-
Dilemat e fshehta Kosoves: në BE apo në Lindje?
E futur zyrtarisht në Europë dhe në drejtim të BE pas nënëshkrimit të Marëveshjes së Stabilizim Associimit, Banorët e Kosëvës dhe përfaqësuesit e saj politikë vazhdojnë të përndiqen nga fantazmat e të kaluarës së tyre të dhimbshme: pushtimi ottoman dhe pushtimi serb.
I pari shihej si shpëtim i të dytit, dhe i dyti akoma shihet se mund të shpëtohet me ndihmën e të parit duke harruar se, sot në shekullin e 21, lufta clirimtare e ndihmuar në mënyrë bazike nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, largoi përfundimisht Kosovën nga dy Pronarët e mëparshëm Turqinë dhe Serbinë.
Dihet se vizita e Sekretarit të Jashtëm të SHBA Xhon Kerr-it, u bë në kohën më të mirë të mundëshme në Kosovë pikërisht për të shmangur konfliktet e politikanëve të rinj të Kosovës, për të krijuar kushte të reja për bashkëbisedim dhe bashkëpunim mes palëve, të cilët mesa duket e harruan se si erdhën deri këtu, por vazhdojnë të grinden për probleme që kërkojnë më tepër maturi se sa përplasje konfliktuale dhe fizike midis palëve.
Në se politikanët e Kosovës kanë harruar se përse janë zgjdhur, nëse koalicioni midis dy partive më të mëdha të shtetit të Kosovës, kanë harruar se përse e kanë bërë koalicionin, nëse Vetvendosja (vv), në opozitë nuk mund t`i mbushë mëndjen Koalicionit maxhoritar për drejtësinë e propozimeve të saj, nëse elementët e tjerë jashtë paralamentarë radikalistë dhe të orientuar për trazira përpiqen me të gjitha mënyrat të acarojnë konfliktin duke i hedhur zjarrit të debateve të ashpra edhe benzinën e ekstremizmit fetar, nëse disa politikanë si të LDK ashtu dhe jashtë saj mbivendosin elementin nacional të një kombi kosovar për të fituar vota apo për të zbatuar verbërisht porositë e drejtuesve të tyre që mezi presin të zbatojnë teorite e tyre konspirative tip `përça e sundo` mbi Kosovën dhe mbi Ballkanin, - atëhere, në këtë rast Kosova është përballë një krize të rëndë jo vetëm politike por edhe përballë një krize identiteti.
Në se kemi të bëjmë më një krizë politike të rëndë kjo mund të rregullohet dhe të shuhet, si nëpërmjet uljes së tensionit dhe gjakrave ashtu dhe nëpërmjet kulturës të politikanëve kosovarë të cilët nuk duhet ta kenë të nevojshme arrogancën dhe mëndjemadhësinë në debatet midis tyre por edhe kur ju vjen si-vëllai apo si-motra politikane për vizitë në Kosovë, dhe pavarësisht replikave, e mira është të mos ofendojnë apo të ngrenë zërin sepse situata mund të rëndohet sot kur dy rreziqe të mëdha kërcënojnë Republikën e Kosovës dhe shtetin e ri të Kosovës: rreziku i pseudo-islamikëve radikalistë dhe rreziku i humbjes së identitetit.
Në të dyja rreziqet që po has Kosova, rreziqe të cilat shprehen në aparencë nëpërmjet politikës tejet konfliktuale brënda kosovare, shkaku më i shpeshtë i këtij fenomeni mbetet elementi social-historik që harrohet: stressi post-traumatik i luftës për tu çliruar nga pushtimi 120 vjeçar serb i kombinuar me nostalgjinë e pushtuesit osman.
Ndodh një kombinim i komplikuar i dëshirës për Liri me atë të drejtimit të vëndit njëlloj si ish-pushtuesit.
Pra kemi dy tipe klase politike në Kosovë që luftojnë si armiq në vënd që të merren vesh me njëri tjetrin: nga njëra anë klasa e re politike e cila është edukuar dhe arsimuar me ideologjinë perëndimore por me një arsimim të ngjashëm me serbët, dhe nga ana tjetër klasa politike e vjetër e indoktrinuar nga religjioni fetar dhe kultura osmane e kombinuar me krijimin e një shteti të ngjashëm me Turqinë dhe Arabinë ,të cilës i përkasin nga ana religjiozo-nacionaliste.
Kjo përplasje politike në parlament e cila në fakt e ka origjinën bazuar në interesat social-ekonomike të përfaqësuesve të të dy klasave politike, interesa të cilat kanë kohë që janë ushqyer nga njëra anë nga Serbia, dhe nga ana tjetër janë ushqyer financiarisht nga Turqia dhe arabët, ka marrë përmasa të rrezikshme, të cilat kanë shqetësuar edhe partnertin kryesor të Kosovës –SHBA-në.
Ardhja e Xhon Kerrit dhe fjala e tij dje në takimin me Kryeministrin eKosovës Mustafa, bëri të mundur vendosjen e gishtit në plagën e vjetër por të malcuar rishtazi nga përplasjet politike të të dy palëve kundërshtare: plagën që kamuflohet nën maskën e rrezikut pseudo-islamik radikalist.
Kjo plagë dhe ky rrezik është imminent dhe kërkon mjekimin e duhur, mjekim që nuk mund të bëhet pa ndërhyrjen e vëndeve të mëdha dhe kontributorit më të madh të lirisë së Kosovës-SHBA-të.
Përse kjo duhet trajtuar e para dhe për më tepër politikisht?
Sepse, në rastin e parë, rreziku pseudo-islamist radikal që ka përfshirë Kosovën është kryesisht i lidhur me një faktor të jashtëm dhe me faktorë të brëndëshëm por që duhet zgjidhur urgjentisht dhe për këtë ndihmoi ardhja e Sekretarit të shtetit të SHBA , Xhon Kerri:
- Faktori i jashtëm janë fondacionet religjioze dhe ndihmat e dhëna nga Turqia dhe Arabia të cilat janë përpjekur të krijojnë kushte për largimin e Kosovës nga Eurpa dhe SHBA dhe afrimi i saj me lindjen duke u kapur nëpërmjet financimeve për religjionin,
- Faktori i brëndëshëm mbetet papunësia e madhe dhe mungesa e arsimimit të mjaftueshëm laik e kombinuar me traditën religioze e cila ka shërbyer edhe si strehë e nacionalizmit anti-serb.
Ky rrezik i pranishëm si në Kosovë ashtu dhe në Europë, SHBA dhe kudo, rrezik që ndjehet edhe në Shqipëri , bëhet edhe me aktual kur në rreshtat e pseudo-islamikëve radikalistë ka përfaqësues dhe `luftëtarë` nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, `luftëtarë` të trainuar, të paguar dhe të vendosur për të krijuar një Khalifat edhe në Ballkan.
Llogaritet sipas mediave të huaja dhe locale se, janë në total rreth 2000 `luftëtarë` të përgatitur dhe nga ata disa dhjetra luftojnë apo kanë ikur së bashku me famijet nëpërmjet Turqisë mike në Siri dhe Irak, dhe disa nga ata janë vrarë.
Shkaku i mobilizimit të tyre si xhihadistë merret me mënd, është: papunësia, injoranca, dhe arsimimi i dobët laik.
Në rastin e dytë, rreziku i humbjes së identitetit i cili rrezikohet gjithashtu nga dy faktorë krejtësisht të kundërt:
- Faktori i parë mbetet pohimi dhe pranimi herë heshturazi dhe në disa raste hapur që Kosova ka një popullsi myslimane, duke identifikuar etninë me fenë , gjë e cila mbetet një argument i shprehur nga disa politikanë por më tepër nga disa përfaqësues religjioze. Argumenti nuk është i ri, por mbetet një reminishencë e politikave të Titos i cili në atë kohë i ndante popullsinë e ish-Jugosllavisë në popullsi sllave dhe myslimane, pikërisht për të justifikuar identitetin e popullisë së Kosovës dhe Bosnjës me atë turke me qëllim që ta largonte nga trojet, gjë e cila ka ndodhur.
- Faktori i dytë është më i ndërlikuar, dhe mund të përfshihet edhe në politikën `dividere et impera` të disa fuqive të mëdha europiane dhe europiano lindore, bazuar në gjeo-politikat e tyre në raport me Ballkanin apo me sllavët. Në këtë rast, zëdhënësit politikanë kryesisht ato të maxhorancës kosovare të cilët kërkojnë të vënë në zbatim të ashtuquajturën `zajednicë` , e cila pavarësisht idesë së zbatimit të të drejtave dhe lirive të njeirut (në këtë rast për pakicën serbe), në fakt ka një prapavijë djallëzore për mendimin tim, prapavijë e cila kërkon që në një të ardhme të mundshme këto bashkësi , të ngjashme me ato që kërkohen nga disa elementë ekstremistë edhe në Shqipëri–krijimin e `sillogje-ve`, të kenë mundësinë e bashkimit me shtetën `amë`, pra me Serbinë apo me ndonjë tjetër.
Përsa i përket këtij Faktori të dytë, `zajednica`, bie në kundërshtim me thelbin e miratimit të paradokohëshëm të Marëveshjes për Associim Stabilizim më BE, sepse këto komunitete serbe në Kosovë do të jenë gjithsesi të lira e të integruara me BE dhe nuk është e nevojshme një bashkim `zajednicash` apo `sillogjesh`, të cilat do të sillnin me tepër përçarje se sa bashkëpunim brënda shtetit. Prandaj është e nevojshme që ky miratim i bërë nga Koalicion Mustafa-Thaçi të rishikohet por pa konflikt ashtu si u reagua nga i nderuari Albin Kurti.
Mendoj se Ky faktor, që në fakt mbetet faktor i huazuar nga një gjeo-politikë sllave, kërkon gjithashtu që të mbarset edhe idea se popullsia kosovare nuk është myslimane por nuk është as shqiptare….
Kjo ide e hedhur hershëm nga politikanë të LDK, të cilët e kanë argumentuar mbyturazi me tezën se një pjesë e popullatës kosovare është e ardhur nga anadolli (Turqi, Abkazi, Siri, Irak,Egjypt, etj), por mbetet që janë shqip folës, por…duke harruar se popullata e Krasniqes është një popullatë puro shqiptare e islamizuar shumica (arbër pra, popullatë orthodokse, por e katolicizuar më vonë), dhe se krahania e Gashit mbetet një krahinë arbër gjithashtu por e islamizuar + të ardhur; sidoqoftë kjo popullsi e vendosur në trojet arbërore dhe të Dardanisë nuk është as popullsi myslimane dhe as popullsi e një lloji të veçantë-kosovare, por është një popullsi shqiptare trevat e të cilas mbetën 120 vite të ndara nga trungu bazë i Shqipërisë , dhe si e ndarë mbeti e pazhvilluar dhe me tipare të zbehta shqiptare por gjithsesi shqiptare.
E rëndësishme mbetet që në Kosovë duhet që të mbizoterojë bashkëpunimi midis dy palëve dhe ky bashkëpunim duhet të mbetet në kuadrin e integrimit të Kosovës në BE me ndihmën e SHBA-se.
Nuk është e nevojshme as të shpiken idera për etni të veçanta, as pseudo-kosovare dhe as etni `myslimane` (ide e hershme e sistemit komunist titist); gjithashtu nuk duhet ushqyer gjithashtu dhe idea e një pjese të intelektualëve të ashtuquajtur `katundarë`, nga të cilët ka shumë edhe në Shqipëri, të cilët i bien këmbanës së `Shqipërisë Etnike` apo `Shqipërisë Natyrale`, duke u çjerrë e uluritur për hakmarrje ndaj fqinjëve, për padrejtësitë e së kaluarës, e duke ushqyer urrrejtje, por që nën mëngë, idea e tyre është afrimi dhe lobimi me `ish të dashurën e parë` që shkatërroi të gjitha resurset njerëzore dhe historiko-mjedisore duke na rrezikuar madje dhe identitetin tonë-Turqinë.
E përballur megjithë këto rreziqe dhe faktorë që duhen analizuar , politikanët kosovarë duhet të mbajnë në mëndjet e tyre vetëm një busull udheheqëse dhe të mos largohen nga ajo:
Iintegrimin në BE nëpërmjet ndihmës nga SHBA.
Asnjë nostalgji tjetër, dhe asnjë dilemë për dy armiqtë e djeshëm Turqinë dhe Serbinë.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt