FOTO/ Mediat gjermane: Ministrja Mimi Kodheli shkon me helikopter në Hamburg për të bërë shoping
Dihet se politikanët shqiptarë dhe sidomos ministrat si pushimet ashtu edhe blerjet i bëjnë jashtë shtetit. Kështu ka vepruar edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Kanë qënë mediat gjermane që kanë komentuar këtë fakt, pasi kanë kapur mat Mimi Kodhelin duke “plaçkitur” butiqet më të shtrejta të gjermanisë. E shoqëruar me një eskortë të madhe, Kodheli ka bërë kërdinë në dyqanet më të shtrejta të zonës.
Normalisht, kjo i ka bërë përshtypje revistës prestigjioze gjermane në shkrimin e saj me titull “Këtu bën shopping ministrja shqiptare e mbrojtjes” komentojnë se si ka mundësi që një ministre e një vendi të varfër dhe me një pagë pak më shumë se 1 mijë Euro, i del llogaria për të blerë në këto dyqane.
Ndërkohë që shqiptarët e kanë mbushur listën e dyqanit të lagjes për ushqime dhe bukë, ministrja Kodheli, zgjedh koleksionin më të mirë pranveror në butiqet e Gjermanisë. Media gjermane shton gjithashtu se ministrja Kodheli fluturoi për në Hamburg me helikopter./civitas
Shkrimi i gazetës gjermane “Hamburger Morenspost”
Tri limuzina me drita të ndezura, një Mercedes S-Class dhe një automjet i policisë ushtarake. Vizitë shtetërore? Jo, ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli po bën pazar. Kodheli gjendet në një vizitë zyrtare në Gjermani, ku të hënën u taku me homologen e saj, Ursula von der Leyen.
Pas vizitës në Berlin, Kodheli shkoi në Hamburg me helikopter. Në këtë qytet, ministrja e Mbrojtjes ka bërë dy orë shopping në dyqanet VIP të Alsterhaus.
Syri
Krijoni Kontakt