BANKERS PETROLEUM ARRIN MARRĖVESHJE PĖR SHKRIRJEN E LLOGARIVE BANKARE SHQIPTARE
CALGARY, 4 dhjetor 2015 – Bankers Petroleum Ltd. ("Bankers" ose "Kompania") njofton se Kompania dhe Qeveria Shqiptare kanė arritur njė marrėveshje qė i lejon Kompanisė tė rimarrė kontrollin e llogarive tė saj bankare shqiptare dhe tė operojė nė kushte normale nė Patos-Marinėz.
Bankers ka rėnė dakord tė bėjė pagesat e mėposhtme nė Zyrėn e Taksave: njė depozitė prej 10% tė 57 milionė dollarė tė shumės origjinale tė vlerėsimit tatimor, dhe pas kėsaj 4.275 milionė dollarė ēdo muaj gjatė vitit kalendarik 2016 deri nė shumėn totale 57 milionė dollarė. Kėto pagesa bėhen pa paragjykuar mosmarrėveshjen nė vazhdim mbi vlefshmėrinė e kėtyre pretendimeve nga taksat dhe nė rezervim tė plotė tė tė drejtave tė Bankers. Kjo marrėveshje do t’i lejojė Kompanisė dhe Qeverisė qė nė bashkėpunim tė gjejnė njė zgjidhje mbi njohjen e kostove tė rikuperueshme tė vitit 2011 pėrmes auditimit nga ekspertė tė njė pale tė tretė, qė pritet tė ndjekė njė kalendar tė shpejtė, dhe nėse ėshtė e nevojshme pėrmes konkluzioneve tė procesit nė Gjykatėn e Arbitrazhit (ICC) qė ėshtė duke proceduar paralelisht. Me pėrfundimin e procesit tė pavarur pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjes (auditi i ekspertėve ose, nėse ėshtė e nevojshme arbitrazhi), tė dyja palėt bien dakord tė rishqyrtojnė vlerėsimin e tatimit mbi fitim 2011 dhe pagesat e bėra pėr kėtė qėllim nė pėrputhje me rezultatin e procesit.
http://www.bankerspetroleum.al/sq/node/258
Krijoni Kontakt