http://www.forumishqiptar.com/thread...in-Muhamed-a-s
Kjo teme eshte ekuivalente e temes se mesiperme .Ne ckuptim ekuivalente? Sepse ate qe e thuhet ne Kuran thuhet dhe ne bibel por keqinterpretimi dhe deformimi gjate koherave ka sjelle shmangien nga e verteta hyjnore.Pikerisht per kete erdhi Kurani per te treguar se deformimet dhe futja e mesimeve greko-romake ne bibel duke keqinterpretuar konceptin monoteist te Zotit deformuan tek besimtaret e krishtere besimin e te cilit predikoi vete Jezusi.Ne gjithe biblen predikohet besim tek nje Zot i vetem, lutje dhe ngasherim i Jezusit drejtuar Atij, mrekulli prej Zotit ndaj profetit Jezus, emertim ne te gjithe koherat dhe gjendjet te Jezusit bir i njeriut, por .. mbas gjithe kesaj greket deformuan mesazhet biblike per ta bere Jezusin dhe besimin krishter me te afert dhe me te pranueshem per paganet greke.Deformuan emrin Mesia ne Krisht, i vendosen emrin grek-latin Iesus, emertuan fene me emrin krishter sipas emrit grek, deformuan nocionet e monoteizmit te Zotit Nje duke miratuar here mbas here neper kuvende, kocile etj hyjnizime njerzish, doktrina trinitare, shenjterime te njeriut dhe deformime kuptimore.
Gjate gjithe historise eshte futur dora e njeriut ne kete besim, qe nga Pali qe shkroi letrat e tij dhe sot njerzit besojne se ato jane liber i Zotit, qe nga vendimet e Konstandinit qe mori ne Keshillin e Nikeas e me pas duke vijuar historikisht .
Islami erdhi per pastrimin e te gjithe shtesave, mangesive dhe deformime qe njerzit i bene mesazhin hyjnor te zbritur tek profeti Jezus.Islami pastroi Jezusin nga shpifjet hebreje dhe mohimet e tyre, dhe pastroi Jezusin nga hyjnizimi dhe deformimi qe krishteret i bene atij.
Hebrenjte e mohuan, Krishteret e hyjnizuan ndersa Muslimanet e besuan realisht ashtu sic ai ishte ne te vertete, pa mohime dhe pa hynizime, nje profet i Nderuar.
Kurani e permend Jezusin ne Kuran shume me bukur dhe shume here .Per te ne Kuran jane emertuar kapituj si Maide=Tryeza e zbritur prej qiellit per te ngrene ai dhe apostujt(Hauarijunet) e tij).Eshte nje kapitull me emrin e gjyshit te tij Ali(Eli) Imran, kapitull per nenen e tij te ndershme Marien (Merjem).E shume ajete te tjera neper kapituj te tjere, tregime per apostujt e tij e shume e me shume se kaq deri ne te gjithe ciklin e profeteve nga Ademi deri ne fund te botes.Kjo ishte shpallja qe profetizoi dhe vete Jezusi me gojen e tij nje plotesim i gjithe historive profetike me emertimin e fese nga Zoti (islam) dhe jo nga vete njerzit.
Profecia per Isain te Birin e Merjemes.(Jezusin) ne Islam
Tetėdhjetė e tre ajetet e para tė kaptinės Ali Imran janė shpallur si pėrgjigje tė krishterėve, (Allahu i Udhezofte), tė cilėt pohojnė se Allahu ka fėmijė – qoftė i lartėsuar Ai dhe lart mbi atė qė flasin ata!
Njė delegacion i krishterėve nga Nexhrani kishte vajtur tek i Dėrguari i Allahut (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) dhe kishin nisur tė flasin pėr besimin e tyre nė Trini . Ata thonin se Allahu ėshtė njėri nga tre personat e Trinisė, ndėrsa dy tė tjerėt janė Isai dhe Shpirti Shenjte(Engjelli Xhibril). Nė kėtė i Lartmadhėrishmi shpalli fillimin e kėsaj sureje, nė tė cilin shpjegon se Isai ėshtė vetėm njėri nga robėrit e Allahut, tė cilin e ka krijuar dhe e ka formėsuar nė barkun e nėnės sikurse edhe krijesat e tjera, se e ka krijuar pa baba, siē e ka krijuar Ademin edhe pa baba edhe pa nėnė dhe se ka thėnė: “Bėhu!”, e ai ėshtė bėrė. Qoftė lavdėruar Allahu!
Gjithashtu, shpjegon si ėshtė lindur nėna e tij, Merjemja, ēka ka ndodhur me tė dhe si ka mbetur shtatzėnė me tė birin, Isain. Pėrkitazi me kėtė flitet edhe nė suren Merjem, pėr ēka, me ndihmėn e Allahut, do tė flasim hollėsisht mė vonė.
Allahu i Madhėrishėm, duke parashtruar tė vėrtetėn nė lidhje me kėtė, thotė: *“Allahu e zgjodhi Ademin, Nuhin, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi njerėzit e tjerė - tė gjithė pasardhės njėri nga tjetri – e, Allahu dėgjon ēdo gjė dhe di ēdo gjė. *(Kujtoje atė kohė, o Muhammed!) Kur gruaja e Imranit tha: “O Zoti im, unė Ty ta kam pėrgjėruar (qėllimuar) atė qė ėshtė nė barkun tim, qė tė shėrbejė vetėm Ty, ndaj, pranoje prej meje, sepse Ti, me tė vėrtetė, dėgjon dhe di ēdo gjė.” *E, kur ajo lindi (fėmijėn), tha: “O Zoti im! Unė linda femėr!” - e Allahu e di mirė se ēka ka lindur ajo, - “Mashkulli nuk ėshtė si femra. Ia vura emrin Merjem dhe unė atė dhe pjellėn e saj po e lė nė mbrojtjen Tėnde nga djalli i mallkuar.” *Dhe Zoti i saj e pranoi mirė atė (vajzėn), e bėri qė tė rritej bukur dhe qė pėr tė, tė kujdesej Zekerijjai. Kurdoherė qė hynte Zekerijjai nė Tempull, tek ajo gjente ushqim. “Prej nga kjo, oj Merjeme?” – pyeste ai, kurse ajo i pėrgjigjej: “Prej Allahut, Allahu e furnizon pa hesap, kė tė dojė Ai.” (Ali Imran, 33-37)
I Lartmadhėrishmi tregon se si e ka zgjedhur Ademin (paqja e Allahut qoftė mbi tė!) dhe besimtarėt e sinqertė nga pasardhėsit e tij, tė cilėt e kanė ndjekur She¬riatin dhe kanė qenė tė bindur ndaj Tij, duke e dalluar posaēėrisht “familjen e Ibrahimit”, tė cilės i takojnė edhe pasardhėsit e Ismailit (paqja e Allahut qoftė mbi tė!).
Ai, pastaj, e vė nė pah ndershmėrinė dhe zgjedhshmėrinė e familjes sė Imranit. Kėtu mendohet nė babain e Merjemes, Imranin (Paqja qoftė mbi ta!)
Ebu El-Kasim b. Asakiri thotė se Merjemja ėshtė vajza e Imran b. Masan b. El-Azer b. El-Jud b. Ahnez b. Saduk b. Ajazuz b. El-Jakim b. Ebjud b. Zerbabil b. Shaltal b. Juhin b. Bersh b. Emon b. Misha b. Hizkij b. Ahaz b. Musam b. Azrij b. Juram b. Jushafat b. Ejsh b. Ejb b. Ruhbu’am b. Sulejman b. Davud (paqja e Allahut qoftė mbi tė!). (Ka dhe nje mendim tjeter por e kam hequr)
Mirėpo, nuk ka mospajtim rreth asaj se Merjemja ėshtė nga pasardhėsit e Davudit (paqja e Allahut qoftė mbi tė!). Babai i saj, Imrani, i paraprinte izraelitėt nė namaz, ndėrsa e ėma, Hana bint Fakud b. Kubejl, ishte grua jashtėzakonisht e devotshme. Zekerija ishte asokohe Pejgamber dhe ai, sipas shumicės sė dijetarėve, ishte burri i motrės sė Merjemes, Eshja’sė(ELizabetes). Njė numėr i vogėl dijetarėsh, thonė se ai ka qenė burri i tezės sė saj Eshja’sė. Allahu e di mė sė miri
Muhammed b. Is’haku dhe disa tė tjerė, thonė se nėna e Merjemes njė kohė tė gjatė nuk ka mundur tė mbetej shtatzėnė. Njė ditė, ajo pa njė zog, duke i ushqyer tė vegjlit e vet, ndaj e mori malli tė kishte fėmijė, duke iu pėrgjėruar Allahut se, nėse ia jep Allahu, do ta dedikonte pėr shėrbim nė Tempullin e Jerusalemit.
Thonė se, menjėherė pas kėsaj, asaj i erdhėn tė pėrmuajshmet. Pastaj, pas tyre, u la, ra me tė burrin dhe mbeti shtatzėnė me Merjemen.Ajetet e Kuranit qe e tregojne kete gje “E, kur ajo lindi (fėmijėn), tha: “O Zoti im! Unė linda femėr!” - e Allahu e di mirė se ēka ka lindur ajo, - “Mashkulli nuk ėshtė si femra.”, d.m.th. pėr shėrbim nė Tempullin e Jerusalemit. Atėbotė ata i dedikonin fėmijėt e tyre pėr shėrbim nė Tempullin e Jerusalemit. “Ia vura emrin Merjem.”
Ky merret si argument se fėmijės i vihet emri ditėn e lindjes, siē qėndron nė Sahihėt e Buhariut dhe tė Muslimit, ku thuhet se Enesi e ka dėrguar tė vėllain tek i Dėrguari i Allahut (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) dhe ai ia ka fėrkuar qiellzėn dhe ia ka vėrė emrin Abdullah.
Nė njė hadith, tė cilin e transmeton El-Hasani nga Semuri, qėndron se, I Dėrguari (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Ēdo fėmijė varet nga akika (kurbani) i tij, i cili prehet pėr tė ditėn e shtatė (pas lindjes), kur i vihet emri dhe i qethet koka.”
Tirmidhiu e vlerėson si hadith sahih. Nė disa versione tė tij nė vend tė “kur i vihet emri”, qėndron: “kur i lėshohet gjaku”, qė disa gjithashtu e shpallin si sahih. Allahu e di mė sė miri.
Ajeti i Kuranit
“Dhe unė atė dhe pjellėn e saj po e lė nė mbrojtjen Tėnde nga djalli i mallkuar.” Kėto fjalė tė saj janė plotėsuar dhe betimi i ėshtė pranuar.
Imam Ahmedi shėnon se i ka rrėfyer Abdurrezaku, se ka dėgjuar nga Ma’meri, ky nga Ez-Zuhriu, ky nga Ibni El-Musejjebi, e ky nga Ebu Hurejre, se I Dėrguari (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Ēdo fėmijė, kur lind, e rrėmben shejtani, andaj fillon tė qajė. Ky nuk ka qenė rast vetėm me Merjemen dhe tė birin e saj.” Ebu Hurejre ka thėnė: “Nėse doni, lexoni: “Dhe unė atė dhe pjellėn e saj po e lė nė mbrojtjen Tėnde nga djalli i mallkuar.”
Buhariu dhe Muslimi kėtė hadith e shėnojnė edhe nga Abdurrezaku, ndėr¬sa Ibni Xheriri e shėnon nė njė version tė ngjashėm nga Ahmed b. El-Ferxhi, ky nga Bekijji, ky nga Abdullah b. Ez-Zubejdiji, ky nga Ez-Zuhriu, ky nga Ebu Seleme, ky nga Ebu Hurejre, e ky nga I Dėrguari (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!).
Imam Ahmedi shėnon: “Na ka treguar Ismail b. Umeri, se ka dėgjuar nga Ibėn Ebi Dhu’ejbi, ky nga robi i liruar i El-Meshme’ilit, Axhlanit, se I Dėrguari (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Secilin fėmijė nga pasardhėsit e Ademit, kur tė lindė, shejtani e rrėmben me gishtin e vet. Nuk e ka rrėm¬byer vetėm Merjemen, vajzėn e Imranit, dhe tė birin e saj, Isain.”
Kėtė version e shėnon vetėm Ahmedi. Njė version tė ngjashėm me kėtė e shėnon edhe Muslimi nga Ebu Et-Tahiri, ky nga Ibni Vehbi, ky nga Umer el-Harithi, ky nga Ebu Junusi, ky nga Ebu Hurejre, e ky nga I Dėrguari (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!).
Imam Ahmedi, pastaj, shėnon: “Na ka treguar Hushejmi, se ka dėgjuar nga Hafs b. Mejseri, ky nga El-Ala’i, ky nga babai i vet, e ky nga Ebu Hu¬rejre, se I Dėrguari (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Secilin fėmijė qė e lindė nėna, shejtani e godet nė ijė. Nuk e ka goditur vetėm Merjemen dhe tė birin e saj. A nuk keni parė se si ēirret fėmija kur lind?” As’habėt thanė: “Kemi parė, o i Dėrguari i Allahut.” Ai u pėrgjigj: “Kjo ėshtė kėshtu, pėr shkak se shejtani e godet atė nė ijė.”
Ky version i plotėson kushtet e Muslimit, porse ky nuk e shėnon kėtė.
Kajsi transmeton nga El-A’meshi, ky nga Ebu Salihu, e ky nga Ebu Hu¬rej¬re, se i Dėrguari i Allahut (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) thėnė: “Nuk ekziston asnjė fėmijė i porsalindur e qė shejtani tė mos e ketė shtrėnguar njė apo dy herė, me pėrjashtim tė Isait, tė birit tė Merjemes dhe Merjemen.” Pastaj, i Dėr¬guari i Allahut (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) recitoi: “Dhe unė atė dhe pjellėn e saj po e lė nė mbrojtjen Tėnde nga djalli i mallkuar.”
Njė version tė ngjashėm me kėtė pėr nga domethėnia e shėnon edhe Mu¬ham¬med b. Is’haku nga Jezid b. Ubejdullah b. Kusejti, ky nga Ebu Hurej¬re, e ky nga I Dėrguari (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!).
Imam Ahmedi shėnon: “Na ka treguar Abdulmeliku, se ka dėgjuar nga El-Mugire ibėn Abdurrahman el-Hisamij, ky nga Ebu Ez-Zinadi, ky nga El-A’rexhi, e ky nga Ebu Hurejre, se I Dėrguari (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Secilin pasardhės tė Ademit, kur tė lindė, shejtani e godet pė ranėsh. Nuk e ka goditur vetėm Isain, tė birin e Merjemes. Edhe atė ka dashur ta godasė, por e ka goditur perden.”
Ky hadith i plotėson kushtet e Buhariut dhe tė Muslimit, porse ata nuk e shė¬nojnė nė kėtė version.
“Dhe Zoti i saj e pranoi mirė atė (vajzėn), e bėri qė tė rritej bukur dhe qė pėr tė, tė kujdesej Zekerijjai.” Mė shumė komentatorė thonė se, nėna e Merjemes, kur e lindi atė, e mbėshtolli me pelena (shpargėra) dhe e dėrgoi nė Tempull, ku ua dorėzoi besimtarėve, tė cilėt faleshin atje. Duke qenė se ajo ishte vajza e imamit tė tyre, filluan tė garojnė se cili prej tyre do ta merrte atė. Sipas tė gjitha gjasave, duket se e ka dorėzuar atė pas periudhės sė qumėshtit dhe tė kujdesit ndaj saj nė fillim tė moshės sė hershme tė saj.
Pasi ua dorėzoi, ata zunė tė ziheshin se cili prej tyre do tė kujdesej pėr tė. Pejgamberi i tyre, Zekerijjai, dėshironte ta ndalte tek ai, ngase gruaja e tij ishte, sipas disave - motra, e sipas tė tjerėve - tezja e saj pėr nga nėna. Mirėpo, tė tjerėt nuk pranuan njė gjė tė tillė, porse kėrkuan qė tė hedhin short. Megjithatė, fati ishte nė anėn e tij dhe shorti i ra atij. E, si tė mos ishte kėshtu, duke qenė se tezja ėshtė porsi nėna?
Allahu i Madhėrishėm thotė: “Kėto janė lajme tė panjohura, tė cilat po t’i shpallim ty (o Muhammed!). Ti nuk ishe i pranishėm kur ata hodhėn short (penat e tyre nga kallami), qė tė shohin se cili prej tyre do tė kujdeset pėr Merjemen, dhe ti nuk ishe i pranishėm kur ata ziheshin (mes vete).” (Ali Imran, 44)
Thuhet se ēdonjėri prej tyre e ka hedhur penėn e vet, tė shėnuar qė mė parė, se i kanė dėrguar nė njė vend dhe i kanė lėnė aty, pastaj i kanė thėnė njė djaloshi ta marrė dhe ta sjellė vetėm njė penė. Kjo qe pena e Zekerijjait. Megjithatė, disa nuk u pajtuan dhe kėrkuan qė sėrish tė hidhet short, nė mėnyrė qė tani penat tė hidhen nė lumė dhe pena e tė cilit do tė lundrojė pėrpjetė lumit, ai do tė jetė fitues. Kėshtu edhe vepruan, me ē’rast pena e Zekerijjait lundroi ujit pėrpjetė, ndėrsa tė tyret ujit te poshtė. Mirėpo, disa kėrkuan qė kjo tė bėhet edhe pėr tė tretėn herė, nė mėnyrė qė fitues tė jetė ai, pena e tė cilit do tė lundrojė te poshtė lumit, e tė tjerat tė lundronin pėrpjetė lumit. Shortin e hodhėn pėrsėri, ndėrsa Zekerijjai sėrish doli fitues, meqė ai ishte mė i afėrti i Merjemes sipas dispozitave tė Sheriatit dhe pėr nga shumė shkaqe tė tjera.
I Lartėsuari thotė: “Kurdoherė qė hynte Zekerijjai nė Tempull, tek ajo gjente ushqim. “Prej nga kjo, oj Merjeme?” – pyeste ai, kurse ajo i pėr¬gjigjej: “Prej Allahut, Allahu e furnizon pa hesapė, kė tė dojė Ai.” (Ali Imran, 37).
Komentuesit thonė se Zekerijjai ia kishte caktuar asaj njė vend tė posaēėm nė Tempull, ku mund tė hynte vetėm ajo. Aty bėnte ibadet dhe kur i vinte radha, i kryente punėt e pėrditshme, siē ėshtė ruajtja e ēelėsave dhe hapja e Tempullit. Ditėt dhe netėt i kalonte vetėm duke bėrė ibadet, kėshtu qė ndėr izraelitėt devotshmėria e saj merrej si shembull. Ishte e njohur pėr nga virtytet e bukura dhe gjendjet e jashtėzakonshme tė saj. I Dėrguari i Allahut, Zekerijjai, gjente nė skutėn e saj, ku bėnte ibadet, gjithēka me bollėk qė nuk mund tė gjendej dot jashtė sezonit. Kėshtu, pemėt verore tek ajo i gjente dimrit, ndėrsa ato dimėrore i gjente verės. Njė herė pyeti: “Prej nga kjo, oj Merjeme?” Ajo u pėrgjigj: “Prej Allahut”, d.m.th. ushqimi me tė cilin Allahu e furnizonte, “Allahu e furnizon pa hesapė, kė tė dojė Ai.”
Duke parė kėtė, Zekerijjai lakmoi qė edhe ai tė kishte pasardhės, edhe pse tanimė ishte i moshuar dhe i kapitur. “O Zoti im!”, tha ai, “mė dhuro nga Vetja njė pasardhės tė ndershėm, se Ti, me tė vėrtetė, i pėrgjigjesh lutjes!” (Ali Imran, 38). Disa thonė se ai atėherė pat thėnė: “O Ti, i Cili e furnizon Merjemen me fruta kur nuk ėshtė koha e tyre, mė dhuro edhe mua njė fėmijė, edhe pse nuk ėshtė koha.”
Krijoni Kontakt