Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    Tironsit që skalitën shprehje në gjuhën e sotme shqipe

    Tironsit që skalitën shprehje në gjuhën e sotme shqipe


    Ata janë personazhe të Tiranës së vjetër, por që sot e kësaj dite
    vazhdojnë të jetojnë mes kryeqytetasve. Nuk kanë ndonjë bust, nuk janë të vendosur në tabelat me emërtimet e rrugëve, por janë gjallë mes gjuhës së qytetarëve. Ata janë njerëz të famshëm jo se kanë dhënë kontribute të veçata në shoqëri, por se me batuta dhe personalitetin e tyre janë kthyer në krahasime të shumë situatave. Thuajse gjithkush ka dëgjuar mbi Shaban Qosen, kur me shaka dikush të thotë se "je bërë si Shaban Qosja", apo si Rati i Mol Jajes dhe Lymi i Tutit. Mes këtyre rreshtave ne do të tregojmë historinë e personazheve më pikante dhe batutat e tyre të cilat përdoren edhe sot e kësaj dite.

    Lymi i Tutit
    Lymi ka qenë një tiranas me probleme mendore. Ai dilte rrugëve dhe mblidhte teneqe e hekurishte. Pamja e tij ka qenë e përafërt me një endacak që, plus rrobave të palara dhe të shqyera, i rridhnin edhe jargë nga goja. Lymi i Tutit teksa mblidhte hekurishte nëpër kazanë plehrash, këndonte këngën "O siçiliana bruna, bruna, bruna kome te"..., një këngë të vjetër italiane. Por, edhe pse ishte i çuditshëm, të tjerët thonë se ka qenë njeri i mirë. Në ato kohë Lymi i Tutit shkon te Kryegjyshata (bëhet fjalë para vitit 1967), por asnjë nga të pranishmit s'ia varte. Teksa sillej vërdallë, Lymi sheh Babain e Madh të Kryegjyshatës dhe i tregon me dorë një vend të cilin ia sugjeron për të ndërtuar një xhami. Si për çudi atë natë Babai kishte parë në ëndërr të njëjtën gjë dhe urdhëroi të tjerët ta lanin dhe ta ushqenin çdo ditë Lymin e Tutit...

    Shaban Qosja
    Shaban Qosja shiste pemë, pra, fruta-perime te Rruga e Kavajës. Shabanit i ishte bërë mendja havale, sepse e kishte hundën e madhe dhe të gjithë e thërrisnin "hunderr". Kishte edhe raste kur kalimtarët nuk e shihnin Shabanin dhe nuk i flisnin, por ky i fundit gërricej sërish, duke iu drejtuar: "Pse po m'shef me... apo do me m'sha nga huna!?"

    Gratë e Shabës
    "Jeni bo si gratë e Shabon Zelkës" është krahasimi për femrat që rrinë të mbyllura gjithë ditën dhe vetëm punojnë shumë e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër, madje edhe bisedat i refuzojnë. Dikur kjo shprehje përdorej në një formë të tillë: Njelët gjith' ditën
    n'gavat si grat e Shabon Zelkës."

    Rati i Mol Jajes
    Rati ka qenë një personazh mjaft i veçantë dhe i çuditshëm. Me
    flokët e gjatë e të shpupurisur ai shihte vetëm punën e vet. Ratin e Mol Jajes e tregojnë shumë patriot, madje në kohën e Zogut një grup patriotësh bënë kërkesë që atij t'i lidhej një pension i veçantë, pension të cilin Rati nuk e pranoi. Kështu, miqtë u detyruan të bindnin gruan e Ratit për ta tërhequr pensionin dhe deri kur ka vdekur, Rati nuk e ka marrë vesh që merrte nga shteti pensionin të cilin e kishte refuzuar. Me Ratin e Mol Jajes krahasojnë njerëzit me flokë të gjatë e të shpupurisur.

    Kali dhe Rrema.
    Kjo ka qenë një shprehje për luftëtarët. Rrema ka qenë një prej tyre që shkoi për të luftuar dhe humbi jetën, ndërsa në shtëpi iu kthye vetëm kali. Në këtë rast shprehja përdoret për njerëzit që shkojnë të blejnë dhe kthehen duarbosh.

    Simitet e Xhepit
    Xhepi ka qenë një furxhi dhe bënte simite shumë të mira. Në këtë
    rast shprehja është pozitive dhe është përdorur kur ndonjë të ofron gatim të servirur bukur. "Ma ke qit kët omëlsinë si simitet e Xhep Ballës."

    Alem Bylyri
    Është një nga personazhet më të njohura, i cili përshëndeste dhe u fliste të gjithë njerëzve. Shprehja: "Je bo si Lem Bylyri."

    Pina e Conit
    Ka qenë një grua mjaft e dobët dhe e vockël në trup, që rrinte
    gjithë ditën në majë të takave të larta.

    Rrëtelia Ilia
    Ka qenë një ortodoks Tiranas që ishte mjaft vesvesali.

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan drini_në_TR për mendimin e shprehur në këtë postim:

    fjo.16 (06-04-2015),murik (16-12-2015)

  3. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    DRINI !
    Se do te vinte dita , qe do te lexoja ne forumin e gjuhes shqipe per LYMIN E TUTIT, s'ma kish marre mendja kurre !
    Coje postin tek humori shqiptar ose tek padogana.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Drini,

    i ke mbledhur ti keto te dhena, apo e ke nga ndonje artikull?

    Sido qe te jete, kane harruar nje personazh te njohur me emrin Kizi i Pazarit. Nuk e di se si quhej realisht me emer me mbiemer, por ka qene nje grua trupvogel qe ecte rrugeve prane Pazarit te Ri (ne fund te viteve '80) dhe qeshte e qeshte, (ne fakt ajo ngjante me shume sikur zgerdhihej duke nxjerre dhembet). Kane pas perdorur dikur nje shprehje...."C'me qesh ashtu si Kizi i Pazarit".
    Korason, meqe ke nderhyre tek kjo teme, po ti a e mban mend Kizin?

  5. #4
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Postuar më parë nga Dita
    Drini,

    i ke mbledhur ti keto te dhena, apo e ke nga ndonje artikull?

    Sido qe te jete, kane harruar nje personazh te njohur me emrin Kizi i Pazarit. Nuk e di se si quhej realisht me emer me mbiemer, por ka qene nje grua trupvogel qe ecte rrugeve prane Pazarit te Ri (ne fund te viteve '80) dhe qeshte e qeshte, (ne fakt ajo ngjante me shume sikur zgerdhihej duke nxjerre dhembet). Kane pas perdorur dikur nje shprehje...."C'me qesh ashtu si Kizi i Pazarit".
    Korason, meqe ke nderhyre tek kjo teme, po ti a e mban mend Kizin?
    Per femrat kur nuk i prisnin floket bukur (mire) thoshin se "M'je bo si Kizi".

    Kane harruar pa permendur edhe Gezim (Xim) Kulufin, aq i njohur ne vitet 80 dhe fillim te 90.

  6. #5
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Postuar më parë nga Bokerrima
    Per femrat kur nuk i prisnin floket bukur (mire) thoshin se "M'je bo si Kizi".

    Kane harruar pa permendur edhe Gezim (Xim) Kulufin, aq i njohur ne vitet 80 dhe fillim te 90.

    hahahhahaha lol cna kujtuat keto gjera ..." mje bere si Kizi " * lolol

    dhe ate gezim kulufin lol ... te zinte tmerri po te afrohej ai afer ..

    Pink
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #6
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Postuar më parë nga Dita
    Drini,

    i ke mbledhur ti keto te dhena, apo e ke nga ndonje artikull?

    Sido qe te jete, kane harruar nje personazh te njohur me emrin Kizi i Pazarit. Nuk e di se si quhej realisht me emer me mbiemer, por ka qene nje grua trupvogel qe ecte rrugeve prane Pazarit te Ri (ne fund te viteve '80) dhe qeshte e qeshte, (ne fakt ajo ngjante me shume sikur zgerdhihej duke nxjerre dhembet). Kane pas perdorur dikur nje shprehje...."C'me qesh ashtu si Kizi i Pazarit".
    Korason, meqe ke nderhyre tek kjo teme, po ti a e mban mend Kizin?
    Gabohesh DITA !
    Ka qene Cija e pazarit. Kizi ka qene vetem KIZ !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #7
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Drini-LA

    Cere je duke bo mer bab keshtu ka mi paske gjet keto emra. Keto kane qene fatkeqes tirone mer daj, qe tironsit e hershem duke qene pak avdalle, i merrnin neper goje si ato plakat e kqija ne u ngeli emri ner vite... Cdo qytet i shqiperise ka personazhet e vet. Kush oshte tirons njef ato nga tirona e kush oshte p.sh shkodron njef ato nga shkodra.
    Menova se vallai do te kishe permen nojni si Sefer Daja, a Qazim Mulletja,,,a noj Stermos qe vallai jane personazhe per tu permen ne Tirone, e jo fatkeqe e njeres me semundje mendore.
    Me vjen keq se qenke nis ene nga deshira e mire, por pa e zbukuru shume vallai oshte nje pacavure,,, qe edhe tek padogana vallai nuk do te kishte vend.
    Gzim Klufi - ka qene i semure mendore, e ndaj te semunve mendore ne cdo vend u kushtohej vemendje te modhe, ne shqiperi e pak me shume Tirone ata u tallnin e u bonin personazhe.
    Vallai me ke zhgenjy me kete shkrim. Per gjuhen shqipe ka shume personazhe qe kane dale nga Tirona dhe qe jane mundu me dhone sadopak ndihmese ne zhvillimin e saj. NUk oshte vendi ketu por po permend nje qe para gati nje jave vdiq nga nje aksident me makine, Liljana (BONATA) CUKALLA shkrimtare per femije, fituese e disa cmimeve per letersine per femije, dhe kryeredaktore e shkelqyer. Personazhe te tille tironas kane dhone ndihmesen e tyre ne gjuhen shqipe...

    Ja kalofsh sa me mire atje ku je
    Ndryshuar për herë të fundit nga kundraRRYMES : 17-09-2003 më 04:18

  9. #8
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Dita, këtë e morra në email, dhe mendova ta hidhja këtu . Lymi Tutit, këtë emër e mbaj mënd që i vogël.

    Vallai me ke zhgenjy me kete shkrim. Per gjuhen shqipe ka shume personazhe qe kane dale nga Tirona dhe qe jane mundu me dhone sadopak ndihmese ne zhvillimin e saj.
    Më vjen keq që të kam zhgënjyer KundraRrymës, por meqënëse ti i njifke këta, meqënëse edhe shumë Tironsa të tjerë i njofin, kjo do të thotë se të paktën emrin e tyre e kanë lë në veshët e të shumtve.

    Por megjithatë, kurrsesi ata emra të lartëpërmëndur "përbëjnë" të vetmit tironsa që skalitën shprehje në gjuhën shqipe. Ka edhe të tjerë, siç ke cituar edhe disa emra të tjerë vetë ti.

    Drini.

  10. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Drini,

    falemnderit per shpjegimin.




    Korason,

    meqe bere korrigjimin se shtesen "e pazarit" e paska pas mbajtur Cija dhe jo Kizi, te lutem shume me pershkruaj pak Cijen, se une nuk e njihkam. Bashkekohese e Kizit eshte kjo?


    nga Korasoni

    Kizi ka qene vetem KIZ !

  11. #10
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Tipar dallues i Cija-s ne krahasim me Kizin eshte se Cija ka qene edhe grua ( ne i venc ate emer) e perdale. Kurse Kizi ishte vetem deficente.
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Seksi dhe fillimet e të shkruarit në gjuhën Shqipe.
    Nga shendelli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 26-10-2016, 06:18
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Shkolla e parë shqipe në Labovë, jo në Korçë
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  4. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •