Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Kuvendi miraton ligjin: JO kriminelëve, PO drogaxhinjve në Kuvend!

    Miratohet ligji, Kuvendi i thotë Po dekriminalizimit, Mazhoranca e Opozita bashkojnë votat



    1 vit pas marrëveshjes së 24 dhjetorit të negociuar nga ndërkombëtarët,parlamenti ka dëshmuar para tyre dhe shqiptareve vullnetin për të larguar nga parlamenti dhe postet publike personat e inkriminuar.
    Të 131 deputetet në sallë kanë dhënë me votë konsensusin për ligjin e dekriminalizimit dhe ndryshimet kushtetuese që bëjnë të mundur implementimin e ligjit.Konsensusi u shoqërua me ovacione në sallë.
    Por votimi prodhoi edhe mbështetjen që mori nga deputetët e ish grupit të saj parlamentar,Mesila Doda për amendamentin që ajo dhe deputeti Idrizi kishin bërë për ligjin e dekriminalizimit për të mos lejuar kandidimin për poste publike personat që kanë punuar me sigurimin e shtetit.

    Mesila Dode: “Duhet të deklaroj se tanshmë e kemi të qartë të gjithë se kush është për tu ndarë nga e kaluara dhe se kush nuk është për tu ndarë nga e kaluara.”

    Me një votim që nuk ishte surprizë shumica rrëzoi amendamentin e PD që funksionarët publike t’i nënshtrohen testit të drogës .

    Sali Berisha: “Kushdo që na ndjek e di që fjala është për Edi Ramën. Le të pronocohet ai këtu të thotë po , jo, si të dojë.”

    Ilir Meta: ” Ju lutem Z. Berisha. Atëherë për këtë çështje hapet votimi elektronik për amendamentin e Z.Bylykbashi. Përsëritet votimi që most e kemi komente.”

    Kuvendit iu shtua deputetja më e re Mirela Ferracaku e cila zuri vendin e Mark Frrokut të PDK që u dorëhoq nga mandati i cili po gjykohet për një vrasje.

    Emri:  votimi-ne-kuvend.jpg

Shikime: 592

Madhësia:  22.3 KB

    Emri:  parlament5.jpg

Shikime: 570

Madhësia:  48.1 KB

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Kuvendi miraton ligjin: JO kriminelëve, PO drogaxhinjve në Kuvend!

    Dje e miratoi Kuvendi, Dekriminalizimi, Hahn: Mirëpresim miratimin. Pritet të forcojë sundimin e ligjit

    Emri:  hahn-ne-tirane2-655x356.jpg

Shikime: 213

Madhësia:  32.8 KB

    “Një ditë të rëndësishme për Parlamentin shqiptar” e quan komisionieri për Zgjerimin e BE-së Johannes Hahn, të enjten e 17 dhjetorit.
    Kuvendi miratoi me 131 vota pro dhe asnjë kundër e asnjë abstenim ndryshimet kushtetuese për dekriminalizimin e Kuvendit dhe të administratës shtetërore.
    “Mirëpres miratimin e kësaj pakete legjislative që demonstron se dialogu konstruktiv ndërpartiak është mënyra më e mirë për reformat enevojshme për vendin. Ky legjislacion pritet të forcojë më tej sundimin e ligjit dhe intengritetit mes zyrtarëve publikë, të rrisë luftën kundër korrupsionit, por dhe besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore. BE përsërit se Shqipëria po përballet me një numër sfidash shumë delikate e reformave, të cilat kërkojnë dialog konstruktiv mes të gjitha partive politike. Progresi në agjendën e reformave është i rëndësishëm për të çuar vendin në rrugën e saj drejt integrimit evropian, si dhe për të çuar më tej forcimin e sundimit të ligjit ” thuhet në deklaratën e Komisionerit Europian.

    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Kuvendi miraton ligjin: JO kriminelëve, PO drogaxhinjve në Kuvend!

    Takimi tek Vila 30, Dekriminalizimi, Rama: Në janar momenti i së vërtetës, Meta: Të vendosur ta zbatojmë



    Dy aleatët në qeverisje, Rama e Meta kanë përshëndetur votimin unison të Parlamentit për dekriminalizmin. Por tani, tha kryeministri Edi Rama, është koha për të vërtetuar se nga cila anë qendrojnë të inkriminuarit, dhe janari sipas tij do tregojë se peshorja anon nga opozita.
    Ndërsa kryeparlamentari Ilir Meta tha se dekriminalizimi nuk është çështje emrash, por një proces nga i cili politika e administrata do çlirohet nga të inkriminuarit.

    Tirane- Krerët e mazhorancës, Edi Rama dhe Ilir Meta kanë përshëndetur miratimin me konsensus të ligjit të dekriminalizmit në Kuvend, pas një takimi prej gati 90 minutash të njësisë së koordinimit të koalicionit, në vilën qeveritare.
    Por nëse përgëzimet i kishin të njëjta, qëndrimet për emrat që do të largohen nga politika e postet publike me hyrjen në fuqi të ligjit, dy aleatët i kishin të ndryshme.
    Kryeministri Edi Rama, ishte më i drejtëpërdrejtë, madje deri në tone paralajmëruese, kur tha se peshorja e të inkriminuarve do të anojë nga opozita

    Edi Rama:“Pres me padurim që me hyrjen në fuqi të ligjit të shohim se kush janë kriminelët, dhe në mos gabohem janë numëruar 19 të tillë nga ana e SHQUP, dhe nga ana tjetër secili të marrë përgjegjësinë para popullit shqiptar për çdo shpifje, akuzë apo kriminalizim që për interesa politike i ka bërë parlamentit dhe politikës në tërësi.
    Megjithatë ligji hyn menjëherë në fuqi dhe në janar kur të rimblidhet parlamenti do të jetë momenti i së vërtetës për të parë sa ka pasur të vërtetë dhe sa ka qenë propaganda e mirënjohur dhe famëkeqe e baltës së një kundërshtari. Sepse një gjë është që së bashku çojmë përpara një proces që lehtëson çdo votues nga ndjenja e dëshpërimit kur i është dashur të votojë për dikë që nuk e meriton, por e meriton të jetë jashtë procesit të përzgjedhjes, por një gjë krejt tjetër është kriminalizimi i skajshëm, ekstrem që i është bërë jo vetëm politikës por dhe Shqipërisë, zyrë më zyrë e vrimë më vrimë, nga ata që në janar duhet të japin provën se kanë pasur të drejtë kur flisnin për lista e tufa kriminelësh qoftë në parlament qoftë në nivele të tjera
    Më i matur në qëndrim, Ilir Meta, i cili deri më tani ka këmbëngulur se LSI nuk preket nga dekriminalizmi, tha se ligji nuk duhet kufizuar tek emrat, por tek dobia që sjell për Shqipërinë

    Ilir Meta: “Nuk është çështje statistikash dhe emrash. U krijua një shqetësim serioz. Jam i kënaqur që iu dha një zgjidhje të qartë dhe parimore. Jemi të vendosur për zbatimin e ligjit. Nuk ka rëndësi sa emra do të penalizohen nga ky ligj. Është e rëndësishme që shqiptarët do të jenë më të qetë për integritetin e përfaqësuesve të tyre.
    Teksa shtohen zërat për kushtezim të votës së PD për reformën në drejtësi, me krijimin e një qeverie teknike, Meta apeloi: “Qytetarët kërkojnë një sistem drejtësi shumë më funksional se sot. ërkesa e qytetarëve s’duhet kushtëzuar me nisma për qëllime të ngushta politike. Duam të bëjmë një reformë gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë”
    Në takimin e përjavshëm të njësisë së koordinimit të koalicionit, ishin kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, krerët e grupeve parlamentare të PS e LSI, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe ai i Brendshëm, Saimir Tahiri.

    ORA NEWS

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Kuvendi miraton ligjin: JO kriminelëve, PO drogaxhinjve në Kuvend!

    Deklarata nga PD, Dekriminalizimi, Basha: Shenja të qarta se Rama nuk do ta zbatojë



    Një ditë pasi parlamenti votoi me konsensus ligjin per dekriminalzimin, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulizm Basha, u shpreh skeptik për zbatimin e tij nga ana e mazhorancës. Sipas Bashës, ka shenja të qarta se kryeministri Edi Rama, nuk ka vullnet për dekriminalizimin. Kryedemokrati tha se beteja e radhës është ajo për votën e lirë.
    Tirane-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përshëndeti votimin e dekriminalizimit duke shprehur gatishmërinë e plotë për zbatimin e kësaj pakete. Por Basha ishte dyshues per vullnetin e palës tjetër në qeverisje.
    “Për fat të keq ka shenja të qarta se Edi Rama nuk ka ndërmend ta bëjë këtë gjë.Ndaj u bëj sot thirrje edhe socialistëve të ndershëm të mos lejojnë që ata që paketa e dekriminalizimit i nxjerr si skarcitete jashtë qeverisjes, parlamentit dhe pushtetit vendor, të diktojnë e të bëjnë ligjin në familjen e tyre politike, sipas skemës që po zbaton sot Edi Rama.
    Kreu i demokratëve, tha se persona të dënuar kanë marrë në dorë Partinë Socialiste në shumë rrethe të vendit dhe ky fenomen, sipas tij, vazhdon të shtrihet në gjithë Shqipërinë.
    Lulzim Basha: Persona të dënuar, me precedentë të tmerrshëm kriminalë, diktojnë ose kanë marrë në dorë Partinë Socialiste në Lezhë, në Shkodër e Malësi të Madhe, në Krujë, Fushë-Krujë e Kurbin, në Has, Fushë-Arrëz, Pukë e Mirditë, në Kavajë, Lushnjë, Divjakë, Tepelenë e Këlcyrë. Dhe me gjasë, këtë Edi Rama ka ndërmend ta shtrijë në gjithë vendin.
    Basha, tha se me të njëtin përkushtim sa për dekriminalzimin, Partia Demorkatike do të nisë një betejë tjetër atë per zgjedhje të lira.
    Në fund të deklaratës, Basha ripërsëriti qëndrimin e opozitës për vijimin e protestave paqësore deri në largimin e qeverisë.

    ORA NEWS

  5. #5

    Për: Kuvendi miraton ligjin: JO kriminelëve, PO drogaxhinjve në Kuvend!

    Bravo!!!. Nje hap qe duhej te ishte marre me kohe, por qe shtyhej e shtyhej pa fund nga te gjitha qeverite e meparshme.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Kuvendi miraton ligjin: JO kriminelëve, PO drogaxhinjve në Kuvend!

    Bravo.Tani ja hudhem ! Nuk do dekorohen me parlamentaret e sotem qe jane veterane te kategoris se pare dhe nuk do ket me hetues te komunizmit qe do futen ne parlament.

    Bravo.Nje hap perpara. Nuk do kemi me kriminel qe jane pa lek ne parlament.Kush nuk di te vjedhi larg parlamentit.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Kuvendi miraton ligjin: JO kriminelëve, PO drogaxhinjve në Kuvend!

    Dekriminalizimi: Politikanët e zyrtarët që do verifikohen

    Brenda 3 muajsh nga dita e djeshme, të gjithë të zgjedhurit dhe të emëruarit në poste publike duhet të verifikojnë veten nëse janë në konflikt me ligjin sa i përket inkriminimit. Brenda 6 muajsh, ata duhet të dorëzojnë te titullari formularin e plotësuar të deklaratës se nuk janë të inkriminuar

    Për herë të tretë nga viti 1998, Kuvendi i Shqipërisë ka gjetur konsensusin e madh për të ndryshuar ligjin themeltar të shtetit, Kushtetutën.

    Me 131 vota pro dhe asnjë kundër, mazhoranca dhe opozita kanë votuar 4 ndryshime në Kushtetutë dhe që kanë të bëjnë me vendosjen e përcaktimeve ligjore që pengojnë zgjedhjen apo emërimin në funksione të larta publike të personave të inkriminuar.

    Votimi nuk ka sjellë asnjë surprizë, pasi palët i janë përmbajtur konsensusit të gjetur edhe më parë. Ndërkohë që palët, pavarësisht këtij pëlqimi, kanë shprehur para votimit me anë të dy përfaqësuesve të tyre, dallimet që kishin në lidhje me pikat që nuk u morën parasysh.

    Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka kërkuar votimin e propozimit të testit të drogës, ndërsa deputeti socialist, Taulant Balla ka theksuar se e gjithë çështja e dekriminalizimit mund të mbyllej vetëm duke votuar reformën në drejtësi.

    Ndërkohë që ndryshimet e miratuara dje kanë hyrë menjëherë në fuqi, kjo pasi kreu i shtetit, Bujar Nishani ka dhënë pëlqimin paraprak që ky ligj të hyjë menjëherë në fuqi.

    Për të respektuar çdo aspekt ligjor për këtë çështje, kreu i Kuvendit, Ilir Meta e ka lexuar përmbajtjen e plotë të këtyre ndryshimeve para seancës, duke e konsideruar kështu të ezauruar edhe detyrimin për ta bërë atë publik.

    Po ashtu, gjatë mbrëmjes së djeshme këto ndryshime janë publikuar edhe në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë.

    Ligji

    Menjëherë pas votimit të ndryshimeve në Kushtetutë, Kuvendi ka kaluar në votimin e ligjit të ashtuquajtur të dekriminalizimit, proces i cili ka sjellë surpriza në votim të neneve apo propozimeve të veçanta.

    Kështu, Kuvendi është përçarë në votë, kur për votim është hedhur amendamenti i Oerd Bylykbashit për të vendosur në ligj detyrimin që funksionarët politikë të kenë të detyrueshme të bëjnë testin e drogës. Ky amendament ka marrë 47 vota pro, 70 kundër dhe 11 abstenime.

    Vetë kryeministri Edi Rama nuk ka marrë pjesë fare në votim, ndërsa një pjesë e mirë e deputetëve të LSI-së kanë abstenuar, përfshi këtu edhe kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

    Zbatimi

    Ndryshimet në Kushtetutë dhe ligji për dekriminalizimin i votuar dje, përcaktojnë tashmë një sërë hapash dhe afatesh kohore që duhet të ndjekin të gjithë funksionarët publikë apo ata që duan të konkurrojnë për të qenë të tillë, për të bërë verifikimin e figurës së tyre dhe vërtetimin se nuk janë në konflikt me përcaktimet ligjore që bëjnë këto dy dokumente.

    Më konkretisht, funksionet publike që i nënshtrohen këtij verifikimi janë ato në organet kushtetuese apo të krijuara me ligj, posti i zëvendësministrit apo të njëvlershëm me të, prefekti, funksionarë politikë në kabinetet e drejtuesve të çdo institucioni kushtetues apo të krijuar me ligj, pjesëtarët e Shërbimit Informativ të Shtetit, nëpunësit e shërbimin civil, në çdo nivel drejtimi të Policisë së Shtetit, ushtarakë në Forcat e Armatosura, si dhe në çdo post drejtues të kompanive që zotërohen plotësisht apo në mazhorancë ose administrohen nga shteti.

    Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetarë bashkie apo këshilltarë në këshillin bashkiak dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me jo më pak se 2 vjet burgim ose me 6 muaj për vepra të kryera me dashje dhe që nuk përfshihen në grupin e parë të veprave të ndaluara.

    Ky ndalim zbatohet edhe ndaj personave, për të cilët është marrë masë sigurimi personal, vendim dënimi jopërfundimtar, ose është lëshuar një urdhër kërkimi/arresti ndërkombëtar nga një autoritet gjyqësor i huaj, për kryerjen apo tentativën e kryerjes së një prej veprave penale të parashikuara në shkronjat a dhe b, të pikës 1, të këtij neni, deri në momentin e revokimit të masës së sigurisë, urdhrit të kërkimit/arrestit ndërkombëtar ose vendimit të pafajësisë së dhënë nga gjykata kompetente.

    Ndërkohë që tashmë pas miratimit të këtyre dy ligjeve, titullarit të institucionit publik dhe vetë personave që preken nga ligji, u lihet 3 muaj kohë që të verifikojnë pastërtinë e tyre.

    Ndërkohë që të gjithë funksionarët apo të zgjedhurit që janë subjekt i këtij ligji, brenda 6 muajsh duhet të plotësojnë e të nënshkruajnë një formular vetëdeklarimi, me anë të të cilit deklarojnë mosekzistencën e shkaqeve për të mos u zgjedhur, kandiduar ose emëruar.

    Refuzimi për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit ose mosparaqitja e formularit të vetëdeklarimit përbën shkak për mosregjistrimin e kandidatit në zgjedhje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apo për mosemërimin nga organi përgjegjës sipas ligjit.

    Formulari i vetëdeklarimit dorëzohet dhe administrohet, sipas rastit: pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë apo në organet e qeverisjes vendore, pranë kryetarit të Kuvendit për kandidatët për funksione në organet kushtetuese apo të krijuara me ligj dhe që zgjidhen nga Kuvendi, si dhe para çdo titullari institucioni, pjesë e të cilit një funksionar është.

    Gjithashtu, këto dispozita detyrojnë titullarët e institucioneve ku konstatohet se ndodhen individë me të kaluar kriminale, që brenda 5 ditëve të shpallin të pavlefshëm mandatin ose të nxjerrin aktin e shkarkimit të tyre.

    Më konkretisht, funksionarët publikë që janë emëruar në detyrë përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe që ushtrojnë funksionin e tyre me ose pa mandat, shkarkohen menjëherë nga detyra nëse konstatohet se përfshihen në rrethin e subjekteve që janë të përjashtuara sipas ligjit të posaçëm nga e drejta për t’u zgjedhur, emëruar apo për të mbajtur një funksion publik.

    Organi përgjegjës është i detyruar të nxjerrë aktin e shkarkimit nga detyra brenda 5 ditëve nga përfundimi i rezultateve të verifikimit.

    Në rastet kur organet e ngarkuara nga Kushtetuta apo ligji për konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkarkimin nga detyra të funksionarit publik, nuk veprojnë brenda 10 ditëve nga përfundimi i rezultateve të verifikimit, me kërkesë të 1/5 së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, çështja i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese.



    Ndryshimet në Kushtetutë

    Në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

    Neni 1

    Pas nenit 6 shtohet neni 6/1 me këtë përmbajtje:

    “Neni 6/1

    Ndalohet zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e parashikuara në këtë Kushtetutë, ose të krijuara me ligj, pavarësisht përcaktimeve të bëra në dispozitat e tjera të kësaj Kushtetute, nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin e funksionarit publik, sipas kushteve dhe rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”.

    Neni 2

    Në nenin 45, paragrafi 3 ndryshohet si më poshtë:

    “3. Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në raste përjashtimore dhe të justifikuara, ligji mund të parashikojë kufizime të së drejtës për të zgjedhur të shtetasve që vuajnë dënimin me heqje lirie, ose të së drejtës për t’u zgjedhur para dhënies së një vendimi përfundimtar apo kur shtetasit janë dëbuar për një krim ose për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike.”.

    Neni 3

    Në nenin 131, shkronja “e” ndryshohet si më poshtë:

    “e) çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës, të deputetëve, të funksionarëve të organeve të parashikuara në Kushtetutë, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre.”.

    Neni 4

    Pas nenit 179 shtohet neni 179/1 me këtë përmbajtje:

    “Neni 179/1

    Mandati i funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar në organet kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj, që është fituar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbaron ose është i pavlefshëm kur konstatohet se i zgjedhuri ose i emëruari përfshihet në rrethin e subjekteve që janë të përjashtuara nga e drejta për t’u zgjedhur, sipas neneve 6/1 dhe 45, pika 3, të Kushtetutës.
    Brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kuvendi, në përputhje me procedurën e nenit 81, pika 2, të Kushtetutës, miraton ligjin që përcakton kushtet dhe rregullat për garantimin e integritetit të organeve që zgjidhen, emërohen ose mbajnë funksione publike.


    Rama nuk voton për nenin që lë jashtë administratës bashkëpunëtorët e diktaturës

    Kuvendi ka rrëzuar me shumicë votash propozimin e deputetëve Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi për të ndaluar që të zgjidhen dhe emëruar në postet e larta publike, përfshi Kuvendin, qeverinë, gjykatat etj, të gjithë ata persona që nga periudha 1944 deri në vitin 1991 kanë qenë pjesë e institucioneve të Sigurimit të Shtetit, Prokurorisë, Hetuesisë, Gjykatës, apo kanë qenë funksionarë të lartë të qeverisjes dhe të Partisë Komuniste e më pas Partisë së Punës. Propozimi i dy deputetëve erdhi në kuadër të diskutimit të ligjit të dekriminalizimit dhe është konsideruar nga dy propozuesit si një hap që politika shqiptare duhet ta marrë, nëse vërtet kërkon të pastrojë administratën dhe institucionet shtetërore nga kriminelët. Amendamenti “Doda-Idrizi” ka marrë 52 pro, 64 kundër dhe 10 abstenime. Vlen të saktësohet në këtë rast se kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të votojë, ashtu si edhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Ndërkohë që deputetët e LSI-së sërish kanë pasur një votë të ndarë. Kështu, kryetari i Kuvendit ka abstenuar, ashtu siç kanë bërë edhe disa deputetë të tjerë të kësaj force, ndërkohë që një pjesë e mirë kanë votuar kundër, ndërsa dy kanë votuar pro. Gjithashtu, dy deputetë të PS-së kanë abstenuar, ndërsa të gjithë deputetët e PD-së kanë votuar pro propozimit të ish-deputetes së tyre. Në përfundim të këtij votimi, deputetja Doda ka kërkuar sërish fjalën, duke deklaruar se ky rezultat tregoi se kush është pro ndarjes nga e shkuara dhe kush jo. “Ju përshëndes të gjithëve për hipokrizinë që keni treguar gjatë gjithë ditës, u duk kush do të ndahet nga e kaluara dhe kush jo”, – tha Doda.

    MAPO

  8. #8

    Për: Kuvendi miraton ligjin: JO kriminelëve, PO drogaxhinjve në Kuvend!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Bravo.Tani ja hudhem ! Nuk do dekorohen me parlamentaret e sotem qe jane veterane te kategoris se pare dhe nuk do ket me hetues te komunizmit qe do futen ne parlament.

    Bravo.Nje hap perpara. Nuk do kemi me kriminel qe jane pa lek ne parlament.Kush nuk di te vjedhi larg parlamentit.
    Hapi rradhes duhet te jete zvoglimi i parlamentit. ta bejn me 30 veta. se nuk kemi ku i gjejm 100 e kusur qe permbushin kriteret

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Kuvendi miraton ligjin: JO kriminelëve, PO drogaxhinjve në Kuvend!

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Hapi rradhes duhet te jete zvoglimi i parlamentit. ta bejn me 30 veta. se nuk kemi ku i gjejm 100 e kusur qe permbushin kriteret
    Por 30 veta ne parlament pa asnje kriminel ! Krimel ordiner jo kriminel miliarder.

    Pra 30 vetat duhen te jene vetem milarder. Jo per gje por 30 kriminel nuk i gjen kollaj,ndersa 30 miliarder i gjen kollaj ne ate parlament. Edhe jashte parlamentit po deshe. 30 miliarder i gjen edhe vetem brenda fisit te Berishes o Metes. Nuk kemi nevoje as per votime e zgjedhje. Edhe me sistem proporcional si kete qe kemi.


    Nga nje here me duket sikur shqiptaret jetojne ne Hene,se nuk ka mundesi qe politika te talli b..then kaq shume me popullin. Mundohem e mundohem por nuk arrij ta kuptoj.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    martini1984 (19-12-2015)

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Kuvendi miraton ligjin: JO kriminelëve, PO drogaxhinjve në Kuvend!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Por 30 veta ne parlament pa asnje kriminel ! Krimel ordiner jo kriminel miliarder.

    Nga nje here me duket sikur shqiptaret jetojne ne Hene,se nuk ka mundesi qe politika te talli b..then kaq shume me popullin. Mundohem e mundohem por nuk arrij ta kuptoj.
    Po te jetonin ne toke do ishin rregulluar me kohe,si dhe Serafim, ATJE duhen ALIENE dhe as te majte,te djathte, centriste,une ose ti ose kushdo qofte.
    KRIMBI e ka KALBUR PEMEN.
    Duhet nje BREZ i PASTER qe nuk do ta gjesh me KURRE:
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •