Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Që kryeministri i ardhshëm të mos jetë aksident! – Nga Andi Bejtja

    Një miku im, biznesmen i mesëm, sapo kishte paguar një shumë jo të vogël parash, për të bërë plan-biznesin një vjeçar duke paguar dhe ekspertë të huaj bazuar në sistemin e taksave që kishte bërë publike me bujë qeveria, duke programuar çdo gjë në detaje. Ndërkohë Brenda dy javësh u detyrua ta hedhë këtë plan-biznes në kosh dhe të fusë sërish dorën në xhep për bërë gati një plan-biznes tjetër, kuptohet duke qenë edhe më i paqartë për të ardhmen e biznesit të tij.

    Që nga armët kimike e deri së fundmi tek tenderi i famshëm i jaguarëve, Edi Rama, si kryeministër, përveç këtyre dy rasteve, është tërhequr edhe në më shumë se 30 raste të tjera në vendime të shpallura me bujë, duke dëshmuar se jo vetëm nuk ka patur besim edhe vetë te këto premtime e vendime që ka shpallur se do ndërmarrë, por mbi të gjitha se është i paaftë të mendojë ekonomikisht për këtë vend që i ra në dorë.

    Teksa kapja nga ana e tij e partisë më të madhe në vend nuk mund të thuhet se ishte rastësi, pasi ishte një strategji e mirëmenduar nga ana e tij, që nga lëpirjet që i bëri Fatos Nanos, strategjia me Mjaftin, lufta me Nanon më pas, e deri tek mbajtja e Partisë me “një pallat një vote”, mund të jetë një rekord pozitiv për karrierën e tij personale, por ulja në karrigen e Kryeministrit edhe pse sërish një rekord personal për të, ishte një fatkeqësi për shqiptarët.

    Edi Rama e mori Shqipërinë në pikiatën e një krize ekonomike europiane e botërore dhe ngriti çdo strategji bazuar në premtime populiste për të marrë maksimumin e votave, e jo për të gjetur një model apo për të gjetur një shteg për të dalë nga kjo krizë.

    Në vend të një kabineti ku të dalloheshin ekonomistët ai ngriti një kabinet ku bien më shumë në sy ministrat që kanë mbaruar për anglisht dhe vuri ministra që në jetën e tyre nuk kishin menaxhuar më shumë se 20 veta. Dhe siç thotë një nga ministrat e qeverisë të tij në konfidencë “këta lloj ministrash po lënë nam jo vetëm se nuk dine të qeverisin po se janë të paaftë të mbajnë dhe lekun që po vjedhin”.

    Unë kam qenë nga ata që nuk jam marrë ndonjëherë as me jetën private të Edi Ramës, madje as me korrupsionin e përfolur të tij, as me vilën në Surrel, madje as me korrupsionin e ministrave të tij, që si rrallë here e si asnjë kryeministër në botë del i mbron vetë publikisht, por shifra e raport progresit se në një vit kjo qeveri rreth 45 për qind të tenderave i ka bërë me prokurim të drejtpërdrejtë, nuk ka si të më lërë indiferent.

    Kam thënë që në krye të dy viteve, se kjo qeveri i ka paketat ekonomike gabim, se me politikën “prish dhe mbyll”, në vend të hapë një shteg po i`a merr frymën këtij vendi ku sipas Bankës Botërore rreth 400 mijë persona jetojnë jo me më shumë se 2.5 dollarë në ditë, kam bërë thirrje për një tryezë mbarëkombëtare ekonomike, por tani nuk ka më kohë të presim rezultatet sepse humnera është afër dhe po ramë të gjithë bashkë, asnjë lider sado mendjendritur dhe vizionar nuk na shpëton dot.

    Përveç korrupsionit, përveç energjive që i harxhon të gjitha me intriga ndaj partnerëve të tij të koalicionit, ekonomikisht Edi Rama dhe kjo qeveri ka hyrë në një rrugë pa krye ekonomikisht. Ai mori borxh të jashtëm për të larë një borxh të brendshëm pa e kaluar nëpërmjet investimeve, duke e çuar borxhin e jashtëm gati te 75 përqindëshi.

    Dhe kur nuk e kalon borxhin nëpërmjet investimeve gjithkush e ka të vështirë ta gjejë si do lahen këto borxhe. I keni pare restorantet së fundmi, sjellin faturë për çdo artikull sapo e sjellin, veç e veç për ujin, për verën, për pulën? Kjo është mënyra e larjes së borxhit?

    Duke shtrydhur dhe terrorizuar?

    Jo vetëm biznesi po punon në këtë klimë terrori. I keni parë mjekët, gati janë shpallur armiq të popullit. Nga koha e Enver Hoxhës kur pacienti ngrihej në këmbë kur kalonte mjeku tani kemi pacientët që i kapin nga veshi mjekët dhe pse: për shkak të terrorit të përhapur nga teza e shëndetësisë falas. Shëndetësia është e pamundur të funksionojë kështu. Praktikisht po jetojmë një paradoks të madh: Shteti ka rënë, por koalicioni funksionon.

    Edhe Ilir Meta si një lider me përvojë, produkt natyral i politikës dhe jo i medias si Edi Rama, e sheh këtë, por si njeri i fjalës së mbajtur vazhdon të bashkëjetojë me këtë paaftësi që po na çon në greminë. Unë kam respekt për të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe për të gjithë llojet e besave, por besoj të gjithë jeni dakord që nuk mund të digjet Shqipëria për një besë skraparlliu!

    Sa më shumë ta vazhdojë këtë bashkëjetesë aq më shumë do jetë faj por përpara Shqipërisë, shqiptarëve madje edhe fëmijëve të vet. Liderin aksidental e patë, e provuat.

    Do ishte papjekuri e madhe të votonim sërish një të ngjashëm.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: Që kryeministri i ardhshëm të mos jetë aksident! – Nga Andi Bejtja

    Shkrim i drejte i vertete,por fatkeqsisht nuk vlen per titullin qe ka caktuar. Problemi nuk eshte as Rama dhe as Meta e Berisha. Nuk eshte individi eshte shoqeria.
    Jane mendime o filozofi idividuale-personale qe nuk vlejne per asgje.
    Kushdo qe te vije ne kete sistem postkomunist-pseudokapitalist nuk do zgjidhi e nuk mund te ndryshoje asgje. Pa ndryshuar mentalitetin nuk mund te ndryshoshe shoqerin,pa ndryshuar shoqerine nuk mund te ndryshosh sistemin.
    Nuk mund te dilet nga kjo skizofreni individuale ku "shpirterisht" jemi komunist por praktikisht jemi ekstremist liberist.

    Keshtu qe titullit: " Qe kryeministri i ardhshem te mos jete nje aksident,duhet ti pergjigjemi me tre pyetje :
    -çfare natyre etike dhe morale duhet per kete shoqeri ?
    -çfare kriteri duhet te zgjidhet per rregullat dhe vendimet kolektive ?
    -çfare duhet per nje sistem te drejte ?

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Që kryeministri i ardhshëm të mos jetë aksident! – Nga Andi Bejtja

    Te treja pyetjet e tua bien sepse populli yne trim e kurajoz nuk mendon aq thellesisht...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: Që kryeministri i ardhshëm të mos jetë aksident! – Nga Andi Bejtja

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Te treja pyetjet e tua bien sepse populli yne trim e kurajoz nuk mendon aq thellesisht...
    hahaaa

    Asnje popull nuk mendon thellesisht,per kete mbase sherben si shteti dhe kultura.

    Por kjo me shume o Duke eshte se ne Shqiperi duhet bere e riformuar çdo gje ne aspektin e pergjithshem.

    Sot nuk vlen o nuk do ndryshoje asgje edhe sikur te riformosh politiken,drejtesin dhe mediat bashke.Do jene gjithmone gjysem reforma. Dhe ne pergjithesi nje gjysem reforme eshte me keq se reforma qe ka qene.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Që kryeministri i ardhshëm të mos jetë aksident! – Nga Andi Bejtja

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    hahaaa

    Asnje popull nuk mendon thellesisht,per kete mbase sherben si shteti dhe kultura.

    Por kjo me shume o Duke eshte se ne Shqiperi duhet bere e riformuar çdo gje ne aspektin e pergjithshem.

    Sot nuk vlen o nuk do ndryshoje asgje edhe sikur te riformosh politiken,drejtesin dhe mediat bashke.Do jene gjithmone gjysem reforma. Dhe ne pergjithesi nje gjysem reforme eshte me keq se reforma qe ka qene.
    Mund te riformosh gjithçka por popullin as e riformon dhe as e riciklon. Kemi dekada te tera dehjeje nga metamorfoza.
    Kombi yne eshte ne nje proçes te gjate permiresimi biologjik. Per te pare nje rezultat persembari le te mire edukojme dhe shkollojme denjesisht brezin e ri. Arsimimi eshte e vetmja rrugezgjidhje per te dale nga erresira!

    Ndryshe nga ty une mendoj se çdo tulle e vene vlen per te ardhmen, per aq sa vlene...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: Që kryeministri i ardhshëm të mos jetë aksident! – Nga Andi Bejtja

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Mund te riformosh gjithçka por popullin as e riformon dhe as e riciklon. Kemi dekada te tera dehjeje nga metamorfoza.
    Kombi yne eshte ne nje proçes te gjate permiresimi biologjik. Per te pare nje rezultat persembari le te mire edukojme dhe shkollojme denjesisht brezin e ri. Arsimimi eshte e vetmja rrugezgjidhje per te dale nga erresira!

    Ndryshe nga ty une mendoj se çdo tulle e vene vlen per te ardhmen, per aq sa vlene...
    Nuk eshte e vertete qe populli nuk riformohet.Po te jete e vertete çdo diskutim eshte i kote.

    Natyrisht qe çdo tulle vlen per ndertimin e nderteses,por mungojne themelet. Jane tulla qe vendosen jashte memorjes.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2012
    Postime
    98

    Për: Që kryeministri i ardhshëm të mos jetë aksident! – Nga Andi Bejtja

    -çfare natyre etike dhe morale duhet per kete shoqeri ?
    -çfare kriteri duhet te zgjidhet per rregullat dhe vendimet kolektive ?
    -çfare duhet per nje sistem te drejte ?

    Natyrisht qe çdo tulle vlen per ndertimin e nderteses,Natyrisht qe çdo tulle vlen per ndertimin e nderteses,por mungojne themelet. Jane tulla qe vendosen jashte memorjes.. Jane tulla qe vendosen jashte memorjes.


    sa ma siper duhen analizu e duhet konklodu qoft dhe me diktature te cfardo ngjyre

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •