Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Plani i Berishes per te luftuar krimin

    Kreu i opozitės paraqet paketėn e masave antikrim. Propozime tė ashpra dhe dėnime tė parevokueshme

    Berisha: Ju tregoj si zhduket krimi dhe korrupsioni

    «Komision pėr nepotizmin nė administratė, tė ngrihet xhandarmėria dhe tė zhduken skafet pėr tre vjet »

    TIRANE- Lideri i opozitės Sali Berisha bėri publike dje njė paketė propozimesh me qėllim luftėn ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Kryetari i demokratėve sqaroi se njė pjesė e mirė e kėtyre propozimeve do tė pėrfshihen edhe nė programin e Partisė Demokratike. “Lidhur me luftėn kundėr korrupsionit, unė propozoj para jush qė korrupsioni tė shpallet vepėr e rėndė penale. Tė bėhet abolicion imunitetit pėr tė gjithė personat me imunitet pėr njė periudhė sė paku 5-vjeēare. Tė krijohet njė komision pėr studimin e nepotizmit nė tė gjitha nivelet e administratės, nga kushėrinjtė e Fatos Nanos deri tek benjaminėt, tė afėrmit dhe farefisi i deputetėve apo i zyrtarėve tė tjerė, qė janė nė poste tė cilat kanė tė mundur procesin e korrupsionit, dhe brenda tre muajve ky komision t’u japė zgjidhje problemve tė nepotizmit. Nepotizmi ėshtė njė fenomen qė favorizon shumė korrupsionin » , -tha Berisha. Lideri i opozitės pėrsėriti kėrkesėn qė kontrolli i pasurive tė zyrtarėve dhe Kontrolli i Lartė i Shtetit t’i kalojė opozitės. Berisha cilėsoi tė nevojshme tė ndalohet me ligj
    prokurimi i drejtpėrdrejtė, apo me tender tė kufizuar, pėr vlerat mbi 1 milion lekė.
    «Tė hiqen ēmimet e referencės dhe tė vendosen nėn autoritetin e doganės tė gjitha ato magazina doganore nė mėnyrė qė zyrtarėt e lartė tė mos kenė tė drejtė tė kenė magazina doganore. Tė liberalizohen plotėsisht licensat, patentat etj. Brenda tre muajve tė paraqitet nė Parlament ligji pėr konfliktin e interesave.Tė ngrihet gjykata e llogarive, me tė drejtė vendimesh tė parevokueshme » , -tha Berisha. Lideri i opozitės gjykoi se propozimet nė fjalė do t’i japin pėrgjigje pėrpjekjeve qė duhen bėrė pėr tė luftuar korrupsionin nė Shqipėri. Duke u bazuar nė shqetėsimet e fundit qė ngriti raporti i Komisionit Europian, veēanėrisht pėr korrupsionin nė piramidėn e policisė sė shtetit, Berisha tha se opozita kėrkon krijimin e njė force tė re policore me qėllim eliminimin e krimit tė organizuar nė vend. « Konkretisht kėrkojmė ngritjen e xhandarmėrisė sė shtetit si njė institucion me destinacion shtypjen e krimit tė organizuar. Pėr kėtė qėllim propozoj njė riorganizim tė plotė tė Ministrisė sė Rendit, tė Shėrbimit Informativ Shtetėror dhe Prokurorisė sė Shtetit pėr largimin nga kėto institucione tė tė gjitha segmenteve tė implikuara direkt nė trafiqe », -tha Berisha. Duke cituar sėrish raportin e Bashkimit Europian, Berisha tha se ndėrkombėtarėt nė kėtė raport flasin pėr njė shtet koleon dhe jo pėr shtet ligjor. Pėr kėtė arsye, kryetari i demokratėve cilėsoi tė nevojshme : « Moratorium 3-vjeēar pėr skafet nė bregdetin shqiptar. Asnjė skaf pėr tre vjet, pėrveē peshkarexhave tė peshkatarėve, tė mos lundrojė nė bregdetin shqiptar. Jam pėr vendosjen imediate tė paketės ligjore antikrim me dėnime fikse».

    A.Lidhur me korrupsionin:
    1-Korrupsioni tė shpallet vepėr e rėndė penale.
    2-Tė bėhet abolicion imunitetit pėr tė gjithė personat me imunitet pėr njė periudhė sė paku 5-vjeēare.
    3-Tė krijohet njė komision pėr studimin e nepotizmit nė tė gjitha nivelet e administratės
    4-Kontrolli i pasurive tė zyrtarėve dhe Kontrolli i Shtetit t’i kalojė opozitės.
    5-Tė ndalohet me ligj prokurimi i drejtpėrdrejtė, apo me tender tė kufizuar, pėr vlerat mbi 1 milion lekė.
    6-Tė hiqen ēmimet e referencės dhe tė vendosen nėn autoritetin e doganės tė gjitha magazinat doganore.
    7.Tė liberalizohen plotėsisht licensat, patentat, brenda tre muajve, tė paraqitet nė Parlament ligji pėr konfliktin e interesave.
    8.Tė ngrihet gjykata e llogarive, me tė drejtė vendimesh tė parevokueshme

    B-Pėr policinė :
    1.Ngritjen e xhandarmėrisė sė shtetit.
    2.Njė riorganizim i plotė i Ministrisė sė Rendit, Shėrbimit Informativ Shtetėror dhe Prokurorisė sė shtetit.
    3-Moratorium 3-vjeēar pėr skafet nė bregdetin shqiptar.
    4-Vendosja imediate e paketės ligjore antikrim me dėnime fikse.
    5-Ngritja e Gjykatės sė Krimeve Penale
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Njė gjė shumė e mirė, shumė me vėnd,

    Shpresoj qė kjo nismė tė kaloj nė Kuvend me miratimin e tėrėsisė sė Deputetėve. Kam mendimin se socialistėt do ta miratojnė njė gjė tė tillė, sepse nuk ka si tė kontestohet. Mbase mund tė diskutohet pėr pikat e kėsaj kėrkese, disa prej tė cilave as unė nuk i kuptoj se ēfarė janė vėretetė. Ata janė vetė ekspert.

    Pika qė nuk e kuptoj ose nuk e di se ēfarė ėshtė:

    6-Tė hiqen ēmimet e referencės dhe tė vendosen nėn autoritetin e doganės tė gjitha magazinat doganore.

    Pika qė pėr mendimin tim ėshtė tepėr pozitive pėr Shqipėrinė ėshtė:

    2.Njė riorganizim i plotė i Ministrisė sė Rendit, Shėrbimit Informativ Shtetėror dhe Prokurorisė sė shtetit.

    Kjo ėshtė mėse e nevojshme nė kėtė ēast. Shpresoj qė kjo nismė tė marri aprovim nė Kuvend, dhe me t'u thėnė me t'u bėrė!

    drini.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 16-04-2003 mė 18:09

  3. #3
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Albo

    Nė Gazetėn Shqiptare ka edhe 3 pika pėr Shtetin Ligjor. Ndėrsa pikat A dhe B janė tė tilla si mė poshtė:

    PROPOZIMET E BERISHĖS

    KORRUPSIONI
    1.Tė shpallet vepėr e rėndė penale
    2.Tė hiqet imuniteti pėr personat qė e kanė pėr njė periudhė 5-vjeēare
    3.Tė krijohet njė komision pėr studimin e nepotizmit nė gjithė nivelet e administratės dhe pėr tre muaj ai t'i japė njė zgjidhje problemit
    4.Kontrolli i pasurive sė zyrtarėve dhe KLSH-ja t'i kalojė opozitės
    5.Tė ndalohen prokurimet e drejtpėrdrejta mbi vlerėn 1 milion lekė
    6.Tė hiqen ēmimet e referencės dhe magazinat doganore tė kontrollohen nga doganat
    7.Tė liberalizohen liēensat dhe patentat e biznesit
    8.Brenda tre muajve tė paraqitet nė Parlament ligji pėr konfliktin e interesave
    9.Tė ngrihet Gjykata e Llogarive me tė drejtė vendimi tė parevokueshme pėr aktet e korrupsionit


    KRIMI I ORGANIZUAR
    1.Tė ngrihet Xhandarmėria e Shtetit
    2.Riorganizim dhe ristrukturim i Ministrisė sė Rendit, SHISH-it dhe Prokurorisė
    3.Deri nė krijimin e xhandarmėrisė, tė funksionojnė kundėr krimit forcat speciale tė ushtrisė
    4.Tė ndalohet qarkullimi i skafeve pėr tre vjet, pėrveē peshkarexhave
    5.Tė miratohet njė paketė ligjore me dėnime fikse, pra, krimi organizuar tė ketė njė masė dėnimi


    SHTETI LIGJOR
    1.Moisiu, krahas projektit tė reformės nė drejtėsi, tė marrė garanci pėr zbatimin e vendimit tė gjykatave
    2.Reformė nė gjyqėsor

  4. #4
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Njė arsye mė shumė pėr tė besuar se kjo luftė pėr Drejtėsi dhe rikthim tė jetės sė Ndershme, mund tė filloj tė marri jetė nė Shqipėri. Nėse vėrtetė dialogu demokratik midis dy poleve PS-PD do tė ndodhi siē thuhet nė artikullin e mėposhtėm at'herė pikat e lartėpėrmėndra do tė marrin vėrtetė njė mbėshtetje nė Kuvėndin e RSHsė. Kjo besoj dhe shpresoj se do t'na sjelli mė shumė Drejtėsi, dhe mė shumė ēporrje tė krimit tė ēfarėdolloji.

    ----------------------------------------------------------------------------------
    Berisha e Nano, drejt dialogut pėr raportin e BE

    TIRANE, 16 prill - Pas dy ditė debatesh, parlamenti shqiptar ka vendosur tė martėn hartimin e njė rezolute tė pėrbashkėt midis shumicės dhe opozitės lidhur me raportin e fundit tė Bashkimit Evropian mbi ecurinė e procesit tė stabilizim- asociimit tė Shqipėrisė. Ajo qė ra nė sy nė seancat e punimeve ishte se ndonėse tonet e diskutimeve ishin mjaftė tė larta, mė nė fund tė dy palėt vendosėn tė bashkėpunojnė sėrish. Kjo u duk edhe nė deklaratat e dy udhėheqėsve kryesorė tė shumicės dhe opozites. Kryetari i PD-sė, Sali Berisha, i cili paraqiti dhe njė paketė propozimesh pėr tė luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, deklaroi se ato mbeten tė hapura pėr t'u plotėsuar apo pėr t'u hedhur poshtė. "Por, ėshtė jetike, ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme, qė nga ky parlament tė dalim me gjera konkrete," tha udhėheqėsi i demokratėve. Ndėrkaq, kryeministri shqiptar, Fatos Nano, ka mirėpritur kėtė propozim tė opozitės. "Unė mbetem i vendosur pėr tė bashkėpunuar me institucionet dhe me politikėn, me agjencitė e specializuara tė shtetit dhe me opozitėn, gjithashtu, pėr tė bėrė dhe politikėn tė mbrojtur nga krimi i organizuar, trafiqet dhe interesat qė lidhen me para tė qelbura," deklaroi Nano. Njė grup i pėrbashkėt pune pritet tė hartojė rezolutėn pėrkatėse e cila do tė votohet tė enjten. Media nė Tiranė pėrfundimin e seancės sė djeshme tė parlamentit shqiptar e konsideron si njė fund tė lumtur dhe rikthim tė dialogut midis Nanos dhe Berishės.
    ----------------------------------------------------------------------------------

    drini.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e REG_KRAY
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    fier
    Postime
    66
    Shpresoj qe ta kene seriozisht.
    God Bless

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Uroj qe te shkoje gjithshka mbare ne te mire te vendit e te popullit,por ama sa me shpejt.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  7. #7
    Mendimi im eshte se asgje nuk ka per te ndryshuar,perkundrazi mund edhe te keqesohet!Nuk eshte problemi tek zgjedhja:Sali apo Fatos.Per mendimin tim e gjithe qeveria shqiptare nuk eshte ne rregull.Do te duhej ti pastronim te gjithe qeveritaret e momentit(pozite e opozite)dhe te vendosnim njerez te rinj qe nuk kane pasur te bejne me politiken me pare.Se me Saliun e me Fatosin korrupsioni nuk ka per tu zhdukur ndonje here!!

  8. #8
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Pas tre ditėsh arrihet kompromisi. Parlamenti, pak vlerėsime dhe shumė kritika pėr qeverinė

    Rezoluta, Kuvendi: “Nano” tė luftojė krimin

    Miratohet me konsensus dokumenti qė shpreh shqetėsim pėr krimin e korrupsionin

    TIRANĖ- Kuvendi miraton rezolutėn e pėrbashkėt PS-PD mbi raportin e Komisionit Europian pėr Shqipėrinė. Bashkėpunimi politik mes pozitės dhe opozitės ėshtė institucionalizuar dje me miratimin e kėsaj rezolute tė Kuvendit, nė tė cilėn ėshtė pėrfshirė edhe platforma e paraqitur nga ana e liderit tė PD-sė, Berisha. Nė seancėn e djeshme parlamentare, maxhoranca dhe opozita kanė miratuar me konsensus deklaratėn e hartuar para fillimit tė seancės nga komisioni parlamentar pėr Politikėn e Jashtme. Rezoluta e Kuvendit ėshtė miratuar sipas variantit tė paraqitur nga komisioni i Jashtėm, pa pėsuar asnjė ndryshim. Deklarata e miratuar tashmė, ka shenjestruar qeverinė, e kjo ėshtė shprehur nė pjesėn hyrėse tė saj. “Duke vlerėsuar progresin realtiv lidhur me stabilitetin politik dhe reformėn zgjedhore, duke shprehur shqetėsimin pėr konstatimet nė raport, se korrupsioni i pėrhapur dhe krimi i organizuar janė kėrcėnues pėr stabilitetin dhe se progresi i bėrė nė administratėn publike ėshtė dėmtuar nė disa raste tė emėrimeve politike dhe nepotike”,-thuhet nė pikėn e tė preambulės sė deklaratės. Gjithashtu nė tė ėshtė shprehur edhe pėr moszbatimin e Kushtetutės pėr ligjin e pronave. Seanca pėr kėtė ēėshtje, ėshtė shoqėruar me debate, ku deputetėt e partive tė vogla, si Mediu, Dule dhe Tepshi kanė kėrkuar qė tė bėhen disa shtesa, nė kėndvėshtrime tė ndryshme. Kėtyre kėrkesave, kryeparlamentari Pėllumbi u ka paraprirė, duke kėrkuar konsensusin pėr miratimin e kėsaj rezolute, sipas konsensusit tė rėnė nė komisionin parlamentar tė Politikės sė Jashtme. Kryerepublikani Mediu ka kėrkuar qė nė pikėn pesė tė kėsaj deklarate tė mos i lihej pėrgjegjėsia Presidentit tė Republikės, pasi kreu i shtetit nuk ka tė drejtė tė marrė iniciativa ligjvėnėse, si dhe tė ndikojė nė KLD-nė, pasi ka vetėm njė votė nė dispozicion. Ai ka kėrkuar qė nisma e Moisiut tė ketė mbėshtetjen e partive politike dhe tė Kuvendit. Ndėrsa kreu i PBDNJ-sė, Dule ka kėrkuar qė nė preambul, tek pika e), ēėshtja e tė drejtave tė njeriut tė trajtohej nė njė paragraf tė veēantė. “Ne tė gjithė kemi pretendime pėr shtesa, por unė kėrkoj qė tė mos ketė ndryshime rezoluta ta miratojmė, ashtu siē ėshtė, pasi ajo ėshtė arritje e mesme, pėrndryshe nuk do ta miratojmė asnjėherė”,-kėrkoi Bode pėrpara votimit nė seancėn e djeshme.
    Rezoluta
    Bashkėpunimi mes pozitės dhe opozitės ėshtė vėnė si parėsor pėr ēėshtjen e integrimit dhe tė reformės institucionale, si dhe nė luftėn kundėr trafiqeve tė gjitha llojeve dhe krimit tė organizuar. Brenda njė periudhe 2-3 mujore nė Kuvend duhet tė paraqesė nismat ligjvėnėse, duke marrė nė konsideratė paketėn e paraqitur nga kryetari i PD-sė, Berisha. “I kėrkon qeverisė dhe forcave politike tė pėrfaqėsuara nė Kuvend, si dhe institucioneve tjera pėrkatėse qė, mbi bazėn e propozimeve konkrete tė bėra nė Kuvend, veēanėrisht nga opozita, brenda njė periudhe 2-3 -mujore tė marrin tė gjitha masat administrative dhe nismat ligjvėnėse pėr zgjidhje tė pėrshpejtuar tė ēėshtjeve qė lidhen me luftėn kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar dhe reformėn institucionale, tė domosdoshme pėr shpejtimin e procesit tė integrimit tė Shqipėrisė nė BE”,-thuhet nė pikėn 2 tė rezolutės. Nė pikėn tre tė saj, Kuvendi i Shqipėrisė i kėrkon qeverisė “pėr konkretizimin dhe intensifikimin e procesit tė veprimit nė objektivat prioritare si lufta kundėr krimit tė organizuar, trafiqeve tė paligjshme, korrupsionit, sidomos nė fushat tė sistemit gjyqėsor, doganave dhe policisė pėr tė pėrmbushur objektivat prioritare”. Kuvendi i Shqipėrisė u bėn apel partive politike qė tė kontribuojnė nė pėrmirėsimin e frymės sė dialogut politik dhe tė bashkėpunimit institucional, garantimin e stabilitetit politik nė vend dhe pėrfundimin me sukses tė procesit tė reformės zgjedhore.
    Bledar Hoti


    Ja 10 pikat e Rezolutės
    Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė:

    1. I kėrkon qeverisė tė shndėrrojė Planin Strategjik pėr Integrimin, nė Strategji Kombėtare pėr Integrimin nė Bashkim Europian
    2. I kėrkon qeverisė dhe forcave politike tė pėrfaqėsuara nė Kuvend, si dhe institucioneve tė tjera pėrkatėse qė, mbi bazėn e propozimeve konkrete tė bėra nė Kuvend, veēanėrisht nga opozita, brenda njė periudhe 2-3 -mujore tė marrin tė gjitha masat administrative dhe nismat ligjvėnėse pėr zgjidhje tė pėrshpejtuar tė ēėshtjeve qė lidhen me luftėn kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar dhe reformėn institucionale.
    3. I kėrkon qeverisė dhe institucioneve tė tjera konkretizimin dhe intensifikimin e luftės ndaj krimit tė organizuar, trafiqeve tė paligjshme, korrupsionit, sidomos nė fushat kyēe tė sistemit gjyqėsor, doganave dhe policisė.
    4. I kėrkojmė qeverisė tė prezantojė nė Kuvend programin e veprimeve pėr shpejtimin e reformės strukturore nė ndėrmarrjet e mėdha dhe ato strategjike, sidomos nė sektorin financiar, pėr pėrmirėsuar legjislacionin tregtar nė dobi tė forcimit tė konkurrencės, minimizimit tė ekonomisė informale, pėr tė rritur performancėn nė sektorėt kyē tė ekonomisė, si dhe mbledhjen e tė ardhurave nga administrata fiskale.
    5. Fton Presidentin e Republikės tė ndėrmarrė nisma konkrete dhe rezultative pėr reformėn nė drejtėsi me synim garantimin e pavarėsisė sė pushtetit gjyqėsor dhe luftėn kundėr korrupsionit.
    6. Kėrkon nga gjyqėsori dhe prokuroria tė zbatojė me korrektėsi ligjin kundėr krimit dhe trafiqeve, si dhe tė mundėsojė dhėnien e drejtėsisė, sipas ligjit pėr tė gjithė shtetasit.
    7. U kėrkon institucioneve tė tjera kushtetuese, Avokatit tė Popullit dhe KLSH-sė, tė kryejnė detyrat e tyre nė forcimin e institucioneve nė pėrputhje me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė dhe legjislacionin nė fuqi.
    8. U bėn apel partive politike tė Shqipėrisė tė kontribuojnė nė pėrmirėsimin dhe forcimin e frymės sė dialogut politik, bashkėpunmin institucional, garantimin e stabilitetit politik nė vend, si dhe pėrfundimin me sukses tė reformės zgjedhore.
    9. Nxit pėrshpejtimin e reformės nė administratėn publike nė pėrputhje me ligjin “Pėr shėrbimin Civil”, duke forcuar institucionet pėrgjegjėse, zgjeruar fushėn e zbatimit tė kėtij ligji dhe garantuar zbatimin e kritereve tė tij nė emėrimet nė administratė.
    10. Rikonfirmon vullnetit pėr mbėshtetje legjislative dhe kontroll parlamentar pėr zbatimin e rekomandimeve tė BE-sė, veēanėrisht nė fushėn e reformave ekonomike, zgjidhjen ligjore pėrfundimtare

    ----------------------------------------------------------------

    Pakashumė kėrkesat e Berishės po miraton por nė njė formė tė re. Megjithatė ėshtė me shumė vlerė fryma jetėsore dhe demokratike qė po e mbizotėron tani Kuvėndin.

    drini.

  9. #9
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    PD: Presidenti dhe opozita po luftojnė krimin e organizuar

    TIRANE, 21 prill - Partia Demokratike ka pėrshėndetur qėndrimin e presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu ndaj luftės kundėr krimit tė organizuar nė Shqipėri. Nė njė konferencė pėr shtyp, zėdhėnėsi i PD Edi Paloka, tha sot se qėndrimi i presidentit ėshtė njė faktor nxitės dhe tepėr pozitiv nė punėn e organeve tė drejtėsisė nė kėtė luftė. "Ne konsiderojmė se ėshtė pikėrisht ky qėndrim ndaj krimit tė organizuar dhe presioni i opozitės, qė ka sjellė si pasojė direkte edhe arrestimet e fundit tė personave tė implikuar nė skandalet e trafikut tė qėnieve njerėzore", tha Paloka. Sipas tij, personat e arrestuar, ishin lėnė tė lirė vetėm disa ditė mė parė nga ministri Rama, ndaj arrestimi i tyre fajėson edhe njė herė kėtė tė fundit pėr implikim nė kėtė aferė. PD sulmoi sot ministrin e Rendit Publik Luan Rama edhe pėr akuzat e tij tė fundit ndaj prokurorisė shqiptare dhe policisė italiane.

    ----------------------

    Pak e ngapak makineria e ndryshkur e sistemit tone gjyqsor por fillon te leviz. Duhet vecse vajosur pak, dhe te rihidhet ne pune. Kjo do t'na sjell te tere miresine, dhe si rrjedhim, nje bashkim te trojeve tona.

    drini.

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha dhe politikanėt tropojanė nė PD
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. A kemi njė politikė kombėtare sot?
    Nga Ingenuous nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  4. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  5. Rikthimi i themeluesve tė PD-sė
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 16:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •