Miratohet në Kuvend, ja llojet e makinave që do të pagujanë 210 mijë lekë taksa në vit
Komisioni i Ekonomisë ka vendosur sot me votat e mazhorancës që të shtojë edhe kriterin e çmimit në listën e automjeteve të cilësuara si mjete luksi, që do t’i nënshtrohen taksimit më të lartë duke filluar që nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Kështu, të gjitha automjetet mbi 3 mijë kubikë dhe me çmim mbi 50 mijë euro, do t’i nënshtrohen taksës së luksit, e cila është 210 mijë lekë të vjetra në vit. Rritja e taksës për rreth 11 mijë makina, të përkufizuara nga qeveria si automjete luksi, ka shkaktuar debate në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.
Sipas të djathtëve, jo çdo mjet mbi 3 mijë kubikë është mjet luksoz, dhe se kjo taksë mund të prekë edhe shtresa jo të pasura. Nga ky miratim taksash, duket se mazhoranca kërkon vetëm të arrijë objektivin e saj për të mbledhur të ardhura më shumë nga automjetet.
Ndërkohë, edhe automjetet hibride, të cilat ndotin shumë herë më pak mjedisin, kërkojnë shumë më pak karburant, por që janë automjete të shtrenjta, do të taksohen njësoj si automjetet e luksit që ndotin më shumë mjedisin dhe shpenzojnë më shumë karburant.
Syri
Krijoni Kontakt