Privatizimi i OSSH-së, Gjiknuri padit Rulin, Boden dhe Mimën
Ministria e Energjisë dhe Indistrisë ka paditur në Prokuroria ish ministrin e Energjisë Ridvan Bode dhe zyrtarë të tjerë të lartë në qeverinë Berisha.
Ministria e Damian Gjiknurit, ka depozituar në Prokurori dosjen e privatizimit të OSSH-së, favorizimin e mëtejshëm të kompanisë CEZ a.s gjatë aktivitetit të saj dhe mosmarrjen e masave të duhura në mbrojtje të interesave të shtetit shqiptar, pas heqjes së licencës për CEZ Shpërndarje.
“Pas auditimit të thellë që i është bërë këtyre proceseve, MEI ka kallëzuar në prokurori 3 ish-ministrat Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Florjon Mima; 2 ish-zv.ministrat Enno Bozdo dhe Neritan Alibali; ish-këshilltaren e ish-Kryeministrit, Suzana Guxholli; ish-Drejtoreshën e Përgjithshme të Shërbimeve Tregtare në ish-METE Mimoza Vokshi, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Sipas auditit, dëmi që i është shkaktuar Buxhetit të Shtetit arrin në 57,931,041,292 lek ose ndryshe 414 Milion Euro.
Permbledhje-e-gjetjeve-te-raportit-te-auditit
Panorama
Krijoni Kontakt