Sipas statistikave nga Instituti pėr Matjen dhe Vlerėsimin e Shėndetit vdekjet e shkaktuara prej armėve nė 100,000 njerėz nė vitin 2013 nė Shqipėri ishte 5.86 ndėrsa. Ky eshte nje numer shume i larte dhe madje me i larte dhe se nė SHBA ku numri ishte 3.55. Vendi i dytė mė i keq nė Ballkan nė kuptimin e vdekjeve tė shkaktuara prej armėve pėr frymė ėshtė Mali i Zi me 2.13 pėr 100.000 njerėz. Vendi mė pak i prekur nė rajon ėshtė Bullgaria me 0.64 pėr 100,000 njerėz pėr frymė.
Megjithėse norma e vdekjeve tė shkaktuara prej armėve nė Shqipėri ėshtė alarmante, tė dhėnat tregojnė njė pakėsim nė numra.

Tė dhėnat e institutit tregojnė se nė vitin 2000 numri ishte 7.86. Nė vitin 2005, shifra ra nė 6.01 dhe nė vitin 2010 u ul edhe mė tepėr nė 5.91. Nė vitin 1997, kur ligji dhe rendi nė vend humbėn kuptimin, depot e armėve ushtarake u shpėrthyen dhe mbi 500,000 pushkė dhe armė tė tjera kaluan nė duart e qytetarėve tė zakonshėm. Kjo situatė kaotike shkaktoi rreth 2000 vdekje tė njėjtin vit.

Arian Dyrmishi, njė ekspert sigurie nga Instituti pėr Demokraci dhe Ndėrmjetėsim, i tha BIRN se lidhja mes numrit tė paligjshėm tė armėve nė posedim tė shtetasve dhe numri i vrasjeve nė vend nuk ėshtė e qartė.

“Nė Shqipėri vlerėsohet se rreth 250.000 armė janė nė duart e civilėve por ky ėshtė njė nga numrat mė tė ulėt nė rajon,” tha ai.

“Nė Serbi, ka rreth 2 milionė armė tė paligjshme dhe nė Maqedoni rreth 1.5 milion,” shtoi ai, duke argumentuar se numri i lartė i vdekjeve mund tė ketė edhe shkaqe tė tjera.

Edmond Dragoti, njė psikolog dhe profesor i Universitetit tė Tiranės i tha BIRN se numri i lartė i vdekjeve nga armėt nė Shqipėri ishte pjesėrisht njė fenomen kulturor.

“Armėt kanė qenė pjesė e kulturės shqiptare pėr shekuj. Njerėzit i pėrdorin ato pėr tė mbrojtur ekzistencėn e tyre. Ata kanė ruajtur territoret e tyre, familjet dhe pronat me armė, ndaj e kanė rrėnjėn nė identitetin e tyre,” tha ai.

Ai beson se pas viteve ’90, megjithatė njerėzit i kthyen armėt nga njėri-tjetri edhe pėr shkak tė mungesės sė strukturave normale tė shoqėrisė dhe shtetit.

“Mungesa e drejtėsisė sociale dhe pėrhapja e papėrgjegjshmėrisė institucionale kanė rezultuar nė kėtė numėr tė lartė vdekjesh nga armėt gjatė kėtyre viteve. Mungesa e njė shteti tė fortė i ka bėrė njerėzit tė vetėmbrohen,” tha ai.

http://www.balkaninsight.com/en/article/more-violent-gun-deaths-in-albania-than-in-u-s-12-10-2015