Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 57
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ambasadori Lu ‘kërcënon’ gjyqtarët e politikën: Lini detyrën se do shkoni në bur

    O ambasador!

    Po i flet dritares, qe te degjoje dera me duket! Po kercenon gjyqtaret e korruptuar, qe punon per llogari te klases politike te kriminalizuar, qe te degjojne politikanet shqiptare?

    Bravo! Je burre i zgjuar!

    Po politikanet e korruptuar dhe inkriminuar, kur do ti fusim ne burg, dhe ne cilin burg do ti fusim?

    Albo

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bsdev (01-03-2017),skender76 (01-04-2016)

  3. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,750

    Për: Ambasadori Lu ‘kërcënon’ gjyqtarët e politikën: Lini detyrën se do shkoni në bur

    Te drejte ka dhe Ambasadori,vetem se per te lene punen gjyqtaret duhet bere tender. Pa tender ne ate vend nuk zgjidhet asgje. Edhe ndryshimi qe po vjen,dhe qe do shkoje, do vije e do shkoje vetem me tender.

    Vetem Beqja ne krye te drejtesise e zgjidh kete problem. Ose Xeni,me eksperiencen e tenderit te Gerdecit.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #13

    Për: Ambasadori Lu ‘kërcënon’ gjyqtarët e politikën: Lini detyrën se do shkoni në bur

    Nje reforme e domosdoshme me ne fund po vjen.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Qyfyre për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  7. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,750

    Për: Ambasadori Lu ‘kërcënon’ gjyqtarët e politikën: Lini detyrën se do shkoni në bur

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Nje reforme e domosdoshme me ne fund po vjen.
    E domosdoshme, ne kuptimin qe do ndryshoj diçka apo nuk do ndryshoj asgje ? Si teori,se si eksperience dhe realitet reformat o gjysem reformat e keqesojne gjendjen.

    Dmth,qe te arijme ne thelbin e reformes,kjo reforme ja zgjat apo ja shkurton "jeten" politikes (politikaneve dhe sistemit qe kane krijuar) ?

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  9. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Lu kundër Korrupsionit dhe Politika shqiptare

    Aktivizimi i Lu-së në luftën kundër korrupsionit galopant në Shqipëri ka ngjallur jo vetëm kureshtje por e dhe frikë në qarqe të caktuara të politikës shqiptare dhe në institucionet më të përfolura në Shqipëri të dalluara për korrupsion si: Drejtësia shqiptarre dhe Prokuroria shqiptare, pa nënvlerësuar institucionet e tjera që nuk janë më pak të korruptuara si shëndetësia, arsimi, dhe pjesë të rëndësishme të ekonomisë.
    Kjo luftë e nisur nga Maxhoranca në fuqi nuk mund të kishte efektet e duhura po të mos ish futur në lojë faktori LU- ambasadori amerikan i cili u tregoi politikës shqiptare se kësaj rradhë kësaj luftë do to shkohehej deri në fund.
    Por si dhe pse në Shqipëri ka kaq shumë korrupsion dhe mitmarrje? Shkaqet njihen por kryesoret në dështimin e luftës kundër korrupsionit gjatë gjithë këtyre viteve të demokracisë pas `91 mendoj se janë:
    - Prishja nga ana e politikës shqiptare dhe e qeveritarëve shqiptare të hierarrkisë profesionale në cdo profesion, specialitet dhe administrate me pretekstin e luftës kundër komunizmit dhe komunistave,
    - Prishja qeverisjes në administratës qëndrore dhe lokale të teknokracisë dhe meritokracisë,
    - Miratimi i ligjeve me shumë boshllëqe mbi të cilat vendoseshin amandamente pas amandamentesh duke arnuar dhe rënduar kuptimin dhe funksionimin e vetë ligjeve të miratuara,
    - Futja e militantëve në poste drejtuese politike dhe qeverisëse qëndrore dhe locale,
    - Dëmtimi i cilësisë së mësim dhënies, krijimi i universiteteve private pa kritere, futja e pedagogëve jo cilësore në shkollat e larta profesionale dhe universitare, krijoi profesionistë difektozë,
    - Mos zbatimi i ligjeve dhe shkelja e ligjeve nga drejtuesit politike, ata të qeverisjes vendore dhe qëndrore, krijoi mundësinë për korrupsion, vendim marrje të gabuara,
    - Prishja dhe mos respektimi i kritereve të punë marrjes, të realizimit të punës nëpërmjet vendosjes dhe zbatimit së `job-description`, shkaktoi mitmarrjen dhe uljen e cilësisë në punë,
    - Sistemi i pandëshkueshmërisë ndaj personave që kanë kryer vepra penale apo që duhej të merrnin dëmtime administrative, sidomos ndaj drejtuesve politikë, dikasteriale, qëndrorë dhe ato vendor, kriminalizimi i parlamentit për shkak të mos bërjes së ligjeve përkatëse ashtu si duhet, shkaktoi korrupsion masiv,
    - Keq informimi dhe dis informimi i popullit si dhe mos zbatimi i transparencës nga ana e pushtetarëve , i dha mundësi korrupsionit, mitmarrjes dhe shkeljeve të ligjit pa u dënuar një hapësirë të madhe.
    Këto shkaqe, të shoqëruar me faktorë të tjerë politikë si protestat destabilizuese pas daljes në opozitë çdo herë pas përfundimit të zgjedhjeve (karakteristikë kjo për PD), shkaktoi që tranzicioni të zgjatet dhe të vonojë stabilitetin ekonomik dhe politik të shtetit shqiptar i cili po vuan madje dhe në ditët e sotme, një konfliktualitet politik të dëmshëm dhe negativ që po pengon integrimin plotësisht në BE për shkak të mos përmbushjes së kërkesave për integrim.
    Angazhmi i faktorit amerikan npërmjet ambasadorit Lu, për të realizuar sa më parë reformën në drejtësi, dekriminalizimin, ka shkaktuar ashtu si e thasshë më sipër në popullin e thjeshtë kureshtje se si do të shkojë puna, kurse në politikën shqiptare përfshi dhe administratën e lartë të vëndit ka shkaktuar frikë dhe tensionim.
    Aq e vërtetë është kjo sa kuptohet se përse deklaratat e Berishës kundër amabasadorit gjerman , janë pikërisht edhe deklarata anti-Lu sepse në këtë deklaratë, ish kryetari i PD shpreh frikën ndaj asaj që mund të ndodhë, frikën ndaj ndëshkimit të ardhshëm, një frike e mbuluar me frazeologji pseudo patriotike në të cilën shprehet gjoja se ambasadori gjarman (pra dhe amabassadori Lu e të tjerë) nuk duhet të bëhen `guvernatorë të vëndit`.
    Pa hyrë në imtësi në problemet e konfliktit të egër pozitë opozitë, të krijohet përshtypja se politikanët e opozitës, kryetari i ri i opoziës, janë duke u përpjekur që të bëjnë një opozitë të ashpër aspak konstruktive dhe duke vënë pengesa në çdo hap për të penguar pikërisht reformën në drejtësi, e cila mund të jetë një nga armët më të forta të luftës kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë së drejtuesve të lartë partiakë dhe egzekutivë të kaluar dhe të tanishëm.
    Dihet që Maxhoranca qeverisëse mori pushtetin për të realizuar këto reforma që në fakt janë edhe kërkesa të BE dhe të SHBA për ta integruar Shqipërinë në BE dhe për ta bërë Shqipërinë një vënd të stabilizuar dhe të begatë.
    Kjo përpjekje po has një reaksion jo normal nga ana e Opozitës e cila e sheh vehten fajtore dhe përgjegjëse ndaj shumë mos realizimeve të saj në 8 vjeçarin e qeverisjes së saj por edhe në 16 vjecarin total të qeverisjes gjatë 25 viteve dhe mban një peshë të madhe përgjegjësie për destabilizimin politik dhe ekonomik të Shqipërisë në vitet 1997-1998, vrasjeve të 2007, dhe të 2011, korrupsionit masiv gjatë viteve. Të njëjtën përgjegjësi mban edhe PS gjatë viteve të saj të qeverisjes me disa nga mosrealizmiet e saj në vitet 1997-2005 dhe korrupsionin galopant.
    Fakti është se në vënd që në ditët e sotme Opozita të bashkëpunojë me Maxhorancën për të realizuar reformën në Drejtësi dhe Prokurori institucione në të cilat gjënden të gjitha shkaqet e dështimeve politike qoftë nga mos pasja e teknokratëve dhe meritokratëve, qoftë nga problemet e mos ndëshkueshmërisë dhe fshehjes së përgjegjësive ashtu dhe me mos ndëshkimin e korrupsionit galopant të realizuar me fondet shtetërore.
    Këto institucione - ashtu sikundër tha dhe amabsadori anglez, i kanë mbushur burgjet me gjynahqarrë e fukarenj, fajet dhe gabimet e të cilëve duhen dënuar por jo me burgim, kurse ata që duhen dënuar për dëmtimin e rëndë të pronës shtetërore, korrupsionit me fondet e shtetit, krimet e pazbuluara, vjedhjet skandaloze të bankave, të thesarit të shtetit, të mos funksionimit të sistemit shëndetësor spitalor public, - janë kthyer në institucione të anti-ligjit dhe duhen reformuar.
    Opozita në këtë rast po luan dy role totalisht negative, dhe në vënd që të luajë rolin e vet konstruktiv (ashtu si e ka luajtur në raste të rralla sporadike), vazhdon nëpërmjet disa mediave të sajtë dëmtojë rëndë imazhin e Shqipërisë në vënd dhe në botë duke e cilësuar Maxhorancën qeverisëse si armike dhe duke u përpjekur të destabilizojë vendin nëpërmjet përdorimit të shantazhit, ofezave dhe mungesës totale të etikës dhe përdorimit të tog fjalëve të dënueshme penalisht: `mos bindje civile` dhe `revolucion demokratike`.
    Mos bindja civile nëse realizohet të con në luftë civile njëlloj si në Siri, dhe i ashtuquajturi revolucion demokratik të çon në destabilizim politik.
    Qëllimi i Opozitës në këtë rast? Është destabilizimi i vendit dhe krijimi i kushteve të:
    mos ndëshkueshmërisë,
    pengimit të reformës në drejtësi,
    krijimi i imazhit se edhe qeverisja e sotme është po aq e keqe sa dhe e tyre, ra krijimin e idesë se politika në Shqipëri dhe vetë Shqipëria është e pa manaxhueshme dhe e pamundur të hyjë në BE.
    Sigurisht interesi kryesor është fshehja e Korrupsionit masiv dhe e disa krimeve për të cilat janë përgjegjës disa drejtues.
    Në përfundim mendoj se mesazhet e amabasadorit Lu, do të japin rezultat jo të menjëhershëm sepse për të dhënë rezultat duhet që të korrigjohen nëpërmjet legjislacionit shkaqet e rreshtuara më sipër dhe kryesorja do të ishtë dëshira për të bashkëunuar për të realizuar këto reforma nga politikanët e pa korruptuar të Opozitës me Maxhorancën qeverisëse.
    Së fundmi mendoj se Shqipëria gjëndet për të disatën herë gjatë këtyre 25 viteve në mëdyshjen: do të bëhet si Europa? Në zbatim të dëshirës së popullit shqiptar në fillimet e viteve `90 kur ra diktatura.
    Ndryshimi qëndron se, kësaj here Kryeministri i Shqipërisë kësaj rradhe ka hapur kapakun e pusetës së pisllëqeve të drejtuesve shqiptarë, gjatë historisë 25 vjeçare, pusetë e mbushur plot me krime, poshtërsi dhe korrupsion e padrejtësi.
    Nuk dihet nëse Kryeministri do të ketë fuqinë dhe ndihmën për të pastruar këtë pusetë plotësisht, apo do ta mbyllë duke e lënë pa pastruar ashtu si e kanë lënë para-ardhësit e tij.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar pirro10 për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  11. #16
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,750

    Për: Lu kundër Korrupsionit dhe Politika shqiptare

    Ambasadori amerikan duket njeri i mire,sepse ka guximin te shprehe nje problem real,i vertete...

    Problemi i vertete,po brenda ketij problemi, eshte : Ambasadori Lu; genjen apo mashtron ? "Genjen" se e do roli dhe mbase nuk e di ? Apo thjesht mashtron ?

    Kush, shprehet o thote qe mund te behet nje reforme ne drejtesi (qe te funksionoje dhe te arrije qellimin final...),se kjo reforme mund te behet brenda stabilitetit o duke mos prishur stabilitetin,thjeshte mashtron.
    Nuk mund te kete reforme drejtesie pa destabilitet.Sepse eshte vet qellimi final i reformes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 17-12-2015 më 12:46

  12. #17

    Për: Lu kundër Korrupsionit dhe Politika shqiptare

    O Pirro me vjen keq po ai qe merret me shkrimet e tua do te humbe kohe dhe mend.

    Korrupsion nuk luftohet me fushata se keshtu tha Lu apo keshtu tha ai.

    Korrupsionin e lufton shteti ligjor, shteti i se drejtes.

    Korrupsionin e lufton nje shoqeri me zhvillim te qendrueshem ekonomik dhe kulturor.

    Jane gjera qe duhet te shkojne paralel. Perndryshe me kete mentalitet ne rrezikojme te instalojme diktatura ashtu siç edhe eshte instaluar me kohe ne Shqiperi.

    Shoqeria jone ka brume lindor bizantin me pare dhe anadollak me vone.

    Ne perendimit (gjithe Ballkani) vetem sa i shkojme rrotull pa ju afruar kurre! Nuk mjafton vetem deshira!

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar DYDRINAS për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  14. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Për: Lu kundër Korrupsionit dhe Politika shqiptare

    Duket te jene me te thella gjerat sesa duken. Amerikanet e kane treguar sh here qe mbi te gjitha vene interesat e tyre dhe as qe u behet vone per "te drejtat njerezore " e aq me pak per korrupsionin. Besoj se " lepuri fle gjetke" dhe ka te beje me perplasjen gjermano-amerikane(sulmi amerikan kunder volkswagen ) . Dihet qe Rama eshte nje progjerman i hapur dhe si i tille duhet te beje lojen e Merkel .Keshtu qe amerikanet po e sulmojne me lezet qeverine e sotshme. Ne kete linje besoj ishin edhe shkrimet huffington post duke e sherbetosur qellimin e vertete te tyre me akuza per korrupsion apo nje republike bananesh apo mafioze.

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar WesternBlot për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  16. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Lu kundër Korrupsionit dhe Politika shqiptare

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Së fundmi mendoj se Shqipëria gjëndet për të disatën herë gjatë këtyre 25 viteve në mëdyshjen: do të bëhet si Europa? Në zbatim të dëshirës së popullit shqiptar në fillimet e viteve `90 kur ra diktatura.
    Ndryshimi qëndron se, kësaj here Kryeministri i Shqipërisë kësaj rradhe ka hapur kapakun e pusetës së pisllëqeve të drejtuesve shqiptarë, gjatë historisë 25 vjeçare, pusetë e mbushur plot me krime, poshtërsi dhe korrupsion e padrejtësi.
    Nuk dihet nëse Kryeministri do të ketë fuqinë dhe ndihmën për të pastruar këtë pusetë plotësisht, apo do ta mbyllë duke e lënë pa pastruar ashtu si e kanë lënë para-ardhësit e tij.
    Ti shoku paske ik per fiq.
    Vertet mendon se kryeministri i sotem eshte me duar te pastra?
    Vertet mendon ti se kryegjati i sotem nuk ka lidhjet e tij me krimin?
    A je i vonuar apo miop?
    Zgjohu por me kujdes se do trembesh nga realiteti, i cili eshte kryekeput ndryshe nga sa e enderon ti.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar 2043 për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  18. #20
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,750

    Për: Lu kundër Korrupsionit dhe Politika shqiptare

    Amerikaneve si dhe Europes,per vendet si Shqiperia, ju intereson vetem nje gje,qetesia,stabiliteti qe do te thote mos pasje problemi. Kjo eshte pika e pare,te tjerat kane rendesine e dores se dyte. Ky eshte kufiri ku mund te levizi Shqiperia dhe dipllomacia. Keshtu qe, edhe kjo reforme ne drejtesi eshte nje paraprite e detyruar per te shmangur destabilitetin qe po sjell o do sjelli varferia dhe korrupsioni. Per kete edhe kjo reforme do jete "soft",ku qellimi final nuk eshte te luftojme korrupsionin, korrupsionin-varferine,por eshte thjesht ;"te qetesojme popullin".

    Per kete,duhet te jete :1) Nje reforme e gjate,si kohe.2) Nje reforme qe duhet te garantoje klasen e sotme politike. 3) Qe permbledh edhe dy te parat,duhet folur e shpeguar gjate popullit,qe faji o problemi qendron ne reformen e drejtesise,pra do filloje prap riperseritja " te gjithe te vuajtur e te gjithe bashkfajtor" dhe "vidhet se nuk ka Kushtetute".
    Pra kush mban shprese se kjo reforme ne drejtesi,do behet per te luftuar korrupsionin, dhe do behet sepse e duan o na detyrojne te huajt,mban nje shprese kot. Mban nje shprese qe ta quash "ngushellimin e budallait" eshte pak.

    Po t'ju interesonte te huajve vertet kjo reforme ne drejtesi,kane pasur kohe e mundesi qe ta benin gjate ketyre 25 viteve,duke filluar qe nga hapja e dosjeve (nje hapje e dosjeve vlen sa dy-tre reforma ne drejtesi),denimin e Saliut,o edhe rastin e fundit qe ishte reforma e vertete e drejtesise te ketyre 25 viteve,mosdenimi i Ilir Metes.
    Mjafton,te shikosh edhe dy protestat e fundit te PD.Protesta e pare qe e dhunshme,si simbolik,se dhune te vertet nuk pati u dogj vetem nje bunker,por reagimi i dipllomacise se huaj qe i njejte,identik,brenda kufirit te caktuar ;"protesta behet ne parlament,jashte parlamentit nuk lejojme asnje xhest.(edhe djegien e bunkerit qe nuk na pelqen). Protesta e dyte e Pd ishte reforma e vertete ne drejtesi,o garancia e vertete qe kerkohet nga kjo reforme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 18-12-2015 më 06:39

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •