Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Ish-ministri i Ramës, Dritan Hila: Shakaxhiu Rama, na kënaq me barsaleta përditë!

    Racizëm ndaj veriorëve? Baze mbron Ramën, rrjeti shpërthen

    Emri:  verioret.jpg

Shikime: 1053

Madhësia:  53.3 KB

    Deklaratat e kryeministrit Edi Rama nga Saranda kanë shkaktuar shumë debat në rrjet.

    “Se çdonjëri nga këta ndërtuesit pa leje, jo nga ata që i importoi Saliu nga Alpet, e që i nxorri pronarë në Jon, s’flas për ata. Flas për ata që kanë qenë këtu, për stërnipërit e atyre që ndërtuan Dhërmiun, Vunoin, Himarën, Qeparoin e Vjetër dhe Sarandën. Stërgjyshërit bënë fshatra estetikisht të shkëlqyer. Stërnipërit shkatërruan syrin përveç natyrës”, deklaroi Rama.

    Pas tij u përgjigj kreu i opozitës, Lulzim Basha, që i cilësoi si komente raciste këto deklarata.

    Analisti Mero Baze shkruan se nuk mund të mbrosh hajdutët sikur janë veriorë.

    “Tani që e shikon se Edi Rama po u afrohet me emra dhe harta konkrete pronave të tyre, lëshon kushtrimin e shëmtuar për ndarje jug- veri, duke e quajtur si luftë ndaj disa hajdutëve veriorë që kanë zaptuar bregdetin e jugut. Padiskutim që është luftë, po jo si veriorë, por si hajdutë. Si veriorë thjesht mbeten të zbuluar në lidhjen e tyre me atë që Basha ende ka frikë të shkëputet dhe që është aq krahinor, sa dhe pazaret i bën me “njerëz nga veriu”. Njësoj do të ishte, sikur unë të dilja pronar i një parku në Valbonë, për shkak të lidhjeve me pushtetin, dhe nëse do më turreshin banorët e zonës si hajdut, të mbrohesha duke u thënë “më keni inat se jam nga jugu”.

    Jugu dhe bregdeti shqiptar është pasuri e gjithë shqiptarëve dhe aty mund të zhvillojë biznes e turizëm kushdo. Por të përdorsh pushtetin për të zaptuar prona dhe pasuri publike, natyrisht që është një krim që i duhet shkuar deri në fund,” shkruan Baze.

    Por në Facebook, disa nga portalet më të njohura si Jeta Osh Qef apo Troll në Shqip ndjehen të prekur nga kjo deklaratë.

    Kurse gazetari Patrik Sadikaj shkruan: “Ndjehem kaq shume malesor sa nuk e kisha menduar ndonjehere se isha i tille. Jo se sme ka pelqyer, por sme eshte dashur. Jam ndjere rehat prej 20 vitesh ne Tirane ku nuk kam zaptuar asgje, por jam djersitur qe te punoj e te meritoj te blej nje cope shtepi. Nuk me eshte dashur te mendoj se jam apo jo malok kur kam shkuar gjithe qejf me pushime ne jug. Nuk ka as tani ç’me duhet kjo gje se ne fund te fundit askush nuk ma ka vene re per keq. As ne pune, as ne rruge dhe as ne lagje nuk me idnetifikon askush si i zbritur nga Alpet. Dhe me thene te drejten as une nuk e vras mendjen se nga cili mal i jugut ka zbritur komshiu apo kolegu im. Keshtu qe as sot nuk kam ndermend te shoh gjakun blu te asnjerit qe mendon se duhemi ndare ne mbreterore dhe oborrtare. Jemi shume pak per tu shtresezuar ne topinime. Le te rrime keshtu sic jemi. Bashke. Shqipetare”

    MAPO
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-12-2015 më 12:51

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Kryepërçarësi Edi Rama: "Malokët e Saliut kanë pushtuar tokat në bregdet"

    Dritan Hila: "Or çun (Edi), nuk shtyhet ushtria (qeveria) t'u bo shurren!"

    Emri:  a959823fc14d16007c5b5269527d74b4_M.jpg

Shikime: 279

Madhësia:  14.0 KB

    Ka reaguar ashpër e me ironi Dritan Hila, deri para pak muajsh zv/ministër i Mbrojtjes e që dha dorëheqjen për shkak se nuk ishte dakord me disa praktika të qeverisë. Sot ai është analist i pavarur. Ja reagimi i tij në Facebook:

    “Pas dy muajve me tregimet erotike për, nga, dhe me sigurimin e shtetit; pas javës demokratikase ku filloi legjenda e re nëse PD-ja u themelua në 11 apo 12 dhjetor; pasi shpëtuam për një qime nga koncesioni i radhës ku gati na shitën edhe jetën e përtejme, vjen tema e teatrit të radhës sesi veriorët ju kanë vjedhur tokat himariotëve. Për hir të së vërtetës sa i kanë vjedhur toka himarjotët shtetit dhe njëri-tjetrit, nuk ka verior t'ua kalojë. Është dëshmitar për këtë Bollanoja me juristin e tij. Dhe Himara ka dëshmuar edhe në ditët e sotme se ka bijë të mendjes, penës, punës, por edhe hajdutë me nam.

    Që klientë të Berishës me origjinë veriore kanë marrë toka në bregdet, kjo është e mundur, ashtu siç miqtë ortodokse të Ramës marrin llokma tenderësh e koncesionesh. Pra përcaktori verior apo ortodoks, ka lidhje vetëm për të dalluar bandën, dhe jo si karakteristikë e grupit. Pasi njoh veriorë që kanë blerë tokat me djersën e emigracionit dhe po përpiqen të ngrenë një jetë në bregdet, pa të cilët tashmë nuk do kishin kuptim ato vise. Ashtu si pa ortodoksët, Shqipëria do të mbetej pa zyrtarët më te mirë dhe shtresën e mesme me nikoqirë.

    Por mesa duket kur nuk prodhon dot ide, merresh me barcaleta. E meqë jemi në fushën e barcaletave, më kujtohet një e tillë për një ushtar çun mamaje, i cili sa herë kishte stërvitje të rëndë, i kërkonte leje kapterrit të shkonte në banjo. Një herë e dy e tre, dhe kapterri që ishte rrahur me vaj e uthull i thotë: Or çun, nuk shtyhet ushtria t'u bo shurrën. Kështu dhe puna jote or mik, nuk shtyhet mandati me batuta. E mira do të ishte të merreshe pak me standardin e jetës tonë, por si duket nuk ja ke ngenë. Të dy palët po bëni lojën që ndërsa ne po na shqyen ujku, të rrimë e mendojmë që është ëndërr”, shkruan Hila

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-12-2015 më 12:51

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryepërçarësi Edi Rama: "Malokët e Saliut kanë pushtuar tokat në bregdet"

    Eshte interesante, kur nje njeri me gene cobani nga malet e Transalvanise, vendit qe na ka nxjerre Princin Drakula qe u pinte gjakun njerezve, flet per "maloket e Saliut", dhe na hiqet si shqiptar autokton. Jepini nje pasqyre te shkretit, qe te shohi veten ne pasqyre, qe te kuptoje qe nuk eshte rrace shqiptari.

    O shoku Rama!

    Po ata vellezerit e tu katolike qe jetojne ne veri, ne nje thes me "maloket e Saliut" i fute?

    Albo

  4. #4
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Kryepërçarësi Edi Rama: "Malokët e Saliut kanë pushtuar tokat në bregdet"

    Albush San.
    Rama eshte idiot kembe e koke por ti ke pare shume filma made in Holliwood per Drakulen. Nuk je larg Rames.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kryepërçarësi Edi Rama: "Malokët e Saliut kanë pushtuar tokat në bregdet"

    Nuk eshte lajthitje e re kjo nga ana e Rames! Keto lloj tezash i ka pas ngritur qe perpara viteve 2000, kur i etiketonte verioret si shpellar e çeçen!
    Rrojitje nga fiqiri apo racizem? Une them pak nga te dyja...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •