Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Djep Mbi Barrikada Maska e GJENERALI
    Anëtarësuar
    26-08-2002
    Vendndodhja
    Majtas
    Postime
    57

    Angry Deklarata bombë e vëllait të Olldashit: Në PD janë lutur që ai të vdiste…

    Ardian Olldashi ka folur në një intervistë të gjatë për gazetën ‘Dita’ në 2-vjetorin e ndarjes nga jeta të Sokolit. Duke mos dashur t’i përgjigjet pyetjes se ku ka qenë i ndjeri atë natë që udhëtonte nga Elbasani në Tiranë, ai ka treguar detaje te reja.

    “Jemi rritur me vuajtje, kjo për shkak të internimit që ka kaluar familja jonë. Por ndarja nga jeta e Sokolit, është momenti më i vështirë në jetën time, deri më tani. E pranoj, nuk ka qenë e lehtë për ta përballuar, por jam dhe duhet të jem i fortë, për fëmijët e mi dhe të Kolit, pavarësisht se unë nuk e zëvendësoj dot figurën e babait, por do të jem aty, sa herë atë të kenë nevojë për ndihmë apo për një këshillë”. Kështu tregon për gazetën ‘Dita’ vëllai i Sokol Olldashit, Ardiani.

    Rrëfimi i tij vjen në dy vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit & ish-ministrit demokrat, ndërsa kur e pyet për 20 nëntorin e dy viteve më parë, Ardian thotë:

    “Mos më pyesni se nuk e di se përse, ku shkoi, kë takoi dhe me kë foli atë ditë! Pavarësisht, se e kisha vazhdimisht në mend që duhet ta merrja në telefon atë mbrëmje, nuk e mora, dhe mos më pyesni pse, se nuk di të them… Mos më pyesni për koiçidencat e çuditshme që kishte ai aksident, se nuk e di… Por mendoj se ishte një aksident”.

    “E di që vetë Sokoli nuk ishte aspak komod në atë kohë për shumë qarqe, për shumë fraksione politike dhe ndoshta shumë do ta brohorisnin daljen e Sokolit nga jeta politike dhe ndoshta janë lutur që të ndodhte ajo gjë”, – thotë Ardian Olldashi duke iu referuar faktit se i ndjeri kishte kohë që ishte distancuar nga dyshja Berisha-Basha duke tentuar te niste, ndoshta, një parti të re.

    Megjithate, Ardian Olldashi thotë se ajo që ndodhi atë mbrëmje nuk ia merr mendja se ka qenë një gjë e kurdisur… “E kam të vështirë ta besoj” – thotë ai.

    Burimi: http://www.lajme.al/deklarata-bombe-...-ai-te-vdiste/
    Smash The State

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Deklarata bombë e vëllait të Olldashit: Në PD janë lutur që ai të vdiste…

    ik ore pirdhu legen.
    Pasi edhe ti e paske shitur tet vella, nga kush ta presi drejtesine i ndjeri Sokol?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •