Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Bosnja Dhe Serbia (Lufta)

    BOSNJA DHE BOSHNJAKET


    Boshnjakėt sikurse edhe shqiptarėt kanė prejardhje nga ilirėt e vjetėr qė si popull autoktonė kanė qenė tė pėrhapur edhe nė hapėsirėn e Bosnjės dhe Hercegovinės qysh nė shekujt VIII-V para epokės sė re. Nė shekullin e I-rė para epokės sė re depėrtimi i keltėve nga Italia veriore si dhe i kolonive greke tė vendosura nė ishujt dhe bregdetin Adriatik kanė ndikuar dukshėm nė kulturėn ilire. Pas kėtyre nė trojet ilire kanė depėrtuar romakėt e vjetėr tė cilėt kanė zhvilluar luftėra tė shumta nė Ballkan dhe kanė dominuar politikisht dhe ushtarakisht nė pesė shekujt e ardhshėm. Romakėt kanė ndikuar fuqishėm tek ilirėt nė ēdo aspekt, duke ndėrtuar shumė rrugė, kėshtjella, hapur miniera, kanė ngritur vendbanime tė reja dhe kanė pėrhapur kristianizmin. Pėrkundėr presioneve tė mėdha nga romakėt ilirėt njė kohė tė gjatė i kanė rezistuar kėtyre presioneve dhe kanė mbetur besnik besimit tė tyre pagan politeist. Shėnimet e para pėr fillet e kristianizmit tek ilirėt nė Bosnjė datojnė nė shekullin e II-tė tė epokės sė re kur pėrmendet emri i peshkopit boshnjak Andreja. Nė shekullin VII depėrtojnė avarėt dhe sllavėt me ē'rast fillon edhe periudha e sllavizmit tė gadishullit ballkanik. Nė periudhėn e ndeshjeve tė Bizantit dhe Hungarisė nė hapėsirėn e Bosnjės kemi sundimin e parė tė banit tė Bosnjės Boriqit nga viti 1154 gjer mė 1163. Nga viti 1167 -1203 kemi sundimin e banit mė tė njohur boshnjak Kulinin. Nėn sundimin e tij shteti i hershėm boshnjak mesjetar arriti kulminacionin e zhvillimit politik e ekonomik kundruall shteteve fqinje sllave. Edhe pėrkundėr pranimit tė fesė kristiane, boshnjakėt e kanė praktikuar mėsimin bogumil qė dallohej shumė nga kristianizmi. Nė Bosnjė para ardhjes sė osmanllive ka dominuar mėsimi bogumil. Djepi i sektit bogumil ka qenė Bullgaria e sotshme. Bogumilizmi ishte njė sekt i kristianizmit i cili dallohej dukshėm nga mėsimi i krishterė. Bogumilėt besonin qė Zoti ka krijuar vetėm shpirtin dhe botėn e padukshme, ndėrsa djalli ka krijuar materien dhe botėn e dukshme. Historiani i njohur anglez Thomas Arnold nė librin e tij "Historia e pėrhapjes sė islamizmit" pėr bogumilėt ka shkruar: "ne e konsiderojmė arsye mė tė fortė atė qė bogumilėt kanė anuar kah islami pėr shkak tė shumė pikave tė pėrbashkėta me besimin e tyre qė i ngjasojnė mėsimit islam. Bogumilėt kanė refuzuar adhurimin e Maries, institucionin e kryqėzimit dhe tė gjitha llojet e klerit. Kryqin si simbol i fesė, e kanė urrejtur. E kanė konsideruar idhujtari drejtimin e lutjeve, fotografive dhe statujave tė shenjtėve dhe relikeve. Kanė besuar se Krishti personalisht nuk ėshtė gozhduar por, ka qenė njė figurė iluzore ajo qė u vu nė kryq, duke u pajtuar nė kėtė aspekt pjesėrisht me Kur'anin. Gjykimi i alkoolit dhe prirja pėr jetė asketike dhe modeste bėjnė pjesė nė ato rrethana qė i kanė shėrbyer afrimit tė bogumilėve nė islam. Edhe ata luteshin pesė herė nė ditė. Shpeshherė binin nė gjunjė dhe i kanė shprehur mirėnjohje Zotit". Bosnja kulminacionin e vet tė ekzistencės shtetėrore mesjetare e pėrjetoi gjatė kohės sė sundimit tė mbretit boshnjak Tvėrtko i I-rė nė vitet 1353-1391, me ē'rast pėrjetoi edhe zgjerime tė mėdha territoriale dhe zhvillim tė pėrgjithshėm tė shtetit mesjetar boshnjak. Bosnja hyri nėn perandorinė osmane nė vitin 1463 kur sulltan Fatihu i madh depėrtoi vrullshėm me ushtrinė e tij nė Ballkan dhe hyri triumfalisht nė Jajce kryeqendrėn e atėhershme boshnjake. Me atė rast ndodhi njė fenomen i paparė gjerė atėherė nė histori, me ē'rast 36.000 familje bogumile tė Bosnjės erdhėn para Fatihut tė madh, e pėrshėndetėn, iu pėrkulėn dhe njėzėri pranuan Islamin, pėr tė cilėt Fatihu u shpreh me kėto fjalė" ky ėshtė njė popull i veēantė dhe i mire". Pėr njė kohė tė shkurtėr tė gjithė bogumilėt e Bosnjės pranuan fenė islame. Pas kėsaj nga shteti mesjetar boshnjak u krijuan dy njėsi tė reja administrative osmane, sanxhaku i Bosnjės dhe sanxhaku i Hercegovinės. Nė vitin 1492 Bosnja i ka hapur dyert dhe i ka pranuar me vullnet ēifutėt e pėrzėnė nga ndjekja famėkeqe e kryqtarėve spanjoll. Nga viti 1463 e gjer mė vitin 1878 BeH ka qenė pjesė e pandashme e Perandorisė Osmane, periudhė kohore nė tė cilin ka lulėzuar dhe ka arritur kulminacionin e vet civilizimi islam, nė tė cilėn popujt e ndryshėm me fe dhe kultura tė ndryshme kanė bashkėjetuar nė harmoni tė plotė, bile bile edhe ēifutėt e dėbuar nga kryqtarėt spanjoll kanė gjetur shtėpinė dhe atdheun e vet nė tė cilin kanė bashkėjetuar lirshėm dhe kanė aplikuar mėnyrėn e jetės dhe besimin krahas besimit islam dhe kristian qė ishin prezentė nė Bosnjė. Me vendimin e Kongresit tė Berlinit nė vitin 1878 Perandoria Austro-Hungareze fitoi mandatin tė okupojė dhe tė udhėheq Bosnjėn. Populli mysliman boshnjak tregoi rezistencė tė ashpėr nė luftė me perandorin austrohungareze e cila ka zgjatur prej 20 korrikut e gjer mė 20 tetor 1878 dhe pėrfundoi me fitoren e austrohungarezėve. Nė kuadėr tė Austrohungarisė BeH ka qėndruar deri nė vitin 1918, vit kur pas luftės sė parė botėrore dolėn humbės perandoria austrohungareze dhe osmane tė cilat ishin njė shembull "par exellence" pėr mėnyrėn e bashkėjetesės sė popujve tė ndryshėm me kultura tė ndryshme, tė cilėn gjė, sot po mundohet tė arrijė Unioni Evropian, por ėshtė larg atij niveli nė tė cilin kanė qenė perandoria osmane dhe austrohungareze. Nė vitin 1918 BeH aneksohet nė kuadėr tė Mbretėris serbokroatosllovene(SKS) e mė vonė tė ashtuaquajturė Jugosllavi gjer nė shpartallimin e saj nė vitin 1941. Pas luftės sė dytė botėrore me formimin e Jugosllavisė socialiste nė krye me mareshal Titon, Bosnja hyri nė kuadėr tė saj si njėra prej 6 republikave pėrbėrėse tė barabarta nė tė cilėn ėshtė kushtuar rėndėsi ndaj tė ashtuquajturit vėllazėrim bashkimit tė kombeve dhe kombėsive si dhe kultivimit tė idesė revolucionare socialiste. Me shkatėrrimin e Jugosllavisė socialiste nė vitin 1991 nė bazė tė rekomandimit famėkeq tė komisionit tė Badinterit i cili i rekomandoi 6 republikave pėrbėrėse tė ish federatės jugosllave tė organizojnė referendume nėn mbikėqyrjen e bashkėsisė ndėrkombėtare, por duke i mohuar kėtė tė drejtė Kosovės, ku nė mėnyrė tė lirė popujt e republikave tė atėhershme jugosllave do tė shprehin vullnetin e tyre pėr jetėn e mėtutjeshme. Kėtė rekomandim BeH e realizoi me 29 shkurt e 1 mars 1992 me ē'rast nė referendumin e mbajtur 2/3 e qytetarėve tė BeH me tė drejtė vote u pėrcaktuan pėr shtetin e pavarur dhe sovran tė BeH, pėrvec sėrbėve tė cilėt e bojkotuan dhe e kundėrshtuan kėtė. Me 6 prill 1992 bashkėsia ndėrkombėtare e pranoi BeH si shtet i pavarur dhe sovran. Po nė tė njėjtėn ditė serbėt e Bosnjės me ndihmėn e armatės ish-jugosllave dhe drejtpėrdrejt tė cytur nga Serbia dhe Mali i Zi kanė kryer agresion mbi BeH. Vendimi i shumicės sė qytetarėve tė BeH ka qenė vullneti politik konform ēastit tė dhėnė historik dhe i bazuar nė kontinuitetin shtetformues tė BeH gjatė historisė sė saj tė bujshme. Kėshilli i sigurimit i kombeve tė bashkuara nė vend qė tė mbrojė anėtarin e ri tė sapo pranuar, nė mėnyrė tė njėanshme toleroi agresionin serbomadh e mė vonė edhe hegjemoninė kroate, duke i bėrėl BeH njė embargo totale nė pajisje pėr armatim pėr vetėmbrojtje. Gjenocidi i kryer nė Bosnje ka qėnė i paparė nė Evropė qė pas luftės sė dytė botėrore. Ai kulminoi me masakrėn e Srebrenicės me ē'rast pėr tre ditė nė mėnyrė mė mizore u ekzekutuan, u vranė e u prenė, mbi 10.000 boshnjakė, qė nga mosha 14 e gjer nė moshėn 84 vjecare. Ky agresion ndodhte edhe pse Srebrenica ishte zonė e mbrojtur e shpallur nga Kombet e Bashkuara, tė cilat nė ēastin e fundit e tradhėtuan dhe dorėzuan Srebrenicėn nė duar tė kriminelit gjakatar serb Ratko Mlladiq. Por populli boshnjak nė saj tė heroizmit dhe guximit tė paparė, pėrkundėr humbjeve tė mėdha njerėzore, materiale e ekonomike, arriti tė triumfojė duke i falėnderuar strategut vizionar dhe udhėheqėsit tė famshėm Alia Izetbegoviq dhe Partisė sė Aksionit Demokratik si avangardė udhėheqėse politike boshnjake dhe armatės trime tė BeH e cila nė pėrfundim tė luftės arriti nė njė numėr mbi 200.000 luftėtarė. Kriminelėt serb nga Bosnja tė ndihmuar nga vėllezėrit e tyre nga Serbia e Mali i Zi kryen gjenocid mbi popullin boshnjak duke vrarė 200.000 vetė, plagosur 250.000, dhunuar mbi 50.000 femra boshnjake, shpėrngulur mbi 1 milion boshnjakė, vrarė 17.000 fėmijė dhe plagosur mbi 40.000 fėmijė. Ky ishte ēmimi i lartė i lirisė pėr njė popull tė vogėl dymilionėsh. Lufta mbaroi me marrėveshjen e Dejtonit tė cilin e imponoi bashkėsia ndėrkombėtare, sipas njė plani me shumė kompromise dhe fakte jo reale, duke marrė pėr bazė jo gjendjen faktike para luftės nė BeH, por duke u bazuar nė gjendjen ekzistuese tė luftės dhe spastrimit etnik tė kryer ndaj popullit boshnjak. Sipas marrėveshjes sė Dejtonit humbėsit mė tė mėdhenj ishin pikėrisht boshnjakėt si pėr nga kompaktėsia territoriale, pėrbėrja gjeografike si dhe struktura organizative politike e BeH. Historia do tė gjykojė se sa ishte i drejtė ky plan dhe sa do tė jetė i aplikueshėm dhe afatgjatė nė hapėsirėn e tanishme boshnjake. Nė pėrmbyllje tė kėtij shkrimi do tė kisha konkluduar se populli boshnjak mysliman ėshtė popull autokton i Bosnjės me prejardhje ilire dhe me pėrkatėsi fetare bogumile, tė cilėt me vetėdėshirė dhe vullnet pranuan fenė Islame me ardhjen e osmanėve nė Ballkan, me ē'rast ata arritėn tė ruajnė identitetin kombėtar boshnjak nga pretendimet shekullore asimiluese nga njėra anė tė klikės serboortodokse dhe nga ana tjetėr nga klika kroatokatolike. Boshnjakėt e duan atdheun e tyre Bosnjėn e Hercegovinėn, identitetin boshnjak si dhe fenė e tyre islame pėr tė cilat kanė luftuar dhe kanė derdhur gjak gjatė tė gjithė historisė sė kaluar. Falė heroizmit dhe vetėmohimit ata kanė arritur tė ruajnė edhe identitetin e tyre boshnjak si dhe identitetin fetar islam.

    Kush e beri luften ne bosnje

    http://rs-icty.org/galerija/video/Iz...vic-smotra.mpg
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga forum126 : 22-03-2006 mė 14:52

  2. #2
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Hmmmm, "Boshnjaket" na qenkan Ilire dhe jane aty (sipas postimit te forumi126) qe ne shek. 8 para eres se re!!! Meqe ke permendur Boshnjaket, permend dhe Kroatet se dhe ata e kane kete teori (e te qenit Ilire) te nacionalizuar me kohe.
    Ka mundesi forumi126 te na thuash burimin e ketyre "fakteve" (fabulave) historike?

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Hmmmm, "Boshnjaket" na qenkan Ilire dhe jane aty (sipas postimit te forumi126) qe ne shek. 8 para eres se re!!! Meqe ke permendur Boshnjaket, permend dhe Kroatet se dhe ata e kane kete teori (e te qenit Ilire) te nacionalizuar me kohe.
    Ka mundesi forumi126 te na thuash burimin e ketyre "fakteve" (fabulave) historike?
    Lioness,

    keta persona pa fije turpi dhe per pak leke shesin edhe motren e tyre,
    e lere me qe nuk e kane problem humbjen e identitetit e tyre nga turk, arab ne fund sllavo-boshnjak.


    flmd Zotit, qe keto specie (pseudo-shqiptar) jane ne zhdukje e siper.


    i zhgenjyer ne max!
    NoName

  4. #4
    I come back
    Anėtarėsuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Eshte e imagjinushme qe Boshnjaket, Kroatet apo Malazeset te jene ilire te perzier me sllave. Kete e tregon edhe gjuha sllave e tyre apo diferenca fetare. Megjithate si mund ta quajne veten ata ilir kur nuk flasin shqip.

  5. #5
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Hmmmm, "Boshnjaket" na qenkan Ilire dhe jane aty (sipas postimit te forumi126) qe ne shek. 8 para eres se re!!! Meqe ke permendur Boshnjaket, permend dhe Kroatet se dhe ata e kane kete teori (e te qenit Ilire) te nacionalizuar me kohe.
    Ka mundesi forumi126 te na thuash burimin e ketyre "fakteve" (fabulave) historike?
    Pse ste mbushet mendja ty?

    Shikoje

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=56251

  6. #6
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Duhet te zhvillohemi ekonomikisht.Po te kishim nje vend te pasur te nivelit perendimor do ta shikonit ju se gjysma e Ballkanit dhe gjetke do te dinin shqiptar.

  7. #7
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Forum126 cfare ka ajo piramide lidhje me Boshnjaket? asgje ska megjithese ende nuk u zbulua asgje konkrete...thjeshte jane ardhacak boshnjaket sikur serbet e kroatet (qe jane i njejti popull)...!

    Njoh shume boshnjak qe krenohen qe jane sllav e as qe diskutojne per prejardhjen ilire sepse e dijne qe shqiptaret jane ilire...dhe ne me ta asgje skemi perbashket perveq fejes.!

  8. #8
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar mė parė nga GL_Branch
    Njoh shume boshnjak qe krenohen qe jane sllav e as qe diskutojne per prejardhjen ilire sepse e dijne qe shqiptaret jane ilire...dhe ne me ta asgje skemi perbashket perveq fejes.!
    dale dale ku vete ti?
    Bosnia and Herzegovina
    Ethnic groups: Serb 37.1%, Bosniak 48%, Croat 14.3%, other 0.6%

    me cilin boshnjak ke llafosur ti se tere keta persiper i thone vetes boshnjak.

    ne fakt ajo qe sheshon muhabetin eshte feja.
    Religionsuslim 40%, Orthodox 31%, Roman Catholic 15%, other 14%

    e shikon ti se boshnjaket mund te jene ilirike, perfundim gjysmak por eshte hapi i pare. ti ske bere as gjysmen e hapit te kundershtosh se boshnjaket nuk jane ilirike.

  9. #9
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    hahahahhahaha

    Une tek forumi i boshnjakve thash qe mburen!

    Me trego ti ku bazohesh se jane boshnjaket ilirike?.....une skam cfare te kundershtoj se ska fakte konkrete!

    Kam nje pyetje per ty...boshnjaket duhet te jene me afer me serbet (ose sllavet) apo me iliret? dhe pse qenkan ilir boshnjaket jo serb ose sllav! kur dihet gjuha-kultura-zakonet e shume gjera i kane perbashket me serbet/kroatet?

    nese bazohesh ne fe atehere po i bie qe edhe turqit qenkan ilire besa edhe palestinezet pse jo edhe nigerianet (edhe pse jane race e kundert)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GL_Branch : 24-03-2006 mė 10:03

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-09-2004
    Postime
    253
    Te pakten shkarkova disa video te reja, se pjesa tjeter e shkrimeve me le indiferent.

    Per viktimat e luftes ne Bosnje (pa kroacine, _http://en.wikipedia.org/wiki/War_in_Bosnia). Them se ICTY eshte i besueshem dhe i paanshem.

    Research done by the International Criminal Tribunal in 2004 determined a more precise number of 102,000 deaths and estimated the following breakdown: 55,261 were civilians and 47,360 were soldiers. Of the civilians, 1,973 were Bosnian Serbs while 30,514 were Bosnian Muslims and 1,973 Bosnian Croats. Of the soldiers, 21,399 were Bosnian Serbs, 2,619 were Bosnian Croats, and 30,173 were Bosnian Muslims.
    The most recent figures come from the Research and Documentation Center in Sarajevo, which was working closely with the aforementioned ICTY. The table to the right demonstrates their numbers as they were released in December 2005 with about 95% of the research complete.


    Ne vende te tjera thuhej pak ndryshe:

    "The researchers estimate the number of killed civilian Muslims and Croats to be around 38,000, while the number of killed civilian Serbs was about 16,700. Among military personnel, the researchers think close to 28,000 people were killed in the government army, mostly Bosnian Muslims. On the Serb side, 14,000 soldiers were killed, while a bit over 6,000 Bosnian Croat soldiers lost their lives because of actions of war."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fotjon : 24-03-2006 mė 11:50
    ....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  2. Serbia e tandemit Tadiq-Koshtunica...
    Nga Sabriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-03-2007, 13:26
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Expert Argues Why Serbia Would Be Better Off Without Kosovo
    Nga Leila nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 04:50
  5. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •