Rama 80 hektarė tokė shtetėrore pėr vėllain e deputetit/ Dokumentet
Cara ėshtė pėrfitues i 80 hektarėve toke shtetėrore nė Paskuqan.
Ka qenė njė vendim i Majit tė kėtij viti nga qeveria shqiptare, ai qė ka pėrcaktuar se 80 hektarė tokė, do i kalojnė pėr administrim kompanisė VEBO Invest, ndėrsa kjo e fundit presupozohet se do tė nisė aty ndėrtimin e njė varreze private, citon portali Hashtagalbania.
Nė kompaninė Vebo Invest rezultojnė bashkėpronarė dy shtetas italianė sė bashku me vėllain e deputetit socialist Parid Cara, shtetasi Besim Cara.
Me firmėn e kryetarit tė qeverisė, Edi Rama, ėshtė autorizuar Ministria e Zhvillimit Urban e drejtuar nga Eglantina Gjermeni, pėr tė lidhur kontratėn me kėtė kompani.
Portali shprehet se kėrkoi informacion pranė kėsaj ministrie disa ditė mė parė por ministria nuk ofroi informacion nė lidhje me kėtė kontratė.
Duket se ka qenė kompania private ajo qė ka bėrė kėrkesėn tek Ministria e Zhvillimit Urban pėr shfrytėzimin e 80 hektarėve tokė nė Paskuqan pėr ndėrtimin e varrezės private.
Mė pas ministria ka ndryshuar ligjin Pėr Shėrbimin Publik tė Varrezave ku me ligj ėshtė dhėnė hapėsira pėr operimin e kompanive private nė kėtė shėrbim. Pasi ėshtė bėrė gati dhe ligji, ministria i ka kėrkuar leje nė Kėshillit tė Ministrave pėr tė lidhur kontratė me kompaninė e vėllait tė deputetit socialist Parid Cara.
Por ka ende aspekte tė rėndėsishme tė pazbardhura sidomos mbi mėnyrėn e operimit tė kompanisė dhe pėrfitimit monetar.
Nė ndryshimet ligjore qė ka bėrė qeveria nė ligjin Pėr Shėrbimin Publik tė Varrezave kėto lloj kontratash nuk konsiderohen si koncesione, por si kontrata ekskluzive, madje ky ligj pėrcakton se kėto kontrata mund tė pėrfitohen pa garė dhe pa tender.
Por gjithsesi ato mbeten kontrata publike dhe nė rastin konkret bėhet fjalė pėr shfrytėzimin e plot 80 hektarėve tokė publike nė periferi tė Tiranės dhe kalimi i kėtij shėrbimi tek vėllai i njė deputeti socialist duket si njė konflikt interesi flagrant dhe favorizim.
Syri
Krijoni Kontakt