Dy sondashe (para disa javeve) per te kuptuar,per aq sa vlejne, opinionin e njerezve. I pari eshte nje sondazh amerikan i bere ne nje universitet amerikan ku u pyeten ,kush eshte presidenti me i mire dhe me i keq i gjithe kohrave ne Amerike ? Renditja qe per me te miret; Regan,Klinton,Kenedi,Obama. Ndersa kush ishte me i keqi ishte;Obama,Nikson,Bushi i Ri...Sondazhistet nuk e prisnin kete rezultat ku me i keqi te jete i katerti si me i miri,kjo per te treguar sesa komplekse eshte figura e Obames,gjithashtu dhe vet opinioni i sondazheve.
Sondazhi tjeter eshte italian i bere mbas atentateve te Parisit,pyetja ishte si e shikoni luften e Obames dhe Putin ne Siri ? Pergjigja ishte 32% ne favor te Obames dhe 42 % ne favor te Putin. Ky ishte nje sondazh me i papritur se i pari,duke ditur se Italia eshte nje vend pro-atllantik dhe Obama eshte pothuajse "idhull" per inteligjencen italiane.
Dhe po te shikosh sot,kjo perqindje mbase eshte akoma me e larte per Putin. Nga nje diktator ne pushtimin e Krimese eshte kthyer pothuajse ne nje hero ne perendim.
Krijoni Kontakt