Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    PD: Ja si Edi Rama po vjedh fondet publike me bashkëpuntorët e tij

    Akuzat e reja, PD: Miliarda të reja për Beqën, Vilmën, Sadriun, Papulin e Nadirin

    Emri:  Ina-Zhupa-655x356.jpg

Shikime: 1272

Madhësia:  29.1 KB

    Partia Demokratike vijon të denoncojnë atë që ajo e quan skema e Edi Ramës e ndarjes së parave me miqtë dhe donatorët e tij.
    PD nxorri në deklaratë anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ina Zhupa e cila duke iu referuar buletinit të prokurimeve, denoncoi: ministri Ilir Beqaj me firmën e tij Intech plus, ka marrë tendera të tjerë, me vlerë 1 miliardë e 640 milionë lekë.
    Në një prej tenderave në Ministrinë e jashtme, me 320 milionë lekë, kompania e Beqës ka qënë ofertues i vetëm dhe ka marrë qindarkë me qindarkë gjithë fondin limit të vënë në dispozicion.
    Vilma Nushi me firmën e saj Trimed, duke marrë këto dy javë 710 milionë lekë nga Beqaj dhe nga spitalet e vendit. Kryesisht, para të marrë me negociim, pa shpallje.
    Sadri Abazi, me firmën që me letra e ka nipi i tij, ka futur në dorë 1 miliardë e 830 milionë lekë në tendera të ndryshëm nga rrugët tek KESH-i.
    Omega Farma, pronari i së cilës është në arrest dhe nën hetim për korrupsion, vazhdon të marrë para nga Ilir Beqaj”
    Sipas PD-së “ministri i Ramës kërkon të blejë heshtjen e shefit të Omega Farmës, pasi njihet përfshirja e tij në skemën e recetave fiktive 1 miliardë e 279 milionë lekë për Nadirin e Beqës”
    “Ndërtuesi i Ramës, Papuli ka marrë edhe ai një pako këto dy javë, me shërbim e shitje makine, 80 milionë lekë”
    Pas denoncimit PD bën thirrje për ta ndalur qeverinë.
    “Ky është viti i fundit i kësaj hajdutërie që po pasuron Ramën e 40 hajdutët e tij, e po varfëron deri në frymën e fundit popullin. Koha është tani. Korrupsionin do ta ndalim ne të bashkuar, në rrugë në sheshe, derisa ta dëbojmë klikën që vjedh e zhvat paratë e pasuritë e shqiptarëve”

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Ja si Edi Rama po vjedh fondet publike me bashkëpuntorët e tij

    Tenderat e fundvitit/ Ditmir Bushati i jep 320 milionë lekë Ilir Beqajt

    Partia Demokratike ka denoncuar sot disa tendera të organizuar nga ministritë, të cilat janë fituar nga firma e Ilir Beqajt, nipi i Sadri Abazit, biznesmeni Papuli dhe Vilma Nushi.

    Deklarata e PD

    Në dy javët e fundit, skema e Edi Ramës e ndarjes së parave me miqtë dhe donatorët e tij ka qënë në funksion me kapacitet të plotë.

    Siç tregon buletini i prokurimeve;
    Ilir Beqa me firmën e tij Intech plus, ka marrë tendera të tjerë, me vlerë 1 miliardë e 640 milionë lekë. Në një prej tenderave në Ministrinë e Jashtme, me 320 milionë lekë, kompania e Beqës ka qënë ofertues i vetëm dhe ka marrë qindarkë me qindarkë gjithë fondin limit të vënë në dispozicion.

    Emri:  Ilir-Beqaj.jpg

Shikime: 697

Madhësia:  46.9 KB
    Tenderi i fituar nga kompania Intech Plus, ku ka pasur aksione Ilir Beqaj

    Vazhdon Vilma Nushi me firmën e saj Trimed, duke marrë këto dy javë 710 milionë lekë nga Beqa dhe nga spitalet e vendit. Kryesisht, para të marrë me negociim, pa shpallje.

    Emri:  Vilma-Nushi.jpg

Shikime: 746

Madhësia:  44.6 KB
    Tenderi i fituar nga kompania e Vilma Nushit


    Godet sërish Sadri Abazi, me firmën që me letra e ka nipi i tij, duke future në dorë 1 miliardë e 830 milionë lekë në tendera të ndryshëm nga rrugët tek KESH-i.

    Emri:  Sadri-Abazi.jpg

Shikime: 709

Madhësia:  52.1 KB
    Tenderi i fituar nga kompania e nipit te Sadri Abazit

    ....

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Ja si Edi Rama po vjedh fondet publike me bashkëpuntorët e tij

    Omega Farma, pronari i së cilës është në arrest dhe nën hetim për korrupsion, vazhdon të marrë para nga Ilir Beqa. Ministri i Ramës kërkon të blejë heshtjen e shefit të Omega Farmës, pasi njihet përfshirja e tij në skemën e recetave fiktive. 1 miliardë e 279 milionë lekë për Nadirin e Beqës.

    Emri:  Omega-Farma.jpg

Shikime: 693

Madhësia:  32.9 KB
    Tenderi i fituar nga Omega Farma, administratori i se ciles eshte ne burg

    Ndërtuesi i Ramës, Papuli ka marrë edhe ai një pako këto dy javë, me shërbim e shitje makine, 80 milionë lekë.

    Emri:  agron-papuli.jpg

Shikime: 771

Madhësia:  38.6 KB
    Tenderi i fituar nga kompania e biznesmenit Agron Papuli

    Panorama

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,749

    Për: PD: Ja si Edi Rama po vjedh fondet publike me bashkëpuntorët e tij

    Ore,nje gje nuk kuptoj . Per çfare behen keto denancime ?

    1) Tenderat,behen per tu vjedhur. Eshte sistemi i tille,organizohen per te vjedhur dhe i fiton ai qe do vjedhi me shume,se natyrisht do paguaj per tenderin e vjedhur.
    2) Tenderat vidhen si ne kohen e Saliut dhe si ne kohen e Rames. Nuk vidhet as me pak e as me shume. Vidhet njesoj,dhe po nga te njejtet persona. (Per te mos permendur Beqen qe thoshte qe vidhja me teper kur isha ne opozite o me qeverine e Saliut ).

    3) Cfare propozon PD qe mos vidhen tenderat ? Si duhet ndryshuar ky sistem ? Se nuk eshte qe zevendesove Beqen me Xenin dhe mbarove pune.

    Tenderat o Beqja o Argita do ti bejne !

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •