Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 57 prej 57
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    “Insight” - “Koha shtesë” e drejtësisë

    Reforma në drejtësi mbajti pezull edhe këtë javë debatin politik.
    Socialistët kërcënuan miratim ose zgjedhje të parakohshme.
    Aleati i tyre në qeverisje ishte më optimist dhe sugjeroi durim dhe qetësi, ndërsa demokratët thanë në fundjavë se javën që vjen nis dialogu politik duke e servirur këtë si marrëveshje që gjithsesi vihet në dyshim pasi ende nuk ka marrëveshje se çfarë mund të diskutohet.
    Shumica synon të kapë pranverën për miratimin e kësaj reforme me qëllim që të kërkojë çeljen e negociatave për anëtarësim, por ka shumë gjasa që kjo pranverë të jetë vonuar.

    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228

    Për: Reforma në Drejtësi: SHBA ‘kërcënon’ gjyqtarët e politikën: Lini detyrën se do shkoni në burg!

    Reforma ne Drejtesi do te behet, por situata do te vazhdoje sikur t' mos ishte bere "reforme". Kjo bote e gjere dhe e gjate,/ Do t' vete siç ka vatë" (N. Frasheri). Po t' mos afrojne te rinj qe kane kryer studimet jashte Shqiperie, nuk behet Reforme, se nuk mund ta ndryshojne praktikisht ata qe e shkaterruan Sistemin. Ligjet jane krejte evropiane, por gjykatesit nxjerrin profka, yçkla ne bashkepunim me avokatet qe jane sekseret kryesorë. Procesin e ka kapur ne dore Amerika dhe nuk kane nga t'ia mbajne parlamentaret a Komisioni i Reformes, por nuk shpresoj te zbatimi konkret i reformes, se "reforma n' Drejtesi" do te filloje te zbatohet mbasi te behet, sepse ajo nuk do te kete prapaverim per gjerat a ligjet e shkelura. Eshte kusht Reforma per te hapur negociatat me BE. Opozita do te nxjerre "kushte" te ndryshme me qellim qe t' mos behet reforma, se do t' jete nje dicka pozitive per poziten, ashtu si Berisha e Co. rrahin gjoksin se na futen ne NATO, se hoqen vizat, se bene Pasaportat Biometrike. Pra edhe Pushtetareve te sotem u intereson politikisht te behet reforma, por nuk do ta arrijne konsensusin me Opoziten, sepse nuk jane budallenj opozitaret te japin konsensus pa kushte sic jane ato qe Lul Basha i perserite vazhdimisht te gjitha, si: dekriminalizimi i parlamentit, d.m.th. perjashtimi i deputeteve te korruptuar, drogaxhinjte, vrasesit etj. Por Rama nuk i largon ata, se aty e ka shpresen e fitores ne zgjedhjet e 2017-es., kontrollin e Drejtesise t' ia leje Ministrit te Brendshem e jo Prokurorit, simbas vendimit te Venecies etj. etj. Mjere ky popull kush ben ligje e reforma…Duhet nderhyrje nga 2-palet e jashtme: ShBA dhe BE.

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Reforma në Drejtësi: SHBA ‘kërcënon’ gjyqtarët e politikën: Lini detyrën se do shkoni në burg!

    Me cfare ta bejne reformen e drejtesise, me sh..rre ta bejne?

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    SHBA për Ramën e Metën: "Mos luani me reformën në drejtësi se jeni duke luajtur me zjarrin."

    Fjalimi i plotë/ Donald Lu: Ndaloni lojërat politike

    Emri:  donald-lu-ibna.jpg

Shikime: 2042

Madhësia:  49.8 KB

    Fjala e Ambasadorit të SHBA Donald Lu në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi

    ***

    Kam një mesazh shumë të thjeshtë: Nëse kjo reformë dështon, ju, anëtarët e këtij komisioni do të turpëroni njerëzit që ju kanë zgjedhur. Dhe, do të turpëroni marrëdhënien tuaj me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.

    Por fatmirësisht, ne nuk do ta lejojmë të dështojë. Vendi po shpreson që ju ta realizoni këtë reformë me sukses. Ne do t’ju ndihmojmë ta bëni këtë.

    Dr. Smibert dhe Dr. DeVille janë ndër njerëzit më të mençur në profesionin e tyre në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara. Ata, së bashku me kontributin tuaj dhe nën drejtimin e opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias, kanë përgatitur këtë draft përfundimtar të projektit të reformës në drejtësi.

    Jam krenar të them se e mbështes atë, edhe pse nuk e kam manipuluar përmbajtjen e tij dhe as nuk më kanë dhënë ndonjë kopje përpara. Di gjithashtu që askush nga ju nuk ka pasur mundësinë ta lexojë atë. E mbështes atë sepse besoj në integritetin, njohurinë dhe paanshmërinë politike të këtyre dy ekspertëve ndërkombëtarë. Unë besoj në aftësitë e tyre dhe në dëshirën e tyre të sinqertë që Shqipëria të ketë sistemin gjyqësor më të mirë të mundshëm.

    Ju bëj thirrje ta studioni këtë dokument. Ngrini pyetje dhe diskutoni mbi atë që do të gjeni këtu për t’u siguruar që t’i shërbejë më mirë popullit shqiptar. Në fund të ditës, ju kërkoj të gjithëve të votoni pro reformës në drejtësi.

    Gjatë vitit të shkuar, kam parë znj. Merkel, znj. Mogherini, z. Hahn, z. Kerry dhe z. Obama t’i kërkojnë Shqipërisë ta miratojë këtë reformë. Nuk kam parë kurrë mbështetje të tillë nga aleatët tuaj më të afërt për asnjë temë tjetër. Të gjithë e pranojmë sa e rëndësishme është kjo për të ardhmen e Shqipërisë.

    Por më shumë se kaq, ju dhe unë e dimë se populli shqiptar, të pasur e të varfër, të rinj e të moshuar, qytetarë të fshatit e qytetit, burra e gra, e kërkojnë këtë reformë. Nëntëdhjetë e një për qind e mbështesin këtë reformë. Mendojeni pak. Shqiptarët nuk bien dakord për shumë gjëra e megjithatë 91 për qind mund të bien dakord se vendi ka nevojë për këtë reformë.

    E mëshiroj partinë e verbër politike apo udhëheqësin e shurdhët politik që e bllokon këtë reformë. E para, do të dështoni nëse kërkoni ta bllokoni këtë reformë. E dyta, do të përballeni me zemërimin e publikut shqiptar vitin e ardhshëm në zgjedhjet parlamentare, nëse mendoni se mund të mbroni gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar duke e bllokuar këtë reformë.

    Së fundmi, i kërkoj komisionit sot të mbështesë një kalendar, një kalendar të vërtetë për miratimin e kësaj reforme në këtë komision deri në fund të majit dhe në parlament deri në fund të qershorit.

    Ndaloni lojërat politike dhe filloni ta përfundoni këtë reformë. E keni për detyrë.

    Koha Jone
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779

    Për: SHBA për Ramën e Metën: "Mos luani me reformën në drejtësi se jeni duke luajtur me zjarrin."

    Lu-s i paska dal pija. Eséll,e kuptoi se ka mare rrugen e gabuar. U nis per tek Tymi e perfundoi ne Sauk. Tani paskemi aritur tek turpi !

    Titulli i gazetes Albo eshte fantastik. Dhe vet gazetat e PD nuk e njofin Bashen as si anetar te thjeshte. Se si lider opozite nuk ka pretenduar asnjeri.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    SERAFIMI (05-05-2016)

  7. #56
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Për: SHBA për Ramën e Metën: "Mos luani me reformën në drejtësi se jeni duke luajtur me zjarrin."

    Amerika mduket se tja fuse te Gjatin ketij te gjatit tone
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Vinjol për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  9. #57
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Reforma në Drejtësi: SHBA ‘kërcënon’ gjyqtarët e politikën: Lini detyrën se do shkoni në burg!

    Donald Lu në mbledhjen e PD: Ministrat duhet të ndihen nervoz, reforma në drejtësi jo vetëm për gjyqtarët

    TIRANE – Ashtu siç ishte parashikuar, Partia Demokratike ka mbledhur sot Grupin Parlamentar, me praninë e ambasadores së Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.

    Burime konfidenciale bënë të ditur për ‘BalkanWeb’ se në mbledhjen me dyer të mbyllura, ambasadori Donald Lu tha se nga reforma në drejtësi duhet të ndihen nervoz edhe ministrat, sepse Byroja e Hetimit nuk është vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

    E qartë dhe e prerë ka qenë edhe ambasadorja Romana Vlahutin, e cila ka thënë në mbledhje se pa reformën në drejtësi, integrimi i vendit bllokohet për 3 vitet e ardhshme.

    “Po nuk u votua tani reforma në drejtësi, të paktën për 3 vjet rrezikon hapja e negociatave. Ne duhet ta miratojmë tani, pasi në tetor mblidhet këshilli i ministrave që vendos për hapjen e negociatave, vitin tjetër partitë anëtare futen në zgjedhje dhe do jetë e vështirë për të diskutuar për negociatat për Shqipërinë”- tha ambasadorja Vlahutin.

    (er.nu/BalkanWeb)

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •