Skandal në arsim. Zbulohet lista me qindra emërime partiake
Pak ditë pasi lapsi.al zbuloi skandalin e emërimeve partiake në tatime, një skandal i ngjashëm është zbuluar edhe në arsim. Listat e mëposhtme dëshmon se si emërohen mësuesit në Lushnje. Janë propozime të ardhura nga deputetë të PS e LSI dhe përfaqësues të këtyre partive në qeveri. Ky dokument, sipas PD –së së Lushnjës, provon se 169 mësues janë futur në punë në këtë qytet me rekomandime të deputëteve dhe përfaqësuesve të mazhorancës vetëm gjatë periudhës dhjetor 2013 – maj 2014. Petrit Vasili i LSI ka bërë 38 emërime.
Bujar Çela i PS 29 emërime, Arben Çuko i PS 26 emërime, Erion Braçe i PS ka emëruar 17 mësues, Nora Malaj, zëvendësministre e arsimit (LSI) ka bërë 3 emërime. Nuk i mungon listës edhe deputeti i PS, Taulant Balla, i cili sipas dokumenteve të publikuara pak ditë më parë nga lapsi.al kryesonte emërimet në administratën tatimore. Figurojnë edhe emrat e Vasilika Hysit, deputete e PS dhe të disa kryetarëve dhe ish kryetarëve të komunave të majta në Lushnje. Të gjitha kërkesat rezulton se ata ia kishin paraqitur ish -drejtoreshës së Arsimit, Luiza Tabakut, të arrestuar në nëntor të vitit 2014 për korrupsion, pasi u merrte para mësuesve për t'i emëruar.
Arrestimi i saj dhe dokumentet e mëposhtme janë provë se sa janë marrë në konsideratë kriteret për emërimet e arsimtarëve, kur nga njëra anë pushtetarët dërgojnë lista partiake dhe nga ana tjetër drejtoresha merrte para' për të emëruar pjesën tjetër.
Lapsi
Krijoni Kontakt