Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Banka e Shqipërisë: Biznesi dhe individët kanë humbur besimin tek e ardhmja

    BSH: Kredia në krizë. Sejko: Biznesi dhe individët janë pesimistë për të ardhmen

    Emri:  gent-sejko-e1446216749709.jpg

Shikime: 703

Madhësia:  24.7 KB

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se biznesi dhe individët janë pesimistë mbi të ardhmen e ekonomisë dhe nuk u drejtohen bankave për kredi. Gjatë një aktiviteti rajonal kërkimesh, të organizuar në Bankën e Shqipërisë, Sejko tha se pritshmëritë e ulëta të publikut për situatën ekonomike nuk lejojnë transmetimin e politikës monetare lehtësuese dhe janë aktualisht shkaku kryesor i krizë së kredive. “Reagimi i kërkesës për kredi ndaj nxitjes së vazhdueshme të politikës monetare ka qenë i dobët, duke reflektuar pritshmëritë e ulëta të konsumatorëve dhe bizneseve për zhvillimet e ardhshme,” deklaroi Sejko.

    Në një seri të paprecedentë, Banka e Shqipërisë e ka ulur për 14 herë rresht normën bazë të interesit, duke e zbritur atë në minimumin historik 1.75 për qind. Qëllimi i kësaj politike ka qenë nxitja e kredisë dhe përmes saj investimet dhe konsumi. Por ekspertët e Bankës Qëndrore thonë se kërkesa nga biznesi dhe individët ka vijuar të jetë e dobët dhe ecuria e kredisë ka rezultuar dukshëm poshtë pritshmërive të Bankës së Shqipërisë.

    Kredia ikën jashtë

    Përballë kërkesës së paktë për kredi në tregun vendas bankat i janë drejtuar tregjeve të rajonit. Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se tregu financiar është duke u përballur së fundmi me rritjen e shpejtë të financimeve që bankat shqiptare janë duke dhënë për bizneset jashtë Shqipërisë, veçanërisht në Maqedoni, Kosovë dhe vendet e tjera fqinje. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit kredia e dhënë për jorezidentët ishte 28 miliardë lekë më e madhe se sa një vit më parë, dukë shënuar një rritje rekord.

    Dalja masive e kapitalit jashtë, tani jo vetëm në formën e depozitave që bankat shqiptare vendosin tek mëmat e tyre, por edhe si kredi e drejtpërdrejtë për bizneset e huaja, reflekton veç kërkesës së dobët edhe faktin se bankat perceptojnë pasiguri të larta në tregun e brendshëm.

    Para vitit 2009 Shqipëria ka qenë një debitor neto duke përfituar nga fondet që bankat sillnin nga jashtë, përmes linjave të kreditit nga mëmat. Por tani kjo situatë është përmbysur. Aktualisht janë mbi 2.5 miliardë dollarë, që bankat shqiptare kanë nxjerrë jashtë, në formën e kredive për bizneset e huaja, depozitave të vendosura pranë mëmave të tyre dhe investimeve në letrat me vlerë të qeverive të Eurozonës. Për një vend në zhvillim si Shqipëria, dalja e kapitalit në këto përmase është një problem evident, për sa kohë që rritja ekonomike mbetet e dobët, ndërsa kursimet e shqiptarëve financojnë rritjen e vendeve të tjera.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Banka e Shqipërisë: Biznesi dhe individët kanë humbur besimin tek e ardhmja

    Kompanitë e huaja rrisin transfertat, në 9 muaj ‘ikën’ jashtë 153 milionë euro

    Emri:  euro1.jpg

Shikime: 421

Madhësia:  83.9 KB

    TIRANE- Ndonëse ekonomia duket se po kalon një periudhë të vështirë, sipërmarrjet e huaja që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri po i gëzohen fitimeve më të larta. Sipas të dhënave nga Bilanci i Pagesave të Bankës së Shqipërisë, për 9 mujorin, kompanitë e huaja kanë transferuar jashtë 153 milionë euro, shumë që është 8% më e lartë se një vit më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, fluksi dalës nga të ardhurat nga investimet ka qenë kryesisht në formën e pagesave të dividentëve dhe të fitimit të riinvestuar, si pjesë e investimeve direkte në Shqipëri.

    Transferimi i ftimeve ka shënuar një rënie të lehtë në tremujorin e tretë, ndërsa në dy tremujorët e mëparshëm ka qenë me rritje. Në vitin 2014, u konstatua pothuajse një trefishim i shumës që bizneset e huaja transferuan jashtë në formën e pagesave të dividendëve, teksa pritej që në janar 2015 tatimi mbi dividendin të bëhej 15%. Ky përshpejtim i transferimit të fitimeve u përdor dhe nga Ministria e Financave si një argument për të shpjeguar ecurinë e dobët të të hyrave nga tatimi mbi të ardhurat personale gjatë 2015­s. Megjithatë edhe në 2015­n, transferimi i fitimeve ka vijuar me ritme të larta!

    Sipas të dhënave të 100 sipërmarrjeve më të mëdha sipas fitimeve, bankat me kapital të huaj dyfishuan fitimet në 2014­n, duke dhënë efektin kryesor në këtë tendencë. BKT ishte kompania me fitime para taksave më të mëdha në vend, prej 6 miliardë lekë, pothuajse dyfishin në raport me 2013­n. Raiffeisen i zgjeroi fitimet nga 4.8 në 5.5 miliardë lekë dhe Intesa SanPaolo nga 1.2 në 2 miliardë lekë. Tendenca pozitive ka vijuar dhe në 2015­n, ku për 9 mujorin fitimi i sistemit bankar është rritur 33% me bazë vjetore). Ndërsa kompanitë celulare, AMC dhe Vodafone shënuan rënie të fitimeve përkatësisht me 34% dhe 48%, megjithatë ato vijojnë të mbeten ndër shoqëritë që gjenerojnë më shumë fitime në tregun shqiptar (në vlerë absolute fitimet ishin përkatësisht 2.9 dhe 1.8 miliardë lekë). (Monitor)

    (ma.ar/BalkanWeb)

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •