Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria e Rilindjes: Tatimorët do të marrin 6 rroga shtesë çdo vit!

    Miliona euro shpërblime për Tatimet. Vendimi i qeverisë; taksidarët do marrin 6 paga shtesë çdo vit

    Emri:  Edi-Rama-briselda.jpg

Shikime: 1411

Madhësia:  31.7 KB

    Edhe pse në korrik e shkurtoi me mbi 220 milionë dollarë buxhetin për shkak të ecurisë së thellë negative në mbledhjen e të ardhurave, Qeveria ka vendosur të japë shpërblime të majme për administratën tatimore.

    Një vendim i fundit i Këshillit të Ministrave i jep të drejtën Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të përdorë për deri në 2 për qind të të ardhurave vjetore që ajo mbledh, për investime të brendshme dhe shpërblime për punonjësit.

    Sipas vendimit këto shpërblime do të shpërndahen nëse, brenda një periudhe 6-mujore të vitit kalendarik, pra janar-qershor ose korrik-dhjetor, administrata tatimore e tejkalon planin e të ardhurave tatimore, për të paktën 3 muaj.

    “Me plotësimin e këtij kriteri, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve udhëzon drejtorët e drejtorive në aparatin e DPT-së dhe drejtorët rajonalë që të propozojnë listën e punonjësve që duhet të marrin shpërblim,” thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave të botuar në fletoren e fundit zyrtare.

    Miliona euro për luks

    Administrata Tatimore mbledh mesatarisht 150 miliardë lekë në vit të ardhura. Kjo do të thotë se përmes këtij vendimi, qeveria i ka dhënë të drejtën Drejtorisë së Tatimeve të përdorë për investime dhe shpërblime rreth 3 miliardë lekë ose rreth 23 milionë dollarë amerikanë në vit.

    Sipas vendimit, do të jetë ministri i Financave që përmes një udhëzimi do të përcaktojë se ç’pjesë e fondit do të përdoret për investime dhe ç’pjesë për shpërblimin e tatimorëve, ndërsa ndarja e shpërblimeve do të jetë atribut i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Qeveria ka vendosur që të drejtën për shpërblime ta kenë vetëm tatimet, ndërsa doganat nuk do të përfitojnë nga ky shpërblim.

    Nga ana tjetër vendimi për shpërblimet vjen në një kohë kur qeveria në korrik u detyrua të ulte me 22.3 miliardë lekë planin e të ardhurave nga tatimet dhe doganat për shkak të ecurisë së dobët në mbledhjen e tyre, gjatë gjysmës së parë të vitit.

    Syri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,756

    Për: Qeveria e Rilindjes: Tatimorët do të marrin 6 rroga shtesë çdo vit!

    Shum e drejte si vendim. Aty ku vidhet duhet te kete shperblim. Taksidaret,vjedhin qe vjedhin pse mos kene dhe ata shperblim !

    Mir do ishte te kishte dhe ndonje shperblim per pensionistet,se lan nam,eshte e vetmja kategori qe nuk vjedh. Po nuk stimuluam dhe pensionistet te vjedhin njeri-tjetrin keq e kemi punen.

  3. #3

    Për: Qeveria e Rilindjes: Tatimorët do të marrin 6 rroga shtesë çdo vit!

    do ishte mire ta vini syri.net ne titull qe mos lodhen kot lexuesit per ta klikuar

    ja nje dokument nga 2008

    Neni 21
    Shpërblimet e personelit dhe shpenzimet për investime
    1. Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve i lihet deri në 2 për qind të të ardhurave tatimore
    të mbledhura, për t’u përdorur për investime për përmirësimin dhe modernizimin e
    infrastrukturës së mbledhjes së të ardhurave dhe për shpërblime stimuluese të personelit të
    administratës tatimore.

    ka mundsi dhe atere thjesht eshte perdorur i njejti ligj qe kane qene dhe me pare se do pak pune te ulesh e te shkruash ligj te ri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 18-12-2015 më 14:02

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Tatimorët do të marrin 6 rroga shtesë çdo vit!

    Braçe kundër qeverisë për shpërblimet: Duhet ta nisni me pensionistët jo me tatimorët

    Emri:  erion-brace.jpg

Shikime: 363

Madhësia:  23.3 KB

    Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, njëherësh kryetar i Komisionit të Ekonomisë, ka mbetur i pakënaqur me vendimin e qeverisë, për tu dhënë shpërblim punonjësve tatimorë.

    Me anë të një statusi në facebook, Braçe ka theksuar se nuk e kupton pse duhet tu japë shpërblim atyre që mbledhin të ardhurat, ndërsa thekson se qeveria në radhë të parë duhet të mendojë pë rata që kanë më shumë nevojë, pastaj për tatimorët.

    “Po lexoj e degjoj thuajse cdo dite per; shperblime e rroga te tera shperblim per ate e kete, per ata e keta!!

    Shikoni, nuk dua ti ha hakun e meriten policeve, ushtarakeve, zjarrfikesve, edhe ketyre tatimoreve (pavaresisht se nuk do e kuptoj kurre shperblimin per mbledhjen e te ardhurave), e kujtdo tjeter;

    Por ka radhe dhe cdo gje duhet te ndjeke ate; TE PARET PENSIONISTET,

    INVALIDET, FAMILJET ME NDIHME EKONOMIKE, VETERANET.

    Te pakten keshtu e mendoj une;

    Nis me te pamundurit!!”, shkruan Braçe

    Emri:  Screenshot_257.jpg

Shikime: 320

Madhësia:  42.7 KB

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Tatimorët do të marrin 6 rroga shtesë çdo vit!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Shum e drejte si vendim. Aty ku vidhet duhet te kete shperblim. Taksidaret,vjedhin qe vjedhin pse mos kene dhe ata shperblim !

    Mir do ishte te kishte dhe ndonje shperblim per pensionistet,se lan nam,eshte e vetmja kategori qe nuk vjedh. Po nuk stimuluam dhe pensionistet te vjedhin njeri-tjetrin keq e kemi punen.
    Ah ketu e ke gabim!

    Shoku Rama nuk i premtoi njeriu rritje pagash ne fushaten e 2013. Dhe po e mban premtimin e bere. E mban mend zotrote si ua tha shqiptareve troc e shqip: "Ne Rilindasit nuk jemi si Saliu i rrenuar! Ne nuk merremi me rritje rrogash e pensionesh si Saliu. Ne do t'iu ulim cmimet!" Dhe shqiptaret e degjuan dhe vrapuan dhe ia dhane voten. Edhe bravo i qofte e mbajti premtimin. Rrogat e buxhetoreve nuk i rriti. Tani cmimet u rriten, po mos ia vini re se piktor hesapi. Ku e dinte shoku Rama qe po rrite taksat rriten edhe cmimet. Tani qe u be kryeminister e mesoi. Dhe i tha atij gazetarit kur ia beri kete te qarte: "Kam qene dhe vazhdoj te jem i keq ne matematike!" Prandaj mos ma shani shokun Rama me vend e pa vend. Shajeni atje ku nuk i mban premtimet, jo kur i mban premtimet.

    Ata qe kane ankesa, le te ankohen ne Skrapar!


    do ishte mire ta vini syri.net ne titull qe mos lodhen kot lexuesit per ta klikuar

    ja nje dokument nga 2008

    Neni 21
    Shpërblimet e personelit dhe shpenzimet për investime
    1. Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve i lihet deri në 2 për qind të të ardhurave tatimore
    të mbledhura, për t’u përdorur për investime për përmirësimin dhe modernizimin e
    infrastrukturës së mbledhjes së të ardhurave dhe për shpërblime stimuluese të personelit të
    administratës tatimore.

    ka mundsi dhe atere thjesht eshte perdorur i njejti ligj qe kane qene dhe me pare se do pak pune te ulesh e te shkruash ligj te ri.
    Mire e the! Po nuk e degjuam nga goja e shokut Ilir Meta, ne skraparllinjte nuk besojme asgje si te vertete!

    Albo

  6. #6

    Për: Qeveria e Rilindjes: Tatimorët do të marrin 6 rroga shtesë çdo vit!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ah ketu e ke gabim!

    Shoku Rama nuk i premtoi njeriu rritje pagash ne fushaten e 2013. Dhe po e mban premtimin e bere. E mban mend zotrote si ua tha shqiptareve troc e shqip: "Ne Rilindasit nuk jemi si Saliu i rrenuar! Ne nuk merremi me rritje rrogash e pensionesh si Saliu. Ne do t'iu ulim cmimet!" Dhe shqiptaret e degjuan dhe vrapuan dhe ia dhane voten. Edhe bravo i qofte e mbajti premtimin. Rrogat e buxhetoreve nuk i rriti. Tani cmimet u rriten, po mos ia vini re se piktor hesapi. Ku e dinte shoku Rama qe po rrite taksat rriten edhe cmimet. Tani qe u be kryeminister e mesoi. Dhe i tha atij gazetarit kur ia beri kete te qarte: "Kam qene dhe vazhdoj te jem i keq ne matematike!" Prandaj mos ma shani shokun Rama me vend e pa vend. Shajeni atje ku nuk i mban premtimet, jo kur i mban premtimet.

    Ata qe kane ankesa, le te ankohen ne Skrapar!




    Mire e the! Po nuk e degjuam nga goja e shokut Ilir Meta, ne skraparllinjte nuk besojme asgje si te vertete!

    Albo
    normalisht duhet ta fshije temen fare po s'ka problem, me mire kur e le, se tregon sa poshte ke rene te genjen syri.net sikur je 12 vjec. te pakten ndrro emer kur poston budalliqe nga syri.net

    bej copy paste "Këshillit të Ministrave i jep të drejtën Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të përdorë për deri në 2 për qind të të ardhurave vjetore" nga artikulli

    google search dhe del dokumenti i pari.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Tatimorët do të marrin 6 rroga shtesë çdo vit!

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    normalisht duhet ta fshije temen fare po s'ka problem, me mire kur e le, se tregon sa poshte ke rene te genjen syri.net sikur je 12 vjec. te pakten ndrro emer kur poston budalliqe nga syri.net

    bej copy paste "Këshillit të Ministrave i jep të drejtën Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të përdorë për deri në 2 për qind të të ardhurave vjetore" nga artikulli

    google search dhe del dokumenti i pari.
    Nuk ka ardhur viti i ri 2015 akoma ne Skrapar? Jeni akoma ne 2008?

    Mire syrin e keq qe nuk e beson, po Topen e Rames e beson?

    Albo



    Tatimet, 6 paga shpërblim nëse arrijnë objektivat



    Një vendim i fundit i Qeverisë i jep të drejtën punonjësve të administratës tatimore të përfitojnë deri në 6 paga shpërblim në vit nëse arrijnë një pjesë të objektivave të planit.

    Vendimi i botuar në fletoren e fundit zyrtare i lë administratës tatimore të përdorë deri në 2 përqind të të ardhurave totale për investime të brendshme, por edhe shpërblime.

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbledh mesatarisht 150 miliardë lekë në vit të ardhura, çka do të thotë se përmes këtij vendimi, qeveria i ka dhënë të drejtën administratës tatimore të përdorë për investime dhe shpërblime rreth 3 miliardë lekë ose mbi 21 milionë euro në vit.

    Sipas vendimit, do të jetë ministri i Financave ai i cili përmes një udhëzimi do të përcaktojë se ç’pjesë e fondit do të përdoret për investime dhe ç’pjesë për shpërblimin e tatimorëve, ndërsa ndarja e shpërblimeve do të jetë atribut i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

    Por cilat janë kriteret për ta përfituar atë? Sipas vendimit të qeverisë, administrata tatimore ka të drejtën për shpërblime nëse në një periudhë gjashtëmujore e tejkalon planin të paktën në tre muaj.

    Qeveria ka vendosur që të drejtën për shpërblime ta kenë vetëm tatimet, ndërsa doganat nuk do të përfitojnë nga ky shpërblim. Nga ana tjetër vendimi për shpërblimet vjen në një kohë kur qeveria në korrik u detyrua të ulte me 22.3 miliardë lekë planin e të ardhurave nga tatimet dhe doganat për shkak të ecurisë së dobët në mbledhjen e tyre gjatë gjysmës së parë të vitit.

    / Top Channel

  8. #8

    Për: Qeveria e Rilindjes: Tatimorët do të marrin 6 rroga shtesë çdo vit!

    sigurisht qe jo. se kam hapur ka vite top channel. nuk jam si ti qe falesh te gazetat politke qe ne pike te mengjesit.

    ca vazhdon sjell artikuj. un te solla dokumentin qe nga 2008 qe ishte ligji njesoj.

    megjithate me mire sill dhe 3 artikuj te tjere, se atere zhduket dokumenti nga 2008 dhe behet i vertete lajmi.

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Qeveria e Rilindjes: Tatimorët do të marrin 6 rroga shtesë çdo vit!

    Meqe ligji eshte njesoj dhe aq me teper mbas punes mbreselenese te doganiereve te Brimseldes, duhet ta ruajme me fanatizem ate!
    Kapterri i gjate keshtu na tha kur mori çelesat, çdo lloj konçesioni te dyshimte apo ligji absurd, ne Rilindaxhinjte do ta ç'bejme
    Nejse, fjale fushate, fjale kasate...

    PS: Qekur u mbyll Zeri Popullit, keta rilindaxhinjte e kane hale ne sy portalin Syri.net
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Qeveria e Rilindjes: Tatimorët do të marrin 6 rroga shtesë çdo vit!

    Ku eshte problemi ketu? - do pyeste kryetatimorja.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •