Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 74
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Putini hap “kutinë e Pandorës": Turqia mbron Kalifatin, vendet arabe e financojnë

    Putini hap “kutinë e Pandorës": Turqia mbron Kalifatin, Arabia Saudite dhe Katari e financojnë

    Emri:  fghfghj.JPG

Shikime: 1253

Madhësia:  77.0 KB

    Erdogani mbron ISIS-in, sepse nga xhihadistët blen naftën me gjysmë çmimi. Arabia Saudite dhe Katari, e financojnë përmes organizatave të bamirësisë. Financa ndërkombëtare bën gjithë pjesën tjetër

    Rusia ka arsye të “dyshojë” se avioni u rrëzua “për të siguruar furnizime të paligjshme me naftë, nga ISIS për Turqinë”. Vladimir Putini jo vetëm ka snobuar Erdoganin, duke i mohuar atë takim që udhëheqësi i Ankarasë kishte kërkuar gjatë zhvillimit të samitit mbi klimën në Paris, por e shton dozën e “helmit”.

    Dhe godet fort. “Mbrojtja e turkmenëve – ka shtuar ai, në lidhje me linjën zyrtare të Turqisë – është vetëm një pretekst”. Kremlini ka marrë “kohët e fundit’ raporte të rinj të shërbimeve të fshehtë, të cilët flasin për një trafik nafte nga territoret e kontrolluar nga ISIS-i në Turqi, “në shkallë industriale”. Fjalët e Putinit hapin një kuti të Pandorës. Sepse, nëse Turqia i mbron xhihadistët e Shtetit Islamik, janë vende si Arabia Saudite dhe Katari që i financojnë.

    Fjalët e presidentit rus kanë ndeshur në reagimin e menjëhershëm të palës turke: Erdogani ka thënë se është gati të japë dorëheqjen, nëse deklaratat e Putinit konfirmohen. “Eshtë imorale – ka thënë ai për mediat ndërkombëtare në Paris – që të akuzosh Turqinë se blen naftë nga ISIS. Nëse ka dokumenta, duhet t’i paraqesin, t’i shohim. Nëse kjo demonstrohet, unë nuk rri më në detyrën time. Dhe i them Putinit: po ai, do të rrijë?”.

    Por përtej deklaratave fasadë të Erdoganit, e vërteta është që, ashtu si del edhe prej raportit mbi emergjencën terroriste të përgatitur nga Financial Action Task Force (Fatf), shumica e qeverive jo vetëm nuk merr seriozisht luftën ndaj komisioneve mes financës ndërkombëtare dhe rrjeteve të terrorit, por madje edhe mbyllin sytë. Një shembull është pikërisht Arabia Saudite, “që përdor standartet e Fatf për t’u mbrojtur në shtëpinë e vet dhe i shkel tërësisht në veprimtarinë e saj jashtë vendit dhe atë ndërkombëtare”. Nëse nga njëra anë, Riadi është në vendin e parë sa i përket aksioneve kundër krimeve të lidhjes mes terrorizmit dhe financës, nga ana tjetër ai është, bashkë me katarin, financuesi dhe mbështetësi më i madh i fytprerësve”.

    Në dëgjesën që iu kushtua Financimit të Terrorizmit dhe Shtetit Islamik, organizuar në 13 nëntor 2014 nga Komisioni i Shërbimeve Financiare të Kongresit Amerikan, doli qartë se “ndërkohë që al Kaeda mund të mbështetej, pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, në afro gjysmë milioni dollarë financime në ditë, ISIS-i fitonte 1-2 milionë dollarë në ditë përmes shitjes së naftës, shpërblimeve të kërkuar për pengjet dhe financimeve nga ana e organizatave bamirëse, mbi të gjitha nga vendet e Gjirit, duke nisur nga Katari dhe Arabia Saudite”.

    Në tregtinë e naftës, partneri kryesor i terroristëve të Shtetit Islamik është sigurisht Turqia. “Afro 30 mijë fuçi në ditë, transportuar nga 250 autobotë – shpjegojnë ish nënsekretari italian i Ekonomisë, Mario Lettieri dhe ekonomisti Paolo Raimondi – kalojnë tranzit përmes kufijve të Turqisë dhe veriut të Irakut, për t’iu shitur blerësve të gatshëm, të vetëdijshëm se kështu po mbështesin operacionet terroriste”. Vetëm gjatë muajve të fundit, fytprerësit e Shtetit Islamik kanë shitur në tregun e zi turk naftë dhe gazë irakene. Një biznes që i ka sjellë kalifatit 800 milionë dollarë.

    Pastaj është financa. Banka dhe ndërmjetës financiarë e monetarë kontribuojnë për të sjellë përditë lumenj parash në arkat e kalifit Abu Bakr al Baghdadi. Në shënjestër të amerikanëve ka përfunduar prej pak kohës, “havala”. Bëhet fjalë për një rrjet informal operatorësh privatë që merren me transferimin e parave. Edhe në këtë rast, burimet e shërbimeve të fshehtë kanë ndezur alarmin për të gjithë vendet islamike, duke nisur nga ata të Gjirit.

    Il Giornale/bota.al

  2. #2

    Për: Putini hap “kutinë e Pandorës": Turqia mbron Kalifatin, vendet arabe e financojn

    Ajo qe ka keqesuar marredheniet e Rusise dhe Natos me teper kohet e fundit,
    eshte dyfytyresia e Erdoganit dhe shtetit turk, ku lufton kurdet qe jane forca kryesore ne konflikt kunder Daesh-it.
    Duke mbrojtur turkomanet, por vetem sa per pretekst, ben biznes te piset ne kurrizin e mijera viktimave te terrorizmit.
    Kerkon te bej hegjemoni duke pretenduar qe nje dite kur te ndahet Siria, te perfitoje toka kurde pikerisht ku ka turkomanet...
    Pastaj provokimi qe i beri Rusise me ane te sulmit prapa shpine, duke kerkuar pastaj nderhyrjen e Natos.
    Pra pavendosmeria e presidentit amerikan, duke u sorollatur sikur nje sonambul , duket qe po ben hesapet kur te lere postin e presidentit,
    ku gjendja shume e tensionuar qe po vlon, nuk po i ben vone.
    Kapakun e kesaj çorbe qe amerikanet e kane gatuar me kohe, eshte "ftesa" per anetaresi ne Nato, ndaj Malit te Zi.
    kjo i terboi me teper ruset, pasi keshtu po i afrohen gjithmone me teper raketat Rusise, kur nga Evro/Amerika ngrihen sermone paqeje,
    nga presidentet deri ne udheheqesit fetare thuren poezi paqesore, ndersa faktet tregojne qe nuk po veprohet sikur flitet.
    Turqia ka gisht ne Blackaut -in qe ndodhi ne Krime, ku edhe atje turkomanet kane sabotuar rrjetin elektrik, duke vene bomba dhe sabotime ...
    Pra le te arsyetojme pak, ç'fare duhet te beje Rusia ne kete gjendje ? Duhet ti perkulet vullnetit te nje seri shtetesh qe duan ta shdukin nga hartat.?
    Pra o duhet te mbrohet o duhet te nenshtrohet. Por kur fryhen si gjel edhe turqit qe mezi ngopin barkun me buke, ku 10 miljon bredhin jashte
    vendit per te mbajtur edhe nje here aq ne atdhe, ku kurdet shpejt do te vendosin fatin e tyre dhe kamzhiku i Ankarase do ti rrembehet nga duart
    xhelateve turq, at'here me gjithe problemet ne vend dhe me korrupsionin qe shkakton terrori i partise islamike se Erdoganit, turqit nuk kane
    asnje shprese ti bejne balle ruseve nga asnje drejtim, por kjo nuk shqeteson as'kend, por kur ne mbeshtetje jane Nato, ketu ndryshon puna!
    Kjo gje mund te shkaktoje nje shkallezim te situates, ku ne konflikt te krijohen aleanca qe nuk njihen, ku vetem nje perfundim garantohet...........!
    Shpresojme qe te ngrihen zerat e paqedashesve te vertete, jo ato qe kemi degjuar deri me sot.
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar arbereshi_niko për postimin:

    Korcar-L1 (03-12-2015)

  4. #3

    Për: Putini hap “kutinë e Pandorës": Turqia mbron Kalifatin, vendet arabe e financojn

    Pretekst njeri, pretekst tjetri. Secili mbron interesat e veta, si keta e si shtetet e tjera qe jane futur ne lufte.

    Vetem rrezimi i avionit erdhi pas i papritur se Erdogani nuk mbush shume.

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Putini hap “kutinë e Pandorës": Turqia mbron Kalifatin, vendet arabe e financojn

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Pretekst njeri, pretekst tjetri. Secili mbron interesat e veta, si keta e si shtetet e tjera qe jane futur ne lufte.

    Vetem rrezimi i avionit erdhi pas i papritur se Erdogani nuk mbush shume.
    Ne fakt avionet e Rusise kane hyre dhe ne Angli po anglia si ka goditur, po keshtu nendeteset e Rusise hyne ne Suedi dhe ajo heshti, ndersa turku ja ndezi nga mbrapa.Kjo nuk tregon rastesi sepse gjithmone perendimi e ka perdorur turqine per tu mbrojtur nga ekspasionet bolshevizmit ne europe.

    Pyetja me natyrale qe vjen eshte;

    Pse Putini e gjeti te akuzoi Turqine tani mbas rrezimit te avionit rus per naften dhe Isisin kur dihej boterisht se ishte nafta e Isisit ajo qe uli cmimin e saj ne bursen boterore dhe e coi ne kolaps Rusine mbas embargos europiane?
    Pra pse pikerisht tani kjo hakmarrje diplomatike ndaj Turqise pse nuk e beri me pare?

    Rusia per perendimin beri nje gabim te madh qe u fut ne lojen e Sirise, dke ndihmuar Asadin, nderkohe qe duhet te vinte me nje zgjidhje politike per ta hequr Asad Miloshevicin nga posti.Rusia gjithmone e ka mbeshtetur dhe vazhdon ta mbeshtese dhe kjo ka qene pengesa e vetme pse Perendimi se ka rrezuar Asadin nga pushteti.
    Rusia hyri ne konflikt me Perendimin dhe per shkak te Krimese duke cuar forcat paramilitare ne Krime nje grup terroristesh te ngjashem me Isisin .Pra mesa duket kemi nje hakmarrje me te njejta metoda dhe mjete.

    E ardhmja do te flase me shume, nese Trumpi behet president, mos prisni me qe Rusia te ekzistoje, Turqia dhe Perendimi do ta kafshojne cope cope, duke i shkeputur te gjitha republikat e saj qe i mban me dhune.I gjithe Kaukazi do ti kaloje Turqise, ndersa Rusia do te jete nje shtet qe kaosi, luftrat, etj do ta dobesojne.Perendimi nuk toleron nje stalin te dyte ne Rusi.

    Merr e lexoni Hutingtonit sepse ai e sqaron palnin strategjik te perendimit per Rusine dhe vendet sllave.

    https://books.google.com.sa/books?id...page&q&f=false
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  6. #5

    Pra pse pikerisht tani kjo hakmarrje diplomatike ndaj Turqise pse nuk e hapi me pare?(Kjo tregon se eshte hakmmarje dhe jo realitet.Te ishte e vertete Amerika do ishte e para qe do ta kishe akuzuar, sepse ajo posedon shume e me shume informacion se MoskaPerderisa nuk kemi nje akuze nga Perendimi hakmarrja e Putinit mbetet nje bllof diplomatik.

    Rusia per perendimin beri nje gabim te madh qe u fut ne lojen e Sirise, dke ndihmuar Asadin, nderkohe qe duhet te vinte me nje zgjidhje politike per ta hequr Asad Miloshevicin nga posti.Rusia gjithmone e ka mbeshtetur dhe vazhdon ta mbeshtese dhe kjo ka qene pengesa e vetme pse Perendimi se ka rrezuar Asadin nga pushteti.
    Rusia hyri ne konflikt me Perendimin dhe per shkak te Krimese duke cuar forcat paramilitare ne Krime nje grup terroristesh te ngjashem me Isisin .Pra mesa duket kemi nje hakmarrje me te njejta metoda dhe mjete.

    E ardhmja do te flase me shume, nese Trumpi behet president, mos prisni me qe Rusia te ekzistoje, Turqia dhe Perendimi do ta kafshojne cope cope, duke i shkeputur te gjitha republikat e saj qe i mban me dhune.I gjithe Kaukazi do ti kaloje Turqise, ndersa Rusia do te jete nje shtet qe kaosi, luftrat, etj do ta dobesojne.Perendimi nuk toleron nje stalin te dyte ne Rusi.

    Merr e lexoni Hutingtonit sepse ai e sqaron palnin strategjik te perendimit per Rusine dhe vendet sllave.

    https://books.google.com.sa/books?id...page&q&f=false
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhemis : 02-12-2015 më 15:38
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  7. #6

    Për: Putini hap “kutinë e Pandorës": Turqia mbron Kalifatin, vendet arabe e financojn

    nese Trumpi behet president, mos prisni me qe Rusia te ekzistoje, Turqia dhe Perendimi do ta kafshojne cope cope
    Do te kafshojne..., sikur qenushet arushen...!

    Tema eshte Turqia mbron Kalifatin..., por une do te shtoja edhe Amerika!
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Putini hap “kutinë e Pandorës": Turqia mbron Kalifatin, vendet arabe e financojn

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Do te kafshojne..., sikur qenushet arushen...!

    Tema eshte Turqia mbron Kalifatin..., por une do te shtoja edhe Amerika!
    Pershendetje
    Iku Mali i Zi, e pe si bertiste Moska.E gjitha eshte strategji perendimore per te shkataruar influencen ruse ne bote, Rusia, Iraku, Jugosllavia.Cdo gje eshte e qarte.Perendimi fiton mbi Mosken.Moska eshte akoma ne vitet 80 me teknologjite.Te gjithe Perpjekjet e Putinit per modernizimin e ushtrise ruse nuk mund te tolerohen nga Perendimi.Prandaj kemi kete situate qe kemi sot.Ska me marreveshje te Shen Stefanit.Nese deri dje perendimi dhe Rusia iu sulen Gjermanise sot po ndodh e kunderta.Gjermania, Amerika, Europa, po i versulen Rusise.Eshte lufte per mbijetese .Eshte lufte per influence, lufta e nxehte sapo ka filluar.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  9. #8

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-12-2014
    Postime
    24

    Për: Putini hap “kutinë e Pandorës": Turqia mbron Kalifatin, vendet arabe e financojn

    Fundi i Erdoganit eshte me prane se kurre ,nje turk i pabese po njesoj si otomanet barbare dhe pushtuse ,aspak me i mire se Gadafi apo diktatoret e tjere ,ky njeri eshte nje kriminel qe perfiton para nga gjaku i te pafajshemve .Bravo Vladimir Putin ,lideri me trim e me i drejte qe mban sot bota ,po ja cjer masken te gjithe felliqesirave dhe po i fundos te gjithe armiqte e paqes dhe njerezimit ,sot e nxori out edhe Sorosin ,ate cifut te poshter .Mali i zi do hyje ne nato po beri gjeli veze keto dite .Edhe sa per ju filo amerikanet qe ju kane shpelare trurin mediat pro perendimore me genjeshtra, hapni o njerez internetin dhe shfletoni me radhe te gjitha agjensite e lajmeve online jo vetem ato pro perendimore ,si cnn dhe bcc ,lexoni edhe tek RT dhe media te ndryshme ,dhe pastaj beni krahasimin se kush ka te drejte .Rusia e ka armatimin e diteve te fundit per ata qe smarin vesh ,hyni ne internet dhe do ta shikoni cfare armesh zoteron rusia sot ,e ka edhe armatimin e vjeter mos keni merak per kete ,se ne gjendje pune jane armet atomike te viteve 80 ,nuk skadojne ato .Disa dite pasi ushtria ruse zbarkoi ne siri u inagurua nje super xhami luksoze ne Rusi ,i pranishem ishte edhe qeni i pabese erdogan .Shiko se si ja shperblen ai Rusise ,erdogan ju ra te mirave me shqelm dhe do vuaje pasojat,per mendimin tim rezimi avjonit eshte hakmarje e paster .me thoni ju cfare arsye kishte turku te rezonte nje avion rus edhe sikur ky i fundit te kishte shkelur hapesiren ajrore turke per disa sekonda nga nje gabim njerezor ? ska llogjike ,ska asnje justifikim ,turqia nuk eshte ne lufte me rusine ,perkundrazi ishin aleate si ne ekonomi ashtu edhe kundra isis .pra te gjitha rruget te shpien tek ajo qe Putin thote,se pasi ruset bombarduan kamjonet me nafte dhe kamjone te tjere me arme ne kufi me turqine ,erdhi reagimi erdoganit ,i menjehershem ,nje hakmarje momentale dhe emocjonale .Rusia ka sherbimet sekrete me te mira ne bote ,dhe pas rezimit te avjonit normale se Putin kerkonte me cdo kusht ndonje lidhje te turqise me talebanet islamike ,dhe qelloi ne shenje ,per kete ai ka fakte .Une sjam dakord per cdo gje me Putin se ne fund te fundit cfaj ka populli turk qe te vuaje pasojat e renda ekonomike qe i pret per faj te qeni te pabese qe mban me force dhe diktature karrigen personale duke vrare cdo dite avokate ,e duke burgosur gazetare te lire. Putin me perpara se avioni te rezohej ndoshta ska patur informacjone te pakundershtueshme per bashkepunimin e turqise me isis per kete nuk e ka akuzuar e jo se ka patur meshire

  11. #10

    Për: Putini hap “kutinë e Pandorës": Turqia mbron Kalifatin, vendet arabe e financojn

    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin
    Iku Mali i Zi, e pe si bertiste Moska.E gjitha eshte strategji perendimore per te shkataruar influencen ruse ne bote, Rusia, Iraku, Jugosllavia.Cdo gje eshte e qarte.Perendimi fiton mbi Mosken.Moska eshte akoma ne vitet 80 me teknologjite.Te gjithe Perpjekjet e Putinit per modernizimin e ushtrise ruse nuk mund te tolerohen nga Perendimi.Prandaj kemi kete situate qe kemi sot.Ska me marreveshje te Shen Stefanit.Nese deri dje perendimi dhe Rusia iu sulen Gjermanise sot po ndodh e kunderta.Gjermania, Amerika, Europa, po i versulen Rusise.Eshte lufte per mbijetese .Eshte lufte per influence, lufta e nxehte sapo ka filluar.
    Sa i gezuar qe dukesh..., apo shtiresh???
    Pasi qe gezimi do te mbetet ne gryke, ku perpara Rusia do laje hesapet me turqit pastaj le te behet se ç'ka do te vendose Zoti.
    Por qe ky anti-rus ose anti-putin kaq i ekzagjeruar qe ke po me habit...
    Sikur te ishe edhe turk, perseri nuk do te gezoje kaq. Pasi ndoshta edhe turqit jane me te drjete dhe largepames se sa ti,
    pasi po te hiqet qafe Erdogani, ndoshta nje periudhe me e mire do te vinte per popullin turk....
    Por ti vazhdo e gezohu, ky entuziazem i hareshem po me ngjan me gostine qe bene arabet me rastin e shembjeve te kullave te Nju Jorkut,
    ose tani me shperndarjen e embelsirave neper rruget me pluhur te Palestines, pas lajmit te sulmeve ne Paris.......
    Sigurisht qe aktivizmi yt si nje tifoz i ç'mendur perendimor, ku vetem buken i ha, pasi zemra te rreh tjeter kund,
    nuk perfaqeson sigurisht gjithe shqiptaret, pasi po te vinin ne vote te lire shqiptaret kudo jane, per ke do te votonin,
    Rusine apo Turrqine, ti do te befasoheshe.
    Pra nuk eshte domethenes te besh gam gam neper internet e i mbushe mendjen bashkekombesve te tu, pasi qe e dine mire kush eshte
    armiku i vertete dhe i perhereshem! Kjo po qe duhet te jete e rendesishme per publikun tone, si shqiptar.
    Do te donin shperberjen e Federates Ruse, ose shembjen perfundimtare te Turqise dhe funderrinave xhonturke.
    Per ke do te brohoriste nje shqiptar, mos valle per kusherinjte e daeshit, turqit mongole!? E ç'do ti lidhte me keta te fundit,
    kujtimi i nje historie sa te vuajtur aq edhe te trishtueshme...?
    Une nuk arsyetoj si ti, pasi do ti binte te urreja somalezet dhe ishujt Borneo dhe Sumatra, ose senegalezet me ata te Bangladeshit,
    per te vetmen aresye pse jane muslimane, por qe une po te areyetoja keshtu, me pare do te ofendoja inteligjencen time.
    Ti urren Rusine pse? Mos valle na kane grabitur, perdhunuar, na kane vrare ose pushtuar per plot pese shekuj???!
    Apo pse dalin ne krahe te serbeve si vellezer orthodhoks, dihet qe qeverite nuk kane asgje me Orthodhoksine, por per interesa te tjera.
    Ndaj nuk kemi arsye te jemi me turqit kunder ruseve. Nese kjo eshte thjesht nje simpati e jotja, atehere me guston dhe shijen nuk jemi miq!
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar arbereshi_niko për postimin:

    Helikranon (09-01-2016)

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •