Me arrestimin sot në Korçë të personit të tretë të përfshirë në rrëmbimin e 24-vjeçares Vjollca Shkëmbi, kjo e fundit ka folur për mediat duke treguar historinë. Ajo rrëfen se është trafikaur në Maqedoni dhe është shitur për 400 euro nga 23-vjeçari, Urim Qazimi. Babai i tij, i arrestuar sot nga policia, e ka kërcënuar vajzën për 6 ditë më radhë, që të ndryshonte dëshminë në lidhje me rrëmbimin. Sipas saj Qazim Qazimi e kishte mbajtur 24-vjeçaren për 7 ditë në shtëpinë e tij..
Sipas policisë pengmarrja ka pasur qëllim përgënjeshtrimin e kallëzimit penal.
Qazim Qazimaj, 52 vjeç, i ati i Urim Qazimajt njërit prej të arrestuarve dyshohet se ka mbajtur peng vajzën për 7 ditë me qëllim që djali i tij të dilte nga burgu, si edhe vajza me inicialet V.SH, të përgënjeshtronte kallëzimin e datës 24.12.2015.
“Arrestimi i Qazim Qazimaj u bë pasi, dyshohet se nga data 27.12.2015 deri në datën 02.01.2015, ka mbajtur në banesën e tij, shtetasen V.SH, 24 vjeç, me qëllim që djali i tij, shtetasi Urim Qazimaj të dilte nga burgu, si edhe shtetasja V.SH, të përgënjeshtronte kallëzimin e datës 24.12.2015″, informon policia e Korçës.
Më 24 dhjetor policia arrestoi Urim Qazimaj dhe Mersin Myrtollari, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” kryer në bashkëpunim. Dy personat u akuzuan se rrëmbyen me forcë një 24 vjeçare me qëllim fitimi, d uke e shitur në Maqedoni.
Lapsi
Krijoni Kontakt