Na paskan prishur dhe bunkerin ! Ja qe nganjehere edhe nga protestat kot ka dhe ndonje rezultat pozitiv.
Bravo Rama,se me bunkerin i dhe te pakten nje arsye dhe protestes.
Na paskan prishur dhe bunkerin ! Ja qe nganjehere edhe nga protestat kot ka dhe ndonje rezultat pozitiv.
Bravo Rama,se me bunkerin i dhe te pakten nje arsye dhe protestes.
Nje pyetje, sikur te kishim nje lidership paqesor te opozites do ndryshonte ndonje gje ne politiken shqiptare ?
Pra,nga nje krah te kishim "Majkon" ne vend te Bashes dhe nga krahu tjeter Ramen me Meten ne qeveri çfare ndryshimi do kishte ?
Debaton kot me kete "analistin" me siper! Ai eshte per denimin me burg te shpifjes, eshte per burgosjen e asaj nenes 100-vjeçare ne emer te reformave madhore te rilindjes etj etj.
Eshte e drejta e çdo individi te mbroje e te argumentoje mbi bindjet e tij politike, sikunder eshte e drejta e gjithekujt te jete apolitik.
Por keta tipat pseudo-analiste, qe jane shtuar si kerpudhat mbas shiut keto kohet e fundit, jane te gatshem te pijne dhe shurre pele po t'iu a kerkoje partia!
Me kete lloj mentaliteti nuk kemi bere dhe as do bejme para...
Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!
4 orë protestë, 8 dhjetori i PD, protestuesit djegin bunkerin, vezë e tymuese Kryeministrisë
8 Dhjetori i PD-se/ Për gati 4 orë mijëra mbështetës të opozitës, të udhëhequr nga drejtuesit e saj, protestuan sot (ora 11:00- 15:00, 8 Dhjetor 2015 ) para kryeministrisë por dhe tek ministria e Brendshme ku situata u përshkallëzua me djegien e bunkerit.
Ndërsa më parë vezë, gurë, shkopinj të cilëve më parë u ishin hequr panakartat, qese me bojë, apo shashka tymuese u hodhën ndaj godinës së kryeministrisë, ndërsa eksponentë të PD-së, mbanin fjalimet e tyre, ku kërkonin largimin e qeverisë Rama- Meta, krijimin e një qeverie teknike që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Turma goditi me gurë dhe dritaret e ministrisë se Brendshme dhe te Transporteve
Të ardhur edhe nga qytete të ndryshme, protestuesit fillimisht u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe në selinë PD. Më pas ata marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryeministria ku dhe u mbajtën fjalimet e rastit nga eksponentë kryesorë të PD-së, kryetari Lulzim Basha por dhe qytetarë të thjeshtë.
“Mosbindja civile ka nisur. Ka nisur stina e protestave deri në largimin e qeverisë Rama- Meta, krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të reja” tha kryetari i PD-se Lulzim Basha.
Disa persona tentuan të thyenin kordonin policor për të hipur në shkallët e kryeministrisë. Pati dhe 1 te shoqëruar në polici.
Rreth orës 13:00 turma u zhvendos drejt ministrisë së Brendshme ku ndodhej instalacioni i bunkerit.
Një grup të rinjsh që kishin qenë më parë aty hodhën poshtë gardhin rrethues prej llamarine dhe i vunë flakën bunkerit. Më pas disa protestues me vare nisën ta dëmtonin bunkerin
Protestuesit goditën me gurë dhe dritaret e ministrisë, por me ndërhyrjen e organizatorëve ndaluan.
Policia ka qenë aty por nuk ka ndërhyrë për të mos përshkallëzuar situatën
Në orën 15:00 nisi dhe largimi i protestuesve ndërsa kryetari Lulzim Basha u largua drejt selisë PD ku mbajti dhe fjalimin përmbyllës
Kryeministri Edi Rama e quajti shëmti e trishtueshme e një PD e mbytur në pellgun e nje vandalizmi mizerabel.
Ora news e ndoqi Live përmes youtube, live stream gjithë protestën.
ORA NEWS
MINUTE PAS MINUTE CFARE NDODHI NE PROTESTE
Ora 19: 20 Bashkia i kthen “festën” Tiranës, pastrohet dhe riparohen dëmet nga protesta
Kryeqyteti i është rikthyer sërish normalitetit pas protestave të opozitës.
Bashkia e Tiranës ka zbritur në terren të gjithë punonjësit e pastrimit, duke mundësuar riparimin e dëmeve dhe pastrimit e mbeturinave në vetëm dy orë aksion.
Ora 18:00 SHBA dhe BE dënojnë dhunën: Sigurohuni të mos ndodhë në të ardhmen
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë dënuan dhunën e ndodhur gjatë protestës së sotme në Tiranë.
Ora 17: 56 Noka-Ristani: Vandalë jo protestuesit, por ata që po zhvasin pasuritë publike
Akuzave të mazhorancës për dhunë dhe vandalizëm gjatë protestës së opozitës u është përgjigjur deputeti demokrat, Flamur Noka.
Në një postim në faqen e tij në fb, shkruan se protesta e opozitës ishte një leksion i kurajos qytetare.
ORA NEWS
Djegia e bunkerit, Basha: Sot u shemb simboli i tyre, nesër vetë qeveria
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka folur sërish para protestuese, këtë radhë nga selia e PD-së, ku ka komentuar djegien e bunkerit-simbol pranë Ministrisë së Brendshme.
“Sot u shemb simboli i tyre dhe nesër vetë qeveria, – tha Basha, – sepse sëbashku sot nuk kemi kryer vetëm një protestë më madhështoren në histori, por kemi shembur simbolin e korrupsionit, e krimit dhe izolimit që përfaqëson bunkeri në zemër të Tiranës.
Do të hapim një rrugë tjetër, rrugën e lirisë dhe dinjitetit të çdo shqiptari, rrugën e një qeverisje të re që so të vijë me votën e lirë e të pashitur të qytetarëve shqiptarë nga jugu në veri.”
Fjala e plotë e kreut të PD, Lulzim Basha:
“Zonja dhe zotërinj
Vëllezër e motra,
Të rinj e të reja demokratë,
Ju jeni heronjtë e 8 dhjetorit të dytë të lirisë dhe demokracisë!
Sot i treguam qeverisë së rrëzuar së Edi Ramës se për ne frika nuk ekziston dhe se ne, Shqipëria dhe shqiptarët ngrihen për të mos u ulur më kurrë.
Poshtërimi, izolimi, arroganca dhe korrupsioni që përfaqësonte bunkeri në mes të Tiranës sot është i kallur në flakë
I shkatërruar, i goditur nga forca e patundshme e bashkimit tonë, sot simboli i tyre dhe nesër vetë qeveria do ta kuptojë se populli është i vendosur. Pra le të jemi e të mbetemi kështu të bashkuar sepse së bashku sot nuk kemi kryer vetëm një protestë një nga më madhështoret në historinë e kombit, jo thjesht kemi shembur simbolin e korrupsionit e krimit, e të izolimit e adhurimit të xhelatërisë komuniste që përfaqësonte bunkeri në zemër të Tiranës, por po kështu kemi hapur një rrugë tjetër, rrugën e lirisë individuale dhe të dinjitetit individual të çdo shqiptari. Rrugën e një qeverisje të re që do vijë me votën e lirë, të pa blerë, të pa shitur e të pa kërcënuar të qytetarëve shqiptarë nga jugu në veri.
Për një qeverisje që do të trajtojë të barabartë para ligjit, që do të hapë edhe një herë e punës, mirëqenies dhe zhvillimit për të gjithë ju. Për një qeverisje të dinjitetit të rinjve dhe të rejave. Për një qeverisje që do t’i japë fund fatkeqësisë dhe poshtërimit të pensionistëve. Për një qeverisje që do të jetë në krah të fermerëve shqiptarë. Për një qeverisje që do të jetë e taksave të ulëta dhe zhvillimit kombëtar me energjinë më pozitive që ka njohur ky vend.
Për një qeverisje që është krenare me aleatët tanë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, e do të bëjë gjithçka për të vazhduar të jetë pjesë e denjë e NATO-s e nesër anëtare e Bashkimit Europian.
Pas 25 vitesh zëri i 8 dhjetorit 1990 na thërret bashkë me zëri e Azem Hajdarit, bashkë me zërin e mijëra e mijëra studentëve, bashkë me zërin e intelektualëve Sali Berishës, Gramoz Pashkos, e bashkë me zërin e popullit tonë, atëherë kundër tiranisë komuniste sot kundër tiranisë së krimit, kundër tiranisë së korrupsionit, kundër tiranisë së varfërisë që do ta mposhtim.
Rroftë 8 Dhjetori 1990!
Rrofshi ju heronjtë e 8 Dhjetorit 2015!
Fitore e parë është shembja e imazhit të korrupsionit, krimit dhe të izolimit, imazhit të adhurimit për Enver Hoxhën bunkerit në zemër të Tiranës.
Ne nuk ndalemi, ne nuk mposhtemi, së bashku do të fitojmë për Shqipërinë, për demokracinë, për lirinë.
Zoti ju bekoftë ju!
Fitore, fitore, fitore!”
Syri
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-12-2015 më 18:11
Anika Dokle: Protesta e sotme duhet përshëndetur, lufte kundër “bunkerizimit”
TIRANE – Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika, mendon se protesta e sotme duhet përshëndetur, pasi simbolika e bunkerit është aq fort e lidhur me komunizmin, po aq sa edhe protesta e sotme me atë të 25 viteve më parë.
“Refleksion pas PROTESTES së sotme, që duhet përshëndetur pavarësisht skepticizmit rreth saj. Duhet bërë luftë kundër “bunkerizimit” dhe jo kundër bunkerëve (nuk i bihet betonit me kokë dhe as kokës me beton!).
Dhe kjo luftë nuk bëhet me ju të sotmit! Simbolika e bunkerit është aq fort e lidhur me komunizmin po aq sa edhe protesta e sotme me atë të 25 viteve më parë.
P.S.: Nuk ka revolucion pa evolucion të mendimit!”- shkruan Anika Dokle në faqen e saj në “Facebook”.
Balkanwe
Protesta, aktorja Ema Andrea: Ndihem e fyer, çfarë fituat përveç mllefit që nxorët?
TIRANE – Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, aktorja Ema Andrea ka dënuar dhunën gjatë protestës së sotme të opozitës, duke theksuar se si shqiptare ndihet e fyer nga aktet e vandalizmit, që sipas saj, nuk kanë asnjë lidhje me lëvizjen e 25 viteve më parë.
“Pse për të thyer dhe djegur vepra arti (kontestojni sa të doni) paskemi mbajtur opozitën me bukë?? KUSH DO TI PAGUAJE DEMET??!! Si ndiheni tani?? Cfarë fituat përveç mllefit që nxorët!!??? Me çfarë të drejtë më bëni të paguaj për ekzistencën dhe inatet tuaja!!!??? Pse u rregullua jeta jonë pas këtij vandalizmi??!!!!! Me çfarë të drejte jepni shembuj dhune brezit të ri!!?? Nuk keni asnjë lidhje me lëvizjen e 25 viteve më parë..!!! Jam ende shqiptare dhe ndihem e fyer nga ju !!”- shkruan Ema Andrea.
Balkanweb
FOTOT NGA AJRI/ Sa njerëz morën pjesë sot në protestën e opozitës?
Opozita zhvilloi ditën e sotme një protestë në kuadër edhe të 25-Vjetorit të nisjes së protestave studentore për rrëzimin e regjimit komunist.
PROTESTUESIT TEK BUNKERI
Protesta e opozitës nisi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas vazhdoi drejt bunkerit-muze mes Ministrisë së Transporteve dhe asaj të Brendshme.
Por me gjithë akuzat dhe kundërakuzat mes mazhorancës dhe opozitës për djegien e bunkerit, sulmet me gurë ndaj institucioneve, ende nuk është folur për numrin e protestuesve siç ka ndodhur rëndomë. Fotografi Alket Islami ka publikuar fotot e para nga ajri të protestës së sotme të opozitës.
Panorama
Krijoni Kontakt