
Postuar më parë nga
Albo
Se pari, bravo te gjithe qytetareve qe dolen ne proteste. Dallimi mes jush dhe atyre qe zgjodhen te rrine ne shtepi, eshte se ju jeni qytetare, ata jane bujkrober. Ju keni kurajon qe kur politikat e qeverise ua bejne jeten te veshtire e te pamundur, ju ngrini zerin e protestoni para asaj qeverie e atyre pushtetareve qe ju keni zgjedhur. Kur keta pushtetaret vjedhin e bejne korrupsion, apo punojne per llogari te krimit te organizuar, ju nuk tregoheni indiferente, nuk tregoheni frikacake. Ju dilni ne shesh e thoni me ate prezencen tuaj ne ate shesh: Jo korrupsion e krim ne vendin tim! Kur pushtetaret e korruptuar shohin protesta si kjo e sotmja, e mijera qytetare ne shesh qe protestojne me ore te tera, atyre u digjet toka nen kembe: kujtojne ne mendjen e tyre se Shqiperia eshte "cifligu" i tyre, dhe bejne me te si te duan. Dhe ju shikojne ju qytetaret e atij vendi si bujkrober qe duhet te beni sic thote cifligari. Por kur ju shikojne ju ne shesh, qe ngrini zerin e protestoni, qe nuk kini friken e shtetit policor qe ata kane ngritur, u digjet toka nen kembe: jashte Shqiperise nuk jetojne dot nje dite te vetme pasi bota e di se sa te kriminalizuar e korruptuar jane, keta jane lloj minjsh qe mund te jetojne vetem ne Shqiperi. Dhe kur shqiptaret ngrihen ne kembe dhe numerohen si qytetare te atij vendi, e jo si bujkrober, minjte e Shqiperise dridhen se e kane te qarte qe vrima ne te cilen jane fshehur nuk eshte me e sigurt dhe nuk e kane te gjate.
Se dyti, bravo liderit te opozites Basha per dy gjera qe shqiptaret nuk jane mesuar ti shohin ne politike, por qe po i mesojne prej tij. Se pari, bravo Bashes per "politiken ndryshe" nga pasardhesi i tij. Per dy vjet Basha demaskoi dhe rrezoi koalicionin Rama-Meta jo me retorike boshe, jo me sulme bajate, por me prova e fakte te aferave korruptive te njerezve ne pushtet me krimin e organizuar e korrupsionin. E beri kete para qytetareve shqiptare qe u njohen me keto fakte, dhe para institucioneve te atij vendi, si Prokuroria qe i heton keto akuza. I beri edhe keto akuza te faktuara edhe para partnereve nderkombetare, ne Shqiperi e jashte saj. Per dekriminalizimin e politikes Basha ishte i pari qe foli, e sot retoriken e Bashes e degjon nga goja e ambasadoreve te partnereve tane me te medhenj ne bote. Avionet e droges e lumenjte e droges qe kalonin nga Shqiperia ishin me pare "off-limits", sot burgjet e Italise, Greqise, Gjermanise e Hollandes jane mbushur plot me trafikantet shqiptare te droges qe komandoheshin nga njerezit ne pushtet ne Shqiperi. Arritja tjeter e Lulzim Bashes si kreu i opozites, eshte artikulimi i pakenaqesise se qytetareve. Ndryshe nga paraardhesi i tij qe mundohej te shikonte opoziten si thjeshte nje aksion politik i militanteve te tij, Basha e shikon opoziten ne nje hap me qytetarin. Jo nje hap para qytetarit, jo nje hap pas qytetarit, ne nje hap me qytetarin. Ky eshte ne vetvete edhe suksesi i vertete i protestes se sotme.
Se treti, ata mijera qytetaret ne shesh u dhane nje mesazh te qarte dyshes Rama-Meta. Nese kujtojne se mund te vazhdojne te qeverisin sic kane bere ne keto dy vjet, protesta e rradhes nuk do te djegi nje bunker, por do ti vari ata prej kembesh tek Ura e Lanes. Budallai qe kemi per kryeminister nuk ka aq shume fara mend ne koke qe ti kuptoje keto mesazhe. Por Ilir Metes i dhimbset koka e tij. Ashtu sic u dhimbset koka edhe te gjithe atyre ministrave e bashkepuntoreve te Kryebudallait ne pushtet. Teksa shikonin ata mijera qytetare ne shesh, teksa shikonin ne sy pakenaqesine e madhe qe politikat e qeverise Rama kane krijuar, mendimi qe u vjen ne koke eshte: a jane gati ta ndjekin budallain nga pas deri ne fund? Ne ditet ne vazhdim, do te lexoni e degjoni doreheqjet e rradhes nga qeveria e administra, nga njerezit me te lakuar ne media per politikat e qeverise. Nese dy vjet me pare ndiheshin te privilegjuar qe Rama u kerkoi te beheshin pjese e administrates, sot ndihen te frikesuar se asocimi me Ramen e qeverine e tij po u rrezikon koken.
Se katerti, ngushellimet e mia ustallareve te mediave te paguara ne Tirane. Sa here qe behen protesta te tilla qytetare, ustallaret e mediave vihen ne nje pozite shume te veshtire. Jane mesuar te shkretet te pergojojne njerezit e politikes. Jane mesuar te analizojne qendrimet politike te paleve. Jane mesuar te na ndricojne edhe ne qytetaret e thjeshte se kush i fiton e humbet zgjedhjet. Gazetaret e analistet vihen ne pozite te keqe, kur e gjejne veten perballe nje pakenaqesie te madhe qytetare, te shprehur nga prania e mijera qytetareve ne shesh. Kuptohet, si prostituta te paguara te njerezve te politikes per sherbimet qe ata u ofrojne, njerezit e mediave nuk do te shkruajne sot per kurajon qytetare apo mesazhin qe keta qytetare i derguan pushtetit. Jo! Ata do te shkruajne per "vandalizmat" dhe "bunkerin e djegur" apo "xhamat e thyera". Kuptohet, ato jane me te rendesishme se sa varferia, papunesia, mijera qytetare te atij vendi me shprese te vrare qe ikin nga ai vend e kerkojne azil politik ne vendet e BE.
Nje nga protestat me madheshtore te bera ne Shqiperi ne keto 25 vjet. Rralle here ne keto 25 vjet ka qelluar, qe qytetare me bindje te ndryshme politike, demokrate e socialiste, te dalin e te protestojne se bashku. Politikat e Qeverise se Budallait, po ua bejne jeten te pamundur gjithe shqiptareve. Dallimet politike tani ne Shqiperi nuk jane me "demokrate e socialiste", dallimet politike sot ne Shqiperi jane qytetaria perballe babezise se njerezve te inkriminuar e korruptuar.
Albo
Krijoni Kontakt