Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Dyshime për atentat ndaj Papës, arrestohen 4 kosovarë

    ITALI – Katër persona janë arrestuar në një operacion anti-terrorizëm të ndërmarrë nga policia në Breshia të Italisë, në bashkëpunim me policinë kosovare. Në pranga kanë përfunduar katër shtetas kosovarë, të akuzuar për terrorizëm dhe nxitje të gjuhës së urrejtjes.

    Operacioni blic, i koduar me emrin “Van Damme” është zhvilluar në disa qytete të Italisë dhe Kosovës.

    Hetimet e kryera nga zyra e parandalimit të akteve terroriste në Itali kanë zbuluar kontaktet e vendosura mes organizatave terroriste që përmes internetit dhe rrjeteve sociale propagandonin ideologjinë xhihadiste.

    Ai qe konsiderohet si “truri” i grupit, një qytetar kosovar i cili ka jetuar për disa kohë në Itali, u arrestua në Kosovë, ndërsa tre të tjerë u arrestuan në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se dy prej të arrestuarve janë vëllezërit Samet dhe Ismail Imishiti.

    Policia italiane bën të ditur se “aksioni është kryer pas një hetimi të gjatë, që ka nxjerrë në pah “tregues të rrezikshëm të fanatizmit fetar në ngarkim të grupit kriminal, anëtarët e të cilit publikonin në internet foto me armë dhe sjellje tipike të luftëtarëve të Shtetit Islamik”.

    Sipas mediave italiane, dyshohet se ekziston një kërcënim edhe ndaj Papa Françeskut. “Ky Papë do të jetë i fundit”, kanë thënë gjatë bisedave telefonike personat e arrestuar.

    Mediat e huaja japin alarmin: Në Kosovë janë kthyer 120 xhihadistë!
    Mediat italiane shkruajnë për alarmin e rikthimit të luftëtarëve të huaj të ISIS në Ballkan, ku radikalizimi, sipas tyre, është pasojë e politikave miope të Perëndimit. sipas asaj që shkruhet në një reportazh të gjatë mbi terrorizmin, botuar nga e përditshmja kroate Jutarnij list, e cila citon burime të shërbimeve të fshehtë të Zagrebit, “një rrjet i fortë” grupesh xhihadistë është aktiv tashmë prej vitesh në Ballkan, dhe sidomos në Bosnje, Shqipëri dhe Kosovë Alessandra Benignetti.

    “Il Giornale”
    Nëse ka shumë njerëz, dhe nga shumë anë, që tashmë i gjykojnë si të diskutueshme zgjedhjet e perëndimorëve në Libi, sid he që vënë në dukje përgjegjësinë që këto politika kanë patur në provokimin e paqëndrueshmërisë rajonale, e cila ka favorizuar përhapjen e grupeve xhihadiste dhe të vetë Shtetit Islamik në anën tjetër të Mesdheut, sot i njëjti arsyetim përdoret nga shumëkush edhe në Ballkan, ku ndërhyrja e perëndimorëve, siaps disa analistëve, ka kontribuar për prishjen e mozaikut etno-kulturor të Ish Jugosllavisë, duke i lënë hapësirë radikalizimit të disa fraksioneve të popullsisë.
    Komunitetet vahabite boshnjake, si ato të fshatit salafit salafit të Gorja Maoca dhe afro 20 celula terroriste, që sipas një reportazhi të “L’Espresso”, janë aktive në rekrutimin dhe stërvitjen e militantëve të Shtetit Islamik në Bosnje Hercegovinë dhe në të gjithë territorin e Ballkanit, mund të jenë pjesërisht, si një pasojë e konfliktit të 1992-1995, që ka bërë që elitat islamike fondamentaliste të hedhin rrënjë në institucionet e vendit. Në po të njëjtën mënyrë, ndërhyrja e NATO-s në 1999 në Kosovë, ka prodhuar një shtet i cili, qysh prej shpalljes së pavarësisë në 2008, pjesërisht e njohur në nivel ndërkombëtar, është karakterizuar nga institucione politike të dobët, të paqëndrueshëm dhe të korruptuar, që në këta vite kanë prodhuar terrenin pjellor për lulëzimin e gjithfarëlloj trafiqesh dhe kontrabande, si dhe për zhvillimin, përmes OJF-ve myslimane, të një radikalizmi islamik, të cilit sot po këta institucione përpiqen t’i bëjnë ballë por me sukses të mangët.

    Kështu, sipas asaj që shkruhet në një reportazh të gjatë mbi terrorizmin, botuar nga e përditshmja kroate Jutarnij list, e cila citon burime të shërbimeve të fshehtë të Zagrebit, “një rrjet i fortë” grupesh xhihadistë është aktiv tashmë prej vitesh në Ballkan, dhe sidomos në Bosnje, Shqipëri dhe Kosovë. Pikërisht këta vende, janë ata që, menjëherë pas vendeve arabe, furnizojnë me numrin më të madh të luftëtarëve radhët e Daesh-it. Me 92 qytetarë të nisur për në Siri vetëm gjatë vitit 2015, Borsnja është vendi i katërt në botë për numrin e militantëve të nisur për t’iu bashkuar xhihadistëve të ISIS. Menjëherë pas saj është Kosova, prej ku janë nisur gjatë këtij viti 83 luftëtarë. Dhe ku, duke nisur nga viti 2011, janë rikthyer nga fushëbetejat e Daesh-it në Siri dhe në Irak, plot 120 militantë kosovarë.

    Zëdhënësi i policisë kosovare, Baki Keljani, ka siguruar se këta persona mbahen nën kontroll dhe që pas sulmeve të Parisit, edhe në Kosovë janë forcuar masat e sigurisë. Veç kësaj, ministri i Brendshëm i Prishtinës ka firmosur një urdhër me të cilin i është hequr liçenca 16 OJF-ve myslimane “të dyshuara se kanë lidhje me rrjete terroriste’ dhe që janë të përfshira si n propagandim të ideve ekstremiste, ashtu edhe në rekrutim të të rinjve. Por rreziku për sigurinë që paraqet rikthimi i luftëtarëve në Ballkan nuk mund të fshihet, e mbi të gjitha, duket se është prej kohësh një
    realitet i konsoliduar. Vetëm pak ditë më parë, shkrime që lartësnin Shtetin Islamik dhe UÇK-në u shfaqën në qytetin e Mitrovicës.
    Situata në Shqipëri nuk rezulton të jetë më e mirë, me 140 nënshtetas shqiptarë të nisur për në Siri si “foreign fighters”, nga të cilët 43 janë rikthyer në territorin shqiptar. Vendi e ka rritur nivelin e sigurisë dhe ka forcuar kontrollet e sigurisë në kufijtë e tij. Ashtu si kanë bërë dhe Serbia e Mali i Zi, që megjithatë nuk janë imunë nga fenomeni i luftëtarëve që kthehen. Ballkani konfirmohet kështu si klubi më i madh i rekrutimit të terroristëve në Europë, pak kilometra larg nga kufijtë e Italisë. Që, pavarësisht dhjetëra arresteve në muajt e fundit, paraqet gjithmonë e më shumë një kërcënim për sigurinë tonë dhe për atë të kontinentit europian.

    (er.nu/BalkanWeb)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2

    Për: Dyshime për atentat ndaj Papës, arrestohen 4 kosovarë

    Do ishte bukur sikur ti kishin ber Milloshevicit ndonje atentat te tille

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Dyshime për atentat ndaj Papës, arrestohen 4 kosovarë

    Milloshevicit i rrujten bolet keta muter me mjekra, apo mjekra me *** si te duash..

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Dyshime për atentat ndaj Papës, arrestohen 4 kosovarë

    KOSOVE- Tre anëtarë të familjes Imshiti nga fshati Rezhancë e Hanit të Elezit janë arrestuar të martën si të dyshuar për një “komplot vrasjeje të Papa Franceskut”.

    Ismail dhe Mërgim Imishti janë arrestuar nga policia italiane në qytetin e Brescias, ndërsa Sameti, 48 vjeç, është arrestuar në shtëpinë e tij në Razhancë, shkruan “Koha Ditore”.

    Policia italiane ka arrestuar edhe një kosovar tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet.

    Autoritetet kosovare dhe ato italiane kanë bërë të ditur se katër të arrestuarit si përkrahës të “Shtetit Islamik” dyshohen për terrorizëm dhe shënjestrim për vrasje të Papa Françeskut. Aksioni është koordinuar prej autoriteteve kosovare dhe italiane.

    “Kosovarë islamikë kanë lavdëruar sulmet e muajit të kaluar në Paris në internet dhe janë kërcënuar për dhunë të mëtejshme”, kanë thënë zyrtarët italianë, ka raportuar agjencia e lajmeve DPA.

    Prokurori Tommaso Buonanno ka deklaruar në qytetin verior Brescia se kërcënimet më alarmuese ishin drejtuar kundër Papës, duke shtuar se njëri kishte postuar në internet këto fjali: “Më nuk do të ketë papë pas këtij. Ky është i fundit”.

    (el.sp/BalkanWeb)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Dyshime për atentat ndaj Papës, arrestohen 4 kosovarë

    Mire ua paskan bere ketyre Im-Shit-a-ve, se na e nxine fytyren, keta leshpalaret analfabete.
    E gjithe bota eshte kthyer kunder doktrinave te harapeve shpellare, kurse keta analfabetet kosovare duhet medeomos tu bashkangjiten.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dyshime për atentat ndaj Papës, arrestohen 4 kosovarë

    Rrëfimi i Ismail Imishtit, shqiptarit që “deshi ta vriste Papa Françeskun” /FOTO

    Emri:  Ismail-Imishtit.jpg

Shikime: 219

Madhësia:  51.1 KB

    I tërë aksioni ishte emërtuar “Van Damme” dhe i organizuar nga Policia Italiane në bashkëpunim me atë kosovare. Operacioni ku u vunë në pranga, është thjeshtë një spektakël mediatik thotë vetë njëri prej protagonistëve. Kështu të paktën del nga rrëfimi i protagonistit të kësaj ngjarje, Ismail Imishti.

    Ai u arrestua mëngjesin e 1 dhjetorit në Breshia të Italisë. Ai u la i lirë, menjëherë në mungesë të provave se mund të jetë përfshirë në aktivitete të dyshimta terroriste. Një javë pas, Imishti thotë se i tërë aksioni ka qenë një keqkuptim qoftë i qëllimshëm ose jo.

    Mëngjesi i 1 dhjetorit ia ka ndryshuar jetën Isamil Imishtit nga Hani i Elezit, me vendqëndrim në Breshia të Italisë. Ai u arrestua kur ishte u nisur për në punë, nën dyshimin se po propagandonte ideologjinë xhihadiste. Në të njëjtën ditë dhe të njëjtën kohë, në Han të Elezit u arrestua edhe vëllai i tij në Kosovë, Samet Imishti.

    Autoritetet e hetuesisë italiane madje besonin se dy vëllezërit kosovarë i përkisnin një grupi të terroristeve të cilët planifikonin një sulm ndaj Papës, raportuan mediat italiane.

    Por të gjitha këto i ka hedhur poshtë, protagonisti i tërë kësaj ngjarje, Ismail Imishti. Ai rrëfen tërë ngjarjen, ndërsa pafajësinë e tij e vërteton përmes arsyes së vërtet të depërtimit të tij në Kosovë.

    Gjatë qëndrimi të Gazetës Express në shtëpinë e tij, aty ku Policia e Kosovës po të njëjtën ditë arrestoi edhe vëllanë e tij, Samet Imishtin, Isamaili tërë aksionin e autoriteteve të autoriteteve italiane dhe atyre kosovare e quan spektakël të policisë dhe mediave.

    Krejt kjo, thotë se ka për qellim që të propagandohet dhe të paraqiten kosovarët si përkrahës të ISIS-it.

    Dëshmia

    “Në mëngjes në ora 5 jam nis për në punë. Në këto momente kam dëgjuar policinë duke me kërkuar që të ngrejë duart lart dhe të bjerë në gjunjë. Më kanë marrë çantën në të cilën kisha ushqimin e mëngjesit, dhe kanë filluar ta hapin me kujdes, duke menduar që aty mund të kisha ndonjë eksploziv, apo ku ta di unë. Pas kësaj me kanë dërguar në banesë, dhe kanë filluar kontrollet, kanë kontrolluar letrat e kompanisë time atje, por nuk kanë gjet asgjë të vetme, nuk kanë marrë asnjë gjë, përveç telefonit tim celular”, ka thënë Imishti.

    E pikërisht këtu, thotë se, janë shuar të gjitha dyshimet se Ismaili mund të jetë përfshirë në aktivitete të tilla, ende pa e dërguar atë në stacionin policor. Ndërkohë tregon se edhe djali i tij, Mërgim Imishti, vetëm është marrë në pyetje dhe është liruar menjëherë.

    Ismaili tregon se gjatë gjithë kohës së aksionit ka menduar se Policia ka gabuar pësonin.

    “Një dokument që e kemi marrë nga kompania ku kemi punuar, i cili dëshmon përfitimet materiale brenda një viti, për të përfituar dokumentet e përgjithshme italiane, ka rezultuar se është falsifikuar nga kompania, e cila ka qenë në emër të një personi të vdekur.

    Kjo është arsyeja pse Sameti dhe unë jemi përjashtuar nga Italia në muajin Maj të këtij viti. Sameti është kthyer në Kosovë, ndërsa unë kam vendosur të qëndroj në Itali, edhe kundër vendimit. Këtë vendim Policia Italiane e ka përdorur për të më kthyer në Kosovë, dhe jo ato për terrorizëm”, ka thënë Ismaili.

    Më tej Ismail Imishti, rrëfen se në stacionin e Policisë nuk i është bërë asnjë pyetje në lidhje me terrorizëm. Atij i është thënë se ka rënë pre e hetimeve ndaj Samet Imishtit, dhe publikimeve të tij në Facebook. Për këtë të fundit, ai thotë se ka pasur probleme mendore, dhe se publikimet e tij nuk lidhen me terrorizëm.

    “Sameti ka pasur probleme mendore sa ishte në Itali, në vitin 2012 në kohën kur kompania e tij kishte falimentuar. Ai është trajtuar në një spital psikiatrik në Rovato të Italisë, por nuk është shëruar plotësisht. Në kohën kur i janë prishur dokumentet italiane dhe është kthyer në Kosovë, ai ka hyrë sërish në depresion dhe ka qëndruar i mbyllur.

    Miku i tij këtu është bërë kompjuteri dhe rrjetet sociale. Nëse Sameti ka shkruar diçka, atë e ka bërë pa vetëdije, duke menduar që është shprehje e lirë, sikurse në Itali. Unë nuk e di se çka ka shkruar saktë ai, por ju garantoj se nuk ka bërë nxitje, por ka shpreh inatin që ia kanë prishur letrat autoritetet Italiane”, ka thënë Isamili.

    Pa marrë përsysh gjitha këto dyshime, Ismaili i depërtuar javën e kaluar në Kosovë, thotë se ka besim të plotë tek drejtësia në vendlindjen e tij, që sipas tij do ta dëshmojnë që vëllai i tij Sameti është i pafajshëm, dhe pret që gjithë kjo ngjarje të sqarohet një herë e përgjithmonë./

    Kosova Sot

    Emri:  Ismail-Imishtit1.jpg

Shikime: 215

Madhësia:  42.3 KB
    Emri:  Ismail-Imishtit2.jpg

Shikime: 268

Madhësia:  42.8 KB

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dyshime për atentat ndaj Papës, arrestohen 4 kosovarë


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •