Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Vëllai i Erdoganit, Edi Rama, vizitë zyrtare në Izrael

    Edi Rama në Izrael me homologun Netaniahu

    Emri:  3f041a242221a33357c466dc82ea41f1_XL.jpg

Shikime: 313

Madhësia:  18.4 KB

    Kryeministri Rama u prit sot, në selinë e qeverisë në Jerusalem, nga Kryeministri Benjamin Netanyahu, ku për mbi dy orë u diskutua për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bashkëpunimit në fusha të interesit reciprok, me theks në energji dhe në sektorin e ujit. Në fokus ishte edhe rritja e ndërveprimit në çështjet e sigurisë dhe luftës ndaj ekstremizmit të dhunshëm, në mbrojtje të vlerave dhe popujt tanë nga ky kërcënim.

    “Është një nder i madh i madh për mua dhe një privilegj që të jem këtu si Kryeministër i Shqipërisë. Ju jam mirënjohës për ftesën. Ashtu siç edhe ju e thatë zoti kryeministër, ky vit shënon 25 vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike, por miqësia jonë është e bazuar në një histori fantastike të shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë luftës së pushtimit nazist dhe ne jemi krenarë që kemi qenë një vend ku asnjë hebre nuk ra në duart dhe nazistëve dhe ku ata gjetën strehë dhe mbështetjeje mes shqiptarëve të feve të ndryshme. Ka shumë histori të familjeve myslimane në Shqipëri, të cilat morën në mbrojtje familjet hebreje.

    Gjithashtu ndihem shumë i nderuar, sepse jemi këtu të nënshkruajmë Deklaratën e Miqësisë, në një moment kur marrëdhëniet tona kanë nevojë të forcohen, kjo edhe për shkak të sfidave të përbashkëta.

    Ne jemi shumë të qartë dhe të prerë në qëndrimin tonë ndaj terrorizmit dhe akteve ekstreme të dhunës. Së fundmi, ne kemi themeluar në Shqipëri një qendër rajonale për të ndaluar ekstremizmin e dhunshëm. Ne jemi të vendosur të punojmë së bashku me ju, përkrah popullit izraelit, për të mbrojtur vlerat tona dhe njerëzit tanë nga rreziku i terrorizmit dhe i çdo forme tjetër të ekstremizmit, në një vend, i cili është krenar për harmoninë dhe bashkëjetesën fetare.

    Në fund, por jo e fundit, ne jemi shumë të lumtur që së bashku të parashikojmë një rritje të bashkëpunimit tregtar, një rritje të bashkëpunimit në të gjitha fushat. Përsa i përket ujit, dy vendet tona janë shembulli më i mirë i asaj se vendet ndryshojnë jo nga ajo që kanë, por nga ajo që dinë të bëjnë. Ju nuk keni burime ujore, por e keni menaxhuar më së mirë. Ndërsa ne kemi shumë pasuri ujore, por nuk jemi më të mirët në përfitimet prej tyre.

    Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe ju faleminderit për këtë mundësi të madhe,” - u shpreh Kryeministri Rama, gjatë prononcimit përpara mediave me Kryeministrin Netanyahu.

    Kryeministri Netanyahu çmoi miqësinë midis dy popujve, e cila ka spikatur veçanërisht në periudha kyçe të historisë dhe i shprehu Kryeministrit mirënjohjen ndaj popullit shqiptar për kontributin në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Ne nuk i harrojmë kurrë miqtë”, - u shpreh Kryeministri Netanyahu, gjatë prononcimit të përbashkët pas takimit.

    “Kryeministër Rama, mirëserdhët në Jerusalem. Jemi shumë të lumtur që ju takojmë. Ne e dimë se Shqipëria është mike e mirë e Izraelit. Ne celebrojmë 25 vjet marrëdhënie dhe e dimë, populli shqiptar nuk është i lidhur me popullin izraelit vetëm sot, por gjatë periudhës së vështirë të Holokaustit, shqiptarët kanë qëndruar krah më krah me popullin hebre që u persekutua në Europë.

    Unë mendoj se Shqipëria është vendi i vetëm ku popullata hebreje u rrit për shkak të mikpritjes së refugjatëve dhe falë miqësisë që populli shqiptar tregoi. Ne nuk i harrojmë kurrë miqtë tanë dhe vlerësojmë ndjenjën e njerëzimit dhe qytetërimit dhe kurajën që treguat gjatë kohës sonë më të zymtë.

    Ndaj dhe është kënaqësi e veçantë për mua që sot të zgjerojmë marrëdhëniet në shumë fusha konkrete, të cilat mbulojnë një spektër shumë të gjerë; Mbulojnë tregtinë, investimet, industrinë, ujin. Ne kemi të gjithë nevojë për ujë që të jetojmë dhe Izraeli ka eksperiencë në fushën e burimeve ujore; Këto marrëdhënie mbulojnë gjithashtu çështjen e sigurisë, e cila përfshin dhe shqetëson vendet anembanë. Sot terrorizmi na kërcënon të gjithëve. Izraeli lufton kundër terrorizmit përditë dhe nuk e ul asnjëherë vëmendjen. Por besoj se popujt sot i kuptojnë gjithnjë e më shumë se problemet e sigurisë ndërkombëtare janë të ndërlidhura. Kërcënimi terrorist është ndaj kujtdo, ai është në nivel ndërkombëtar, ndaj dhe përgjigjja duhet të jetë e tillë.

    Këto janë disa nga argumentet e diskutimeve. Gjithashtu do të firmosim disa marrëveshje për të përforcuar dhe pasqyruar miqësinë tonë dhe me këtë frymë miqësie, unë Kryeministër Rama, ju uroj mirëseardhjen në Jeruzalem,” - u shpreh Kryeministri Netanyahu në deklaratën e tij.

    Kjo vizitë celebron edhe 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Takimi mes dy Kryeministrave dhe delegacioneve respektive konkludoi me nënshkrimin e Deklaratës së Miqësisë mes dy vendeve, ku shprehet angazhimi i mëtejshëm mes dy vendeve për të thelluar marrëdhëniet në të gjitha fushat me interes reciprok, por sidomos në atë të sigurisë, përfshirë sigurinë energjetike, luftës kundër terrorizmit, krimit kibernetik, si dhe në energji, bujqësi, kulturë, turizëm dhe arsim. Kjo deklaratë synon të nxisë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, si edhe i hap rrugën negociatave për Marrëveshjen e eliminimit të taksimit të dyfishtë.

    Nëpërmjet kësaj Deklarate, pala izraelite shpreh edhe njëherë mirënjohjen ndaj popullit shqiptar për kontributin në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së dytë Botërore.

    Gjithashtu u nënshkrua edhe:

    - Marrëveshja në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore, ku palët angazhohen të nxisin shkëmbimin e informacionit dhe dokumentacionit mbi tema që lidhen me shëndetësinë në fusha me interes të përbashkët; Shkëmbimin e vizitave të specialistëve me qëllim përmirësimin e kualifikimeve dhe konsultimeve; Shkëmbimin e informacionit mbi pajisjet mjekësore, aparaturat mjekësore, produktet farmaceutike dhe zhvillimet teknologjike që lidhen me mjekësinë e shëndetin publik; Shkëmbimin e informacionit mbi konferenca kombëtare, takime dhe evente të tjera që do të zhvillohen në secilin vend; Forma të tjera bashkëpunimi në fushën e mjekësisë dhe shëndetit publik.

    - Memorandumi i Bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Yad Vashem, Autoriteti i Përkujtimit të Martirëve dhe Heronjve të Holokaustit, për të bashkëpunuar në promovimin e edukimit dhe përkujtimit të Holokaustit.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vëllai i Erdoganit, Edi Rama, vizitë zyrtare në Izrael

    Rama: Izraeli do të eksplorojë për gaz dhe naftë në Shqipëri

    Emri:  Rama-Linda.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  69.1 KB
    Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij mbjellin në emër të Shqipërisë “Ullirin e paqes” në Izrael

    Kryeministri Rama ka thënë për mediat izraelite se “Deklarata e Miqësisë” është shprehje kuptimplotë e këtij fakti, por edhe një gur i rëndësishëm në murin e miqësisë së rigjetur pas një ndërprerje të gjatë nga diktatura dhe ideologjia e diktaturës komuniste në marrëdhëniet me Izraelin. Sipas tij, Izareli do të japë ndihmën e tij në sektorin e ujit, pot gjithashtu ka shfaqur interes për investime në sektorin e bujqësisë e turizmit.

    “Jam shumë i mbresuar me një emocion të posaçëm, për hir të së vërtetës, nga kjo vizitë, sepse kur vjen këtu e ndien në lëkurë peshën e jashtëzakonshme të të qenit përfaqësues i një vendi si Shqipëria dhe kryeministri që përfaqëson një popull si shqiptarët, për të cilët siç e vutë re dhe ju, në këtë vend ka një respekt shumë të veçantë.

    Mikpritja, vëmendja, kujdesi, por edhe dëshira e madhe e kryeministrit Netanyahu dhe të gjithë dinjitarëve që ne takuam për të zhvilluar më tutje marrëdhëniet me Shqipërinë, janë një mundësi e jashtëzakonshme për ne, sepse ky është një vend i jashtëzakonshëm, me një zhvillim të admirueshëm, me dituri të madhe dhe mundësi të mëdha për të mësuar dhe për të përfituar nga një marrëdhënie kaq speciale sa ajo mes Shqipërisë dhe Izraelit dhe mes hebrenjve e shqiptarëve.

    “Deklarata e Miqësisë” është shprehje kuptimplotë e këtij fakti, por edhe një gur i rëndësishëm në murin e miqësisë së rigjetur pas një ndërprerje të gjatë nga diktatura dhe ideologjia e diktaturës komuniste në marrëdhëniet me Izraelin. Jo vetëm sa i takon luftës kundër terrorizmit dhe forcimit të kapaciteteve për të rritur sigurinë, por edhe për sa i përket një sërë fushash të tjetra.

    Besoj se ne do të bëjmë së bashku dhe falë ndihmës së qeverisë izraelite zhvillime të rëndësishme në sektorin e ujit dhe të administrimit të tij, ku Izraeli është një kampion bote në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Edhe pse është një vend që s’ka ujë siç ka Shqipëria, ka arritur të bëjë vërtet art me shfrytëzimin e ujit të kripur dhe ç’kripëzimin e tij për të gjithë funksionet e tij si dhe me përpunimin e ujërave të zeza.

    Nga ana tjetër, është me rëndësi edhe çka mund të bëjmë së bashku në fushën e investimeve të drejtpërdrejta. Ne jemi në finalizim të një marrëveshje të rëndësishme për të pasur në Shqipëri edhe grupin më të madh izraelit në fushën e naftës dhe gazit, “DELEK Group” që do të fillojë besoj nga viti i ardhshëm të eksplorojë në territorin e Shqipërisë dhe në një sërë fushash të tjera si turizmi apo bujqësia ku ka një interes të veçantë nga ana e investitorëve këtu në këtë vend.

    Çka shkruhet në marrëveshje është fakti se ka një vullnet të madh që ne e vumë re të gjithë këtu në këtë vend për të zhvilluar një partneritet real me Shqipërinë, në të gjitha fushat, nga siguria, deri tek ekonomia dhe nga mbështetja për rritjen e kapaciteteve tona në luftën kundër terrorizmit dhe për sa i përket çdo forme të shfaqjes së tij, deri tek investimet e drejtpërdrejta nga Izraeli.

    Është e vërtetë që takimi i kaloi të gjitha afatet e parashikuara dhe besoj kjo si rezultat i dëshirës së Kryeministrit izraelit për të shprehur dhe rishprehur, për të nënvizuar dhe rinënvizuar gatishmërinë e shtetit dhe popullit izraelit për t’u afruar më shumë me Shqipërinë dhe shqiptarët, duke e thënë në mënyrë të vazhdueshme se Izraeli nuk i harron miqtë dhe se shqiptarët renditen ndër miqtë e rrallë dhe shumë të veçantë të Izraelit, gjë që më pas u vu re në të gjithë shtrirjen e kësaj vizite.

    Për sa u përket çështjes së Kosovës është e qartë që qëndrimi izraelit nuk lidhet drejtpërdrejtë me Kosovën, por me kompleksitetin e një situate që nga krijimi i shtetit të izraelit në raport me Palestinën. Besoj që kjo është një çështje që do të shkojë paralel edhe më çështjen që lidh votën e Izraelit me njohjen e shtetit të Kosovës”, ka thënë Rama për mediat Izraelite.

    Shqip

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vëllai i Erdoganit, Edi Rama, vizitë zyrtare në Izrael

    Dita e dytë, Rama vijon vizitën në Izrael, diskutohen sfidat për ekstremizmit të dhunshëm

    Emri:  rama-ne-izrael-655x356.jpg

Shikime: 78

Madhësia:  40.5 KB

    Kryeministri Edi Rama vijon vizitën në Izrael ku është takuar me Presidentin Reuven Rivlin dhe Kryetarin e Parlamentit Yuli-Yoel Edelstein, me të cilët diskutoi mbi sfidat e përbashkëta kundër ekstremizmit të dhunshëm, por edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e energjisë, turizmit dhe bujqësisë.
    Rama zhvilloi edhe një takim me liderin e opozitës Herzog, si edhe u prit në Bashkinë e Jeruzalemit nga Kryetari i Bashkisë Nir Barkat.
    Rama, i shoqëruar edhe nga zonja e tij, vizituan memorialin Yad Vashem ku nderuan viktimat e Holokaustit e më pas u ndalën në disa nga vendet e shenjta të qytetit të Jeruzalemit, ku u takuan edhe me Patriarkun ortodoks Teofili III, Patriarkun katolik latin Imzot Fuat Tëal.
    Vizita në Bazilikën e Varrit të Shenjtë të Krishtit, ndërtuar nga perandori ilir Kostandin dhe ku bashkëjetojnë 5 komunitete të krishtera ishte një nga momentet e veçanta të kësaj vizite.

    ORA NEWS

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •