Zbulohet SMS-ja e Bashës dërguar demokratëve për protestën
Kreu i PD-së, Lulzim Basha u ka dërguar të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike një sms ku bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme, më 8 dhjetor.
“Ti që je pa punë, ti që nuk siguron dot bukën e fëmijëve, ti që nuk kurohesh dot në spital, ti që terrorizohesh për kuponin, dritat dhe ujin, ti që nuk shet dot prodhimet e tua, ti që mbyll qepenin, ti që vidhesh dhe poshtërohesh, ti që mbitaksohesh, është koha të protestosh bashkë me ne”, shkruan Basha.
“Më 8 dhjetor, ora 11 në sheshin “Skënderbej”, për t’i treguar kësaj bande hajdutësh se durimi ynë ka mbaruar! Duam një rrugë të re për Shqipërinë! Lulzim Basha”, mbyllet mesazhi.
Basha thumbon Ramën: S’pastron dot hundën e vet, jo më Shqipërinë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli ditën e sotme gjatë prezantimit të Belind Këlliçit në krye të FRPD-së.
Basha ironizoi kreun e qeverisë, i cili paralelisht po zhvillonte fushatën e tij qeveritare në Elbasan, nën moton “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”.
“Edhe sot, pashë kur po vija këtu se ekranet i kishte zënë kokoshi. E pashë që po i rridhnin hundët, dhe ky që kërkon të pastrojë Shqipërinë, nuk pastron dot as hundën e tij”, tha Basha, duke ironizuar Ramën, i cili sot në Elbasan u shfaq disi i ftohur.
“Kush do ta pastrojë Shqipërinë, ai që e bëri pis me aleancën e krimit?! Ky e bëri mis Shqipërinë me mashtrimet e tij.
Ky e bëri pis Shqipërinë me aleancën e tij që mban në këmbë korrupsionin me Ilir Metën”, vijoi Basha më tej.
Kreu i PD-së vlerësoi si demokratike garën për kreun e FRPD-së, si edhe bëri edhe një herë thirrje për protestën e ditës së nesërme.
Panorama
Krijoni Kontakt