Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 54
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokratëve

    Dëmet nga protestuesit, I falsifikuan firmën në gjobën ndaj Bashës, Besmir Karaj kallëzim në Prokurori

    Emri:  besmir-karaj.jpg

Shikime: 689

Madhësia:  103.4 KB

    Besmir Karaj, inspektori që kishte emrin në gjobën e Bashkisë për protestën ka bërë kallzim penal në prokurori.
    Besmir Karaj ka dëshmuar se nuk ka plotësuar asnjë gjobë dhe gjithçka është bërë pa dijeninë e tij nga Kryeinspektori.
    Karaj ka bërë kallzim penal edhe për fallsifikim të firmës së tij.
    Fatura që u publikua në rrjetin social të Erion Veliajt, mbante shumën 16,372,900 lekë.

    ORA NEWS

  2. #2
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokra

    Gjoba nuk ka date.
    Ne baze te ligjit behet automatikisht e pavlefshme.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokra

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Gjoba nuk ka date.
    Ne baze te ligjit behet automatikisht e pavlefshme.
    Edhe po te kishte, eshte nje cop fletrrufe kuturu!

    Sesi i paska pa Erioni 87 veta tu urinu, ec e kuptoje?

    Keta behen karagjoz pa e kuptuar...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokra

    Bej shtet po deshe me mashtrusa te ketij kalibri, qe jo vetem qe fallsifikojne firma, por nuk e kane per gje qe ta publikojne per gjithe boten ta shohi mashtrimin e tyre.

    Lum Tirana per Veliun!

    Albo

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,749

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokra

    Si princip eshte i drejte,kush prish,zapton,shkaterron duhet te paguaj. E bere nga Veliaj,nuk ja vlen te perdoret fjala princip,po hajde.

    Po ta kishte derguar si fillim faturen e ndertimit te bunkerit ne Partin Socialiste edhe kjo gjobe drejtuar PD do kishte kuptim.
    Dmth;Perveç kesaj gjobe per Pd mungojne edhe dy gjoba te tjera per PS,njera e ndertimit dhe tjetra e heqjes te ketij bunkeri.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    skender76 (11-12-2015)

  7. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokra

    Gjobat per kundrashkeljet i paguan individi dhe jo partia. Pastaj ajo lloj gjobe me firme te fallsifikuar dhe me disa gabime trashanike mbrenda saj, vetem gjobe qe nuk eshte...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 11-12-2015 më 04:47
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,749

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokra

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Gjobat per kundrashkeljet i paguan individi dhe jo partia. Pastaj ajo lloj gjobe me firme te fallsifikuar dhe me disa gabime trashanike mbrenda saj, vetem gjobe qe nuk eshte...

    Nuk eshte e vertete qe gjobat i paguan individi,po u vertetua qe individi i perket kesaj partie (i shtyre o i urdheruar) edhe partia "gjobohet" o denohet.

    Duhet te vleje i njejti princip si nje ndermarje private o shteterore.

  9. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokra

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Une po them si funksionon si parim. Pastaj protestat ne pergjithesi i organizojne sindakatat qe mbeshtesin ideologjine e partise!
    Tek ne partia i ka tentakulat gjithandej...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #9
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokra

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Si princip eshte i drejte,kush prish,zapton,shkaterron duhet te paguaj. E bere nga Veliaj,nuk ja vlen te perdoret fjala princip,po hajde.

    Po ta kishte derguar si fillim faturen e ndertimit te bunkerit ne Partin Socialiste edhe kjo gjobe drejtuar PD do kishte kuptim.
    Dmth;Perveç kesaj gjobe per Pd mungojne edhe dy gjoba te tjera per PS,njera e ndertimit dhe tjetra e heqjes te ketij bunkeri.

    Kujt ti thush se?!

    Te ndertosh pa leje, ky miku te ve prangat dhe te dergon faturen per prishjen e objektit qe e ke ndertu me paret tuja.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    SERAFIM DILO (11-12-2015)

  12. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    E-konfirmuar: Gjoba ndaj PD-se, Erion Veliaj ka falsifikuar firmen e inspektorit te Bashkise!

    Ekspertët e laboratorit kriminalistik kanë vërtetuar më në fund se gjoba e Bashkisë së Tiranës për dëmet që sipas saj shkaktoi PD në protestën e 8 dhjetorit, është e falsifikuar, raporton AbcNews.

    Fleta që mban firmën e inspektorit Besmir Karaj nuk është plotësuar prej tij, por nga dikush tjetër. Vetë inspektori i pati denoncuar këtë falsifikim në Prokurori ku shpjegoi se nga blloku i gjobave, që mbanin në fund nënshkrimin tij, ishte shkëputur një fletë , e cila ishte plotësuar më pas nga dora e dikujt tjetër. Ky denoncim tashmë është vërtetuar duke nxjerrë në pah një manipulim të shëmtuar për qëllime të vogla politike.

    Çështja bëhet serioze po të kemi parasysh se vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, doli publikisht për të thënë se gjoba ishte e inspektorit dhe si ai “i dilte për zot” rregullsisë së saj. Madje, me një ironi krejtësisht jokorrekte për një funksionar të lartë, Veliaj keqpërdori deri në meskinitet familjen e inspektorit Karaj.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •