Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Dhurata e Veliaj për Vitin e Ri: Tirana pa urbanë duke filluar nga 1 janari

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Serafimo,

    E hoqa merakun une tani. Veliu na tha qe nuk eshte Edi Rama qe e la gjithe Shqiperine pa furgone.

    Ceshtja u zgjidh!

    Albo
    Albo,mos e hiq merakun se çeshtja nuk eshte zgjidhur. Eshte trasheguar e do trashegohet si e pa zgjidhur.

    Po kishe merak vetem ngritjen e çmimit te biletes , ulje taksimi o karburanti per shoqerite e trasportit urban ajo u zgjidh.
    Pra merakun qe kishe qe zgjidhja te dilte nga xhepi i qytetarit kjo mbase vertet u zgjidh.

    Me llogjiken e merakut tend duhet ti themi bravo Veliajt,por nuk e meriton as si llogjik dhe as si merak.

    Zgjidhje te tilla i ben dhe Xeni me Kaubojsin,prandaj e beri dhe Veliaj.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dhurata e Veliaj për Vitin e Ri: Tirana pa urbanë duke filluar nga 1 janari

    O Serafim, nuk me kuptove!

    Hoqa merakun se edhe ky mos ishte idiot si Edi Rama! Ky sapo na tha qe nuk eshte idiot si Edi Rama! Kete merak hoqa une.

    Sa per autobuzat e urbanet, problemin e zgjidh Veliu kollaj: levizni me bicikleta si kinezet! Ja te shikosh ne 1 janar Veline maje bicikletes vete qe e ndjekin 20 gazetare me kamera nga pas. Eshte mire edhe per ambientin, edhe per shendetin. Keshtu na tha edhe shoku Rama kur na rriti taksen e naftes.

    Albo

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    DYDRINAS (31-12-2015)

  4. #13
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Dhurata e Veliaj për Vitin e Ri: Tirana pa urbanë duke filluar nga 1 janari

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    O Serafim, nuk me kuptove!

    Hoqa merakun se edhe ky mos ishte idiot si Edi Rama! Ky sapo na tha qe nuk eshte idiot si Edi Rama! Kete merak hoqa une.

    Sa per autobuzat e urbanet, problemin e zgjidh Veliu kollaj: levizni me bicikleta si kinezet! Ja te shikosh ne 1 janar Veline maje bicikletes vete qe e ndjekin 20 gazetare me kamera nga pas. Eshte mire edhe per ambientin, edhe per shendetin. Keshtu na tha edhe shoku Rama kur na rriti taksen e naftes.

    Albo
    O Albo,une te kuptova shume mire. Ti kishe merak qe Veliaj te zgjidhte problemin qe ta falendroje apo ta lavderoje.
    Duhet ndryshuar dhe titulli ; "Bravo Veliaj. Tirana prap me urbane edhe mbas 1 janarit.

    Levizja me biçiklete nuk do ishte dhe aq keq. Ka vetem nje problem te vogel,qe ke shume me propabilitet te vdesesh me biçiklet ne Tirane sesa te shkosh te luftosh ne Afganistan.

    Pastaj, si te levizim me biçiklet kur kemi porositur Jaguaret,nuk na pelqejn me as Mercedesat e shokut Sali.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    DYDRINAS (31-12-2015)

  6. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Dhurata e Veliaj për Vitin e Ri: Tirana pa urbanë duke filluar nga 1 janari

    Serafim, edhe pak dhe do na duhet te porosisim avjone per te shetitur ne tiranen tone te dashur sepse edhe jaguaret do kene veshtiresi. Por nese Basha ishte qen stani Veliaj po tregohet zagar qe kafshon dhe loz me delet e popullit qe vuan nga dashuria per atdheun.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ciarli për postimin:

    SERAFIM DILO (01-01-2016)

  8. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dhurata e Veliaj për Vitin e Ri: Tirana pa urbanë duke filluar nga 1 janari

    Loja e fshehtë e Erion Veliajt me transportin publik

    Kur Shoqata e Transportit Qytetas paralajmëroi ndërprerjen e shërbimit me 1 janar, nëse çmimi i biletës nuk do të bëhej 70 lekë, Bashkia e Tiranës u shfaq kategorike kundër.

    Fillimisht kryetari i saj, Erion Veliaj e më pas nënkryetari i tij, Arbjan Mazniku, e përjashtuan me forcë mundësinë e shtrenjtimit.

    Qytetarët kuptuan se Bashkia nuk do të lëshojë pe ndaj “shantazhit” të kompanive private që kanë fituar të drejtën e transportit publik në Tiranë dhe nuk do të pranojë ndyshimin e çmimit.

    Aq më shumë u përforcua kjo ide kur Bashkia u tha hapur përfaqësueve të shoqatës se përpara se të kërkonin shtrenjtimin e biletës, ata duhet të ofronin standarde më të larta në shërbim.

    Një javë më pas, Erion Veliaj e paraqiti në Këshillin Bashkiak propozimin për ta çuar çmimin e biletës nga 30 në 40 lekë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarët u zunë në befasi.

    Por po të shohësh sot me kujdes deklaratat e Erion Veliajt, të publikuara një javë më parë edhe në lapsi.al, nuk është e vështirë të kuptosh se ai e ka lënë të hapur mundësinë për ta rritur çmimin. Sepse Veliaj thotë “sa të jem unë në bashki bileta nuk do të bëhet 70 lekë” dhe jo se nuk do të pranojë ndonjë rritje tjetër.

    Ja si shprehej ai më 22 dhjetor: “Nuk pranoj asnjë shantazh nga shoqata e transportit. Qytetarët e Tiranës nuk janë gati për biletën me 70 lekë. Shërbimi i tyre nuk justifikon rritjen e çmimit të biletës. Sa të jem unë në bashki, bileta nuk do të bëhet 70 lekë. Tirana nuk është gati të përballojë këtë çmim. Duhet të flasim me kërkesa të arsyeshme. Kërkesa e shoqatës së transportit është absurde”.

    Edhe zëvendësi i tij, Arbjan Mazniku, një ditë më pas thekson jo pa qëllim se “kryetari e bëri të qartë që bileta 70 lekë nuk bëhet”. Dhe vërtet që bileta nuk shkoi 70 lekë, por ajo u rrit me 10 lekë njëherësh.

    Tani, kur vendimi është marrë me votat e të majtës në Këshillin Bashkiak, i gjithë debati duket një lojë që ngre dyshime se gjithçka ka qenë e paracaktuar.

    Dyshimet janë të forta për një dakordësi paraprake mes Erion Veliajt dhe Shoqatës së Transportit Qytetas.

    Përfaqësuesit e Shoqatës dolën edhe dje para Bashkisë për të përsëritur ultimatumin: rritje çmimi në 70 lekë ose s’ka transport prej 1 janarit. Sot shoqata duket e kënaqur me rritjen prej 10 lekësh. Ajo ka njoftuar një konferencë në mesditë dhe me gjasë do të shfaqë rezerva, por në “respekt” të qytetarëve do të tërhiqet nga kërcënimi për ta lënë Tiranën pa transport publik.

    Pas një jave debati dhe kur çmimi biletës është rritur, pyetja që bëjnë jo pak qytetarë të Tiranës është e tillë: A ishte e gjithë kjo “luftë” një lojë e fshehtë e Veliajt në bashkëpunim me shoqatën për ta rritur çmimin e biletës?

    Anëtari i Këshillit Bashkiak, Luan Bregasi, një biznesmen që i ka qëndruar afër Veliajt kur ishte Ministër i Mirëqënies Sociale, duke investuar në ngritjen e zyrave të punësimit e projekte të tjera, foli për miqësi me përfaqësuesit e shoqatës. Kryetari i saj, Ferdinand Ibrahimi, njihet gjithashtu edhe si një prej biznesmëve pranë Edi Ramës. Ai e ka përkrahur hapur Ramën në fushatat e fundit elektorale. Dhe disa nga kontratat për transportin urban i ka lidhur në kohën kur Rama ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.

    Edhe pse mund të duket pak në krahasim me kërkesën e shoqatës, rritja e çmimit të biletës me 10 lekë përllogaritet t’u sjellë kompanive private fitime të mëdha. Aq më tepër po të kujtosh faktin se kjo shoqatë, gati dy vjet më parë i kishte kërkuar Lulzim Bashës që ta rriste në 50 lekë biletën kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës, kërkesë që u refuzua. Sipas opozitës, vetëm me rritjen prej 10 lekësh kompanitë private do të përfitojnë rreth 15 mijë dollarë më shumë në ditë, ose 5.5 milionë dollarë në vit. Këshilltarët e saj hodhën dyshime për një skemë rryshfeti, që përfshin krerët e shoqatës dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

    Lapsi

  9. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dhurata e Veliaj për Vitin e Ri: Tirana pa urbanë duke filluar nga 1 janari

    Kthesa e Veliajt, rrit në 40 lekë çmimin e biletës

    Emri:  Erion-Veliaj-ne-autobus.jpg

Shikime: 318

Madhësia:  32.6 KB

    Edhe pse ditët e fundit kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zotohej publikisht se nuk do të kishte rritje të çmimit të biletës për transportin urban në kryeqytet, sonte ai ka bërë një kthesë të papritur. Në mbledhjen maratonë të Këshillit Bashkiak, ku u miratua vetëm me votat mazhorancës buxheti i vitit 2016, Erion Veliaj ka bërë propozimin surprizë: Rritje në 40 lekë të çmimit të biletës.

    Propozimi i tij ka ngjallur reagime të këshilltarëve të djathtë në sallë, të cilët e kanë akuzuar Veliajn për korrupsion, si dhe e kanë etiketuar atë si “hajdut”.Propozimi ishte miratuar ndërkohë në Komisionin e Ekonomisë edhe pse anëtarët e djathtë të këtij komisioni nuk kanë pasur dijeni. Më pas kaloi në Këshill vetëm me votat e mazhorancës.

    Një ditë më parë edhe nënkryetari i Bashkisë, Arbi Mazniku përjashtoi kategorikisht rritjen e çmimit. Ai tha se për rritje mund të diskutohej vetëm nëse plotësoheshin tre kushte: Shtrirje e linjave në të gjithë qytetin, shërbim më i mirë dhe bileta elektronike. Ndërsa mesditën e sotme kryebashkiaku Veliaj pati vetë një takim me përfaqësues të shoqatës së transportit. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Veliaj “i kishte rënë gjoksit” duke thënë se “s’jam idiotë të lë qytetarët pa urban”, duke u nisur nga ultimatimi i operatorëve për ndërprerje të transportit në datë 1 janar.

    Por ndërkohë kryebashkiaku i befasoi të gjithë sot në mbrëmje duke propozuar rritjen në 40 lekë të çmimit të biletës.

    Shoqëritë e transportit dalin shumë të fituara edhe me një rritje prej vetëm 10 lekësh të biletës. Në Bashkinë e Tiranës, pa përfshirë periferitë që u shkrinë nga ndarja administrative, janë rreth 144 deri në 150 mijë udhëtarë në ditë. Me rritjen prej 10 lekë të biletës, i bie afro 15 mijë dollarë në ditë më shumë. Ose rreth 5.5 milionë dollarë të ardhura më shumë në vit. Në emër të këtyre të ardhurave shtesë kompanitë e transportit kanë lobuar fort për rritjen e cmimit dhe ia dolën.

    Ndoshta këtu mund të jemi përballë një afere korruptive, që gjithësesi duhet hetuar nga organet përkatëse. Të humburit në cdo rast janë qytetarët, sidomos ata që përdorin përditë transportin urban në kryeqytet. Mendoni pak se sa kosto shtesë ka për një famillje e cila mund të ketë 3 anëtarë që udhëtojnë përditë me urban.

    Këshilltarët e mazhorancës si dhe kryebashkiaku kanë mbrojtur vendimin duke thënë se gjithçka është bërë në mënyrë të përshpejtuar për shkak të grevës së paralajmëruar nga shoqata e transportit urban. Sipas Veliajt indeksimi i cmimit të biletës duhet bërë si për cdo mall tjetër. Rritja me 10 lekë e biletës do të aplikohet duke nisur prej muajit shkurt.

    Lapsi

  10. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Dhurata e Veliaj për Vitin e Ri: Rritet çmimi i biletës së urbanit në 40 lekë

    E shikon Albo qe u zgjidh edhe meraku i problemit tend . E shikon qe kendveshtrimi yt kishte te njejten llogjik si te Veliajt dhe si te pronareve te trasportit publik !

    Pa dashur ngrite nje problem te "zhdrejte" qe ju dha nje zgjidhje e zhderjte,ashtu si padashje e kerkove.

    Po mos te njihnim,do kuptoheshe sikur loboje per pronaret dhe Veliajn.

  11. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dhurata e Veliaj për Vitin e Ri: Rritet çmimi i biletës së urbanit në 40 lekë

    Dritan Hila: Të krijojmë çmimin “Thithëlopa e vitit” e të ja japim Erion Veliajt

    Emri:  hila-veliaj.jpg

Shikime: 324

Madhësia:  27.0 KB
    Nga Dritan Hila*

    Drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu, është përzgjedhur “Bleta e artë”, në Teatrin e Kukullave të fundvitit. Që Ogerta nuk ka punë me punën, nuk do as laps, as kalem, mjafton të fusësh hundën në spitalet e Tiranës.

    Por meqenëse ka punuar me Ramën në Bashki, kjo mjafton. Por ka edhe ca më shumë: bashkëshorti i saj ka qenë drejtor kabineti i Genc Rulit, kur ky ishte ministër Bujqësie.

    Pra më bletë se kaq nuk ka ku shkon. Gjithmonë në mes të mjaltit.

    Ndërkohë do t’i propozoja kryeministrit të shpallte çmimin “Kameleoni prej nikeli”, ku për herë të parë ta merrte Benet Beci, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, që nga koha e Saliut të pare dhe deri me sot, ish-delfin i PD në fushatën e 2013, dhe kohët e fundit bashkëpunëtor i ngushtë i Koço Kokëdhimës, i cili mund t’i bënte edhe CV-në e dekorimit.

    Të krijohej edhe çmimi “Thithlopa”, të cilin për vitin e parë (por nuk është e thënë i fundit), e meriton Erion Veliaj bashkë me tarafin e biznesmenëve në grupin socialist të këshilltarëve të Bashkisë, për ngritjen e çmimit të biletave të shërbimit urban.

    Mirëseerdhe 2016-të në vendin ku qeveris vetëm paraja dhe tarafi, e nuk ka ideale dhe parime.

    Syri

  12. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dhurata e Veliaj për Vitin e Ri: Rritet çmimi i biletës së urbanit në 40 lekë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    E shikon Albo qe u zgjidh edhe meraku i problemit tend . E shikon qe kendveshtrimi yt kishte te njejten llogjik si te Veliajt dhe si te pronareve te trasportit publik !

    Pa dashur ngrite nje problem te "zhdrejte" qe ju dha nje zgjidhje e zhderjte,ashtu si padashje e kerkove.

    Po mos te njihnim,do kuptoheshe sikur loboje per pronaret dhe Veliajn.
    Ke te drejte shoku Serafim!

    Si deputetin e Gjirokastres qe e kishim kete Veliun, ky u betua i shkreti: "Sa te jem une kryetar bashkie, nuk behet bileta e urbanit 70 leke!" Dhe ne fakirat e Tiranes e degjuam dhe thame, nuk i le Veliu keta qe te na rrisin cmimin e billetes se urbanit. Por shikon ti, qe ky qerrata, na e rriti bileten e urbanit nga 30 leke ne 40 leke. Shoku Veli nuk tha qe sa te jem une kryetar bashkie nuk do te kete rritje te billetes se urbanit. Ai tha vetem qe nuk e ben 70 leke.

    Sa here qe te hipim ne ne urban, 100 leke me shume te vjetra per bilete. 100 vajtje, e 100 kthim = 200 leke te vjetra. Punojme 5 dite ne jave, 1000 leke me shume ne jave. Ose 5000 leke me shume ne muaj. Ose 60,000 leke me shume per urbanin ne vit. Por nese gjithe familja leviz me urban, 3 x 60,000 = 180,000 leke me shume ne vit.

    Ja keshtu zgjidhen problemet. Populli paguan dhe Veliu na del ne televizor duke qeshur.

    Albo

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •