Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 45
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Protestë masive në 8 dhjetor për të rrëzuar Rilindjen e Mafies!

    Emri:  12301585_10208540938066847_5722061298912907734_n.jpg

Shikime: 326

Madhësia:  68.5 KB

    Emri:  12308408_10208540938306853_7211557996222426314_n.jpg

Shikime: 347

Madhësia:  78.2 KB

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Protestë masive në 8 dhjetor për të rrëzuar Rilindjen e Mafies!

    Basha: Sot janë tronditur themelet e ngrehinës se Ramës dhe hajdutëve të tij. Marshimi vazhdon

    Emri:  lulzim-basha-1.jpg

Shikime: 314

Madhësia:  52.9 KB

    Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka nisur një mesazh falënderimi për të gjithë pjesëmarrësit në protestën e sotme. Kryedemokrati ka shkruar se “sot u tronditën themelet e ngrehinës së Edi Ramës, por marshimi vazhdon deri në çlirimin e vendit nga këta plaçkitës”.

    “Mirënjohje pa kufi për të gjithë ju që morët pjesë në marshimin e protestës duke i dhënë kuptim lirisë e kurajës qytetare. Asnjëherë më parë nuk është mbushur bulevardi me qytetarë të bashkuar si sot për të ndalur korrupsionin e krimin.

    Sot janë tronditur themelet e ngrehinës se Edi Ramës dhe hajduteve të tij. Marshimi vazhdon deri në çlirimin e vendit nga këta plaçkitës, derisa qeverisjen t’ua kthejmë qytetareve”, shprehet kreu i PD-së Lulzim Basha.

    Syri

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Protestë masive në 8 dhjetor për të rrëzuar Rilindjen e Mafies!

    Protesta e opozitës në Tiranë zë vend në gjitha mediat më prestigjioze /FOTO

    Emri:  media-nderkombetare.jpg

Shikime: 320

Madhësia:  52.7 KB

    Nga SHBA-ja në Europë dhe deri në Kinë. Protesta e opozitës e zhvilluar ditën e sotme ka zënë faqet e para të mediave më të mëdha në botë.

    E para ishte Nju Jork Times, e cila në kryeartikullin e saj shkruante se “opozita dhe mbështetësit e saj, kanë protestuar kundër qeverisë për varfërinë që ka pushtuar vendin dhe reformat e saj që po dërgojnë njerëzit në burg”.

    Më pas ishte edhe gjiganti britanik BBC, që ka raportuar se në protestën e opozitës kishte përplasje. “Demonstruesit hodhën vezë dhe gurë ndaj godinës qeveritare, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama”, shkruante në artikullin e saj BBC.

    Më pas ishin në radhë edhe media kineze që shkruajtën se “protestuesit kanë djegur një dordolec që personifikonte kryeministri”. Edhe media kanadeze dhe amerikane kanë pasqyruar protestën e opozitës në Tiranës.

    I çuditshëm është fakti se as mediat italiane dhe as ato greke nuk kanë shkruar për protestën e opozitës në Shqipëri.

    Emri:  san-hose-150x150.jpg

Shikime: 313

Madhësia:  10.1 KB

    Syri

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Protestë masive në 8 dhjetor për të rrëzuar Rilindjen e Mafies!

    Hila: Hallall xhamat e thyer, t’i kishin nxjerrë themelet bunkerit!

    NGA DRITAN HILA

    Ai bunker pas Ministrise se Brendshme eshte simboli i nje periudhe amoku qe kaluam, nga e cila duhet te nxjerrim mesime por nuk duhet t’ia deshmojme botes. Ai bunker eshte simbol i shijeve banale te kujt e ka dashur dhe vendosur aty. Ai bunker eshte nje shemti artistike qe nuk mund t’ia tregojme botes si nje nga atraksionet e Tiranes, pasi ne si popull nuk jemi kaq medioker. Ai bunker eshte provokacion i njerezve qe nuk dine te qeverisin dhe ti ofrojne shqiptareve pune, mireqenie dhe standart jetese, ndaj krijojne politika konfliktuale. Me vjen keq qe protestuesit nuk ja nxorren dot themelet.

    Sa per ca shishe me boje dhe xhama qe thyen, e paçin hallall. Protestat dhe ndeshja me policine jane palester e demokracise. E kam cilesuar te shendetshme kur e bente PS-ja ne opozite; e konsideroj te tille edhe sot. Madje do te deshiroja te beheshin ca me shpesh. Athina u dogj tre vjet rresht dhe askush nuk u ankua. Pushtetet ne Shqiperi, kane nevoje te mbahen nen presion. E vetmja brenge qe kam, eshte se ca nga ata ish ministra qe protestonin jane dhenes koncesionesh, qe bertisnin kunder ca te ngjashemve te tyre qe ju ka rene ruleti pushtetit dhe rradha te japin koncensione.

    Balkanweb

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Protestë masive në 8 dhjetor për të rrëzuar Rilindjen e Mafies!

    “Mburoja” e bukur e djalit të Azem Hajdarit

    Emri:  djali1.jpg

Shikime: 329

Madhësia:  48.2 KB

    Djali i Azem Hajdarit, Kiri Hajdari, ndodhet sot në sheshin e protestës së organizuar nga opozita.

    Krah tij është edhe sportistja Klodiana Shala, së cilës i ka hedhur duart në shenjë bashkimi.

    “Me të birin e tribunit të demokracisë Azem Hajdari. Sot jemi këtu edhe për të”, shprehet sportistja.

    Pas pak, djali i Hajdarit është ngjitur në podium përpara protestuesve, raporton Opozita.

    MAPO
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-12-2015 më 18:17

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: PD mbetet me një Lidership radikalist

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Debaton kot me kete "analistin" me siper! Ai eshte per denimin me burg te shpifjes, eshte per burgosjen e asaj nenes 100-vjeçare ne emer te reformave madhore te rilindjes etj etj.
    Eshte e drejta e çdo individi te mbroje e te argumentoje mbi bindjet e tij politike, sikunder eshte e drejta e gjithekujt te jete apolitik.
    Por keta tipat pseudo-analiste, qe jane shtuar si kerpudhat mbas shiut keto kohet e fundit, jane te gatshem te pijne dhe shurre pele po t'iu a kerkoje partia!

    Me kete lloj mentaliteti nuk kemi bere dhe as do bejme para...
    Nuk e kam me personin e kam me kete moden e te analizuarit qe eshte bere sistem komunikimi alla shqiptarçe,hipokrizi qe italjant i thon "pressapochismo" (me u kenaq,me u mar me gjera te vogla,te lehta).Qe ne fund dalin pa kuptim.Nuk e dine as vete se çfare kerkojne !

    Ja e supozojme se kesaj radhe Basha e Berisha bene nje protest paqesore do ndryshonte mendimi per Bashen o Berishen ? Natyrisht qe jo,se nje protest me shum o me pak nuk mundet te ndyshoje mendim dhe gjykim. Kjo vlen edhe per socialistet qe ne protesta nuk kane qene me pak te dhunshem se demokratet.
    Eshte kjo menyre arsyetimi,qe kerkon te jete politik por nuk ka nje minimum llogjike dhe as nje minimum ideologjie te pakten. Ka vetem; "te mbrojme partin tone e te shajme partin tjeter".

    Ta kishte bere Saliu,nje bunker te tille ne mes te Tiranes,do talleshin me dekada. E beri Rama;ka bere nje veper arti,por qe eshte dhe prone shteterore.
    Prone shteterore e kujt ?- "E jotja jo e imja". Se i teket nje te çmenduri te ngreje nje gomarllik te tille,duhet edhe ta quash prone shteterore ! Le pastaj kur e diskutojne dhe si veper arti (per te thene se ku ka aritur injoranca ne kulture),mungon vetem te shpallim Kolektivizimin e Enverit si filozofi iluministe dhe jemi ne rregull.

  7. #27
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Opozita: Protestë masive në 8 dhjetor për të rrëzuar Rilindjen e Mafies!

    u mbars mali e polli nje mi..nuk ka gje ne terezi PD me Bashen e servilet e tjere.Keta ne pushtet jane plehra por edhe keta servilet nuk eshte se ofrojne ndonje gje ndryshe..ka ikur per lesh ai vend

  8. #28
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: PD mbetet me një Lidership radikalist

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Ta kishte bere Saliu,nje bunker te tille ne mes te Tiranes,do talleshin me dekada. E beri Rama;ka bere nje veper arti,por qe eshte dhe prone shteterore.
    Prone shteterore e kujt ?- "E jotja jo e imja". Se i teket nje te çmenduri te ngreje nje gomarllik te tille,duhet edhe ta quash prone shteterore ! Le pastaj kur e diskutojne dhe si veper arti (per te thene se ku ka aritur injoranca ne kulture),mungon vetem te shpallim Kolektivizimin e Enverit si filozofi iluministe dhe jemi ne rregull.
    Ilumizimi me rilindjen flirtojne me njera tjetren

    Jam dakort me ty edhe pse ka nje tendence te dukshme ta kthejne protesten si nje sjellje dhune! E para gjithandej protestat luhasin me limitet e ligjit. Ka hedhje vezesh, perplasje me policine etj etj. Jane fenomene qe ndodhin ne shtete shume here me demokratike e te civilizuara sesa ne, keshtu qe s'mund t'i japin shqiptaret botes leksione protestash. E dyta, ne momentin qe t'i falimenton mijera biznese, gjobit e burgos fakir te shtresave ne nevoje, iu heq mijera te varferve asistencen minimale sociale, jep e shperndan miliona euro tendera ne jave shokeve te rilindjes, ke rritur akcizen dhe taksen mbi karburantin, ke ngritur taksat, po shkaterron edhe ate pak shendetesi qe te ka mbetur dhe per me teper po i dergj shqiptaret drejte perendimit, mos prit te te vijne njerezit me tufa lulesh ne proteste!
    Shqiperia sot ka shkarje te frikshme nga demokracia, kurse keta e kane mendjen tek gjobat dhe reformat gjysem-gagaçe!

    Tani na doli dhe nje gomarrllek tjeter i padegjuar me pare: bunkeri i ndertuar prane ministrise se mbrendshme na qenkerka prone private e shtetit dhe klasifikohet ne kategorine e veprave te artit!

    Psikopatia e Rames shkon deri ne ate pike, sa qe nje bunker te rendomte qe vlen me pak sesa nje wc publike, e kthene ne diçka me vlere artistiko-turistike. Mbase shpreson ta japi ndonje dite me konçesion Nejse budallalleku s'ka brire, vete e kemi votuar, t'i pijme lengun tani!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 08-12-2015 më 20:19
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Opozita: Protestë masive në 8 dhjetor për të rrëzuar Rilindjen e Mafies!

    Kane fytyre Luli dhe Berisha qe kryesojne protesten?! Ai vend ka marr fund!!!
    Feelings change - memories don't.

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Protestë masive në 8 dhjetor për të rrëzuar Rilindjen e Mafies!

    Se pari, bravo te gjithe qytetareve qe dolen ne proteste. Dallimi mes jush dhe atyre qe zgjodhen te rrine ne shtepi, eshte se ju jeni qytetare, ata jane bujkrober. Ju keni kurajon qe kur politikat e qeverise ua bejne jeten te veshtire e te pamundur, ju ngrini zerin e protestoni para asaj qeverie e atyre pushtetareve qe ju keni zgjedhur. Kur keta pushtetaret vjedhin e bejne korrupsion, apo punojne per llogari te krimit te organizuar, ju nuk tregoheni indiferente, nuk tregoheni frikacake. Ju dilni ne shesh e thoni me ate prezencen tuaj ne ate shesh: Jo korrupsion e krim ne vendin tim! Kur pushtetaret e korruptuar shohin protesta si kjo e sotmja, e mijera qytetare ne shesh qe protestojne me ore te tera, atyre u digjet toka nen kembe: kujtojne ne mendjen e tyre se Shqiperia eshte "cifligu" i tyre, dhe bejne me te si te duan. Dhe ju shikojne ju qytetaret e atij vendi si bujkrober qe duhet te beni sic thote cifligari. Por kur ju shikojne ju ne shesh, qe ngrini zerin e protestoni, qe nuk kini friken e shtetit policor qe ata kane ngritur, u digjet toka nen kembe: jashte Shqiperise nuk jetojne dot nje dite te vetme pasi bota e di se sa te kriminalizuar e korruptuar jane, keta jane lloj minjsh qe mund te jetojne vetem ne Shqiperi. Dhe kur shqiptaret ngrihen ne kembe dhe numerohen si qytetare te atij vendi, e jo si bujkrober, minjte e Shqiperise dridhen se e kane te qarte qe vrima ne te cilen jane fshehur nuk eshte me e sigurt dhe nuk e kane te gjate.

    Se dyti, bravo liderit te opozites Basha per dy gjera qe shqiptaret nuk jane mesuar ti shohin ne politike, por qe po i mesojne prej tij. Se pari, bravo Bashes per "politiken ndryshe" nga parardhesi i tij. Per dy vjet Basha demaskoi dhe rrezoi koalicionin Rama-Meta jo me retorike boshe, jo me sulme bajate, por me prova e fakte te aferave korruptive te njerezve ne pushtet me krimin e organizuar e korrupsionin. E beri kete para qytetareve shqiptare qe u njohen me keto fakte, dhe para institucioneve te atij vendi, si Prokuroria qe i heton keto akuza. I beri edhe keto akuza te faktuara edhe para partnereve nderkombetare, ne Shqiperi e jashte saj. Per dekriminalizimin e politikes Basha ishte i pari qe foli, e sot retoriken e Bashes e degjon nga goja e ambasadoreve te partnereve tane me te medhenj ne bote. Avionet e droges e lumenjte e droges qe kalonin nga Shqiperia ishin me pare "off-limits", sot burgjet e Italise, Greqise, Gjermanise e Hollandes jane mbushur plot me trafikantet shqiptare te droges qe komandoheshin nga njerezit ne pushtet ne Shqiperi. Arritja tjeter e Lulzim Bashes si kreu i opozites, eshte artikulimi i pakenaqesise se qytetareve. Ndryshe nga paraardhesi i tij qe mundohej te shikonte opoziten si thjeshte nje aksion politik i militanteve te tij, Basha e shikon opoziten ne nje hap me qytetarin. Jo nje hap para qytetarit, jo nje hap pas qytetarit, ne nje hap me qytetarin. Ky eshte ne vetvete edhe suksesi i vertete i protestes se sotme.

    Se treti, ata mijera qytetaret ne shesh u dhane nje mesazh te qarte dyshes Rama-Meta. Nese kujtojne se mund te vazhdojne te qeverisin sic kane bere ne keto dy vjet, protesta e rradhes nuk do te djegi nje bunker, por do ti vari ata prej kembesh tek Ura e Lanes. Budallai qe kemi per kryeminister nuk ka aq shume fara mend ne koke qe ti kuptoje keto mesazhe. Por Ilir Metes i dhimbset koka e tij. Ashtu sic u dhimbset koka edhe te gjithe atyre ministrave e bashkepuntoreve te Kryebudallait ne pushtet. Teksa shikonin ata mijera qytetare ne shesh, teksa shikonin ne sy pakenaqesine e madhe qe politikat e qeverise Rama kane krijuar, mendimi qe u vjen ne koke eshte: a jane gati ta ndjekin budallain nga pas deri ne fund? Ne ditet ne vazhdim, do te lexoni e degjoni doreheqjet e rradhes nga qeveria e administra, nga njerezit me te lakuar ne media per politikat e qeverise. Nese dy vjet me pare ndiheshin te privilegjuar qe Rama u kerkoi te beheshin pjese e administrates, sot ndihen te frikesuar se asocimi me Ramen e qeverine e tij po u rrezikon koken.

    Se katerti, ngushellimet e mia ustallareve te mediave te paguara ne Tirane. Sa here qe behen protesta te tilla qytetare, ustallaret e mediave vihen ne nje pozite shume te veshtire. Jane mesuar te shkretet te pergojojne njerezit e politikes. Jane mesuar te analizojne qendrimet politike te paleve. Jane mesuar te na ndricojne edhe ne qytetaret e thjeshte se kush i fiton e humbet zgjedhjet. Gazetaret e analistet vihen ne pozite te keqe, kur e gjejne veten perballe nje pakenaqesie te madhe qytetare, te shprehur nga prania e mijera qytetareve ne shesh. Kuptohet, si prostituta te paguara te njerezve te politikes per sherbimet qe ata u ofrojne, njerezit e mediave nuk do te shkruajne sot per kurajon qytetare apo mesazhin qe keta qytetare i derguan pushtetit. Jo! Ata do te shkruajne per "vandalizmat" dhe "bunkerin e djegur" apo "xhamat e thyera". Kuptohet, ato jane me te rendesishme se sa varferia, papunesia, mijera qytetare te atij vendi me shprese te vrare qe ikin nga ai vend e kerkojne azil politik ne vendet e BE.

    Nje nga protestat me madheshtore te bera ne Shqiperi ne keto 25 vjet. Rralle here ne keto 25 vjet ka qelluar, qe qytetare me bindje te ndryshme politike, demokrate e socialiste, te dalin e te protestojne se bashku. Politikat e Qeverise se Budallait, po ua bejne jeten te pamundur gjithe shqiptareve. Dallimet politike tani ne Shqiperi nuk jane me "demokrate e socialiste", dallimet politike sot ne Shqiperi jane qytetaria perballe babezise se njerezve te inkriminuar e korruptuar.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-12-2015 më 10:29

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •