Zbardhet skema e transferimit tė parave nga kompanitė e Kastriot Ismailajt, i dyshuar pėr aferėn me kompanin ēeke CEZ Shperndarje dhe i arrestuar pėr akuzat e mashtrimit nė shuma tė mėdha dhe pastrim tė parash nė bashkėpunim.
ABC News ka arritur tė sigurojė skemat qė Drejtoria e Pastrimit tė Parave ka ndėrtuar mbi bazėn e transaksioneve tė ndryshme bankare tė kryera nga Ismailaj dhe punonjėsit e tij. Kėto skema, tashmė janė administruar nė dosjen penale nė ngarkim tė tė dyshuarit Ismailaj, ku janė renditur nė mėnyrė tė detajuar paratė e depozituara, tė transferuara nė llogarite e tij, tėrheqjet nė cash si dhe transferimet e shumave tė mėdha qė Ismailaj ka bėrė jashtė Shqipėrisė.
Siē duket edhe nė kėto skema, transfertat bankare mes kompanive qė drejton Ismailaj dhe personave tė tjerė kanė nisur nė vitin 2006 duke vazhduar deri nė maj tė kėtij viti, kur me urdhėr tė prokurorisė efektivėt blu i vendosen prangat.
Sipas kėtyre skemave, Ismailaj brenda njė periudhe tė shkurtėr ka kryer rreth 15 mln euro transaksione nga llogaritė bankare duke pranuar e transferuar drejt disa shteteve. Mes tyre, Afrikė e Jugut, Kongo, Kenia, Republik Domenikane, Malajzi, Gjibraltar, Singapor, Belgjikė, Francė, Bullgari, Zvicer nė shumė raste, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe vendet tė njohura si offshore apo parajsa fiskale.
Nė ēdo transaksion tė kryer, rezulton se Ismailaj ėshtė treguar i kujdesshėm, pasi nė asnjė transfertė nuk kap shifrėn e 1 milion eurove nė njė dėrgese, por duke dėrguar shuma tė vogla nė disa raste pėr tė evituar kontrollin nga drejtoria e pastrimit tė parave. Hetuesit thonė, se Ismailaj kishte informacion tė sigurte pasi nė dosje prokurorėt thonė se nė kėto vende kėrkesat ligjore apo kontrollet nė lidhje me parandalimin e pastrimit tė parave janė tė kufizuara. Sipas prokurorisė, dyshohet se kėto transaksione kalonin nėpėrmjet llogarive tė kompanisė sė Ismailajt, i cili mbante 3% tė vlerės dhe mė pas shumėn tjetėr e transferonte nė llogari tė ndryshme tė kompanive tė huaja, qė mendohet se po pastronin paratė.
Nga ana tjetėr, prokurorėt thonė se pavarėsisht hetimit tė hollėsishėm tė tė gjitha transaksioneve, ende nuk ėshtė arritur tė evidentohet se ku janė dėrguar parat qė kompania e Kastriot Ismailajt DIA ka pėrfituar nga kompania ēeke CEZ-Shpėrndarja, e qė kap shifrėn e rreth 4.5 mln euro. Kjo shumė, sipas hetuesve ėshtė pėrfituar brenda 12 muajve, si detyrim pėr kompaninė e Ismailajt pėr identifikimin e debitorėve, si dhe si njė parapagesė pėr kostot operative tė DIA-sė pėr mbledhjen e borxheve tė CEZ-Shpėrndarje.
Ndėrkohė prokuroria tashmė ka sekuestruar disa llogari bankare tė Kastriot Ismailajt dhe nėnės sė tij, qė kapin shifrėn e rreth 5 milion eurove. Pėr kėto para ka nisur hetim edhe prokuroria pėr krime tė rėnda nė bazė tė ligjit Antimafia e cila tė hėnėn do ti kėrkoi Gjykatės sė krimeve tė rėnda konfiskimin e kėsaj shume dhe kalimin e tyre nė favor tė thesarit te shtetit![]()
Krijoni Kontakt