Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 47
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Për: Turqia rrëzon një aeroplan Rus !

    Lexoni Cfare ju shkruaj e do te me kujtoni
    NESE LARG QOFTE NIS LUFTA TURQI-RUSI
    amerikani ka dore ne kte mes
    e do e shohe qe rusia eshte e angazhuar me nji shtet e ka per ti gjuajtur ne krahun tjeter
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Turqia rrëzon një aeroplan Rus !

    Nuk ka te beje fare Amerika.Amerikes i ka shpetuar çdo gje nga duart.As vet ata nuk e dine se çthone,sepse seç çbejne nuk e dine kan bere apo skan bere.Te lexosh deklaratat e departamentit amerikan te duket sikur i shkruan Ditmir Bushati. Duan te luftojne terrorizmin,duan te rrezojne Asadin,por duan edhe te luftojne ata qe luftojne kunder Asadit,dhe nga nje krah i luftojne nga krahu tjeter i armatosin. Dhe ne fakt gjithe kete periudhe kan bombarduar,jo vetem qe nuk dine pse bombardojne por nuk dine se as ku kane bombarduar.

    Jo se shtetet e tjera jane koherente,por te pakten kane nje qellim,o kane njefare ideje se çpo bejne ne ate rremuje.

  3. #23
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Turqia rrëzon një aeroplan Rus !

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Habia me e madhe teksa lexoj postimet e mesiperme eshte se te gjithe ata qe jane vetedeklaruar anti-muslimane mbajne qendrim pro-rus. Rusia eshte armiku i deklaruar i shqiperise dhe i kosoves nderkohe qe turqia nga krahu tjeter perkrahesi me i madh i shqiperise dhe i kosoves. Urrejtja ndaj Erdoganit mund ta dij nga vjen? C'fare te keqe kemi pare ne shqiptaret prej tij? Apo e gjitha kjo vjen ngase ai eshte musliman?
    .
    Nuk jemi anti mysliman por disa forumiste jane ketu anti islam. Feja eshte fe dhe secili qe nuk beson ne ate fe ka te drejte ta kritikoje ate. Rusia nuk eshte armik i shqiptareve, por Putini eshte armik madje i popullit te vet. Edhe Erdogani eshte armik i popullit te vet pasi qe vetem qe te fitoje vota bombardonte fshatrat kurde ne Irak e Siri. Erdogani i shiqon se pari interesat e tij dhe ka nostalgji per ringjalljen e ndikimit turko otoman madje edhe tek ne shqiptaret. Ai madje deshiron qe me grupet qe i kontrollon te ndikoje ne Siri. Cka nese nje shtet tjeter u ndihmon kurdeve ne Turqi me armatim qe te rrezojne Erdoganin?! A ka sens kjo. Lufta e Sirise do zgjidhje nga ShBA, nese ajo nuk mund ta zgjidhe konfliktin atehere lufta e Sirise nuk do te ndalet. Nuk jemi me Putinin sepse edhe ai eshte kriminel qe invadon e anekson territore te shteteve te pa varura. Mos te ishte Turqia ne NATO do te hynte do te aneksonte Stambollin apo cilen do pjese tjeter te Turqise dhe Erdogani yt asnje plumb te vetem nuk do te guxonte ta shkrepte. Ja ky i forti Erdogan, 'mbrojtesi me i mire dhe me i fuqishem' i popullit shqiptar. Ky mik i madh pa te cilin Kosova e Shqiperia nuk do ekzistonin?! Apo si thua ti, nese Putini vret duke invaduar shtete te tjera ne duhet ta quajme kriminel. Nese Erdogani ben te njejten gje duke bombarduar kurdet (edhe aty vriten civilet) ne duhet te i themi 'bravo Erdogan', na ke 7 milione shqiptare pas?! Pse, qe te digjemi sic u dogjem nje shekull me pare. Turqia bente luftera e pasurohej, shqiptaret digjeshin e humbisnin toka...

  4. #24
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Turqia rrëzon një aeroplan Rus !

    Citim Postuar më parë nga Vinjol Lexo Postimin
    Lexoni Cfare ju shkruaj e do te me kujtoni
    NESE LARG QOFTE NIS LUFTA TURQI-RUSI
    amerikani ka dore ne kte mes
    e do e shohe qe rusia eshte e angazhuar me nji shtet e ka per ti gjuajtur ne krahun tjeter
    Mos bej propaganda te uleta pa kurrfare argumenti. A jane te cmendur ne USA te nisin nje ljfte boterore me nje fuqi atomike ku do te vdisnin miliona njerez te pafajshem.

    Kjo ngjarje e fundit eshte vetem nje orkestrim i Erdoganit dhe nje keqllogaritje e Putinit.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Turqia rrëzon një aeroplan Rus !

    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin
    Interesat ekonomike Turke-Ruse shkojne pertej deshirave te shqiptareve per nje lufte ndermjet ketyre shteteve.
    Marreveshje dhe shkembimet tregtare shkojne milirda euro ne vit.
    Koha do tregoje se ku eshte thelbi i ketij problemi.
    Ato centralet berthamore(Iranit i ben embargo aleatet apo PO) ku vlera eshte 22 miliard euro,he per he jane vene ne akull.
    Ndersa per pyetjen qe ke bere diku ......ku ka prova qe QELBERIS ja shet naften sulltanit PIS erdoganatcukarnaut.
    Degjo France International(stacion shteteror) -Intervista e Francoise Fillon,ku nafta me gjak kalon DIREKT ne rafinerite turke(e gjen dhe te youtube).
    Ndersa qe ti heq merakun ndonje arnauti nga Maqedonia,pro rus dhe antiturkobrekushes per VETE.
    Fund jave te mbare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga martini1984 : 27-11-2015 më 02:24
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  6. #26

    Për: Turqia rrëzon një aeroplan Rus !

    shume kot po ja fusni disa ketu! Per inat te rese me vdekte djali i thone kesaj...per inat te Erdoganit musliman le te aktivizoje rusia armet nukleare. Kjo eshte cmenduri dhe sincerisht me vjen keq qe inteligjenca juaj arrine vetem deri ketu, me vjen keq si shqiptar. Mendoni per koken e juaj o te shkrete se nuk ju ka mbetur juve qe te gjykoni e te beni strategjite e luftes boterore. Kerkoni pak ne google per Vladimir Zhirinovskin dhe gjykoni mentalitetin rus.
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  7. #27

    Për: Turqia rrëzon një aeroplan Rus !

    Nuk ka nevoje te bejme "kulture" neper internet...
    Erdogani po provokon si teper, dje Putin e ftoi te kerkoje falje...,
    ky i tha;" Asnjelloje falje..., kishim te drejte...!"
    Sot Erdogani i thot Putin-it...; " Mos luaj me zjarrin...!"
    Si po ju duken bathet ju filoturqve...?
    Nuk po e tepron pak ky Erdogani, po sikur Nato ti mbylli dyert, ku do te gjeje furre e te percellohet?!
    Mos valle presidenti "bjond" amerikan do qe te shkaterrohet bota per hatrin e nje fare turku qe po e kerruan me qeramidhe???
    Erdogani po te mbetej jashte Natos vetem per 24 ore, do te permbusheshin te gjitha profecite e nje martiri qe turqit i pren koken ne Shqiperi...
    Por qe çdo gje do te permbushet, por ne kohen qe eshte caktuar..., e jo kur ti doje qejfi er-jorganit!
    Ambiguiteti, dyfytyresia e turqve me ne krye erjorganet, po i nervozon jo vetem ruset por deri tek "aleatet e natos"...
    Te vrasesh naten e te qashe diten, kjo politike shekullore e dallkaukeve anadollake, do ti jape frytet e saja.
    Pasi nga njera ane tregon gatishmeri kunder isis dhe nga ana tjeter eshte e para qe perfiton ne trafikun e naftes, me fjale eshte ne linje te pare
    por ne prapavija sulmon kurdet qe jane forca kryesore ne pjesemarrje luftarake tokesore, nga njera ane i shtri doren Natos per ndihme dhe nga
    ana tjeter kercellin dhembet arushes, sikur nja buçe e vjeter qe jeton vetem me nostalgji te koheve te humbura.
    Perendimi do ti hape syte, heret a vone, turkomanet e Sirise do ta paguajne te paret e me pas pjesa tjeter pertej kufirit..............
    Nese shqiptaret nuk kane mundesi te nderrojne kursin e historise..., do te ishte me e udhes per neve te qendrojme spektatore.
    Nderkohe pritet nga Erdogani te bej nje hap te gabuar, e pastaj gjerat mundet te pesojne nje ndryshim radikal, mund te ribaltohet situata
    ku gjeografia politike do te pesonte shenderrim per efekte te paparashikuara.
    Putin nuk po tallet kur thote: "nga ky moment, do ti shfarosim nga cilado ane te vijne akte sulmi.....!"
    Pra edhe sa per sy e faqe, ky zoti Putin, do ti shkrepte raketat qe disponon, pastaj Zoti te na ruaj .........................
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Turqia rrëzon një aeroplan Rus !

    Politika nderkomebtare nuk eshte sport qe mund ta luajne prifterinjte.Ajo del pertej dimensioneve fetare qe mendojne shumica e ortodokseve ketu ne forum.Shqiperia eshte anetare e Natos dhe shtetasit e saj duhet te mbajne qendrimet e Natos dhe jo qendrimet e Rusise.Rusia po perserit gabimin ne luften e Kosoves kur doli pro kriminelit Miloshevic, dhe ne rastin tone Rusia po mbeshtet gjakatarin Beshar Asad qe ka vrare 300 000 vete.Nderkohe Amerika, Turqia dhe disa vende te gjirit mbeshtesin Ushtrine e lire Siriane dhe te gjithe se bashku jane ne sinkron kunder Isisit.Turqia gjithashtu eshte anetar i Natos dhe nuk mund te marr vendime qe kane te bejne sigurine kombetare sipas deshirave te saj.Ne asnje rast Turqia nuk ka dashur nje perplasje ushtarake me Rusine sepse interesat e saj shkojne per tej atyre ideve qe kane prifterinjte per rikthimin e Stambollit sipas profecive te murgjeve ortodokse, as sikurse thote ndonje deklarate e politikanit rus per bombardime berthamore.

    Rusia ka pasur dy kontrata per formimin e centraleve berthamore ne Egjipt dhe ne Turqi.Ne egjipt ndodhi nje akt terrorist i renies se avionit rus .A ndodhi rastesisht ?
    Nuk dihet akoma se kush eshte shkaku i goditjes i avionit Rus.A ka ndonje planifikim ne rang global te strategjive te Natos per kete apo ishte thjesht nje vendim i pavarur i ushtrise turke.A ka pasur interes Turqia qe te konfrotohet me Rusine kur shkembimet tregtare te saj me Rusine shkojne miliarda euro ne vit?
    Mbas embargos europiane qe ju be Rusise nga Perendimi(USA dhe Europa) vetem Turqia kishte marredhenie te mira me Rusine ne ceshtjen ekonomike.
    A ka ndikuar politika e anetaresimit te Turqise ne Nato ne marredheniet e saj se fundmi me Rusine apo thjesht kjo eshte nje vendimarrje e vete Turqise kjo do ngelet per tu pare ne te ardhmen.
    Ortodokset shqiptare bejne mire te presin dhe te shikojne ngjarjet ne vijim, mos i hipin gomarin mbrapsht per te deklaruar luftra berthamore se luftrat askujt nuk i sherbejne e aq me keq Rusise.Ortodokset dhe turqia kane ne fakt disa pika te perbashketa sic eshte patriakane e Stambollit, keshtu qe mos kene frike se do i humbi fuqia Rusise.Se nese Nato ka nje plan kunder Rusise ajo do ta implementoje ate doni apo nuk doni ju, do apo nuk do Turqia, doa apo nuk do Rusia.Nese Nato ka plan ti marri Rusise Sirine, Iranin, Ukrahinen, Kazakistanin, Uzbekistanin,Taxhikistanit, e ndonje republike kazekesh brenda Rusise ajo kete do e bej duam apo sduam ne Shqiptaret.Ne Shqiptaret bejme mire te shikojme paqesisht dhe te lutemi per Paqe, po askush sna e ka vene veshin dhe as do na e vej veshin.

    Ka dhe propaganda qe piloti qe sulmoi avionin ishte shqiptar, por une mendoj se shqiptaret duhen te luten per paqe sepse lufta berthamore askujt nuk i sherben sidomos njerzimit.

    http://www.mapo.al/2015/11/njihuni-m...ti-avionin-rus

    http://www.albeu.com/kryetitull/nato...ndshme/209350/

    http://shqiptarja.com/Bota/2728/poli...in-329480.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhemis : 28-11-2015 më 13:03
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  9. #29

    Për: Turqia rrëzon një aeroplan Rus !

    Rusia po perballon situaten e bllokades qe Nato me Ameriken i kane caktuar..., ku Turqia ishte nje nga te paktet anetare
    qe nuk rrespektonte kete bllokade (embargo), nga ku fitimet e Turqise ne Import-Eksport me Federaten Ruse ishin kolosale.
    Flitet per mbi 100 Miliarde dollare..., por qe te gjitha marreveshjet po humbin vleren pas ngjarjes se rrezimit te aeroplanit rus.
    Putin fill pas kesaj ngjarje ( tradheti, sipas tij ), nuk u kundervu agresionit ashtu sikur do ta donte rasti, pasi sulmi i nje avioni
    pa nje aresye dhe ne nje konflikt qe Turqine e gjen ne nje kualicjon te perbashket, pra ndermerr masa ndeshkuese ekonomike.
    Kete Turqia ndoshta nuk e kishte menduar..., Erdogani ketu nuk ka se si ti shesi domatet dhe agrumet ne Amerike.
    Dje KBE-se i dhane Turqise 3 Miliard €uro..., gjoja per refugjatet qe ka ne territor, por qe nuk do te perballoje raprezaljen qe
    Rusia ka filluar si rezultat i pabesise se sulmit prapa krahesh...
    Per momentin, Putin nuk ka perdorur "armen" me kryesore ate te gazit, por po i permbahet nje seri vendimesh qe do ti
    kushtojne jo pak Turqise, pasi flitet per 40 Miliarde dollare, ku Eksporti dhe Turizmi jane sektoret qe me shume preken,
    ku vetem ne 9 muajt e para te vitit ne Turqi kane vajtur mbi
    3,1 Milione turiste ruse, ne 2014 turistet ruse ( kryesisht te shtreses se mesme ) ishin mbi 4 Milione...
    Jane bllokuar te gjitha mallrat qe shkojne ne drejtim te tregut rus, jane rivendosur vizat, ku mbi 200 Mije turq qe te
    punesuar ne Rusi ( kryesisht ne sherbimet Edile te ndertimit ) do te mbesin pa pune, pasi i mbaron kontrata......
    Keto e te tjera, bejne qe konflikti qe filloi Erdogani te behet me serioz.
    Ndersa Turqia ne vend ka probleme te medha me kurdet ( dje u vra me atentat nje avukat i lart kurd ), ku mitingje
    dhe demostrada te fuqishme kane vershuar ne shume qytete kryesore turke, nuk do ti hapte telashe vetes me konflike
    te jashtme qe do te keqesonin standardin e jetes se qytetareve ku pakenaqesite mund te shkaktojne trazira te paparashikueshme pastaj.
    Pra ndersa Erdogani i ka punet keq ne vend dhe me aleatet e tij euro/amerikan..., Putin nuk ka patur me shume konses ne vend se sa sot.
    Ka ventem nje gur per te luajtur Erdogani ne shahun e ngjarjeve, te bylle kalimin e Bosforit, por qe kjo do ti shpallte hapurazi
    lufte Rusise....................., kete po e studiojne, por dardha e ka bishtin prapa!
    Turqia problemet nuk i ka as me Rusine dhe as me kurdet, por me Erdoganin, pasi si kryetar i partise islamike qe eshte, hedh gurin
    dhe fsheh doren, ne favor te isis. Bombardon kurdet qe jane ne lufte me isis por ne territor sirian, ku nga ky moment do te rrezikonte
    teper te sulmoje, pasi forcat guvernative leale te Damaskut jane pajisur me rraketa mbrojtese, ku edhe qendrimi i Perendimit ndaj
    Bashar Al Asad-it po ndryshon, pra ky i fundit "armik" i Turqise dhe turkomaneve ( minorancave prane kufirt turk ), me kualicjonin
    e perbere nga Rusia, Irani, Franca, Gjermania, ku Italia i mbeshtet pa kushte, pritet vetem aprovimi i amerikaneve dhe sikunder
    jane te gjitha se bashku kunder shtetit islamik, nuk do te rrezojne kete aleance kunder kalifatit qe me shume mundime po e ndertojne.
    Rendesia e shpartallimit te kalifatit djallezor, i tejkalon interesat e turqve, sirianeve dhe ukrahinasve fashiste, te gjithe bashke!
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  10. #30

    Për: Turqia rrëzon një aeroplan Rus !

    Nuk e permende pjesen qe po bombardohen turqit e Sirise. Imagjino te bombardonte Turqia ruset ne Ukraine ndersa shkelte hapesiren ajrore ne Rusi. S'do prisje dicka te tille?

    Gjthesesi sic thash dhe me keto me siper per mua ishte prap surprize qe Turqia rrezoi avionin rus.

    Te bukra burimet e lajmeve

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •