Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10

Tema: Kepucet

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Kepucet

    Kepucet e vjetra ne qoshen e dhomes jane thjesht perqeshje meridianesh, bile edhe me keq, amanet qe nuk ka te bejne fare me stinen ku jetojme. Kepucet e vjetra ne qoshe te dhomes jane rezymeja e historise sime, e gdhendur nga shiu i stineve ku jam kycur. Shiu eshte i imi ndersa mbreti vazhdon te flere mbi poltron. 1 shekull gjume, dhe ende nuk ka gerrhitur, e une arratisjet kam lidhur me gjumin e tij. Jam nje stine me vonese, bile me shume, nje shekull.Mjafton nje gerhame e vogel dhe rrebeshi i tyre do te me shtyje drejt kepuceve te vjetra atje ne qoshen e dhomes. Zgjimi, per te as qe behet fjale. Sa shume kam pritur. Tani me rendojne te gjitha, por me shume deshira per tu polenizuar. Deshira per te prekur gjithcka te dashur me gjithcka qe mund, deshira per te kafshuar, per tu gjakosur, per te rilindur brenda nje tjeter ikjeje, per te rilindur brenda kepuceve te mia. Ato vazhdojne te qendrojne ne cep te dhomes, e une i lodhur jam prej shtegetimit qe ende se kam filluar. Mbreti vazhdon te flere mbi poltron per mese 1 shekull tani. Kepucet e vjetra shikoj dhe mendoj " Sa shume kam ecur, sa shume kam per te ecur"....

  2. #2
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Kam lexuar shpesh shkrimet e tua ,dhe te jitha me zgjuan me ben te mendoj.
    Qenke vertet per tu admiruar o njeri.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Engacmuar dhe ngacmuese , kjo kepuca jote ik'pritese...!
    Plot me amanete te pathena...por te dejguara e te degjueshme.
    Po pastaj....?
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Kepucet....
    Ato vazhdojne te qendrojne
    ne cep te dhomes.
    Une...
    i lodhur jam
    prej shtegetimit
    qe ende se kam filluar!



    mos me bej me faj pse e lexoj e luaj me te.
    ...
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Kepucet e mia mbajne ere...kane shkelur shume mbeturina.
    Summertime baby!

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Me pelqeu, vetem sikur ti zhvilloje pak me shume idete, keshtu nuk do te mbeteshin vetem ide...

    Pershendetje

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Koha

    Bisedat me te vdekurit nuk kane as fund as fillim. Mjafton qe ti te kesh deshiren e mire dhe vullnetin per te folur dhe ata jane te gatshem te te bejne shoqeri. Ju vetem duhet te paguani per kete. Te paguani me kohe.
    zeri 3- Sa minuta keni deshire te shpenzoni zoteri
    zeri 1- 30 minuta.
    zeri 3-Ndonje preference???
    zeri 1- Jo, asnje preference.
    zeri 3- i vdekuri eshte ne linje zoteri. Koha juaj fillon tani.
    -----------------------
    zeri1-Ne fund, ne fund ti vdes! prit njehere, po une, cfare bej ne fund?
    zeri2- Cfare do ti te besh ne fund?
    zeri1-Mbase te pi dicka.
    zeri2-Une do te kisha marre nje martini
    zeri1-Ne fund une do te isha ulur dhe do te kisha pire gllenjken e mbetur te jetes sime.
    zeri2- mund te te bej shoqeri.
    zeri1-Shoqeri??? Po ti ke vdekur tashme.
    zeri 2- Vdekur? Po, por jo kaq shpejte. Sa mire qe ty te ka ngelur akoma edhe nje gllenjke per te pire.
    zeri 1- Nuk beson se vdekja eshte me e trishte ne Angli.
    zeri 2- Nuk e kam menduar ndonjehere, por besoj se ne Angli me e trsihte se vdekja eshte nje filxhan caji.
    zeri 1- haaaaaaa. Me pelqen humori jot. Edhe kur je e vdekur me ben te qesh. Bile tani me shume se kurre.
    Ndihem i humbur, kaq konfuz ne keto sekonda te fundit. Shyqyr qe nuk me duhet te gjej corapet.
    zeri 2- Te mendosh se sa ore jete ke shpenzuar duke kerkuar corapet, e tani qurravitesh per disa sekonda.
    zeri 1-Sa e cudtishme eshte koha. Sa me shume e mendoj aq me shume me tremb.
    zeri2. Une nuk mendoj. Tashme kam vdekur, dhe nuk kam kohe ta bej nje gje te tille. Bile nuk kam kohe fare. Kam akohesi.
    zeri 1-Si eshte akohesia?
    zeri 2- Jo ndonje ndryshim i madh te them te verteten. Te pakten me sa kam arritur te ve re ne ekzistencen time ne kete gjendje te te re.
    zeri 1-Nuk me tremb fundi i kohes. Me tremb koha. Nuk me tremb as vdekja dhe akohesia, bile as mosekzistenca.
    Ajo qe me tremb eshte menyra se si ajo luan me ne.
    Se si na shderron nga femije, te rinj, burra, pleq, materie dhe na hedh ne ate.......... Dreq nuk di cemer ti.
    zeri 2- Gjithmone kam besuar se nuk isha lindur per te vdekur, por rastesisht e mesova kete nga nje thashethem ne shkallet e pallatit.
    zeri1-Hej mos i ngaterro gjerat. Tani po vdes. Me ngadale, vertetesisht.
    zeri 2- Jo, akoma jo.ke edhe pak kohe, perpara se ti dorezohesh fund-fillimit te ri.
    zeri1-Shko q.hu. Mos ma shkaterro idene e vdekjes ne kete menyre. Nese vdes, kjo do te thote se une dua te vdes. Pra me ler te vdes.
    Zeri 2- Vdis por me jep shancin e fundit te te them edhe dicka.
    zeri 1-Cfare shanci do. Cthem edhe une? Une nuk kam kohe te te jap ty nje shanc
    zeri 2- Bera gabim qe ta kerkova, duhet ta kisha marre vet pa te pyetur fare.
    zeri 1- Te vdekur qe ecin pambarimisht. Terheqin zvarre kafkat gjymtyret, e mbjellin dhembet e rena si kobe te mbarsur mbi te tjera vdekje, Aty ku korbat mallkojne token me shterpesi, e pluhuri e hiri, u hyn ne zgavrat e syve per te provokuar lote qe nuk ekzistojne koha eshte e imja.
    Hahahahhahahahahaha. Une jam nje...
    zeri 2- Ti je nje i cmendur.
    zeri 1-Pergjigje e gabuar. Une jam ne bashkudhetar kufomash. Koha nuk mund te me preke. Ajo vetem me perkund ne gjume harresash e me tregon histori per te ardhmen.
    Zeri 2- Per te ardhmen? Me ler te te them se ceshte e ardhjma.
    Zeri 1- Jo. Mos ma thuaj. Me ler ta gjej vete, nese kam akoma kohe.
    bip bip bip
    Ju sapo mbaruat biseden tuaj me nje te vdekur. Hahahahaha.
    Tani nuk ka me as te ardhme.
    zeri2- ti je i cmendur.
    zeri 1- Cmenduria nuk eshte mekat, keshtu qe nuk rrezikoj shume.
    zeri 2-Une po iki. mos harro te marresh kusurin.
    zeri 1- Shko e q.hu.
    zeri 2-Me kenaqesi.
    zeri 3- (Pasi stakon mikrofonin pyet). Ndonje gje tjeter qe mund te bej me ju zoteri
    zeri 1- 45 minuta te tjera, por te lutem me nje te vdekur me pak te arsyeshem kesaj here. Dua te bisedoj per gjera me pak te nderlikuara. Te vdekurit jane bere kaq te parashikueshem keto kohe.
    zeri 3- I vdekuri eshte ne linje. Koha juaj fillon tani.

  8. #8
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nuk e di pse me pelqejne keto zhgarravinat e tilla. Po me pelqejme ama dhe shume. E kam pare diku nga forumi i vjeter kete lloj bashkebisedimi, e filloi nje e pa fe qe nuk pelqente letersine dhe shkrimtaret me tituj.

    Ju ngjita sot temave te tua Niti, nuk e di pse vetem keto po me pelqejne vertet ne te lexuar.


    Pershendetje perseri

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Fiori tha:
    "Nuk e di pse me pelqejne keto zhgarravinat e tilla"

    A duhet te te pergjigjem e dashur???
    Bip Bip Bip
    Koha mbaroi!

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Koha Postimi #7

    Bisedat me te vdekurit nuk kane as fund as fillim. Mjafton qe ti te kesh deshiren e mire dhe vullnetin per te folur dhe ata jane te gatshem te te bejne shoqeri. Ju vetem duhet te paguani per kete. Te paguani me kohe.
    zeri 3- Sa minuta keni deshire te shpenzoni zoteri
    zeri 1- 30 minuta.
    zeri 3-Ndonje preference???
    zeri 1- Jo, asnje preference.
    zeri 3- i vdekuri eshte ne linje zoteri. Koha juaj fillon tani.
    -----------------------
    zeri1-Ne fund, ne fund ti vdes! prit njehere, po une, cfare bej ne fund?
    zeri2- Cfare do ti te besh ne fund?
    zeri1-Mbase te pi dicka.
    zeri2-Une do te kisha marre nje martini
    zeri1-Ne fund une do te isha ulur dhe do te kisha pire gllenjken e mbetur te jetes sime.
    zeri2- mund te te bej shoqeri.
    zeri1-Shoqeri??? Po ti ke vdekur tashme.
    zeri 2- Vdekur? Po, por jo kaq shpejte. Sa mire qe ty te ka ngelur akoma edhe nje gllenjke per te pire.
    zeri 1- Nuk beson se vdekja eshte me e trishte ne Angli.
    zeri 2- Nuk e kam menduar ndonjehere, por besoj se ne Angli me e trsihte se vdekja eshte nje filxhan caji.
    zeri 1- haaaaaaa. Me pelqen humori jot. Edhe kur je e vdekur me ben te qesh. Bile tani me shume se kurre.
    Ndihem i humbur, kaq konfuz ne keto sekonda te fundit. Shyqyr qe nuk me duhet te gjej corapet.
    zeri 2- Te mendosh se sa ore jete ke shpenzuar duke kerkuar corapet, e tani qurravitesh per disa sekonda.
    zeri 1-Sa e cudtishme eshte koha. Sa me shume e mendoj aq me shume me tremb.
    zeri2. Une nuk mendoj. Tashme kam vdekur, dhe nuk kam kohe ta bej nje gje te tille. Bile nuk kam kohe fare. Kam akohesi.
    zeri 1-Si eshte akohesia?
    zeri 2- Jo ndonje ndryshim i madh te them te verteten. Te pakten me sa kam arritur te ve re ne ekzistencen time ne kete gjendje te te re.
    zeri 1-Nuk me tremb fundi i kohes. Me tremb koha. Nuk me tremb as vdekja dhe akohesia, bile as mosekzistenca.
    Ajo qe me tremb eshte menyra se si ajo luan me ne.
    Se si na shderron nga femije, te rinj, burra, pleq, materie dhe na hedh ne ate.......... Dreq nuk di cemer ti.
    zeri 2- Gjithmone kam besuar se nuk isha lindur per te vdekur, por rastesisht e mesova kete nga nje thashethem ne shkallet e pallatit.
    zeri1-Hej mos i ngaterro gjerat. Tani po vdes. Me ngadale, vertetesisht.
    zeri 2- Jo, akoma jo.ke edhe pak kohe, perpara se ti dorezohesh fund-fillimit te ri.
    zeri1-Shko q.hu. Mos ma shkaterro idene e vdekjes ne kete menyre. Nese vdes, kjo do te thote se une dua te vdes. Pra me ler te vdes.
    Zeri 2- Vdis por me jep shancin e fundit te te them edhe dicka.
    zeri 1-Cfare shanci do. Cthem edhe une? Une nuk kam kohe te te jap ty nje shanc
    zeri 2- Bera gabim qe ta kerkova, duhet ta kisha marre vet pa te pyetur fare.
    zeri 1- Te vdekur qe ecin pambarimisht. Terheqin zvarre kafkat gjymtyret, e mbjellin dhembet e rena si kobe te mbarsur mbi te tjera vdekje, Aty ku korbat mallkojne token me shterpesi, e pluhuri e hiri, u hyn ne zgavrat e syve per te provokuar lote qe nuk ekzistojne koha eshte e imja.
    Hahahahhahahahahaha. Une jam nje...
    zeri 2- Ti je nje i cmendur.
    zeri 1-Pergjigje e gabuar. Une jam ne bashkudhetar kufomash. Koha nuk mund te me preke. Ajo vetem me perkund ne gjume harresash e me tregon histori per te ardhmen.
    Zeri 2- Per te ardhmen? Me ler te te them se ceshte e ardhjma.
    Zeri 1- Jo. Mos ma thuaj. Me ler ta gjej vete, nese kam akoma kohe.
    bip bip bip
    Ju sapo mbaruat biseden tuaj me nje te vdekur. Hahahahaha.
    Tani nuk ka me as te ardhme.
    zeri2- ti je i cmendur.
    zeri 1- Cmenduria nuk eshte mekat, keshtu qe nuk rrezikoj shume.
    zeri 2-Une po iki. mos harro te marresh kusurin.
    zeri 1- Shko e q.hu.
    zeri 2-Me kenaqesi.
    zeri 3- (Pasi stakon mikrofonin pyet). Ndonje gje tjeter qe mund te bej me ju zoteri
    zeri 1- 45 minuta te tjera, por te lutem me nje te vdekur me pak te arsyeshem kesaj here. Dua te bisedoj per gjera me pak te nderlikuara. Te vdekurit jane bere kaq te parashikueshem keto kohe.
    zeri 3- I vdekuri eshte ne linje. Koha juaj fillon tani.


    __________________

    Kjo eshte absolutisht cmenduria e nje gjeniu. Ne je i cmendur a ne je gjeni, kjo nuk eshte shume e nevojshme te dish. Dhe ne qofsh vetem i cmendur (keshtu) ji i lumtur.
    Une jam e lumtur per ty, shume.
    huf si me vjen te me besh te qaj...
    Macia jote....
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Tema tė Ngjashme

  1. 10 Milion Dollare per Kepucet qe u hodhen ndaj Bushit
    Nga Selami2006 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 14:17
  2. Suplement veror: Bukuria femėrore nė sytė e njė mashkulli
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 06-05-2008, 13:20
  3. Vajzat, kėpucėt me taka nė ēantė
    Nga Davius nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 21:50
  4. Nasi Lera
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-01-2007, 18:21
  5. Moda e fundit.Stilet dhe menyra e te veshurit ne ditet e sotme!
    Nga AuGuSt_ nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 13-06-2005, 20:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •