Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Kosova në kaos, Ilir Meta vizitë zyrtare tre ditore në Serbi

    Meta vizitë tre ditore në Serbi takon Nikoliç e kryeministrin Vuçiç

    Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta pritet të nisë një vizitë zyrtare në Serbi, në javën e fundit të këtij muaj. Vizita që do të jetë treditore dhe do të zhvillohet në datat 21-23 dhjetor.

    Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të angazhimit për shkëmbime të mëtejshme parlamentare mes dy vendeve, angazhim ky që u mor gjatë vizitës në prill të këtij vitit në Tiranë, të kryeparlamentares serbe, Maja Gojkoviç.

    Burime pranë Kuvendit kanë bërë të ditur se meta do të pritet nga zyrtarët më të lartë të shtetit, si presidenti Nikoliç, kryeministrin, Vuçiç dhe kryeparlamentarja Gojkoviç.

    Shqiptarja

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kosova në kaos, Ilir Meta vizitë zyrtare tre ditore në Serbi

    Meta shtyn vizitën në Serbi për të drejtuar seancën e fundit plenare

    Emri:  Ilir-Meta-768x535.jpg

Shikime: 68

Madhësia:  28.3 KB

    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka shtyrë vizitën e tij në Beograd. Shkak për këtë është bërë axhenda e mbushur e Metës. Në vizitën që ishte parashikuar të zhvillohej ditën e sotme, kreu i Kuvendit do të takonte kryeministrin e Serbisë, Alekasandar Vuçiç, presidentin Tomislav Nikoliç dhe homologen e tij, Maja Gojkoviç. Meta do të jetë i pranishëm në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, ku pritet miratimi i pr/ligjit “Për dhënie amnistie”, nga e cila parashikohet të përfitojnë rreth 720 të dënuar.

    Rendi i ditës parashikon gjithashtu ratifikimin e disa marrëveshjeve, si ajo mes palës shqiptare dhe qeverisë së Singaporit ‘për shërbimet ajrore’; ratifikimin e dokumentit ndryshues të marrëveshjes me Fondin për Zhvillim Abu Dhabi, për financimin e projektit të Bulevardit Verior dhe të rehabilitimit të lumit të Tiranës”, ratifikimin e Konventës së KiE-së kundër trafikimit të organeve njerëzore dhe asaj me Hungarinë për mbrojtjen shoqërore’, etj.

    Edhe sot, ashtu sikurse ndodhi në seancën e fundit të Kuvendit, Partia Demokratike pritet të zhvillojë protestën e radhës para selisë së parlamentit, ku kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe një qeveri teknike.

    Shqip

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •