Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Xha Brahoja merr pjesë në varrimin e shokut Sulo Gradeci (Dalipi)

    Fotot nga ceremonia/ Spartak Braho dhe të afërmit e Enver Hoxhës në varrimin e Sulo Gradecit

    Familjarë të diktatorit Hoxha dhe ish-zyrtarë të regjimit komunist kanë qenë të pranishëm dje në ceremoninë e varrimit të Sulo Gradecit, ish-shefit të Sigurisë personale të Enver Hoxhës.

    Emri:  57eedb60-6371-4c80-ac73-757dd74876ad.jpg

Shikime: 1046

Madhësia:  65.2 KB

    Në kortezhin e përmotshëm ra në sy prania e djalit të Enver Hoxhës, ish-ministrave e zyrtarëve të lartë të regjimit komunist, ishdrejtuesve të Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme etj.

    Në ceremoni foli Muharrem Xhafa, kryetari aktual i Partisë së Punës. Të pranishëm në varrim ishin edhe Llambi Gegprifti, ish-anëtar i Byrosë Politike, Spiro Dede, ish-sekretar i Komitetit Qendror të PPPSH-së, Ajli Alushani, ish-ministër i Shëndetësisë etj. Kishte ardhur gjithashtu edhe Spartak Braho, kryetar i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare.

    Emri:  d51ff964-349f-421f-a264-11ccb56f1605.jpg

Shikime: 964

Madhësia:  74.2 KB

    Mesazh ngushëllimi për familjarët kishte dërguar ndërkaq kryetari i Bashkisë së Skraparit, i cili kujtonte për të pranishmit traditat atdhetare dhe kontributin e veçantë të familjes, në të cilën u rrit dhe edukua Gërdeci, ish-shefi i Sigurisë së Hoxhës.

    Po kështu, në mesazhin e Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare vihej në dukje aktiviteti i Sulo Gradecit në radhët e Lëvizjes Antifashiste dhe roli i tij në strukturat ushtarake dhe ato të sigurisë.

    Sulo Gradeci, njeriu më i afërt i Enver Hoxhës, ndërroi jetë në moshën 93-vjeçare, ditën e premte, pas një sëmundjeje të rëndë. Pak ditë më parë, ai kishte humbur dhe të shoqen, Lirinë.

    BIOGRAFIA E GRADECIT

    Sulo Gradeci (Dalipi) ka lindur në vitin 1922, në Gradec të komunës Gjerbës të Skraparit. Në vitin 1942, Sulo Gradeci ishte efektiv i çetës së Skraparit dhe më vonë partizan i Brigadës VII.

    Pas vitit 1944, ka punuar në degën e Punëve të Brendshme në qytetin e Beratit, Elbasanit dhe Përmetit, dhe më vonë në strukturat e Sigurimit të Shtetit në Tiranë. Në vitet 1950, Gradeci është emëruar në Ministrinë e Mbrojtjes me detyrë shef Dege, në drejtorinë e Sigurimit të Ushtrisë.

    Emri:  144.jpg

Shikime: 1455

Madhësia:  48.7 KB

    Në vitin 1966, Sulo Gradeci u emërua me detyrën e shefit të grupit të shoqërimit të Enver Hoxhës. Që këtej, për 30 vite me radhë, ka qenë personi që është kujdesur për organizimin e afërt të ruajtjes së sigurisë fizike të kreut të regjimit komunist.

    Me këtë detyrë ka vazhduar deri në vitin 1983. Pas këtij viti, Gërdeci ka vazhduar të ketë të njëjtën përgjegjësi, atë të sigurisë dhe ruajtjes fizike të Hoxhës, por me emërtimin komandant i grupit të sigurimit të udhëheqjes.

    Pas vdekjes së Hoxhës, Gërdeci ka vijuar në roje të familjes së Hoxhës deri në vitin 1989, kohë në të cilën ka dalë në pension. Në fillimin e viteve ’90, Gërdeci ka shkruar edhe një libër me kujtime, “30 vjet pranë shokut Enver”.

    AFRIM IMAJ

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Xha Brahoja merr pjesë në varrimin e shokut Sulo Gradeci (Dalipi)

    Albo,mbase e ke shkruar gabim...(edhe se njefar lidhje e kane midis tyre... )

    Poshte fotografise se dyte,rreshti i dyte eshte shkruar :..."ne te cilen u rrit dhe edukua Gérdeci...",ne vend te Gradeci-t

    Une,per vete, nuk mbaj pergjegjsi ,Xenin dhe as kunatin nuk i njof ! Por mos na krijo probleme me fshatrat e Skraparit,se na gjen belaja.Dhe me trasparencen edhe me integrimin.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Xha Brahoja merr pjesë në varrimin e shokut Sulo Gradeci (Dalipi)

    Serafimo, po na i merr vdekja shoket e Partise!

    Do na nxjerri Gjirokastra jote e dashur ndonje Enver te ri apo do na shkoje jeta duke sharre Sali Berishat qe na e terhoqen zvarre shokun Enver ne bulevard?!

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Xha Brahoja merr pjesë në varrimin e shokut Sulo Gradeci (Dalipi)

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Po na i merr vertet o Albo ! Une, Ti, Braho dhe shoku Berisha kemi mbetur.

    Do ta nxjeri patjeter dhe Gjirokastra ime e dashur,mezi po e presim,mbas shoku Sali natyrisht.
    Vetem se na e ka futur keq Tropoja. Ne thonim qe ishim ne me skraparllinjte forca,por baza paska qene Tropoja.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Po na i merr vertet o Albo ! Une, Ti, Braho dhe shoku Berisha kemi mbetur.

    Do ta nxjeri patjeter dhe Gjirokastra ime e dashur,mezi po e presim,mbas shoku Sali natyrisht.
    Vetem se na e ka futur keq Tropoja. Ne thonim qe ishim ne me skraparllinjte forca,por baza paska qene Tropoja.
    Ti je besoj Tironc dhe e di si veprohet.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Xha Brahoja merr pjesë në varrimin e shokut Sulo Gradeci (Dalipi)

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Fotot nga ceremonia/ Spartak Braho dhe të afërmit e Enver Hoxhës në varrimin e Sulo Gradecit

    Familjarë të diktatorit Hoxha dhe ish-zyrtarë të regjimit komunist kanë qenë të pranishëm dje në ceremoninë e varrimit të Sulo Gradecit, ish-shefit të Sigurisë personale të Enver Hoxhës.

    Emri:  57eedb60-6371-4c80-ac73-757dd74876ad.jpg

Shikime: 1046

Madhësia:  65.2 KB

    Në kortezhin e përmotshëm ra në sy prania e djalit të Enver Hoxhës, ish-ministrave e zyrtarëve të lartë të regjimit komunist, ishdrejtuesve të Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme etj.

    Në ceremoni foli Muharrem Xhafa, kryetari aktual i Partisë së Punës. Të pranishëm në varrim ishin edhe Llambi Gegprifti, ish-anëtar i Byrosë Politike, Spiro Dede, ish-sekretar i Komitetit Qendror të PPPSH-së, Ajli Alushani, ish-ministër i Shëndetësisë etj. Kishte ardhur gjithashtu edhe Spartak Braho, kryetar i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare.

    Emri:  d51ff964-349f-421f-a264-11ccb56f1605.jpg

Shikime: 964

Madhësia:  74.2 KB

    Mesazh ngushëllimi për familjarët kishte dërguar ndërkaq kryetari i Bashkisë së Skraparit, i cili kujtonte për të pranishmit traditat atdhetare dhe kontributin e veçantë të familjes, në të cilën u rrit dhe edukua Gërdeci, ish-shefi i Sigurisë së Hoxhës.

    Po kështu, në mesazhin e Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare vihej në dukje aktiviteti i Sulo Gradecit në radhët e Lëvizjes Antifashiste dhe roli i tij në strukturat ushtarake dhe ato të sigurisë.

    Sulo Gradeci, njeriu më i afërt i Enver Hoxhës, ndërroi jetë në moshën 93-vjeçare, ditën e premte, pas një sëmundjeje të rëndë. Pak ditë më parë, ai kishte humbur dhe të shoqen, Lirinë.

    BIOGRAFIA E GRADECIT

    Sulo Gradeci (Dalipi) ka lindur në vitin 1922, në Gradec të komunës Gjerbës të Skraparit. Në vitin 1942, Sulo Gradeci ishte efektiv i çetës së Skraparit dhe më vonë partizan i Brigadës VII.

    Pas vitit 1944, ka punuar në degën e Punëve të Brendshme në qytetin e Beratit, Elbasanit dhe Përmetit, dhe më vonë në strukturat e Sigurimit të Shtetit në Tiranë. Në vitet 1950, Gradeci është emëruar në Ministrinë e Mbrojtjes me detyrë shef Dege, në drejtorinë e Sigurimit të Ushtrisë.

    Emri:  144.jpg

Shikime: 1455

Madhësia:  48.7 KB

    Në vitin 1966, Sulo Gradeci u emërua me detyrën e shefit të grupit të shoqërimit të Enver Hoxhës. Që këtej, për 30 vite me radhë, ka qenë personi që është kujdesur për organizimin e afërt të ruajtjes së sigurisë fizike të kreut të regjimit komunist.

    Me këtë detyrë ka vazhduar deri në vitin 1983. Pas këtij viti, Gërdeci ka vazhduar të ketë të njëjtën përgjegjësi, atë të sigurisë dhe ruajtjes fizike të Hoxhës, por me emërtimin komandant i grupit të sigurimit të udhëheqjes.

    Pas vdekjes së Hoxhës, Gërdeci ka vijuar në roje të familjes së Hoxhës deri në vitin 1989, kohë në të cilën ka dalë në pension. Në fillimin e viteve ’90, Gërdeci ka shkruar edhe një libër me kujtime, “30 vjet pranë shokut Enver”.

    AFRIM IMAJ

    Panorama
    Afrim Imaj eshte me PLEHRA...nga Skrapari.
    Sekretari i rinise ne ministrine e mbrojtjes...pra me kete NDYRESIREN gjen personin e gabuar per histori.
    KESHTU eshte KJO.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Xha Brahoja merr pjesë në varrimin e shokut Sulo Gradeci (Dalipi)

    Citim Postuar më parë nga martini1984 Lexo Postimin
    Ti je besoj Tironc dhe e di si veprohet.
    Te gjithe,ma ha mendia duhet ta dine si veprohet.Siç ka vepruar gjithe bota o shtetet e zhvilluara (Gjermani-Itali-Poloni etj)

    Hapen dosjest,shikohet,vertetohet,gjykohet. Nuk mund te vazhdoje kjo loje gjithmon,qe ka sjellur dhe krimin e korrupsionin e sotem;moral dhe materjal. Nuk mund te vazhdohet ka qene komunist ka qene i keq,ka qene jo komunist por edhe spiun dhe eshte i mire.

    Cdo gje do llogjike,qe do te thote drejtesi edhe per kriminelat si Sulo o Nexhmija.Edhe ata kane te drejte te mbrohen para ligjit,dhe nuk mund te mbrohen o akuzohen-denohen pa fakte e dokumenta.

    Natyrisht,te gjithe e dime si veprohet,por vetem Sali Berisha e di si pengohet dhe bllokohet. Dhe deri sa te jete gjalle Berisha,ka me propabilitet qe dosjet ti hapi Nexhmija sesa Shoku Sali.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •