Historia e profetit Junus(Jona) a.s

Historia e profetit Junus a.s ėshtė nga historitė e rralla qė pamenden nė Kuranin famė lartė. Lidhur me gjenealogjinė e tij, nuk ceket gjėkundi ashtu siē ceket pėr profetėt e tjerė. Gjithēka qė dimė rreth tij, ėshtė se quhej Junus biri i Meta, nga pasardhėsit e profetit Ibrahim a.s. Nė Kuran, ai njihet edhe me emrin "Dhunun" ose njeriu i balenės.
Zoti e dėrgoi si profet nė njė qytet tė madh qė njihej me emrin Nejneva. Ky qytet, ndodhet nė veri tė Irakut pėrballė qytetit Mosul. Dy qytetet i ndan lumi Tigėr.
Tregon historiani Ibnu Kethir lidhur me kohėn e tij:"Nė kėtė qytet ekzistojnė mbetje tė vendbanimeve tė kėtij populli, si dhe shumė statuja tė kthyera pėrmbys."
"Junusi ka qenė gjithashtu njėri nga tė dėrguarit." (Saffat, 139)
Banorėt e Nejnevas ishin tė shumtė nė numėr, gjė e cila ceket dhe nė njė ajet tė Kuranit:"Pastaj e dėrguam atė te njėqind mijė e mė tepėr njerėz." (Saffat, 147)
Dijetarėt mendojnė se se numri i banorėve ishte njėqind e njėzet mijė dhe ishin jobesimtarė. Junusi a.s vazhdoi t'i ftojė nė besimin e drejt pa u lodhur. Veēse e refuzuan Junusin a.s, ata edhe e kėrcėnuan siē kishte ndodhur me profetėt e tjerė para Junusit a.s. I gjendur nė njė situatė tė tillė, Junusi a.s i paralajmėroi pėr dėnimin e Zotit, duke u thėnė:"Keni kohė tre ditė." Menjėherė pas kėsaj, Junusi a.s u largua nga populli i tij. Zoti i kishte dhėnė leje qė t'ju tregojė mbi afatin tre ditor, por nuk i kishte dhėnė leje tė largohej nga qyteti.
"(Kujtoje) Dhun-Nunin (Junusin) kur iku i zemėruar..." (Enbija, 87)
Disa interpretues tė Kuranit, thonė se Junusi a.s u largua i zemėruar prej Zotit, gjė e cila ėshtė njė gafė e pafalshme. Junusi a.s iku i zemėruar me popullin e tij, tė cilėt e refuzuan fenė, siē duket qartė dhe nga konteksti.
Ai e braktisi popullin e tij, pa marrė leje nga Zoti i lartėsuar.
"(Kujtoje) Dhun-Nunin (Junusin) kur iku i zemėruar e mendoi se Ne nuk do ta arrijmė..."
Shumė dijetarė dhe interpretues tė Kuranit, bėjnė gafa tė rėnda nė interpretimin e kėtij ajeti. Thotė imam Raziu:"Kushdo qė mendon se Zoti ėshtė i pafuqishėm pėr diēka ka rėnė kufr."
Kėshtu, shprehja se Junusi a.s mendoi se Zoti nuk do e arrijė, ka njė kuptim krejtėsisht tjetėr nga ai qė mund t'i vijė dikujt ndėrmend. Qėllimi nuk ėshtė se Junusi a.s mendoi se Zoti ėshtė i pafuqishėm pėr ta kapur. Nė njė transmetim nga Muavija, i cili i thotė Abdullah ibnu Abasit:"Dje, mė kanė goditur valėt e Kuranit (mė kanė bėrė tė lėkundur). Doja tė dilja nga kjo lėkundje dhe hezitim, por e kisha tė pamundur. Shpresa ime pėr tė shpėtuar nga kjo gjendje je vetėm ti." Kjo pasi Abdullah ibnu Abasi ishte njeriu mė i ditur lidhur me interpretimin e Kuranit fisnik. Kur e dėgjoi, Ibnu Abasi e pyeti:"E cilat qenkan kėto ajete o Muavije?!"
Muavije iu pėrgjigj:"Si ėshtė e mundur qė Junusi a.s, profet i Zotit, tė mendojė se Zoti nuk e mbėrrin dot?!"
Abdullah ibnu Abasi iu pėrgjigj:"Nuk ėshtė ashtu o Muavije. Por fjala "kadere" qė pėrmendet nė kėtė ajet, ka dy kuptime: I pari ėshtė ai qė mendove ti dhe i dyti ėshtė dėnimi dhe ndėshkimi. Kėshtu, Junusi a.s mendoi se duke qenė profet i Zotit, dhe se populli i tij e kishte refuzuar madje dhe kėrcėnuar, nuk do tė ndėshkohet po tė largohet nga qyteti, qoftė dhe pa lejen e Zotit."
Kėshtu, Junusi a.s e braktisi qytetin, duke menduar se Zoti nuk ka pėrse ta ndėshkojė, pasi u pėrcolli afatin treditor tė ndėshkimit. Menjėherė ai u nis drejt detit pėr t'u larguar.

Reja e zezė mbi Nejneva
Ndėrkohė, shenjat e para tė ndėshkimit filluan tė shfaqeshin nė Nejneva. Njė re e madhe dhe e zezė plot me shkreptima filloi t'u afrohej banorėve tė qytetit. Kur e panė renė nė ditėn e parė, banorėt e kuptuan se po u afrohej ndėshkimi, ashtu siē i kishte paralajmėruar Junusi a.s. Duke qenė se ishin afėr popullit tė Lutit, e dinin se ēfarė i kishte ngjarė atij populli. Tė frikėsuar, paria e Nejnevasė u mblodhėn tė diskutojnė mbi hapat e mėtejshėm. Ata vendosėn qė tė mbledhin tė gjithė njerėzit e qytetit dhe u thanė:"Kjo qė po na ndodh ėshtė pikėrisht paralajmėrimi i Junusit a.s. Sot nuk kemi shpėtim tjetėr veēse tė pendohemi dhe tė pranojmė fenė e Junusit a.s." Kėshtu tė gjithė banorėt e qytetit, njėqind e njėzet mirė, pranuan besimin monoteist, ndėrkohė qė Junusi a.s nuk ndodhej aty. Veē kėsaj, ata veshėn rroba plot arna, si shenjė pėruljeje ndaj Zotit, i ndanė nėnat nga foshnjat e tyre qė tė qajnė tė dy palėt, u ngjitėn nė kodra dhe filluan tė luteshin dhe tė pėrgjėroheshin. Kjo, ndėrkohė qė reja e zezė qėndronte sipėr kokave tė tyre. Pėr tre ditė ata u lutėn me pėrgjėrim, derisa Zoti ua pranoi lutjet dhe e largoi ndėshkimin e Tij. Thotė Zoti nė Kuran:"Pėrse nuk pati ndonjė qytet, banorėt e tė cilit tė besonin e t’u bėnte dobi besimi i tyre, pėrveē popullit tė Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam dėnimin e poshtėrimit nė jetėn e kėsaj bote dhe i lamė tė kėnaqeshin edhe njėfarė kohe." (Junus, 98)
Pėrveē popullit tė Junusit a.s, asnjė popull tjetėr nuk ka besuar pasivisht nė fenė e profetit tė tyre.
Thotė Ibnu Kethiri:"Vetė ajeti tregon se nuk ekziston fshat dhe qytet tjetėr qė tė kenė besuar tė gjithė siē besoi populli i Junusit a.s." Nė ēdo fshat dhe qytet, do tė gjesh besimtarė dhe jobesimtarė. Kurse populli i Junusit a.s tė gjithė pa pėrjashtim pėrqafuan fenė e vėrtetė, islamin.

Junusi a.s nė det
Sakaq, Junusi a.s nuk dinte ēfarė ka ndodhur me popullin e tij. Ai vajti tek porti dhe u ngjit nė njė anije tė mbushur plot me udhėtarė. Thotė Zoti nė Kuran:"Ai nxitoi drejt njė anijeje tė mbushur plot e pėrplot" (Saffat, 140)
Gjatė lundrimit, fillon njė stuhi e madhe, e cila rrezikonte anijen bashkė me njerėzit. Tė frikėsuar nga mundėsia e mbytjes, njerėzit filluan tė hedhin nė det tė gjithė ngarkesėn e anijes. Edhe pse barra u lehtėsua, rrezikua vazhdonte tė ishte prezent. Dikush propozoi qė nė det tė hidhen edhe disa nga udhėtarėt qė tė lehtėsohej barra e anijes. Pėr kėtė, propozuan shortin. Kujtdo qė i binte shorti tė hidhej nė det, do tė hidhej, derisa tė lehtėsohej anija. Kur hodhėn shortin, tė parit i qėlloi Junusit a.s tė hidhej nė det. Tė tjerėt, thanė:"Jo, ky ėshtė njė djalė i ri dhe ka shenja ndershmėrie. Le ta falim kėtė herė dhe tė hedhim sėrish short." Edhe pėr herė tė dytė, shorti i ra Junusit a.s. Po ashtu dhe herėn e tretė. Thotė Zoti nė Kuran:"dhe hodhi short (me detarėt se kush duhej tė hidhej) dhe humbi." (Saffat, 141)
Atėherė tė gjithė ranė dakord qė ta hedhin nė det. Me ta hedhur nė det Junusin a.s, stuhia pushoi dhe deti u qetėsua. Me ta hedhur nė det, Junusin a.s e gėlltiti balena. "Pastaj atė e gėlltiti njė balenė, se ai kishte bėrė diēka tė gabuar" (Saffat, 142)
Zoti e urdhėroi balenėn qė tė mos ia thyejė eshtrat dhe mos ia dėmtojė mishin. Junusi a.s e kuptoi se kjo i ndodhi pėr shkak se u largua nga populli i tij pa lejen e Zotit. Ai filloi ta kritikojė veten pėr gjithēka kishte ndodhur. Shenja e parė e pendimit ėshtė kur njeriu kritikon dhe qorton veten pėr njė akt tė gabuar. Fakti qė balena nuk e bluante dot, do tė thotė se Junusi a.s ishte nė njė burg, por tė njė lloji tė veēantė. Sipas disa transmetimeve, thuhet se Junusi a.s qėndroi nė barkun e balenės pėr tre ditė. Ndėrkohė qė nė disa transmetime tė tjera thuhet se qėndroi dyzet ditė.
I vetėm nė barkun e balenės, Junusi a.s filloi tė lutej me pėrgjėrim. Thotė Zoti nė Kuran:"andaj thėrriti nga errėsirat." (Enbija, 87 Junusi a.s ndodhej nė errėsirėn e barkut tė balenės, errėsirėn e detit dhe tė natės.
"dhe, po tė mos ishte nga ata qė i luten Allahut, me siguri do tė mbetej nė barkun e saj deri nė Ditėn e Ringjalljes." (Saffat, 143-144)
Nė disa transmetime, thuhet se Junusi a.s i la lutjet dhe vazhdoi vetėm me tesbih (subhanallah). Thuhet se nė barkun e balenės, ai filloi tė ndijojė dhe dėgjojė tesbihun e krijesave tė tjera, gjė qė ia kujtoi qė edhe ai duhet tė bėjė tesbih.
"andaj thėrriti nga errėsirat: “S’ka zot tjetėr, pėrveē Teje! Qofsh i lavdėruar! Me tė vėrtetė, unė kam gabuar!” (Enbija, 87)
E gjitha kjo i ndodhi sepse u largua nga qyteti i tij pa lejen e Zotit. Ai ishte njė i dėrguar i Zotit dhe si ēdo i dėrguar tjetėr, duhet tė respektojė urdhrat dhe direktivat e atij qė e ka dėrguar. Kjo histori, ishte pėrkujtim pėr profetin Muhamed a.s qė t'i respektojė me fanatizmin mė tė madh urdhrat dhe porositė e Zotit.
Thotė profeti Muhamed a.s nė njė hadith tė transmetuar nga imam Ahmedi, Nesai, Tirmidhiu dhe tė tjerė:"Lutja e Dhununit (Junusit) nė barkun e balenės ishte:" S’ka zot tjetėr, pėrveē Teje! Qofsh i lavdėruar! Me tė vėrtetė, unė kam gabuar!” Nuk ka besimtar qė e lut Zotin me kėtė lutje, veēse Ai do ia pranojė lutjen."
Kjo lutje ka efekt tė menjėhershėm, sidomos nė zgjidhjen e halleve dhe largimin e fatkeqėsive.
"Ne iu pėrgjigjėm atij dhe e shpėtuam nga brengosja. Kėshtu, Ne i shpėtojmė besimtarėt." (Enbija, 88)
Njė nga sahatet e pyeti profetin Muhamed a.s:"O i dėrguar i Allahut! Lutja qė bėri Junusi a.s:“S’ka zot tjetėr, pėrveē Teje! Qofsh i lavdėruar! Me tė vėrtetė, unė kam gabuar!” ėshtė specifike pėr tė, apo vlen dhe pėr besimtarėt e tjerė pas tij?!" Profeti a.s iu pėrgjigj:"Ajo ishte specifike pėr Junusin a.s dhe vlen pėr besimtarėt nė pėrgjithėsi. A nuk e ke lexuar vazhdimin e ajetit:" Kėshtu, Ne i shpėtojmė besimtarėt."
Gjatė gjithė qėndrimit nė barkun e balenės, Junusi a.s pėrsėriste fjalėt: “S’ka zot tjetėr, pėrveē Teje! Qofsh i lavdėruar! Me tė vėrtetė, unė kam gabuar!”
Pasi Zoti ia pranoi lutjen, balena e afroi pranė bregut dhe e nxorri jashtė. Thotė Zoti nė Kuran:"Por Ne e hodhėm atė nė njė breg tė shkretė, duke qenė i sėmurė." (Saffat, 145)
Vendi ku e nxori balena ishte njė vend i shkretė pa bimė dhe pemė. Junusi a.s ishte i sėmurė – sipas interpretuesve tė Kuranit – pasi i ishte qėruar lėkura nė barkun e balenės. Nė kėtė gjendje, Junusi a.s e kishte tė pamundur tė lėvizė. Ai qėndronte i shtrirė dhe i pamundur. Nė kėtė ēast ndodh njė mrekulli tjetėr, ku pranė tij mbin njė kungull. Dhe bėmė qė sipėr tij tė mbinte njė bimė kungulli (pėr t’i bėrė hije)." (Saffat, 146)
Shkaku qė mbiu njė kungull dhe jo diēka tjetėr, ėshtė se gjethet e kungullit janė tė mėdha dhe i shėrbenin pėr hije. Ato e mbulonin gjithė trupin e tij, duke e mbrojtur nga dielli dhe era. Kungulli kishte njė aromė tė kėndshme, por jo vetėm. Ajo kishte njė specifikė tjetėr, i largonte insektet dhe mizat nga trupi i Junusit a.s. Pėr ushqim – sipas interpretuesve tė Kuranit – Zoti i kishte mundėsuar drenushat, tė cilat i afroheshin, hapnin kėmbėt dhe i lėshonin qumėsht pėr tė pirė. Junusi a.s vazhdoi nė kėtė gjendje derisa u shėrua plotėsisht. Pasi u shėrua dhe iu kthye shėndeti, Zoti e dėrgoi sėrish tek populli i tij nė Nejneva.
"Pastaj e dėrguam atė te njėqind mijė e mė tepėr njerėz, dhe ata i besuan, prandaj u dhamė jetė tė kėndshme pėr njė kohė." (Saffat, 147-148)
Historia e Junusit a.s ėshtė njė mėsim pėr tė gjithė ata qė ftojnė njerėzit nė rrugėn e Zotit, qė tė mos i humbasin shpresat. Nuk ka pėrse tė mendosh se me filanin nuk ia vlen tė merresh dhe ta ftosh nė islam. Junusi a.s kishte vite qė e ftonte popullin e tij nė besim, por asnjė nuk i ishte pėrgjigjur ftesės sė tij. Nė ēastin qė i kėputi shpresat dhe u largua, ata besuan. Ne nuk e dimė kur mund tė udhėzohet njė person nė islam.
"Vėrtet, ti (Muhamed) nuk mund tė udhėzosh kė tė duash, por ėshtė Allahu Ai qė udhėzon kė tė dėshirojė." (Kasas, 56)
Nė fund, lidhur me Junusit a.s, Zoti thotė:"Por Zoti i tij e zgjodhi dhe e futi me punėdrejtėt." (Kalem, 50)
Thotė profeti Muhamed a.s nė njė hadith tė transmetuar nga imam Muslimi dhe tė tjerė:"Askujt nuk i takon tė thotė:"Unė jam mė i mirė se Junus biri i Metta."
Nuk ka pėrse tė thotė dikush:"Unė jam mė i mirė se Junusi a.s, pasi ai u largua nga populli kurse unė jo."
Mėsimi qė Zoti i jepte profetit Muhamed a.s nga kjo histori pėrmblidhet nė ajetin qė i drejtohet vetė Profetit a.s:" Prandaj, duro pėr gjykimin e Zotit tėnd dhe mos u bėj si Njeriu i Peshkut." (Kalem, 48)


Pėrshtati: Elmaz Fida