Rritja e tarifave, Liçensa për pikat e karburanteve 170 herë më e shtrenjtë, ekspertët: Do rritet nafta
Qeveria ka vendosur të rrisë me 170 herë tarifën për dhënien dhe përsëritjen e liçensave për pikat e shitjes me pakicë të karburanteve çka do të reflektohet me shtrenjtim të çmimit të naftës dhe benzinës për qytetarët.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave pagesa për dhënien dhe rinovimin e liçensave për këto pika në Bashkinë e Tiranës bëhet 5 milionë lekë dhe 2 milionë lekë për bashkitë e tjera.
Më parë tarifat ishin përkatësisht 30 mijë lekë dhe 20 mijë lekë.
“Ka për të sjellë një impakt normal edhe në çmimet e qytetarëve . Tashmë shqiptarët duhet të mësojnë që mos lëvizin shumë me makina brenda qyteteve. Tani është 5 milionë lekë të reja. Është rritur disa herë. Kjo tregon që gjithë ky çmim do shpërndahet në përqindje apo në raport me çmimin aktual ku në Tiranë dihet që janë çmime të rritura në krahasim me qytetet e tjera ose me rruget interurbane. Një pjesë e madhe pikash nuk kanë për të mbijetuar.”
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave në të gjithë vendin janë rreth 1200 pika tregtimi me pakicë karburantesh. Në bazë të ligjit autorizimet për këto pika jepen nga pushteti vendor për një periudhë deri në 5 vjet me të drejtë përsëritjeje.
Aktualisht pjesës më të madhe të pikave të tregëtimit i ka mbaruar leja dhe duhet ta rinovojnë atë, sidomos në Tiranë ku gjatë kohës që drejtonte e djathta nuk është rinovuar asnjë leje.
Sipas përllogaritjeve duke marrë një mesatare prej 3.5 milionë lekë për liçensë i bie që në total 1200 pika duhet të paguajnë për rinovikm liçense rreth 4.2 miliardë lekë.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt