-
Durrës: Ekzekutim mafioz i dy personave në mes të qytetit
Dy karikatorë me fishekë mbi personin e vrarë në Durrës, Ervin Kodra

Mbrëmë u vranë dy persona në mes të qytetit të Durrësit. Personi në foto është Ervin Kodra, 33 vjeç, një nga viktimat që u ekzekutua ditën e djeshme në një atentat mafioz në Durrës. Ai ka qenë duke lëvizur me makinë bashkë me Endri Çaushaj, 25 vjeç nga Vlora, kur është goditur me një breshëri automatiku. Të dy ata kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Kodra vite më parë ka qenë i përfshirë në një vrasje, ndaj dhe një nga pistat e hetimit për atentatin e mbrëmshëm, është hakmarrja.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 20:45 në lagjen numër 1, pranë hyrjes së Portit të Durrësit.
Persona të paidentifikuar qëlluan me automatik në drejtim të automjetit BMW X6 me targa AA292IH, me të cilën lëviznin Ervin Kodra, 28 vjeç, nga Durrësi dhe Endri Caushaj nga Vlora, 25 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen në vend.Ndonëse u ngritën postblloqe nuk ka ende asnjë të arrestuar në lidhje me krimin, ndërsa flitet për rreth 30 të shoqëruar si persona që mund të ndihmojnë në zbardhjen e atentatit.
Autorët u siguruan për vrasjen
Sipas dëshmitarëve autorët i kanë prerë udhën automjetit me të cilin lëviznin durrsaku dhe vlonjati dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tyre. Fillimisht autorët kanë qëlluar nga përpara automjetin dhe më pasi, për t’u siguruar që misioni ishte kryer me sukses, vijuan të qëllonin në të dyja dyert e para. Për pasojë, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri mbetën të vrarë. Makina doli nga kontrolli dhe u përplas me një automjet tjetër, ndërsa autorët u larguan me shpejtësi në drejtim të “Urës së Dajlanit”.
Dëshmitarët dhe të shoqëruarit
Me dhjetra persona u bënë dëshmitarë okular të ngjarjes, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka mbetur i lënduar. Në polici janë shoqëruar rreth 30 vetë, si persona që kanë dijeni për ngjarjen ose mund të ndihmojnë në zbardhjen e autorëve. Dhjetra gëzhoja janë gjetur në vendngjarje dëshmi se ndaj viktimave është qëlluar me breshëri automatiku.
Hetimet
Agjentë të krimeve të rënda dhe zëvendës prokurori i Rrethit Sokol Nishani shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimin. Dy pistat në të cilat është përqëndruar policia janë: Hakmarrje dhe prishje pazaresh droge, por do të jenë hetimet ato që do të zbardhin shkaqet e vërteta të ngjarjes.
Ervin Kodra
Njëri prej viktimave të atentatit të djeshëm në 2008 ishte përfshirë në vrasjen e Saimir Ballës po në Durrës. Kodra, asokohe u arrestua bashkë me Elvis Tefën, Orges Dervishin, dhe Ervin Kodrën. Ndaj Kodrës u ngrit akuza e “përkrahjes së autorit të krimit” ndërkohë që ishte i dënuar më parë edhe për vepra të ndryshme penale.
Vrasja e vitit 2008
Vrasja në 2008 ndodhi po në qendër të Durrësit. Gjatë hetimeve të ngjarjes së shtatë viteve më parë, rezultoi se ngjarja ishte një përplasje mes grupesh kriminale. Policia e Durrësit ka informacione se dy personat që mbetën të vrarë ishin të implikuar në një rrjet trafikimi lëndësh narkotike.
Koha Jone
-
-
Për: Durrës: Ekzekutim mafioz i dy personave në mes të qytetit
Nisin hetimet, Atentati në Durrës, Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj u qëlluan me 33 plumba
Plot 33 herë është qëlluar në drejtim të makinës ku udhëtonin dy të rinjtë Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj të cilët kanë mbetur të vdekur në vend.
Atentati ndodhi mbrëmjen e së dielës (20 dhjetor 2015) rreth orës 20:45 në lagjen numër 3, pranë hyrjes së Portit të Durrësit, Rruga”Egnatia” .
Autorët, ende të paidentifikuar, kanë pritur momentin kur dy të rinjtë, Ervini nga Durrësi dhe Endri nga Vlora, kanë hipur në makinë për të qëlluar më pas në drejtim të tyre.
Ervin Kodra 28 vjeç dhe Endri Çaushaj 25 vjeç kanë marrë plagë në kokë dhe në gjoks.
Ndonëse u ngritën postblloqe nuk ka ende asnjë të arrestuar në lidhje me krimin, ndërsa flitet për rreth 46 të shoqëruar si persona që mund të ndihmojnë në zbardhjen e atentatit. Një nga pistat e hetimit ajo e trafikut të drogës.
Atentati i 20 dhjetorit- Mesditën e 21 dhjetorit policia jep dinamikën e ngjarjes: “Nga hetimet paraprake, ka rezultuar se dy viktimat kanë qenë duke pirë kafe në një lokal dhe sapo kanë hipur në automjetin tip Fuoristradë, me drejtues dhe në pronësi të viktimës Ervin Kodra është qëlluar me armë zjarri kundrejt tyre“. Makina tip BMW X6 me targa AA292IH do të drejtohej nga Torra Veneciane drejt Bankës Kombëtare.
Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri automatike në xhamin e parë të automjetit, duke i lënë të vdekur në vend. Autorët më pas u larguan me shpejtësi në drejtim të paditur.
Autorët u siguruan për vrasjen- Sipas dëshmitarëve autorët i kanë prerë udhën automjetit me të cilin lëviznin durrsaku dhe vlonjati dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tyre. Fillimisht autorët kanë qëlluar nga përpara automjetin dhe më pasi, për t’u siguruar që misioni ishte kryer me sukses, vijuan të qëllonin në të dyja dyert e para. Për pasojë, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri mbetën të vrarë. Makina doli nga kontrolli dhe u përplas me një automjet tjetër, ndërsa autorët u larguan me shpejtësi në drejtim të “Urës së Dajlanit”.
Dëshmitarët dhe të shoqëruarit- Në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës, janë shoqëruar 46 persona dhe vazhdon puna për zbardhjen e motiveve dhe dokumentimin e plotë ngjajres, informon policia. Me dhjetra persona u bënë dëshmitarë okular të ngjarjes, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka mbetur i lënduar.
Hetimet- Agjentë të krimeve të rënda dhe zëvendës prokurori i Rrethit Sokol Nishani shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimin. Dy pistat në të cilat është përqëndruar policia janë: Hakmarrje dhe prishje pazaresh droge, por do të jenë hetimet ato që do të zbardhin shkaqet e vërteta të ngjarjes.
Ervin Kodra- “Shtetasi Ervin Kodra ka qenë person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e krimeve kundër personit dhe në trafikun e drogës” informon zyrtarisht policia e Durrësit.
Ndërkohë burimet thanë se Kodra ishte përfshirë në dy plagosje. Në 2008 ishte përfshirë në vrasjen e Saimir Ballës po në Durrës. Kodra, asokohe u arrestua bashkë me Elvis Tefën, Orges Dervishin, dhe Ervin Kodrën. Ndaj Kodrës u ngrit akuza e “përkrahjes së autorit të krimit” ndërkohë që ishte i dënuar më parë edhe për vepra të ndryshme penale.
Sekuestrohen 33 gezhoja- Nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 33 copë gëzhoja model.56, kalibër 7.62 mm; mjeti me targa AA 292 IH.
Dosja penale- Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar në nenet 79/dh dhe 278/5 të Kodit Penal.

ORA NEWS
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt