Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Tatimorët do të marrin 6 rroga shtesë çdo vit!

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    sigurisht qe jo. se kam hapur ka vite top channel. nuk jam si ti qe falesh te gazetat politke qe ne pike te mengjesit.

    ca vazhdon sjell artikuj. un te solla dokumentin qe nga 2008 qe ishte ligji njesoj.

    megjithate me mire sill dhe 3 artikuj te tjere, se atere zhduket dokumenti nga 2008 dhe behet i vertete lajmi.
    He Serafim, e shikon se pse i fiton Ilir Skaparlliu zgjedhjet? E shikon si thote ky votuesi i Metes? Po nuk doli ne Google nuk e besoj une thote. Kurse ne socialistat e hame sapunin per djathe. U besojme te gjitha lajmeve qe na degjon veshi.

    Duhet ta bejme nje sy qorr e nje vesh shurdh si keta skaparrlinjte, qe te fitojme vota ne zgjedhje!

    Albo

    P.S Sa e bukur kjo shoqja e tatimeve. Po vras mendjen, kush eshte me i bukur, shoku Rama apo kjo? Po mire o, te gjithe njerezit e Qeverise si vetja i ka gjetur ky shoku Rama?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-12-2015 më 12:18

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Qeveria e Rilindjes: Tatimorët do të marrin 6 rroga shtesë çdo vit!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    He Serafim, e shikon se pse i fiton Ilir Skaparlliu zgjedhjet? E shikon si thote ky votuesi i Metes? Po nuk doli ne Google nuk e besoj une thote. Kurse ne socialistat e hame sapunin per djathe. U besojme te gjitha lajmeve qe na degjon veshi.

    Duhet ta bejme nje sy qorr e nje vesh shurdh si keta skaparrlinjte, qe te fitojme vota ne zgjedhje!

    Albo

    P.S Sa e bukur kjo shoqja e tatimeve. Po vras mendjen, kush eshte me i bukur, shoku Rama apo kjo? Po mire o, te gjithe njerezit e Qeverise si vetja i ka gjetur ky shoku Rama?
    Ne Albo,jemi me skraparlliun. Kot nuk e beme zevendeskryeminister,minister i jashtem,ministri i familjes Berisha (i shokut Sulo).

    Ne fillim e akuzojme se vodhi tunelin qe ta bejme zevendeskryeminister,tani po vazhdojme ta akuzojme qe te fitoj zgjedhjet. (Se shoku Sali po na plaket,dhe Lulit te vogel i iken akoma zeri. Vetem "ik" dhe "qe" thote i shkreti,qe-qe... dhe ndalon,"qeveri" nuk e thote dot komplet.

  3. #13

    Për: Qeveria e Rilindjes: Tatimorët do të marrin 6 rroga shtesë çdo vit!

    ju genjeu prap syri po nuk e jepni veten. ju ka nxjerr bllof plot here. Po s'ka gje. Sillni njeher njeri e njehere tjetri lajme nga syri.net dhe pse ju ben lolo

    ju thot rritet droga 500% e hani. ju thot ligj fringo i ri 2% per tatimoret e hani. do ju thot ndonje dite saliu mund ta ktheje ujin ne vere, do vini ta postoni me vrap
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 21-12-2015 më 12:55

  4. #14
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Qeveria e Rilindjes: Tatimorët do të marrin 6 rroga shtesë çdo vit!

    Nje urim nga Syri.net, per mendjelehtet e forumit:



    2016, Gëzuar kush të mundet!

    Dervishi*

    I dashur Viti i Ri

    Nëse e ke të mundur nxito dhe eja sa më shpejt të mundesh. Mezi po të presim.

    Është e sigurtë se 200 mijë shqiptarë të presin si ujët e pakët. Shpresojnë t’u sjellësh lajmin e mirë. Kanë plotësuar lotarinë amerikane dhe 2016 e shohin si vitin që mund t’u plotësohet ëndrra e jetës.

    Është shumë e vërtetë se 100 mijë shqiptarë nuk do të presin dot sepse gjatë vitit që po mbyllet ikën në Gjermani. Por ama dy qytetarë të tjerë i janë shtuar Shqipërisë: Giaani de Biazi dhe Karlo Bolino. Po të pyesësh qeverinë për 100 mijë të larguarit do të thonë: kanë shkuar në Gjermani që të jenë më afër Kombëtares shqiptare për Euro 2016! Më mirë ta besosh këtë sepse po nuk e besove do ta dëgjosh aq herë sa të mos kesh nevojë më të dyshosh.

    Këtu gjërat po ndryshojnë. Për këtë janë të bindur edhe populli edhe qeveria. Ka vetëm një dallim të vogël. Populli thotë se po bëhet më keq, qeveria thotë se po bëhet më mirë. Ekspertët janë ndarë në dy grupe: të qeverisë thonë: do të bëhet me keq, para se të bëhet keq, ndërsa të opozitës thonë: nuk ka më shpresë!

    Në fillim e vitit të shkuar situata ishte serioze, por jo pa shpresë. Në fund të këtij viti situata është e pa shpresë, por nuk është më serioze. Ankesat më të mëdha i kanë ata që kanë më shumë: biznesi. Në fillim të vitit që iku dëgjoje ankesa për parregullsi në tendera… në fund të vitit nuk ka më ankesa sepse e gjetën zgjidhjen. Tani kanë nisur të shpallin fituesin dhe pastaj bëhet tenderi!

    Besoj se e di që këtu gjysma sheshine kafe dhe gjysma e pinë atë. Për çudi të dy gjysmat ankohen. E para se në dyqane këto muaj po shohin më shumë inspektorët tatimorë se klientët, e dyta ankohet se nuk ka punë! Thjesht janë dembelë. Nuk marrin shembull nga i pari i vendit. E ka punën si kryeministër, por ndërkohë bën edhe punë të tjera: bën publicistin dhe është vërtet shumë i mirë në laps, bën piktorin – për pikturat nuk mund të jap ndonjë mendje, por ekspozita po hap në 5 kontinentet dhe ka të ngjarë që ekspozita e tij të jetë e para që do të hapet në stacionin hapësinor, kryeministri bën edhe kuratorin e spektakleve, … dmth bën shumë punë dhe i del koha që të bëj edhe punën për të cilën merr rrogën!

    Pronarët shpresojnë shumë tek ti, shpresojnë që të mos marrin më…premtime për pronën. Janë vërtet të çuditshëm, kanë 25 vjet që kërkojnë pronën e tyre. Është në natyrën njerëzore që të mos mësojë nga gabimet e veta. Këta njerëz nuk kanë parë që pronat i marrin ata që nuk e kanë të tyren. Zgjidhja mund të jetë që secili prej pronarëve të kërkoj të marrë pronën e njëri-tjetrit. Mjaft të mos kërkojnë të veten.

    I dashur Viti i Ri,

    Nuk e di si ke ndërmend të vish, me avion, tren, makinë apo në këmbë, por gjithsesi duhet të kesh parasysh disa gjëra

    Nëse vendos të vish me tren, sapo të shikosh trenin hip menjëherë dhe mos e ngatërro me ndonjë lodër. Treni më i gjatë këtu ka dy vagonë. Hip dhe mos pyet pse sepse për pyetjet e vështira këtu si përgjigje merr vetëm një fjalë: tranzicion hesapi!. Hesap është fjalë turke.

    Nuk është e këshillueshme të vish me avion drejt e në Tiranë. Është disa herë më lirë të ndalosh në aeroportin e një vendi fqinj- për shembull në Shkup, Prishtinë apo Podgoricë. Që andej merr makinën, por mbushe me karburant pa hyrë në Shqipëri. Janë të sakta informacionet se Shqipëria ka naftë dhe ka pellgun më të madh naftëmbajtës në Europë, por çmimi është më i lartë dhe cilësia më e keqe. Nëse ke pyetje për këtë më mirë mos e bëj se do të mbërrish me vonesë….

    Nëse vjen në këmbë ki parasysh se mund të ndalojnë në rrugë ose grabitësit e rëndomtë ose inspektorët tatimorë që do të kërkojnë kuponin për thesin e lodrave. Nëse të ndalojnë të parët edhe mund të negociosh dhe t’ua kthesh mendjen, madje edhe t’i prekësh sepse lodra për fëmijë janë, por me inspektorët nuk ke asnjë shans: Po nise të ankohesh do të thonë: çar problemi ka këtu?!!

    Ardhja me makinë nënkupton që duhet të jesh i përgatitur për ndonjë gjobë të lehtë nga policia rrugore. – mund të jesh në rregull me shpejtësinë, rripin e sigurimit, apo me të gjithë dokumentet, por polici mund të thotë: nuk të punon airbag! Mos u përpiq t’i shpjegosh se kjo provohet vetëm në rast aksidenti se do të thonë: pa provoje bjeri kësaj shtyllës….

    Kur të vish këtu do të dëgjosh shumë për reformën në drejtësi! Mos u tremb. Këtu ka drejtësi, por ki parasysh që është pak e shtrenjtë. Shëndeti mbi të gjitha. Meqë ra fjala, do të dëgjosh se shëndetësia është falas. Kjo është e vërtetë, por si hap i parë kjo vlen vetëm për ata që nuk janë të sëmurë.

    Megjithatë nuk ka vend për t’u mërzitur.

    Ardhja jote do të transmetohet live nga 65 televizione dhe 198 televizione kabllorë. Gjatë paradites shumica e televizioneve këtu japin emisione gatimi, ndërsa në darkë grijnë sallatë!

    Dëshirat tona për ty si Viti i Ri janë të thjeshta….

    Për vitin 2016 mos na sill shi se këtu një orë shi dhe…përmbytemi. Por duam që edhe të mos ketë thatësirë. Vrit mendjen dhe gjeje vetë si do të bëhet. Që të jemi më konkret: shiun e duam të bjerë vetëm në basenet e liqeneve, në fushat e mbjella, por jo në kanale, hidrovore dhe në qytete.

    Qeveria ka zënë mend nga premtimet e pa mbajtura që po ja kujtojnë çdo ditë.

    Edhe gjatë 2016 do të bëj premtime, por në të njëjtën kohë po mendon edhe se si njerëzit të mos i mbajnë mend ato. Kjo është sfida që ka qeveria për 2016!

    Për çdo problem që do të shfaqet kemi edhe përgjigjen e gatshme: reformë! Nëse problemi nuk zgjidhet, por përkeqësohet atëherë kalohet tek faza e dytë: thellim i reformës dhe nëse problemi qëllon kokëfortë kalohet tek faza e tretë: rifillim i reformës! Nëse përsëritja e 3 etapave nuk jep rezultat atëherë kalohet tek faza e pastrimit të mëtejshëm.

    Kështu do të ndodhë edhe ty i nderuar viti i Ri…

    Ke kohë vetëm 366 ditë. Në të kundërtën si sot një vit do të nis operacioni: ta pastrojmë nga kalendari edhe këtë vit!

    Kemi vetëm një lutje: mos na bëj ta kujtojmë me mall vitin që po ikën!

    * Shkruar për SYRI.net
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #15
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Qeveria e Rilindjes: Tatimorët do të marrin 6 rroga shtesë çdo vit!

    Ndjese qe urimin se ka pasqyruar me grafiqe...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Tatimorët do të marrin 6 rroga shtesë çdo vit!

    U ka ngelur qejfi shume Policave te Rilindjes!

    Vitin e kaluar ishin Policat e Rilindjes qe merrnin rroga shtese. Kete vit qeveria na ka nxjerre tatimoret me rroga shtese!

    Ketu bie ere tradheti burra!

    Policet e Rilindjes nuk do ta mbrojne kryeministrine gjate protestes se demokrateve, ne shenje proteste ndaj ketij vendimi te shokut Rama!

    Albo

  7. #17

    Për: Qeveria e Rilindjes: Tatimorët do të marrin 6 rroga shtesë çdo vit!

    hihii sa ju dogji... erdhet me vrap te "dy"

  8. #18
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Qeveria e Rilindjes: Tatimorët do të marrin 6 rroga shtesë çdo vit!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ne Albo,jemi me skraparlliun. Kot nuk e beme zevendeskryeminister,minister i jashtem,ministri i familjes Berisha (i shokut Sulo).

    Ne fillim e akuzojme se vodhi tunelin qe ta bejme zevendeskryeminister,tani po vazhdojme ta akuzojme qe te fitoj zgjedhjet. (Se shoku Sali po na plaket,dhe Lulit te vogel i iken akoma zeri. Vetem "ik" dhe "qe" thote i shkreti,qe-qe... dhe ndalon,"qeveri" nuk e thote dot komplet.
    Talluni ju me skraparliun. Ashtu bute-bute me qetesi e dashuri, ia futi Nanos, ia futi Berishes, eshte ne futje e siper te Rames...

    Shtangist i mirefillte djali i botes. I mbajne muskujt me shume nga te gjithe te tjeret!

    Hiena me e rrezikshme e politikes shqiptare aktualisht. Dynjaja e kap me presh ne dore, ai rritet elektoralisht!
    Ishalla fillo e perdor preshin per fluturim, se ndryshe me keto rritme, do dali i pari ne 2017-en...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #19
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Qeveria e Rilindjes: Tatimorët do të marrin 6 rroga shtesë çdo vit!

    Qifurja eshte duke kerkuar ndonje artikull te Zerit te Popullit ne anglisht si kundra-pergjigje : )

    Germo Tare, germo...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #20

    Për: Qeveria e Rilindjes: Tatimorët do të marrin 6 rroga shtesë çdo vit!

    Kunderpergjigja eshte te shkresat zyrtare nga 2008. Me artikuj nga syri, top channel e zeri popullit merruni ju. Ishalla zgjoheni nje dite dhe e kuptoni se ju kan tallur me vite.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •