‘Landi i Mirasit’, skeduar për drogë gjendet i vrarë, policia: I goditur në kokë
UPDATE/ Personi i pajetë që u gjet nga kalimtarët buzë rrugës në aksin kombëtar Korçë- Bilisht është identifikuar si shtetasi Jani Kollçaku, 37-vjeç, person me precedente penale.
Ai njihej në Korçe edhe si Landi i Mirasit dhe ishte emër i njohur për policinë, pasi ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.
Sipas të dhënave të para mësohet se në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune dhe referuar kësaj, policia thotë se ai është vrarë.
Trupi i pajetë është gjetur në afërsi të fshatit Zëmblak dhe është dërguar në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizen e nevojshme.
Policia
Policia bën me dijse se është njoftuar nga një telefonatë, se në aksin rrugor Korçë- Bilisht, pranë nënstacionit elektrik të Zëmblakut, njoftohemi se është gjetur në anë të rruges, trupi i pajetë.
Pas keqyrjes rezultoi se ai ishte Jani Kollçinaku, 37 vjeç banues në fshatin Miras, Devoll.
“Nga hetimet paraprake si edhe nga kqyrja e kufomës, rezulton se ky shtetas, është
goditur me sende të forta, në pjesën e kokës. Nē vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon per zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.
Panorama
Krijoni Kontakt