Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,152

    Festivali i Këngës në RTSH, 2015 - Edicioni i 54-t

    Risi e befasi në edicionin e 54-t të Festivalit të Këngës në RTSH


    Tiranë, 23 tetor - Edicioni i 54-të i Festivalit të Këngës në RTSH premton risi dhe surpriza të ndryshme dhe për këtë të fundit, garancinë e japin edhe Udhëheqësi Artistik i festivalit, Elton Deda, Drejtori i Festivalit - Martin Leka si dhe stafi i redaksisë së muzikës në Radio Tirana.

    Pasi u përzgjodhën dhe u shpallën 30 veprat muzikore të këtij edicioni, drejtuesit e këtij eventi artistik bëjnë të ditur risitë e tij.

    “Të godasë”, “të ngelet”, “të mbetët në gojën e publikut”, “T’i rrëmbejë zemrën”, janë disa prej qëllimeve të muzikës, e cila në edicionin e 54-të të Festivalit Kombëtar publikun e saj do ta emocionojë nëpërmjet 30 veprave muzikore.

    Më një spunto nga realiteti, tekstet e këngëve do të interpretohen në skenën e Festivalit të RTSH-së nga emra të njohur të muzikës shqiptare por edhe nga interpretues të rinj, për të cilët, stafi drejtues ka menduar diçka krejt ndryshe në krahasim me vitet e shkuara.

    Nëpër korridoret e Radio Tiranës, aty ku zhvillohen provat dhe që qëndrojnë gjatë këngëtarët, autorët dhe producentët, po qarkullon së fundmi edhe ideja që veprat muzikore të Festivalit të prezantohen paraprakisht në TVSH dhe në disa kanale të tjera muzikore dhe jo vetëm, gjë kjo e cila do të jetë tërësisht në funksion të promovimit të muzikës si risi e edicionit të 54-të.

    Zhvillimi i këtij Festivali, premton edhe një tjetër risi të propozuar nga poeti Agim Doçi. Në çdo karrige në sallën e Pallatit të Kongreseve, publiku do të gjejë edhe një fletë palosje me tekstet e këngëve konkurrente.


    http://koha.net/?id=4&l=80954
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 25-10-2015 më 10:49

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,152

    Për: Festivali i Këngës në RTSH, 2015 - Edicioni i 54-t

    Starti I Evenimentit me te madh te Kenges Shqipe nisi qe ne muajin Gusht me Ftesen ndaj te gjithe Krijuesve Artistike



  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,152

    Për: Festivali i Këngës në RTSH, 2015 - Edicioni i 54-t

    30 KRIJIMET MUZIKORE:

    ARTISTET INTERPRETUES - TITULLI I KENGES


    1. Egert Pano – Mos ik

    2. Eneda Tarifa – Përrallë

    3. Revolt Klan – Dashurinë s’e gjejmë dot

    4. Kozma Dushi – Një kafe

    5. Enxhi Nasufi – Infinit

    6. Florent Abrashi – Të ndjek çdo hap

    7. Dilan Reka – Buzëqesh

    8. Evans Rama – Flakë

    9. Sigi Bastri – Engjëll i lire

    10. Simbol – Artiste

    11. Lindi Islami – Për një mrekulli

    12. Egzon Pireci – Triumf

    13. Aslajdon Zaimaj – Merrmë që sot

    14. Nilsa Hysi – Asaj

    15. Jozefina Simoni – Një det me ty

    16. Genc Tukiçi – Sa të dashuroj

    17. Erga Halilaj – Monolog

    18. Teuta Kurti – Në sytë e mi

    19. Klodian Kaçani & Rezarta Smaja – Dashuri në përjetësi

    20. Luiz Ejlli – Pa mbarim

    21. Renis Gjoka – Ato që s’ti them dot

    22. Besa Krasniqi – Liroje zemrën

    23. Flaka Krelani – S’je për mua

    24. Andi Tanko – Dielli vazhdon të më ngrohë

    25. Edea Demaliaj – Era

    26. Adrian Lulgjuraj – Jeto dhe ëndërro

    27. Kristi Popa – Ajo çfarë ndjej

    28. Voltan Prodani – Dëgjoje këngën o Atë

    29. Klajdi Musabelli – Ndodh edhe kështu

    30. Niku & Entela Zhula – Muza


    http://esctoday.com/106221/albania-f...sts-announced/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 25-10-2015 më 11:16

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,152

    Për: Festivali i Këngës në RTSH, 2015 - Edicioni i 54-t

    Elton Deda: Risolla artistë që kishin humbur besimin në festival


    Edicioni i 54-t shënon edhe rekordin e pjesëmarrjes, me 30 këngë, një shifër më e madhe se ajo e viteve të kaluara dhe tregues i prurjes dhe interesimit të madh këtë vit. Drejtori Artistik, Elton Deda tha se këtë vit janë rikthyer edhe artistë që e kishin humbur besimin në këtë festival. Synimi i këtij edicioni, sipas Dedës, është minimizimi i defekteve dhe zhgënjimeve të artistëve nga vitet e kaluara

    Më i miri ndër paraardhësit pritet të jetë edicioni i 54 –t i Festivalit të Këngës në Radio Televizion. Kështu kanë premtuar drejtuesit e tij në konferencën e parë për shtyp të mbajtur ditën e djeshme në sallën e orkestrës së Radios, ku edhe u prezantuan detajet e tri netëve të festivalit, që këtë vit nis mbrëmjen e Krishtlindjes. “Ky festival do të jetë në vazhdën e traditës, por edhe kreativ në të gjithë tërësinë e vet”, – u shpreh drejtori i RTSH-së, Martin Leka, ndërsa drejtori artistik i Festivalit, Elton Deda tha se këtë vit ka risjellë në konkurrim artistë që e kishin humbur besimin te festivali. “E pranova këtë ofertë për të bërë më të mirën e mundshme dhe ju garantoj që do të jetë më e mira ime. Mendoj se të gjithë paraardhësit kanë bërë punë të shkëlqyer. Mendoj të eci në traditën e tyre, duke u munduar të riparojmë disa defekte e të bëjmë minimale zhgënjimet e shumë artistëve. Kam tentuar të risjell artistë që e kishin humbur besimin në festival. Fatkeqësisht, festivali i ka këto; një konkurrim lë edhe njerëz të pakënaqur. Ideja është të minimizojmë gjërat e pakëndshme nga festivalet e kaluara. Nuk them që do jetë perfekt, por nga unë do të prisni më të mirën”, – u shpreh Deda, duke shtuar se përparësi është respektimi i krijuesve dhe interpretuesve që konkurrojnë në këtë edicion dhe ofrimi i kushteve sa më të mira teknike dhe njerëzore.

    Elton Deda tha më tej se janë përzgjedhur 30 këngë për konkurrim nga 70 që janë paraqitur dhe do të shkojnë në natën finale 18 këngë, 9 për çdo natë. Festivali do të nisë mbrëmjen e 25 dhjetorit, ndërsa nata finale do të mbahet më 27 dhjetor. “Jemi munduar të mos mungojë përfaqësimi i të gjithë brezave, nga i gjithë spektri i artistëve, tekstshkruesve, kompozitorëve e këngëtarëve. Duhet të kemi një kod moral; njerëzit nuk duhet t’i qajmë për së gjalli, por duhet t’ua krijojmë kushtet për përfaqësim, sa i kemi tani. Për këtë arsye kemi bërë një përzgjedhje shumë të këndshme dhe të mirë midis brezave. Është festivali më i madh, që përfaqëson jo vetëm një zhanër apo stil, por një larmi zhanresh, prandaj shumë artistë do e gjejnë veten në këtë festival. Shpresojmë të shkojë gjithçka mirë e të mos kemi zhgënjime”, – ka vijuar Deda, i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen e këngëtarit Kozma Dushi, që përfaqëson rekordin e moshës në këtë konkurrim, ndërsa më të rinjtë janë këngëtarët Edea Demaliaj dhe Dilan Reka. Deda ka zbuluar se nuk do të mungojnë edhe numrat specialë gjatë tri netëve, edhe pse nuk ka dhënë më shumë detaje, pasi ende janë në tratativa me artistët e ftuar. “Jam i bindur se edhe numrat e të ftuarve do të jenë shumë interesantë dhe jo të një lloji. Do të kemi disa artistë që do të performojnë. Kemi menduar për disa personazhe të dashur që janë ndarë nga jeta këtë vit dhe jemi duke punuar për të krijuar një homazh, një kujtim për veprën që kanë lënë dhe do u jepet rëndësi”, – shtoi Deda.

    Edicioni i 54-t shënon edhe rekordin e pjesëmarrjes, me 30 këngë, një shifër më e madhe se ajo e viteve të kaluara dhe tregues i prurjes dhe interesimit të madh këtë vit.

    Deda u bëri thirrje të gjithë krijuesve të përfundojnë realizimet e këngëve duke u vendosur si afat të fundit të dorëzimit datën 30 tetor. Ai tha se, nëse ky afat nuk do të respektohet, mund të bëhet shkas edhe skualifikimi nga gara. Gjatë konferencës u prezantua edhe stafi artistik me producentë muzikorë Edmond Zhulalin dhe Sokol Marsin, ndërsa regjia dhe skenari u janë besuar vëllezërve Bledi dhe Pandi Laço.

    Elton Deda nuk e fshehu skepticizmin fillestar për ta pranuar ofertën e Drejtorit Martin Leka. “Kur m’u ofrua kjo ofertë prej tyre nuk ishte një zgjidhje me mendim të parë, por duke parë traditën, duke kuptuar që është një aktivitet që meriton të jetë në majat e aktiviteteve që organizohen në Shqipëri, i vetmi që na përfaqëson në Eurovizion, një aktivitet për të cilin kanë dhënë shpirti, gjak, kanë kaluar momente të bukura dhe të këqija pothuajse të gjithë krijuesit shqiptarë, përfshi edhe tim atë, që ka qenë një nga shtyllat më të forta të festivalit ndër vite”. Sa i përket përfaqësimit në Eurovizion dhe incidentit të vitit të kaluar me këngën fituese, drejtori Martin Leka u shpreh se u desh një precedent për të rishikuar rregulloren e Festivalit sipas parametrave që kërkohen jo vetëm nga RTSh-ja, por edhe nga EDU-ja dhe Eurovizioni. Ndërsa Elton Deda tha se ka gjithnjë vend për përmirësim për të arritur në parametrat e duhur. Poeti Agim Doçi, i pranishëm në konferencë, shtroi kërkesën për realizimin e një libreti me tekstet e 30 këngëve konkurruese në edicionin e 54-t të Festivalit të Këngës në RTSh, kërkesë që mori miratimin e drejtorit të institucionit, Martin Leka, si edhe hodhi idenë për rritjen e honorarëve për tekstshkruesit. Leka u përgjigj se buxheti për festivalin nuk mundej të siguronte një shtim të honorarëve, duke shtuar se ky është i vetmi festival ku autorët paguhen, ndërsa Edmond Zhulali shtoi se kjo pagesë bëhej me shifrat që ka aktualisht tregu. Sa i përket të gjithë buxhetit të akorduar për realizimin e Festivalit, Leka tha se është i njëjti me atë të akorduar edhe vitin e kaluar. Në fund të konferencës u hodh edhe shorti i radhës së këngëtarëve sipas netëve përkatëse.


    http://www.mapo.al/2015/10/deda-riso...in-ne-festival
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 25-10-2015 më 11:58

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Festivali i Këngës në RTSH, 2015 - Edicioni i 54-t

    [QUOTE=sirena_adria;3809165]Risi e befasi në edicionin e 54-t të Festivalit të Këngës në RTSH






    “Të godasë”, “të ngelet”, “të mbetët në gojën e publikut”, “T’i rrëmbejë zemrën”, janë disa prej qëllimeve të muzikës, e cila në edicionin e 54-të të Festivalit Kombëtar publikun e saj do ta emocionojë nëpërmjet 30 veprave muzikore.

    Më një spunto nga realiteti,

    Me nje spunto (LOL) do jete vazhdimesia e te tjerava pacavure festivale,sepse do godase,do ngelet,do mbetet.dhe do rrembeje zemrat e manekinave.

    Honoraret ja jepni gim Docit!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,152

    Për: Festivali i Këngës në RTSH, 2015 - Edicioni i 54-t

    Citim Postuar më parë nga sirena_adria Lexo Postimin

    “Të godasë”, “të ngelet”, “të mbetët në gojën e publikut”, “T’i rrëmbejë zemrën”, janë disa prej qëllimeve të muzikës, e cila në edicionin e 54-të të Festivalit Kombëtar publikun e saj do ta emocionojë nëpërmjet 30 veprave muzikore.

    Më një spunto nga realiteti, tekstet e këngëve do të interpretohen në skenën e Festivalit të RTSH-së nga emra të njohur të muzikës shqiptare por edhe nga interpretues të rinj, për të cilët, stafi drejtues ka menduar diçka krejt ndryshe në krahasim me vitet e shkuara.
    Ne nje retrospektive nder vite....



  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,152

    Për: Festivali i Këngës në RTSH, 2015 - Edicioni i 54-t



    Kompozimi : Aleksander Peçi Vargjet: Xhevair Spahiu
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 20-12-2015 më 08:21

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,152

    Për: Festivali i Këngës në RTSH, 2015 - Edicioni i 54-t



    Kompozimi: Ardit Gjebrea Vargjet: Xhankarlo Milone, Zhuljana Jorganxhi
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 20-12-2015 më 08:23

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,152

    Për: Festivali i Këngës në RTSH, 2015 - Edicioni i 54-t



    Ngado qe te shkoj
    eci ditë e natë
    m'pyesin zogjet e malit
    nuk me lën rehat

    m'pyesin ata m'pyesin
    sikur nuk e din
    ku shkojn Kosovaret
    pse n'Kosove nuk rrinë

    Detit po te shkoj
    dita mbehet natë
    m'pyesin valët e detit
    nuk me lën rehat

    m'pyesin ato m'pyesin
    sikur nuk e din
    ku shkojn Ulqinaket
    pse n'Ulqin nuk rrinë

    Sharrit po te ngjitem
    eci ditë e natë
    m'pyesin zogjet e malit
    nuk me lën rehat

    m'pyesin ata m'pyesin
    sikur nuk e din
    ku shkojn Tetovaret
    pse n'Tetovë nuk rrinë

    m'pyesin ata m'pysin
    sikur nuk e din
    ku shkojn Preshevaret
    pse n'Preshevë nuk rrinë

    Ngado qe te shkoj
    njeri pa fat
    enderrat per at'dhe
    nuk me lën rehat

    m'zgjojn ato m'zgjojn
    dhe sikur e din
    zemra ime me thot
    dot' kthehem n'Prishtin
    dot' kthehem n'Prishtin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 20-12-2015 më 10:27

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,152

    Për: Festivali i Këngës në RTSH, 2015 - Edicioni i 54-t



    Vargjet : YMER SHKRELI __________________ Kompozimi: NAIM GJOSHI _________________ Orkestrimi : XHEVDET GASHI
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 20-12-2015 më 10:34

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •