Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Kush janë shqiptarët që po mbështesin erdoganizmin në Maqedoni ?

    Emri:  dsc_2964.jpg

Shikime: 1689

Madhësia:  21.7 KB

    Maqedonia, për vetë veçoritë që ka ky shtet, është baza e zhvillimit të politikave neo otomaniste të qeverisë së Kryeministrit Erdogan.

    Numri i lartë i turqve në këtë vend si edhe investimet e mëdha qeveritare me hapja shoqatash, botime dhe organizime të ngjashme, kanë rritur numrin e mbështetësve duke i hapur rrugën tashmë një faqe të re ndikimi; atij politik.
    Përgjatë datave 29-31 maj 2014, në Hotelin “Holiday inn-Airport” në Stamboll u organizua një kongres i rëndësisë së veçantë për zonën tonë nga Qendra për Kërkime Sociale dhe Ekonomike, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të zv.kryeministrit turk, Hayrulah Isler.
    Qendra për Kërkime Sociale dhe Ekonomike, është themeluar nga Nexhmedin Erbakan, “patriarku” i islamit politik në Turqi, në filozofinë qendrore të së cilës janë qasjet nacionaliste turke. Të pranishëm në këtë kongres me titull: “Kërcënimet ndërkombëtare dhe bota islame”, ishin edhe shumë shqiptarë dhe turq nga Maqedonia si të ftuar të nderit.
    Dosja.net ka mësuar se pikërisht gjatë punimeve të këtij kongresi i është dhënë dora e fundit planit për t’u angazhuar politikisht në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri,transmeton agjencia e lajmeve INA.
    Në Maqedoni, infrastruktura dhe njerëzit janë gati, po ashtu edhe opinioni publik. Me deklaratat e tij, Kryeministri Erdogan e ka shfaqur veten jo vetëm si mbrojtës të turqve në këtë shtet, por edhe të shqiptarëve. Deklarata politike këto që duket se kanë zënë vend ndër shqiptarët. Hapja e partisë tashmë ka ndodhur. Bëhet fjalë për subjektin e ri politik BESA.

    Si u përgatit terreni
    Për vite me radhë tashmë, shoqata të lidhura direkt në qeverinë e Kryeministrit Erdogan ushtrojnë aktivitet në Maqedoni. Ka disa të tilla, të cilat i përkasin të njëjtës ideologji, asaj të islamit politik. Por shoqata përfaqësuese zyrtare e qeverisë së Erdoganit në Maqedoni është “VIZIONI M” e drejtuar nga tetovari Ramadan Aliti. Pjesë e “VIZIONI M”, e cila ka hapur qendrat e saj në Tetovë e Gostivar, është edhe qendra e trajnimit “VIZION AKADEMI”, e cila merret me dhënien e kurseve të gjuhëve të huaja apo kompjuterit. Në fakt, qëllimi kryesor është afrimi i të rinjve dhe njohja me këtë ideologji.
    Duke vlerësuar pozicionin strategjik të zonës, aktiviteti i “VIZIONI M” nuk është i kufizuar vetëm në Maqedoni, ajo prek edhe Shqipërinë.

    Mediat
    Shoqata “VIZIONI M” ëshë gjithashtu edhe financuesja e direkte e Shtëpisë Botuese “Logos A”, botime të së cilës gjenden me shumicë në Shqipëri. “Logos A” drejtohet nga Adnan Ismaili nga Kumanova.
    Por ajo që njihet më shumë ndër shqiptarët e këndej kurifirit, është Revista mbarëkombëtare “SHENJA” me themelues Zeqirija Ibrahimin dhe Afrim Gashin.
    Edhe kjo revistë botohet nën mbështetjen direkte të shoqatës “VIZIONI M”, madje Ramadan Aliti është pjesë e stafit drejtues për Maqedoninë. Duke qenë se mungon një organ i mirëfilltë mediatik i mbështetur nga qeveria turke në Shqipëri, është parë e udhës që revista “SHENJA” shpërndahet falas me një numër të madh kopjesh në vendin tonë. Me të njëjtin qëllim si ai i Maqedonisë, tashmë në Shqipëri.

    Shoqatat
    Po a është vetëm “VIZIONI M” që ka punuar nër përgatitjen e terrenit të hapjes së partisë së re, simotër të asaj të Erdoganit në Maqedoni? –Jo!
    Ka edhe shoqata të tjera, me qëllim të njëjtë. Të gjitha shoqatat që i përkasin kësaj ideologjie janë duke punuar për përgatitjen e terrenit për hapjen e një partie politik, simotër të asaj të Erdoganit në Turqi.
    Një ndër to, “Forumi Rinor Islam” me qendër në Shkup. FRI drejtohet nga Fevzi Musliu, nga Shkupi. FRI ka një aktivitet të zgjeruar në qytetet shqiptare të Maqedonisë, përfshirë edhe Shkupin. FRI ka mbështetje direkte nga Turqia, ndërsa zhvillon aktivitete të ndryshme me qëllim afrimin e të rinjve dhe indoktrinimin e tyre me dashurinë ndaj Erdoganit.
    Krahas “VIZION AKADEMI” në fushën e arsimit ushtron aktivitet edhe Qendra e Trajnimeve dhe Kurseve “FLUENT” me seli në katër qytete shqiptare: Kërçovë, Kumanovë, Shkup dhe Tetovë.
    Qendra “FLUENT” drejtohet nga Muhamed Jonuzi, shok i Fevzi Musliut, kreut të FRI-së. Fevzi Musliu dhe Muhamed Jonuzi kanë studiuar bashkë, ndërsa marrin pjesë në aktivitete të ndryshme bashkë. Një pjesë e mirë e aktiviteteve të “FLUENT” bëhen me mbështetjen e FRI dhe praninë e drejtuesve të saj si Fevzi Musliu apo Kujtim Kasami nga Kërçova.
    Shoqatë tjetër me lidhje direkte me elementë pranë Erdoganit në qeverinë turke është ajo “Merhamet” (Mëshira) me qendër në Shkup. Në krye të Kuvendit të Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet” është sërish Adnan Ismaili, drejtori i Shtëpisë Botuese “Logos A”.
    Muhamed Jonuzi, ne mes, ulur dhe Fevzi Muslu gjate nje aktiviteti te “FLUENT”
    Shoqata “Merhamet” ka degët e saj në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë dhe Prishtinë. “Merhamet”, punon direkt me Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe Agjencinë Turke për Bashkëpunim (TIKA), e cila ka zyra edhe në Tiranë. Po ashtu, një pjesë të mirë të fondeve “Merhamet”, i merr nga shoqata tjetër turke në varësi direkte nga qeveria e këtij shteti, “Insan Yardim Vakfi-IHH”.

    Skender Rexhepi-Zejdi, Kryetari i “Klubi ELITA”
    Në janar të vitit të kaluar , ndaj shoqatës IHH u organizua një aksion i gjerë policor në lindje të Turqisë për shkak të angazhimit të saj në dërgimin e luftëtarëve me grupet xhihadiste në Siri.
    “Klubi ELITA”, e drejtuar nga Skënder Rexhepi-Zejd ka një marrëdhënie tepër të ngushtë me Agjencinë Turke për Bashkëpunim (TIKA) dhe shoqatat “VIZIONI M”, “Forumi Rinor Islam”, “Ensar” dhe “Köprü”. Në janar 2012, TIKA financoi ngritjen e një studioje filmike të “Klubit ELITA” me vlerë 15 500 euro, për inagurimin e së cilës ishte i pranishëm edhe drejtori i TIKA-s në Maqedoni.
    Shoqata të tjera të kësaj linje janë “Ensar” dhe “Kopru” me qendër në Shkup. Të gjitha shoqatat e mësipërme bëjnë organizime të përbashkëta apo duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën në varësi tëprofilit të aktivitetit. Lidhja kryesore janë TIKA, shoqata e qeverisë turke dhe “VIZIONI M”.
    lajme-erdogan_638762868Më 13.06.2013, shoqatat “VIZIONI M”, “Ensar”, “Kopru”, “Merhamet” dhe “Klubi ELITA” zhvilluan një marshim mbëshetje (në foto majtas) në rrugët e Shkupit në shenjë solidariteti me Kryeministrin turk Erdogan, i cili po përballej me protestat e parkut “Gezi” në Stamboll.
    Jo rastësisht, emri i këtyre katër shoqatave shihet si organizatorë të një forumi me tematikë: “Roli i Turqisë në Ballkan” (në foto, ftesa) me referues gazetarin turk Akif Emre të gazetës pro qeveritare,“Yeni Safak”. Seminari u mbajt në hotelin “Holiday inn-Shkup”, e njëjta linjë hotelesh me atë ku u strehuan të ftuarit shqiptar në kongresin e mbajtur në Stamboll përgjatë datave 29-31 maj.
    Aktivitetet e shoqatave gjejnë publikim në hapësira të mëdha në versionin online dhe print të Revistës “SHENJA” si edhe në portalin “Mesazhi.com”.

    Bursat
    “VIZIONI M” , “Forumi Rinor Islam”, “FLUENT” dhe “Merhamet” punojnë gjatë aktivitetit të tyre për identifikimin e nxënësve më të mirë me qëllim dhënien e bursave të studimit në Turqi nëpërmjet sistemit turk të bursave. Madje, ato organizojnë edhe takime orientuese për studentët në ambientet e tyre.

    PRONARI I UNIVERSITETIT “BALLKANIK” NË SHKUP ËSHTË NJË DEPUTET I ERDOGANIT
    Në vitin 2006, në Shkup u themelua “Fondacioni për Arsimin dhe Kulturën”. Drejtues i Bordit të këtij fondacioni është deputeti i Stambollit për partinë e Erdoganit, Huseyin Burge . Fondacioni në fjalë dhe BUrge janë zyrtarisht pronarët e Universitetit Ballkanik në Shkup, i cili financohet direkt nga biznese të lidhura me qeverinë e Kryeministrit Erdogan.
    Fondacioni në fjalë u përfshi në një skandal ndërkombëtare disa muaj më parë, kur gjatë aksionit anti-korrupsion në Stamboll dhe Ankara, policia i gjeti Drejtorit të Bankës “Halkbank” në shtëpi 5 milionë euro të futura në kuti këpucësh. Drejtori u mbrojt duke thënë se ato para ishin të destinuara pikërisht për Fondacionin për Arsimin dhe Kulturën” në Shkup, pronare e Universitetit Ballkanik në këtë qytet.
    Fakti u pranua edhe nga fondacioni, veprim i cili u konsiderua i koordinuar me qëllim ardhjen në ndihmë të drejtorit të “Halk Bank” me aksione shtetërore. Megjithatë, nuk u sqarua se përse ato para mbaheshin të fshehura në kuti këpucësh nqs ishin për bamirësi.
    Pronari i Universiteit “Ballkanik” të Shkupit, Huseyin Burge u angazhua shumë në mbrojtje të këtij rasti korruptiv për të nxjerrë drejtorin e “Halk Bank” nga burgu.
    Universiteti “Ballkanik” jep çdo vit nga 400-500 bursa me nxënësit shqiptar, para të cilat fondacioni i siguron nëpërmjet shoqatave të tjera të lidhura me qeverinë turke dhe biznesmenë pranë saj. I gjithë qëllimi është zmadhimi i prezencës së grupimit të Erdoganit në trojet shqiptare dhe shtimi i numrit të atyre që mendojnë se të përfshihen në politikë nëpërmjet kauzës fetare. /dosja/


    http://www.flurudha.com/2015/11/kush...m=facebook&m=1
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Kush janë shqiptarët që po mbështesin erdoganizmin në Maqedoni ?

    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •