Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Shkrimtarja Elvira Dones për Edi Ramën: Ai është me të vërtetë një idiot

    Emri:  elvira-rones-rama1.jpg

Shikime: 930

Madhësia:  36.1 KB

    Sjellja e kryeministrit Edi Rama dhe deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të shumta. Një prej tyre është edhe shkrimtarja shqiptare që jeton më Zvicër. Në një postim të saj në Facebook, Dones ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama.

    “Ai mund të duket si një idiot dhe të flasë si një idiot, por mos e lejoni që t’ju bëjë për budallenj. Ai realisht është një budalla”, shkruan Dones duke cituar Groucho Marx.

    Elvira Dones muaj më parë u përfol si njeriu i kryeministrit Edi Rama dhe që do ta vendoste në krye të Televizionit Publik Shqiptar.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkrimtarja Elvira Dones për Edi Ramën: Ai është realisht një idiot

    Na moj ti shoqja shkrimtare!

    Nese kryeministri yne eshte idiot, po ne qe i dhame voten atij dhe e beme kryeminister, cfare jemi sipas teje?!

    Turp te kesh qe na bere te gjithe ne socialistat idiote!

    Albo

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkrimtarja Elvira Dones për Edi Ramën: Ai është realisht një idiot

    Zhgënjimi i Elvira Dones me Ramën…

    Emri:  10487422_10152925785909476_1702918851081379746_n.jpg

Shikime: 242

Madhësia:  30.9 KB

    “Nëse Rama më zhgënjën, do përdor të njëjtën penë edhe për të”. Kështu do të shprehej në maj të vitit të kaluar shkrimtarja e njohur shqiptare, Elvira Dones. Atëhere ajo shprehej entuziaste për mazhorancën e re dhe kishte shpresë te kryeministri Rama.

    Por si duket krejt ndryshe mendon sot. Dones ka shpërndarë një koment në faqen e saj në Facebook, të cilin e shoqëron me një thënie nga Groucho Marx që thotë: “Ai mund të duket si një idiot, por mos e lini t’iu vëjë në lojë. Ai realisht është një idiot”.

    Shkrimi i shpërndarë nga Dones ka lidhje me batutën që Rama bëri me një njeri me aftësi të kufizuara në Kamëz, teksa po shpërndante leje legalizimi.

    “S’po të pyes për kë ke votuar, se dukesh. Merre lejen tani, edhe nesër te protesta, para Parlamentit. Do zoti nuk të le motori”,- i ka thënë Rama.

    Elvira Dones jeton prej kohësh në Zvicër. Kur u hap gara për postin drejtues të RTSH-së, ajo ishte një prej kandidateve, por më pas u skualifikua.

    Gjithashtu, Dones ka mbështetur publikisht ardhjen e Ramës në pushtet gjatë fushatës së qershorit 2013.

    MAPO

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •