Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11

    Për: Dokumenta amerikane të deklasifikuara për Shqipërinë, bëhen publike


  2. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Dokumenta amerikane të deklasifikuara për Shqipërinë, bëhen publike

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Oktapodi Xhorxh Soros dhe celula e PPSH-se!

    MJAFT, pjellë e një grupimi njerëzish që zbatojnë skemat e SOROS
    Ja si zbërthehet organigrama e oktapodit SOROS në Shqipëri, i cili dirigjohet nga celulat e PPSH
    Shumë njerëz pasi shikojnë shkrimet e hedhura në gazetën SOT mbi lëvizjen MJAFT, pyesin se pse kjo gazetë i jep kaq rëndësi këtij grupimi pionierësh apo debatikasish pa identitet? Nëse e shikon nga jashtë gjithë këtë histori, mund tu jepet të drejtë lexuesve, por, kur shikon se si po i shtrin këmbët në shoqërinë shqiptare oktapodi sorosian, del se këta njerëz janë rrezik serioz për shoqërinë dhe demokracinë e brishtë shqiptare. Përpara nesh kemi një grupim financiaro-politik-ekonomik që ka në llogaritë e tij bankare miliona Euro, mos të themi qindra milionë euro. Organigrama që u botua një ditë më parë nga gazeta SOT zbërthente skemën se si ka funksionuar ky grupim. Brenda këtij grupimi, kemi aparatçikë të Partisë së Punës, pjella të politbyrosë, si dhe spiunë të sigurimit të shtetit, të cilët hynë fuqishëm në shoqërinë civile, në politikë, dhe sferat e tjera financiare, duke dominuar dhe helmuar që në embrion zhvillimin demokratik të vendit.

    Në fakt kush është skema e krijimit të këtij oktapodi gjigand, i cili ka krijuar njërën nga meduzat e tij lëvizjen MJAFT dhe grupimin elektoral G99?
    Në vitet ’90 kur Fondacioni Soros krijoi Qendrën e Medias (Remzi Lani) Qendrën e Gruas (Delina Fico), Qendrën e Rinisë (Olsi Rama vëllai i Edi Ramës), Qendrën e Drejtësisë (Piro Misha), Programin AEDP (Milva Ekonomi) etj, u projektua pak nga pak nëpërmjet milionave euro të programeve operacionale, një influencë dominante në “tregun” e shoqërisë civile. Kjo influencë u konkludua në fund të viteve ’90, dhe në fillim të viteve 2000 me krijimin e organizatave joqeveritare “të pavarura” të themeluara nga “Themeluesi” (d.m.th vetë George Soros i përfaqësuar ligjërisht nga Milva Ekonomi, Valdete Sala, Çapajev Gjokutaj, Agim Isaku, Piro Misha, Delina Fico, etj). Një ndër to ishte edhe Organizata Kombëtare e Debatit ANDA, e cila trashëgoi edhe backgroundin e Qendrës së Rinisë së Fondacionit Soros në Tiranë, dhe hapi i parë filloi me qindra mijë dollarë në bankë. Kjo organizatë u përfaqësua nga Arbjan Mazniku dhe Klotilda Ferhati, Endri Fuga, Florian Pustina, që siç njiheshin nga të gjithë në fund të viteve 90 si “fëmijët e Valdete Salës” për hir të besueshmërisë që ata kishin fituar. Për t’i dhënë influencë të fortë këtyre personazheve në tregun e OJF rinore, ata administronin çdo vit rreth 1.5 milionë euro të Fondacionit Soros për rininë që jepeshin në formë grantesh për organizatat rinore. Kështu këta studentë të viteve të para administronin dhe firmosnin, nën “supervizimin e rreptë” të Valdete Salës, të gjithë buxhetin e rinisë shqiptare për vite të tëra deri sa krijuan lëvizjen MJAFT. Paralel me shoqatën e tyre, këta komsomolas të rinj sorosian ndihmuan Erion Velinë që të krijonte me disa Debatikas të tjerë (siç e quanin veten këta drejtues të Shoqatës Kombëtare të Debatit) Lidhjen Rinore të Ballkanit (Balkan Youth Link), organizatë e cila u prezantua fillimisht si organizatë ndërkombëtare, por që në fakt Drejtor Ekzekutiv kishte Erion Velinë. Kjo organizatë nuk u krijua me themelues “Themeluesin” Soros, por, nëpërmjet asistencës së Valdete Salës, Arbjan Maznikut, Endri Fugës dhe Florian Pustinës, u konvertua në një spinoff sorosian. Motivet e mbështetjes bazoheshin në vëllazërinë e ngushtë që ekzistonte midis këtyre të rinjve debatikas që ishte krijuar në Kishën Baptiste Tiranë, pasi gati të gjithë ishin anëtarë të kësaj kishe.

    E gjithë skuadra e dy spinoffëve, në fakt, funksiononte si një team në çdo projekt, sepse njëra dorë lante tjetrën dhe aktivitetet i kishin të përbashkëta. Në 2002, pasi krijohet edhe Instituti i Lidershipit Rinor (një spinoff i spinoff-ëve të BYL-A dhe ANDA), Erion Veliaj, nën një mbështetje të jashtëzakonshme të koordinuar nëpërmjet Remzi Lanit, Valdete Salës dhe Ambasadës Holandeze, organizojnë një shou ndërkombëtar në Chateau Linza në periferi të Tiranës të quajtur YLLI 2002, ku pas orës 11 të darkës pasi ishin larguar të gjithë personalitetet ndërkombëtare seriozë dhe kishin ngelur vetëm ata të tipit hollandez, u organizua një nga maskaradat më groteske, ku drejtuesit e rinj meshkuj debatikas u veshën si femra dhe çdo gjë u dokumentua gati për të fituar besimin e të gjithë zyrtarëve të donatorëve me prirje homoseksuale. Paralelisht me këtë proces, rrjeti Soros në Shqipëri kishte filluar përgatitjen e terrenit të lindjes së Lëvizjes MJAFT, duke rekrutuar nga njëra anë “individualitete” të shoqërisë civile që do të shërbenin si Bordi i Madh i kësaj Lëvizjeje dhe nga ana tjetër të spastronin shoqërinë civile nga organizata konkurente apo jo-sorosiane që nesër mund të pengonin “zgjerimin” e MJAFT në nivele lokale, në fund raising dhe në influencën mediatike.
    Pas “suksesit” të YLLI 2002 para ambasadorëve dhe diplomatëve (në nivel profesionaliteti apo homoseksualiteti, pa fyer kërkënd për prirjet homoseksuale, pasi ne e respektojnë zgjedhjen e gjithsecilit se si e përdor veten), në periudhën Shtator – Dhjetor 2002 të gjithë drejtuesit e spinoffeve “të pavarura” sorosiane në Tiranë dhe rajon (Remzi Lani, Piro Misha, Valdete Sala, Milva Ekonomi, Delina Fico, etj.) u hodhën në sulm për të prezantuar YLLI-n e vërtetë të së ardhmes së rinisë shqiptare: “mesian e kthyer nga Amerika për të shpëtuar Shqipërinë”, “njeriun që braktisi karrierën në OKB për të punuar në varfëri të plotë në atdheun e tij të dashur”: Erion Veliaj.
    Në numrin e ardhshëm do të tregojmë se si ky YLLI i shoqërisë civile themeloi dhe drejtoi në fillim MJAFTin “duke biseduar në një kafe të Tiranës me shokët e tij” debatikas të kishës baptiste.





    Skema e krijimit të spionfeve sorosian dhe aktivizimi i Edi Ramës si përfaqësuesi politik
    George Soros është shpikësi i modelit të spinoffëve në bursën e Wallstreett, një instrument i lindjes dhe zhdukjes së subjekteve të tipit of-shore të cilat Soros i ka përdorur për të ngritur gracka spekulative në lojën e tij të “vjedhjes” legale të parave të të tjerëve. Pas një suksesi spektakolar, për të cilat janë shkruar edhe libra në përdorimin e spinoffëve, Soros në mes të viteve 90 filloi të aplikojë lojën e spinoffëve edhe në rrjetin e fondacioneve të veta të shtrira kryesisht në Europën Lindore. Spinoff-et e shoqërisë civile janë organizata jo-qeveritare apo jo-fitimprurëse që krijohen nga zyrat e Soros dhe shfaqen në publik sikur janë të pavarura pavarësisht dokumentacionit të drejtpërdrejtë apo të fshehur të pronësisë në aktin e themelimit. Sipas modelit të Soros, organizatat spinoff janë organizata që themelohen dukshëm apo fshehur nga Soros, por në publik shfaqen si organizata të pavarura. Këto organizata bija të fondacioneve lokale Soros, kanë të gjitha një karakteristikë të përbashkët: nuk mund ta tradhtojnë kurrë themeluesin dhe janë bij që nuk plangprishen dot, për arsye jo thjesht të dokumentacionit por se janë “të besueshme”. Që të jesh pjesë e spinoffit duhet të kesh të ngjashme “10 cilësitë e komunistit”, pasi edhe personazhet që janë rekrutuar nga SOROS vijnë nga majat e organizatave bazë të Partisë së Punës. Personazhet që bëhen të besueshëm për t’ju dhënë e drejta për të administruar një spinoff sorosian, duhet të arrijnë që të bëjnë një figurë të mirë përballë hierarkisë vertikale të Soros që nga ekzekutivi nacional, ai rajonal (Budapest), ai në Londër (që e drejton Princesha e Hollandës Von Miss) e deri në zyrat e Neë York ku ndodhen zyrat e OSI (Instituti i Shoqërisë së Hapur) që ndodhet disa kate nën një ndër korporatat më famëkeqe në botë, Soros Management Fund. Mund të ndodhë që vetë George Soros të dëgjojë për këtë personazh por ndonjë “fatlum” mund të ketë dhe fatin të takohet me vetë “Themeluesin”. Mund të ndodhë që edhe të bëhet mik por ky është rast unik. Në Shqipëri këtë fat e kanë pasur dy vetë: Edi Rama dhe Milva Ekonomi. I pari u bë mik në 1996, si pasojë e ironisë dhe më pas humorit që shkëmbyen kur dy personazhet po hanin supë në një drekë pune në një hotel luksoz të Budapestit (Soros po prezantohej me Bordin e Fondaconit të tij në Shqipëri) dhe tjetra në rrethana të paqarta por vetëm kur demonstroi një sukses të paparë për të inkasuar midis dy krizave të ‘97 dhe ‘99 në xhepat e George Soros mbi 100 milionë dollarë të destinuara për Shqipërinë nga komuniteti ndërkombëtar por edhe nga buxheti i shtetit shqiptar. Këta të dy kanë qenë dy personazhet më të afërt të Soros në Shqipëri i cili vjen vazhdimisht këtu (më shumë se në çdo vend tjetër Ballkanik) sepse edhe ka fituar më shumë këtu se kudo tjetër.
    Agjensia e Lajmeve “SOT”
    100 milion dollare nuk mund te permblidhen me nje fjali. Mir buxheti i shtetit,por per komuniteti nderkombetar (kush ?) natyrisht edhe per Sorosin duhet te egzistoje dokumentacioni.
    Shkrim diletantesh,ate qe duhet te sqaroje e dokumentoje,100 milionshin,e permbledh me nje fjali.

  3. #13
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Dokumenta amerikane të deklasifikuara për Shqipërinë, bëhen publike

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    100 milion dollare nuk mund te permblidhen me nje fjali. Mir buxheti i shtetit,por per komuniteti nderkombetar (kush ?) natyrisht edhe per Sorosin duhet te egzistoje dokumentacioni.
    Shkrim diletantesh,ate qe duhet te sqaroje e dokumentoje,100 milionshin,e permbledh me nje fjali.
    Nuk eshte hulumtimi im, thjeshte eshte nder te paktat artikuj ne shqip qe flasin per kete fondacionin. Ka shume fakte te cekta mbrenda, dakord me ty, por nder te vetmit qe merr persiper t'a zbuloj sado pak diçka.

    Ketu poshte krijon nje ide ndoshta me shume:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...h-i-Sorosit%21


    https://word-view.officeapps.live.co...wdMobileHost=2
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 23-12-2015 më 18:42
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Dokumenta amerikane të deklasifikuara për Shqipërinë, bëhen publike

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Nuk eshte hulumtimi im, thjeshte eshte nder te paktat artikuj ne shqip qe flasin per kete fondacionin. Ka shume fakte te cekta mbrenda, dakord me ty, por nder te vetmit qe merr persiper t'a zbuloj sado pak diçka.

    Ketu poshte krijon nje ide ndoshta me shume:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...h-i-Sorosit%21


    https://word-view.officeapps.live.co...wdMobileHost=2
    Problemi eshte qe sot Sorosi nuk ka pse investon ne Shqiperi,sepse duhen miliona si per Ramen dhe si per Veliajn. Nuk mjafton me 100 mije dollare per te lobuar o ndikuar qeverine. 100 mije dollaret sot si Rama dhe Veliaj i perdorin si bakshish o si kusur.
    Kan ndryshuar vitet dhe kane ndryshuar dhe shumat.

  5. #15
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Dokumenta amerikane të deklasifikuara për Shqipërinë, bëhen publike

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Problemi eshte qe sot Sorosi nuk ka pse investon ne Shqiperi,sepse duhen miliona si per Ramen dhe si per Veliajn. Nuk mjafton me 100 mije dollare per te lobuar o ndikuar qeverine. 100 mije dollaret sot si Rama dhe Veliaj i perdorin si bakshish o si kusur.
    Kan ndryshuar vitet dhe kane ndryshuar dhe shumat.
    Kjo eshte afromendsh, ai ka investuar ne fillim vitet 90', per te vjelur frutet sot...

    Me shume sesa rrogave te majme per personelin qe punon per fondacionin, nuk ka perse te investoj...

    Prandaj të thashe qe te merresh me Sorosin sot, s'ka sens..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Dokumenta amerikane të deklasifikuara për Shqipërinë, bëhen publike

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Kjo eshte afromendsh, ai ka investuar ne fillim vitet 90', per te vjelur frutet sot...

    Me shume sesa rrogave te majme per personelin qe punon per fondacionin, nuk ka perse te investoj...

    Prandaj të thashe qe te merresh me Sorosin sot, s'ka sens..
    E drejt,e vertet,nuk ka sens.

    Por per ne "i huaji" eshte bere "kulture","dogme",nuk ka argument qe nuk perdoret i huaji. Varemi gjithmon nga i huaji,dhe faji eshte gjithmon i te huajit

    Duke filluar,nga reforma per drejtesi,nga plani francez,belg,italian per te bere nje fush me bar o qendren e tiranes,deri tek klinika turke ,greke,shkolla amerikane,farmacit,spitalet
    Nga ana gjeografike jemi popull me "kulture".

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Arrow Për: Dokumenta amerikane të deklasifikuara për Shqipërinë, bëhen publike

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Te flasesh sot per sot per kete fondacionin, nuk zbulon asgje. Keta jane instaluar mjeshterisht tek ne, me qellim te vetem zhvatjen!

    Do thuash ti edhe fuqite e medha nese te ndihmojne, kane interesat e tyre mbrenda! E vertete por ata investojne dhe njekohesisht jane te interesuar qe shteti yne te ruaj nje status-quo, te kemi nje ekonomi te qendrueshme etj etj.
    Kurse ketij fondacionit i intereson vetem anarkia, sepse eshte momenti me i volitshem per zhvatje. Menyrat dhe format i kane me siguri teper te sofistikuara, jo me kot ky Sorosi arriti te interferoj ne Britani tek Bank of England, duke arritur te bej nje mega spekullim me vlere diku tek 1 biliard pound. Imagjino pak se çfare mund te bejne keta ne shqiperi?
    Ose ke psh rastin qe u be publik ne media, ku Sorosi i kerkonte presidentit te Ukraines nepermjet nje emaili, lefta per gjobat 7 miliardeshe te vetat...

    Me pak fjale keta gjurmojne lekun, ne kurriz te njerezve ku organizatat e tij operojne, jo me kot eshte non-grata ne gjithe Europen perveç shqiperise!
    Une kam lexuar dicka nga David Borden(n.q-se emri ju thote dicka): lufta kundra droges rrezikon sistemin financiar.
    Pastaj per Sorren ke me qindra fakte, cfar hiene eshte,ke perfaqeson dhe cfare ka ne plan per te ardhmen.
    Gezuar krishtlindjet shqiptareve me fene perkatese.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •