për më shumë se 5 muaj. Një ditë më parë, ndoshta në dijeni të lëshimit të urdhër – arresteve, kryeministri Rama foli për herë të parë për këtë skandal, duke thënë se ai ishte zbuluar nga strukturat qeveritare.

    Koha Jone

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: "Ja si Qeveria po vjedh miliarda me fondet e ilaçeve për shqiptarët"

    DOSJA E PLOTE/ Skandali i rimbursimit të ilaçeve, ndalohen 9 të parët, mes tyre edhe Pjerin Xhuvani, kreu i LSI në Elbasan. Ja emrat

    UPDATE/ Pas firmosjes së dhjetë urdhra-arresteve nga Prokuroria e Tiranës për personat e dyshuar në lidhje me abuzimin me rimbursimin e ilaçeve në Tiranë, gjatë viteve 2014-2015, paraditen e sotme janë ekzekutuar 9 ndalime, 5 farmaciste dhe katër zyrtarë te Fondit të Kujdesit Shendetesor. Pas 7 ndalimeve të para, në mesditë u ndalua edhe drejtori i FSDKSH për Tiranën, Pjerin Xhuvani. Ndersa ne drekë u ndalua nga Policia edhe ekonomistja e Rimbursimeve në Drejtorine Rajonale Tirane, Frida Lamçe.

    Prokuroria njoftoi se të paktën 7 persona, 2 prej të cilëve zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe 5 drejtues farmacie në kryeqytet, janë evidentuar deri në këtë fazë të hetimit si të dyshuar për krijimin e një skeme të madhe mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve, e cila, në bazë të një vlerësimi paraprak, i ka shkaktuar shtetit një dëm rreth 56 milionë lekë të reja.

    Sipas akuzes, ka rezultuar se punonjësit e Drejtorisë Rajonale të (FSDKSH) Tiranë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, me dashje, në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës, kanë mundësuar që farmacitë të përfitojnë padrejtësisht.

    “Këta punonjës kanë mundësuar lidhjen e kontratave me këto farmaci, në kushtet kur farmacitë nuk kanë përmbushur kriteret e kërkuara nga ligji dhe aktet nënligjore në fuqi”- thuhet ne dosjen e prokurorise.

    Personat e ndaluar

    1- Pjerin Xhuvani, 50 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Elbasan, me detyrë Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë. Xhuvani eshte gjithashtu edhe kryetar i Deges se LSI ne Elbasan.

    2- Nikollaq Thanasi, 63 vjeç lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me profesion farmacist.

    3- Mimoza Tufi, 53 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë ,me profesion farmaciste dhe administrator e nje farmacie ne Lunder-Tirane.

    4- Arens Spahiu, 30 vjeç, lindur në Berat,me profesion farmacist.

    5- Hysni Roci, 46 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, me profesion pronar i një farmacie përballë Spitalit të Fëmijëve.

    6- Edlira Mara, e bija e Myrteza dhe Asanble, e datëlindjes 24.05.1971, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë, rruga “Faik Konica” Pall. Dilo Tiranë, me arsim të lartë Juridik, me gjëndje gjyqësore i padënuar, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me detyrë Juriste pranë Sektorit Juridik në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë.

    7- Adelina Manaj, 35 vjeç, lindur ne Fier dhe banuese ne Tiranë, me profesion Farmaciste (drejtuese teknike).

    8- Keti Mahmuaj, 48 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyre Ekonomiste në Sektorin e Rimbursimeve në Drejtorinë Rajonale Tiranë.

    9- Frida Lamçe, 31 vjeç, lindur në Korçë, gjinia, me detyrë Specialiste Ekonomiste në Sektorin e Rimbursimeve në Drejtorinë Rajonale Tiranë.

    Ndalimi i personave të mësipërm u krye pasi këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme gjatë periudhes shtator 2014 mars 2015 kanë përfituar nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor një shumë prej rreth 55.941.901 lekësh të reja nëpërmjet skemes së rimbursimit të medikamenteve nëpërmjet disa farmacive fiktive dhe duke falsifikuar dokumentacionin.

    Dy në kërkim

    Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni nga ana e Policisë eshte bere shpallja në kërkim e shtetasve :

    1- F. B, 40 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër

    2- H.T ,59 vjeç, lindur në Tropojë

    DOSJA

    Gjatë dy ditëve të fundit, njësia Task -Force Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës ka mbledhur prova e dëshmi që bëjnë përgjegjës së paku dhjetë persona për abuzimin që dyshohet se kalon shifrën e 500 mijë eurove në buxhetin e shtetit.

    Burime të konfirmuara të gazetës “Panorama” bënë me dije dje se dhjetë urdhrat e arrestit kanë marrë edhe miratimin e Gjykatës së Tiranës bazuar në provat e mbledhura nga ana e Prokurorisë. Ndërkohë, burime zyrtare të Prokurorisë dhe Policisë deri mbrëmë vonë nuk kanë dhënë asnjë koment apo konfirmim në lidhje me çështjen.

    Sipas këtyre burimeve, hetimet për skandalin e rimbursimit të ilaçeve, kryesisht për sëmundjet kancerogjene janë duke vazhduar me ritëm të shpejtë. Burime të tjera ndërkohë kanë thënë se nga dhjetë personat që janë bërë përgjegjës deri tani, disa prej tyre janë administratorë dhe përfaqësues të farmacive që kanë qarkulluar recetat dhe faturat e ilaçeve të rimbursuara në mënyrë të paligjshme. Pjesa tjetër e personave, për të cilët është firmosur arresti, mësohet se janë zyrtarë të sektorit përkatës në fondin shëndetësor të rimbursimeve në qendër dhe në Tiranë.

    Dy ditë më parë, Prokuroria sekuestroi katër zyra të institucioneve shëndetësore, duke dërguar për ekspertim katër kompjuterët e gjetur në to. Në këta kompjuterë po kërkohen të dhëna për listën e ilaçeve të rimbursuara dhe vlerën e parave që janë paguar në mënyrë të parregullt nga fondi shtetëror i rimbursimeve. Mësohet se mbrëmjen e djeshme, Policia e Shtetit ka kryer veprime operacionale për zbatimin e urdhrave të arrestit të Prokurorisë, por burimet nuk kanë konfirmuar asgjë në lidhje me këtë fakt.

    HETIMI
    Prokuroria e Tiranës është vënë në lëvizje pas një informacioni të mbërritur nga drejtoria e Kontrollit në Kryeministri. Në të njëjtën kohë, në Kuvendin e Shqipërisë ka pasur debate dhe akuza për një abuzim gjigant financiar me rimbursimin e ilaçeve në Tiranë. Sipas verifikimeve të Prokurorisë, dy farmacitë “Lundër” dhe “Bërzhita”, që kanë qarkulluar receta të dyshuara si false, rezultojnë se kanë të njëjtin NIPT në QKR, ndërsa personi që ka vepruar për këto dy farmaci ka qenë Mimoza Tufa.

    Ajo shtetase ka paraqitur receta e fatura për rimbursim, të cilat i janë miratuar pa vonesa, duke i kaluar paratë nga buxheti i shtetit. Dy farmacitë kanë një adresë të vetme në zonën e Farkës, por që objekti në fjalë sipas verifikimeve ka rezultuar të jetë një shtëpi. Subjekti i tretë përfitues i parave, ka qenë farmaci “Adelina”, me përfaqësuese Adelina Manaj, një subjekt i pa regjistruar në asnjë institucion shqiptar, përfshi dhe QKR-në.

    Përfaqësuesja e kësaj farmacie ka paraqitur receta e fatura shitjeje pa fund të ilaçeve të shtrenjta për sëmundje kancerogjene, teksa ka marrë paratë mbrapsht. Subjekti i katërt ka qenë farmacia me emrin “Nutrimed 2012”, me përfaqësues Nikollaq Thanasin. Ai mendohet se ka paraqitur receta e fatura false për rimbursim, ndërsa recetat false të qarkulluara nga katër farmacitë, ishin plotësuar kryesisht për fshatrat Bërzhitë, Lundër e Farkë.

    TRAZHGIM SOKOLAJ

    Panorama

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: "Ja si Qeveria po vjedh miliarda me fondet e ilaçeve për shqiptarët"

    Mund të arrestohet Ministri Ilir Beqaj?

    Skandali i barnave që ka shpërthyer prej disa ditësh ka vënë në pranga nëntë persona. Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor në Tiranë, një pronar i 4 farmacive në kryeqytet, si dhe shtatë zyrtarë dhe punonjës të farmacive akuzohen për vjedhje të ilaçeve të rimbursueshme. Sipas prokurorisë, dyshohet se nëntë personat e arrestuar dhe dy të shpallurit në kërkim kanë marrë gjatë muajve të fundit rreth 500 mijë euro. Shifra dyshohet se është disa herë më e madhe,pasi akoma hetimet po vazhdojnë. Partia Demokratike njoftoi dje se sasia e parave që janë vjedhur nga buxhetit i shtetit me skemën e recetave fiktive që rimbursohen arrin në 7 miliardë euro. Një shifër kjo e konsiderueshme duke llogaritur që aktiviteti të jetë zhvilluar gjatë dy viteve të fundit. Hetimet nisën para disa javësh, pasi ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi në Kuvend vjedhjen e bërë. Sipas ministrit Beqja, dosja në fjalë kishte kohë që hetohej nga Prokuroria dhe ishte dërguar në organin e akuzës nga vetë Ministria e Shëndetsisë. Nëntë të arrestuarit e parë duket se janë vetëm fillimi i zbulimit të një skemë mashtrimi që shtrihet në nivele të larta politike e qeverisëse. Paralajmërimin për arrestime të reja e ka dhënë dje vetë ministri Ilir Beqja, në një konferencë për mediat enkas për transparencën në sistemin e tregtimit të barnave. “Zbuluam përmes njësisë së antikorrupsionit në Kryeministri, se ata që deri dje përfitonin në kurriz të qytetarëve përmes çmimeve të larta të barnave, tani që qeveria uli çmimet, kishin gjetur një mënyrë të re fitimi. Të jashtëligjshme. Përmes recetave fiktive që rimbursoheshin falë një marrëdhënieje publik-privat tërësisht të jashtëligjshme, që sot është zbuluar e plotë. Nëntë përgjegjës janë arrestuar dhe të tjerë janë në hetim. Ne si ministri i mbështesim hetimet e prokurorisë dhe inkurajojmë që të gjithë përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë”, - tha dje ministri Beqja.

    Por si funksiononte skema e vjedhjes? Pronarët e farmacive falsifikonin receta fiktive me emra pacientësh që i merrnin nga regjistrat e spitaleve. Recetat që plotësoheshin me barna të shtrenjta, kryesisht të sëmundjeve tumoriale dhe me vlera deri në 80-100 mijë lekë të reja, më pas u vendoseshin vula dhe firma false të mjekëve. Këto ‘ekzekutoheshin’ më pas në farmaci dhe Fondi i Rimbursimit të Barnave u jepte farmacive paratë e rimbursimit sipas skemës së miratuar nga qeveria. Nga hetimet ka rezultuar se janë përfshirë në ketë skemë rreth 50 farmaci kryesisht në Tiranë, si dhe janë falsifikuar firmat e 80 mjekëve. Rastet e fundit janë zbuluar në dy poliklinika kryesore në Tiranë. Rezultoi se në asnjë rast mjekët nuk kishin firmosur, por recetat ishin fiktive dhe firmat të falsifikuara. Shumën kryesore të rreth 7 miliardë lekëve dyshohet se e kanë përfituar 4 farmaci në Tiranë, pronari i të cilave, Hyse Roci është arrestuar dy ditë më parë. Po hetohet se kush politikan dhe zyrtarë të lartë fshihen pas këtij emri e duket se njërit i kanë kapur sms dhe telefonata nga përgjimet.

    Përmes aksionit, suksesin e të cilit ministri ia ka faturuar Njësisë së Antikorrupsionit, Beqja ka lajmëruar dhe arrestime të tjera. Në një biznes të pistë ku qarkullojnë rreth 7 miliardë lekë të reja është logjike që numri i personave të përfshirë të mos jetë vetëm 9 dhe mes tyre farmacisë dhe nëpunës të zakonshëm. Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor në Tiranë, Pjerin Xhuvani, sigurisht që renditet ndër personat kyç të skemës. Por duket se në listë janë dhe personazhe të tjerë të rëndësishëm, duke nisur nga Ministria e Shëndetësisë dhe deri tek politikanë apo deputetë. Skema e vjedhjes rezulton të jetë kriminale, pasi në këtë mënyrë jo vetëm vidhen paratë e taksapaguesve shqiptarë, por u hiqet mundësia e rimbursimit mijëra personave që përfitonin ilaçe të shtrenjta për sëmundje të rënda në vend.

    Prokuroria ka bërë gati edhe disa urdhër arreste ku mësohet se janë edhe dy drejtorë në ministrinë e Shendetisë. Por nuk ndalon këtu zinxhiri i arrestimeve. Prokurori i Tiranës Petrit Fusha ka dhënë urdhër të prerë grupit hetimor të prokuror që asnjë zyrtar i cili mund të jetë i përzier të mos shpëtojë, bile nëse ka fakte edhe vetë ministrin e Shendetsisë ta arrestojnë. Nga ana e tij ministri Beqaj është shprehur se mbështet prokurorinë, por vetë organi i akuzës po heton se ku ka firmosur ministri që kjo aferë e madhe ka kaluar pa rënë në sy edhe të ministrisë. Prokuroria ka kërkuar edhe tabulatet e ministrit Beqaj qëkur ka filluar si ministër. Pse? Kot? Apo dyshojnë?

    Prokuroria e drejtuar nga zoti Llalla është sot për sot Institucioni më korrekt dhe më i përkushtuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ndaj nëse Shqipëria po fiton pikë tek ndërkombëtarët në luftën kundër së keqes mbetet prokuroria.

    Nga politika ka filluar pakënaqësia ndaj organit të prokurorisë, porse amerikanët janë pro Adriatik Llalles dhe organit të drejtësisë që ai drejton. Këtë ia kanë bërë të ditur edhe Presidentit Nishani dhe Kryeministrit Rama.

    Koha Jone

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: "Ja si Qeveria po vjedh miliarda me fondet e ilaçeve për shqiptarët"

    Skandali i barnave , Zbulohet si Xhuvani lidhi kontratat me 4 farmacitë, gjykata e lë në burg




    Prokuroria jep detaje në lidhje me skandalin e rimbursimit të ilaçeve. Për këtë skandal janë arrestuar 9 persona mes tyre Drejtori i Drejtorisë rajonale të Tiranës i fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Pjerin Xhuvani.
    Sipas prokurorisë farcamitë duhet të furnizoheshin nëse kanë jo më pak se 60% te barnave të listës alternative të parë por kjo nuk ka ndodhur pasi nga verifikimi ka rezultuar se në gjendje këto farmaci kanë pasur 60 % të barnave. Po kështu sipas prokurorisë Pjerin Xhuvani Drejtori Rajonal i Fondit Tirane ka lidhur kontratën me katër farmacitë objekt hetimi pa u zbatuar procedura e rregullt.
    Po kështu nga marrja në pyetje e mjekëve që figuronin të kenë lëshuar recetat për pacientët të cilat janë ekzekutuar më pas nga farmacitë per periudhën kohore 01 tetor 2014-31 mars 2015 rezulton se ato nuk i kanë lëshuar këto receta.
    Për skandalin e mashtrimit nëpërmjet faturave fiktive të ilaçeve, që i shkaktuan shtetit një dëm prej 56 milionë lekësh u arrestuan 9 persona.
    Ndërkohë sot Gjykata e Tiranës la në burg Pjerin Xhuvanin, Drejtor i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Hysni Rocin, administrator i Farmacisë, Lundër.
    E njëjta trupë gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie për tre punonjës të Fondit dhe detyrim paraqitje për katër drejtues farmacish.

    Të arrestuarit më 5 qershor 2015
    1. Pjerin Xhuvani, Drejtori Rajonal i Fondit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor Tirane
    2.E. Mara, Juriste pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit
    3.K. Mahmutaj, Punonjëse pranë Drejtoria Rajonale e Fondit
    4.H. Roci. Administrator i Farmacisë, Lundër
    5.M. Tufi, Drejtuese teknike e farmacisë Lundër
    6.N. Thanasi, Drejtues Teknik i farmacisë “Nutrimed”
    7.A. Spahiu, Drejtues Teknik i farmacisë Bërzhitë
    8.A. Manaj, Drejtuese Teknike e farmacisë “Adelina”.
    9. Frida Lamçe, ekonomiste

    Dosja e prokurorise
    Me date 22.05.2015, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka regjistruar procedimin penal qe ben fjale per veprat penale te “Mashtrimit ne subvencione”, “Falsifikimit te dokumentave shendetsore”, “Pastrimit te produkteve te vepres penale”, “Shperdorimit te detyres” vepra penale keto te parashikuar nga neni 144,188,287 dhe 248 i K.Penal.
    Nga studimi i akteve te administruara ne kete procedim rezulton se prane Drejtoris Rajonale te Fondit Tirane eshte paraqitur kerkesa per te lidhur kontrate me fondin nga subjektet farmaceutike Lunder, Berzhite, Nutrimed dhe Adelina.
    Punonjeset e Drejtorise Rajonale te Fondit ne permbushje te rregullt te detyres duhet te zbatojne proceduren e percaktuar ne ligj dhe aktet nenligjore ne fuqi per vitin 2014-2015 , si persa i perket procedures se lidhjes se kontrates ashtu dhe rimbursimit te cmimeve te ilaceve. ne fundvitin e vitin 2014 te cilat percaktojne procedurën përsa i perket vitit 2015.
    Referuar ketyre akteve ligjore dhe nenligjore, rezulton te jete parashikuar se kur subjekti farmaceutik paraqet kerkese per lidhjen e kontrates, titullari I institucionit ngre grupin e punes te perbere prej tre personash (jurist, farmacis dhe economist). Ky komision ka per detyre te verifikoj zbatueshmerin e kritereve te lidhjes se kontrates. Komisioni ka per detyre te shqyrtoj nese farmacia ka plotesuar te gjitha kriteret e percaktuara per lidhjen e kontrates. Nje nga keto kritere eshte qe:
    Farmacia te kete jo me pak se 60% te barnave te listes alternative te pare.
    Per te verifikuar kete kriter punonjesit e Drejtoris te caktuar nga titullari duhet te shkojne ne vendushtrimin e aktivitetit te farmacis per te percaktuar nese ka farmacia gjendje 60 % te barnave te listes alternative e pare. Procesverbali i verifikimit nga grupi i kontrollit ne terren behet pjese perseri e dokumentave qe do te shqyrtohen me pas nga Komisioni me qellim lidhjen ose jo te kontrates.
    Organi procedues ka marre me cilesin e proves materiale dosjet e farmacive te ndodhura prane Drejtoris Rajonale te Fondit Tirane.(shkurt DRF) Nga kqyrja e ketyre praktikave dokumentare vihet re se titullari i institucionit ka lidhur kontraten me kater farmacit objekt hetimi pa u zbatuar procedura e rregullt e percaktuar ne aktet e sipercituara. Konkretisht procedura qe ka ndjekur realisht Drejtoria Rajonale eshte si me poshte:

    Farmacia LUNDER.
    Ne date 13.06.2014 administratori i farmacis Lunder shtetasi Hysni Roci ka depozituar kerkesen per lidhjen e kontrates me Drejtorin Rajonale te Fondit si dhe ka depozituar dokumentacionin sikurse eshte formurali i vetdeklarimit dt 13.06.2014 si dhe dokumenta te tjere sikurse jane kopja e noterizuar e lincenses se ushtrimit te profesionit/ te certifikates se regjistrimit tatimore/ kopje e gentplanit te farmacis, kopjen e noterizuar te anetaresimit te urdhri i farmacistit . Nder dokumentat e tjera eshte dorezuar dhe inventari i gjendjes fizike te barnave te dt. 13.06.2014 te listes se barnave qe rimbursohen.
    Ne dosjen e farmacis ndodhet dhe procesverbali dt 13.06.2014 i nenshkruar nga dy aneteret e komisionit E. Mara dhe G.Mehmeti dhe nga Drejtuesja teknike e farmacise Mimoza Tufi. Brenda dates 13.06.2014 eshte nenshkruar kontrata tip F 2014. Ne kete kontrate ndodhet nenshkrimi i Hysen Rocit si pronar, i Mimoza Tufit si drejtuese teknike dhe per Drejtorine Rajonale eshte nenshkruar nga titullari Pjerin Xhuvani.
    Referuar procesverbalit te sekuestrimit dt. 03.06.2015 prane Drejtoris eshte sekuestruar dhe urdhri i Drejtuesit i cili mban nr.41 dt 13.06.2014 per ngritjen e grupit te punes per verifikimin e vertetetesis se inventareve te paraqitur nga farmacia, i perbere nga shtetaset F.B, Frida Lamce dhe Edlira Mara. Gjithashtu eshte sekuestruar dhe nje procesverbal qe mban perseri dt 13.06.2014 sipas te cilit eshte pasqyruar fakti se nga kontrolli i gjendjes fizike farmacia ka rezultuar pa diferenca dhe se kishte 60 % te barnave te listes se rimbursushme. (keto dokumenta nuk ishin pjese e dosjeve te farmacive fotokopjet e te cilave ishin marre me pare nga Prokuroria me procesverbalin e kqyrje marrjes se provave materiale dt.29.05.2015).

    Farmacia BERZHITE
    Ne dosjen e kesaj farmacie ndodhet kerkesa per lidhjen e kontrates dt. 27.11.2014 e cila mban emrin e shtetases Hasime Tahiraj si administratore e kesaj farmacie. Bashkengjitur kerkeses ndodhen dokumenta te tjera si kopje e noterizuar e lincenses se ushtrimit te profesionit/ te certifikates se regjistrimit tatimore/ kopje e gentplanit te farmacis, kopjen e noterizuar e aneteresimit te urdhri i farmacistit. Nder dokumentat e tjera eshte dorezuar dhe inventari i gjendjes fizike te barnave te dt. 01.12.2014 te listes se barnave qe rimbursohen. Ne dosjen e farmacis ndodhet dhe procesverbali dt 01.12.2014 i nenshkruar nga dy aneteret e komisionit Edlira Mara dhe Keti Mahmutaj dhe nga Drejtuesi teknik i farmacis Arens Spahiu. Anetari i komisionit E.C. nuk ka nenshkruar. Pavaresisht nga mosdhenia e mendimit nga ana e pergjegjesit te sektorit te rimbursimit, titullari ka marre vendim dt. 01.12.2014 per lidhjen e kontrates. Brenda dates 01.12.2014 eshte nenshkruar kontrata tip F 2014. Ne kete kontrate ndodhet nenshkrimi i H.T si pronar, i Arens Spahiut si drejtues teknik dhe per Drejtorin Rajonale eshte nenshkruar nga titullari Pjerin Xhuvani.
    Referuar procesverbalit te sekuestrimit dt. 03.06.2015 prane Drejtoris eshte sekuestruar dhe urdhri i Drejtuesit nr.69 dt 01.12.2014 per ngritjen e grupit te punes per verifikimin e vertetetesis se inventareve te paraqitur nga farmacia i perbere nga shtetaset F.B., Frida Lamce dhe Edlira Mara. Gjithashtu eshte sekuestruar dhe nje procesverbal qe mban perseri dt 01.12.2014 sipas te cilit eshte pasqyruar fakti se nga kontrolli i gjendjes fizike farmacia ka rezultuar pa diferenca dhe se kishte 60 % te barnave te listes se rimbursushme. (keto dokumenta nuk ishin pjese e dosjeve te farmacive fotokopjet e te cilave ishin marre me pare nga Prokuroria me date 29.05.2015).

    Farmacia ADELINA
    Ne dosjen e kesaj farmacie ndodhe kerkesa dt. 01.09.2014 e cila mban nenshkrimin shtetases Hasime Tahiraj si administratore e farmacis Adelina. Bashkengjitur kerkeses ndodhet formurali i vetdeklarimit, e dokumenta te tjere sikurse jane kopje e noterizuar e lincenses se ushtrimit te profesionit/ te certifikates se regjistrimit tatimore/ kopje e gentplanit te farmacis, kopje e noterizuar e aneteresimit te urdhri i farmacistit. Nder dokumentat e tjera eshte dorezuar dhe inventari i gjendjes fizike te barnave te dt. 01.09.2014 te listes se barnave qe rimbursohen.
    Ne dosjen e farmacis ndodhet dhe procesverbali dt 01.09.2014 i nenshkruar nga dy aneteret e komisionit Edlira Mara dhe Keti Mahmutaj dhe nga Drejtuesja teknike e farmacis Adelina Manaj. Anetari i komisionit E.C. nuk ka nenshkruar. Pavaresisht nga mosdhenia e mendimit nga ana e pergjegjesit te sektorit te rimbursimit, titullari ka marre vendim nr. 4042/1 dt. 01.09.2014 per lidhjen e kontrates. Brenda dates 01.09.2014 eshte nenshkruar kontrata tip F 2014. Ne kete kontrate ndodhet nenshkrimi i H.T si pronar, i Adelina Manaj si drejtuese teknike dhe per Drejtorin Rajonale eshte nenshkruar nga titullari Pjerin Xhuvani.
    Referuar procesverbalit te sekuestrimit dt. 03.06.2015 prane Drejtorise eshte sekuestruar dhe urdhri i Drejtuesit Nr.53 dt 01.09.2014 per ngritjen e grupit te punes per verifikimin e vertetetesis se inventareve te paraqitur nga farmacia i perbere nga shtetaset F.B, Frida Lamce dhe Edlira Mara. Gjithashtu eshte sekuestruar dhe procesverbali i nenshkruar nga keta shtetase sipas te cilit eshte pasqyruar fakti se nga kontrolli i gjendjes fizike farmacia ka rezultuar pa diferenca dhe se kishte 60 % te barnave te listes se rimbursushme. (keto dokumenta nuk ishin pjese e dosjeve te farmacive fotokopjet e te cilave ishin marre me pare nga Prokuroria me procesverbalin e dates 29.05.2015 ).

    Farmacia NUTRIMED.
    Ne dosjen e kesaj farmacie ndodhet kerkesa dt. 01.09.2014 e cila mban nenshkrimin e shtetases H.T. si administratore e farmacis Adelina. Bashkengjitur kerkeses ndodhet formurali i vetdeklarimit, e dokumenta te tjere sikurse jane kopje e noterizuar e lincenses se ushtrimit te profesionit/ te certifikates se regjistrimit tatimore/ kopje e gentplanit te farmacis, kopja e noterizuar e aneteresimit te urdhri i farmacistit. Nder dokumentat e tjera eshte dorezuar dhe inventari i gjendjes fizike te barnave te dt. 01.09.2014 te listes se bannave qe rimbursohen.
    Ne dosjen e farmacis ndodhet dhe procesverbali dt 01.09.2014 i nenshkruar nga dy aneteret e komisionit Edlira Mara dhe Keti Mahmutaj dhe nga Drejtuesja teknike e farmacis Adelina Manaj. Anetari i komisionit E.C pergjegjesi i sektorit te rimbursimit nuk ka nenshkruar. Pavaresisht nga mosdhenia e mendimit nga ana e pergjegjesit te sektorit te rimbursimit, titullari ka marre vendim nr. 4042/1 dt. 01.09.2014 per lidhjen e kontrates. Brenda dates 01.09.2014 eshte nenshkruar kontrata tip F 2014. Ne kete kontrate ndodhet nenshkrimi i shtetases Hasime TahirajH.T. si pronar, i Adelina Manaj si drejtuese teknike dhe per Drejtorin Rajonale eshte nenshkruar nga titullari Pjerin Xhuvani.
    Ne dosjen e farmacis Nutrimed nuk ndodhet asnje dokument qe te pasqyroj faktin se eshte iniciuar dhe kryer kontroll ne vendushtrimin e aktivitetit te kesaj farmacie. Nga kryrja e veprimeve hetimore ka rezultuar qe titullari i insitucionit ka marre vendim per lidhjen e kontrates me farmacin Nutrimed pa u kryer me pare verifikimi i gjendjes se inventarit fizik per kete farmaci.
    Nga hetimi rezulton se procedura per lidhjen e kontrates per dy farmacit Nutrimed dhe Adelina eshte bere brenda dates 01.09.2014 duke filluar qe nga depozitimi i kerkeses deri tek marrja e vendimit per lidhje kontrate nga ana e titullarit.
    Por veprime te te ndaluarit Pjerin Xhuvani ne kundershtim me ligjin dhe aktet nenligjore jane identifikuar dhe ne vendimarrjet e tij per lidhjen e kontratave me farmacit Berzhit, Lunder dhe Adelina. I ndaluari ne vendimet e tij per lidhjen e kontratave i referohet mendimit te komisionit. Nga hetimi ka rezultuar komisioni eshte i perbere prej tre personash te ndaluares Edlira Mara, te ndaluares Keti Mahmutaj dhe shtetasit E.C.ne cilesine e pergjegjesit te sektorit te rimbursimeve.
    Referuar dokumentacionit vihet re se ne te treja dosjet e ketyre farmacive, E.C. nuk ka dhene mendimin e tij.
    I pyetur nga organi procedues ky shtetas ka deklaruar se ai nuk ka pasur dijeni lidhur me keto praktika dokumentare.
    I ndaluari ne cilesin e titullarit nuk duhet te merrte vendim pa u shprehur me pare te gjithe anetaret e komisionit.
    Por pervec sa me siper, organi procedues ka arritur ne dyshimin se pavaresisht se ne dosjet e tre farmacive Berzhit, Lunder,Adelina ndodhen 3 urdhrat dhe 3 procesverbalet e saktesimit te inventarit, keto urdhra jane fiktiv. Ato permbajne te dhena te rreme ne forme dhe permbajtje. Ne keto procesverbale te nenshkruar nga Frida Lamce, Edlira Mara dhe F.B. pasqyrohet fakti se eshte kryer kontroll ne vendushtrimin e aktivitetit ne prezence te drejtuesve teknik Mimoza Tufi, Arens Spahiu dhe Adelina Manaj, dhe se ne keto farmaci ndodhen gjendje 60 % te barnave. Nga hetimi ka rezultuar dyshimi se ne keto farmaci nuk eshte kryer verifikim inventari.
    Nga kqyrja e dokumentacionit te dorezuar nga farmacit prane Drejtoris Rajonale te Fondit Tirane vihet re se farmacit kane depozituar nr e llogaris bankare prane ketij institucini dhe vlera monetare e rimbursuar per periudhen 01 tetor 2014 deri ne 31 mars 2015 prej 55,941,901 leke ka kaluar pikerisht ne llogarite e:
    Farmacia Berzhite me pronar/administrator shtetasen H.T dhe drejtues teknik Arens Spahiu.
    Farmacia Adelina me pronar/administrator shtetasen H.T. dhe drejtues teknik Adelina Manaj.
    Farmacia Nutrimed me pronar/administrator shtetasen H.T dhe drejtues teknik Nikollaq Thanasin.
    Farmacia Lunder, me pronar shtetasin Hysni Roci dhe drejtues teknik shtetasen Mimoza Tufi.
    Nga kontrolli i ushtruar nga Drejtoria Rajonale e Fondit dhe pyetja nga organi procedues i disa prej mjekeve qe figurojne te kene kene leshuar recetat per pacientet te cilat jane ekzekutuar me pas nga farmacit per periudhen kohore 01 tetor 2014-31 mars 2015 rezulton se keto receta nuk jane leshuar nga mjeket perkates.

    Emri:  pjerin-xhuvani1.jpg

Shikime: 549

Madhësia:  27.5 KB

    Emri:  frida-lamce.jpg

Shikime: 569

Madhësia:  24.1 KB
    Ne foto: Frida Lamce

    ORA NEWS

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •