Historia e profetit Daut a.s.

Dauti a.s ishte djali i Eisha dhe rridhte nga familja e Jehodhas, djalit tė Jakubit a.s. Kėshtu, shohim qė pushteti politik u kthye sėrish tek familja e Jehodhas. Historianėt e pėrshkuajnė Dautin a.s:"Ai ishte i shkurtėr, me sy blu, me flokė tė rrallė, i dėlirė nė zemėr."
Pushteti nė kohėn e Dautit a.s u forcua shumė dhe hebrenjtė i bindeshin. Zoti i dha shumė mrekulli dhe i shpalli librin e shenjtė Zeburin.
"dhe Dautin, i dhamė Zeburin." (Nisa, 163)
Dauti a.s kishte njė zė shumė tė bukur, saqė thuhet se askush tjetėr nuk ka gėzuar zė tė bukur si Dauti a.s. Nė njė hadith tė transmetuar nga imam Ahmedi, por sipas kritereve tė imam Buhariut dhe Muslimit, profeti Muhamed a.s dėgjon njė ditė Ebu Musa El-esh'ari duke lexuar Kuran. Profeti a.s qėndroi duke e dėgjuar dhe nė fund i tha:"Ebu Musait i ėshtė dhėnė njė zė melodioz si ato tė Daudit a.s."
Kjo ishte njė karakteristikė dalluese e Dautit a.s, sidomos kur lexonte Zeburin. Sa herė qė ulej dhe lexonte nga libri i shenjtė, dėgjohej jehona e maleve qė e shoqėronte zėrin e Dautit a.s. Kurse zogjtė i qėndronin sipėr duke dėgjuar leximin e Zeburit.
Me tė vėrtetė, Ne i dhamė Daudit mirėsi prej Nesh (dhe thamė): “O male dhe zogj! Lavdėrojeni emrin Tim bashkė me Daudin”. (Sebe, 10)
Ne i nėnshtruam malet dhe shpendėt qė, bashkė me Dautin, tė thurnin lavde (pėr Allahun). Ishim Ne qė i bėnim kėto." (Enbija, 79)
"Ne ia nėnshtruam malet qė, bashkė me tė, t’i luteshin Allahut, nė mbrėmje dhe nė mėngjes, edhe shpendėt e tubuar. Tė gjithė i drejtoheshin Atij." (Sad, 18-19)
Njė mrekulli tjetėr qė i kishte falur Zoti ishte se hekurit i jepte formė siē i jepshin njerėzit e tjerė formė baltės dhe parafinės. Kėtė zotėsi ai e pėrdorte pėr prodhimin e parzmoreve dhe mburojave. Ai arriti tė prodhojė parzmore qė nuk ekzistonin mė parė. Parzmoret e atėhershme, ishin pllaka hekuri qė viheshin mbi trupin e luftėtarit. Edhe pse e mbronin trupin e luftėtarit, ky lloj parzmoreje ishte shumė i rėndė dhe e pengonte lėvizjen. Dauti a.s shpiku njė lloj parzmoreje tjetėr, e cila pėrbėhej nga hallka zinxhiri tė vogla, tė cilat mbulonin trupin dhe qė kryenin tė njėjtin funksion. Kjo pėrmendet dhe nė Kuran, ku Zoti i lartėsuar thotė:
"Ne ia zbutėm atij hekurin, (dhe i thamė): “Puno parzmore tė gjera! Thuri ato me maja tė barazpeshuara dhe bėj vepra tė mira! Pa dyshim, Unė shoh ēfarė punoni ju.” (Sebe, 10-11)
"Ne i mėsuam atij (Dautit) punimin e parzmoreve prej hekuri pėr ju, pėr t’ju mbrojtur nė luftė me armikun, andaj, a jeni mirėnjohės?" (Enbija, 80)
Kėshtu, shohim qė profetėt e Zotit kanė kontributin e tyre nė ndėrtimin e civilizimeve. Pėrpunimi i hekurit mori njė zhvillim tė madh nė kohėn e profetit Daut a.s.
Mbretėria dhe pushteti politik nė kohėn e Dautit a.s u konsolidua si asnjėherė tjetėr. Gjatė gjithė kohės hebrenjtė kanė vuajtur, pasi pushteti politik ishte i pėrēarė dhe plot probleme.
"Ne ia forcuam mbretėrinė dhe i dhamė menēuri e dijeni pėr tė gjykuar." (Sad, 20)
Dauti a.s pėrveēse ishte profet i Zotit, ishte mbret dhe gjithashtu gjykatės i drejtė. Zoti e kishte pajisur me intuitė dhe urtėsi, tė cilat i mundėsonin gjykime racionale dhe tė drejta. Lidhur me gjykimet e tij racionale, ekzistojnė shumė raste tė cilat e dėshmojnė kėtė. Njė ndėr kėto ėshtė dhe ajo qė pėrmendet nė Kuranin famėlartė.
Dauti a.s kishte njė pallat nė tė cilin lutej, i pėrgjėrohej dhe adhuronte Zotin. Nė kėtė pallat nuk hynte askush tjetėr pėrveē tij. Njė natė, teksa kishte mbyllur dyert e pallatit dhe adhuronte Zotin, dy persona kishin arritur t'i kalojnė muret e pallatit dhe i hynė brenda. Nė njė transmetim tjetėr, thuhet se ata ishin dy melekė nė formė njeriu, tė cilėt kishin ardhur tė vėnė nė provė Dautin a.s.
"A e ke dėgjuar historinė e dy kundėrshtarėve, qė hipėn mbi murin e faltores sė tij? Kur hynė te Daudi, ai u frikėsua prej tyre. Ata thanė: “Mos u frikėso! Ne jemi dy kundėrshtarė, njė nga tė cilėt i ka bėrė padrejtėsi tjetrit, prandaj gjyko me drejtėsi dhe mos u shmang (prej sė vėrtetės), por na udhėzo nė rrugė tė drejtė”. (Njėri prej tyre tha “Ky ėshtė vėllai im. Ai ka nėntėdhjetė e nėntė dele, kurse unė kam vetėm njė dele, andaj mė tha: “Ma jep mua atė!” - dhe mė mundi me fjalė.” (Sad, 21-23)
Lidhur me kėtė ēėshtje, librat e tefsirit janė tė mbushur me interpretime nga mė tė ndryshmet. Shumė dijetarė, tė ndikuar nga rrėfenjat izraelite, delet e lartpėrmendura i kanė interpretuar me gratė e Dautit a.s. Sipas tyre, Dauti a.s kishte nėntėdhjetė e nėntė gra dhe kur pa sa e bukur ishte gruaja e komandantit tė tij, e lakmoi dhe e dėshiroi pėr vete. Pėr t'ia arritur qėllimit, ai e dėrgonte komandantin nė luftėra tė njėpasnjėshme me shpresė se mos mbetet i vrarė, por ai kthehej nga secila fitimtar. Nė fund, Dauti a.s arrin ta heqė qafe komandantin dhe martohet me gruan e tij.
E gjitha kjo ėshtė diēka shumė e ulėt qė nuk mund tė thuhet pėr njė nga besimtarėt mė tė rėndomtė, e jo mė pėr njė nga profetėt e zgjedhur tė Zotit.
Njė ēėshtje e tillė iu paraqit profetit Daut a.s thjesht si njė test, pėr tė vėnė nė provė gjykimin e tij. Nė gjuhėn arabe, gruaja kurrė nuk quhet dele as edhe lopė, siē e interpretojnė shiat ajetin“Allahu ju urdhėron tė therni njė lopė!” (Bekare, 67)
qė Allahu i urdhėronte tė therin Aishen, gruan e Profetit a.s. Po, poetėt arabė, pėr tė pėrshkruar bukurinė e gruas pėrdorin drenushėn, por kurrė delen apo lopėn.
Gjykimi i Dautit a.s ishte:
"Daudi tha: “Vėrtet, ai tė ka bėrė padrejtėsi qė tė ka kėrkuar delen tėnde tė vetme, pėr ta bashkuar me delet e veta. Shumė bashkėpronarė i bėjnė padrejtėsi njėri-tjetrit, pėrveē atyre qė besojnė dhe bėjnė punė tė mira, por ata janė pak”. (Sad, 24)
Shohim qė ky gjykim i Dautit a.s ishte i nxituar, pasi gjykoi pa e dėgjuar palėn e akuzuar. Sipas transmetimit se dy burrat ishin melekė, ata tė dy u zhdukėn menjėherė pas kėtij gjykimi. Kurse sipas transmetimit se ishin dy njerėz normalė, thuhet se i akuzuara ia tėrhoqi vėmendjen qė t'i dėgjojė dhe faktet e tij para se tė gjykojė. Dauti a.s e kuptoi se ky ishte njė test dhe provė nga ana e Zotit dhe menjėherė kėrkoi falje pėr gabimin.
"Daudi e kuptoi, se nė tė vėrtetė Ne e kishim vėnė nė provė atė, prandaj kėrkoi falje nga Zoti i vet, ra nė gjunjė dhe u pėrul, duke u penduar." (Sad, 24)
Kjo ėshtė tradita e njerėzve tė ndershėm dhe tė mirė, me ta kuptuar gabimin, kėrkojnė falje.
"Pastaj, Ne ia falėm kėtė e ai te Ne do tė jetė i afėrt dhe do tė ketė strehim tė mirė (nė jetėn tjetėr)." (Sad, 25)
Mė pas, Zoti i lartėsuar i thotė:
“O Daud, Ne tė kemi bėrė mėkėmbės nė Tokė, prandaj gjyko ndėrmjet njerėzve me drejtėsi dhe mos shko pas dėshirave dhe tekave, se ato tė largojnė nga rruga e Allahut! Me tė vėrtetė, pėr ata qė largohen nga rruga e Allahut, ka dėnim tė ashpėr, ngaqė e kanė harruar Ditėn e Llogarisė.” (Sad, 26)

Adhurimi i Dautit a.s.
Dauti a.s njihet si adhuruesi mė i madh i Zotit. Kjo ceket nė njė hadith tė saktė tė transmetuar nga imam Buhariu dhe Muslimi, ku Profeti a.s thotė:"Namazi (i natės) mė i dashur tek Zoti ėshtė namazi i Dautit a.s. Po ashtu, agjėrimi mė i dashur tek Zoti ėshtė ai i Dautit. Ai flinte deri nė mesnatė, pastaj zgjohej dhe falej gjatė 1/3 sė natės dhe sėrish kthehej dhe flinte 1/3 e mbetur. Ai agjėronte njė ditė dhe hante ditėn tjetėr. Kur hynte nė luftė, nuk dinte tė kthejė shpinėn."
Njė tipar tjetėr dallues i Dautit a.s ishte mirėnjohja. Kėtė e cek vetė Zoti nė Kuran ku thotė:
“O familje e Daudit! Bėni falėnderim (pėr Allahun)!” Megjithatė, pak nga robėrit e Mi, janė falėnderues." (Sebe, 13)

Vdekja e Dautit a.s
Atij i erdhi vdekja pasi kishte mbushur njėqind vjeē. Lidhur me jetėgjatėsinė e tij, ne kemi folur dhe nė historinė e Ademit a.s kur Zoti i nxori nga shpina tė gjithė pasardhėsit e tij. Ademi a.s sheh njė burrė nga pasardhėsit e tij, tek i cili i pėqeu drita mes syve. I habitur, ai e pyeti Zoti:"O Zoti im! Kush ėshtė ky?" Zoti iu pėrgjigj:"Ky ėshtė njė burrė nga gjeneratat e fundit tė pasardhėsve tė tu. Emri i tij ėshtė Daud." Ademi a.s e pyeti:"O Zoti im! Sa jetė i ke dhėnė kėtij personi?" Zoti u pėrgjigj:"Gjashtėdhjetė vite." Ademi a.s i tha:"O Zoti im! Merri gjashtėdhjetė vite nga jeta ime dhe jepja atij!" dhe Zoti ia plotėsoi kėtė dėshirė."
Nė njė hadith tė saktė, thuhet se Dauti a.s ishte shumė xheloz pėr gratė e tij. Pallati ku jetonin gratė e tij ishte rrethuar me mure tė pakalueshėm. Njė ditė, gratė e tij panė njė burrė nė mesin e oborrit. Tė ēuditura thanė:"Kush ėshtė ky person?! Pėr Zotin, sikur ta shohė Dauti do e vrasė menjėherė."
Ky lajm i arriti Dautit a.s i cili doli dhe e pyeti:"Kush qenke ti qė ke kaluar gjithė kėto mure?!" Burri iu pėrgjigj:"Unė jam ai qė nuk njoh pengesa pėr tė arritur objektivin tim." Dauti a.s e njohu dhe i tha:"Atėherė qenke meleku i vdekjes. Prandaj afrohu dhe merrma shpirtin!"
Kėshtu meleku i vdekjes ia mori shpirtin profetit Daut a.s. Atė e varrosi vetė djali i tij Sulejmani a.s nė Jeruzalem.
Transmeton imam Ahmedi nė musnedin e tij, se Ebu Hurejre e ka dėgjuar Profetin a.s tė thotė:"Dauti ishte shumė xheloz pėr gratė e tij. Sa herė qė dilte jashtė, i kyēte dyer dhe askush nuk hynte tek to derisa tė kthehej ai vetė. Njė ditė ai doli dhe i kyēi dyer. Gruaja e tij doli nė oborr dhe dalloi njė burrė dhe e ēuditur tha:"Nga ka hyrė ky burrė nė oborrin tonė?! Pėr Zotin nėse e sheh Dauti do e vrasė!" Dauti a.s erdhi me njė frymė dhe iu drejtua burrit qė qėndronte nė mes tė oborrit:"Kush je ti?!" Ai u pėrgjigj:"Unė jam ai qė nuk i frikėsohem mbretėrve dhe nuk ka pengesė qė mė ndalon." Dauti a.s i tha:"Pėr Zotin, ti qenke meleku i vdekjes atėherė. Unė e mirėpres urdhrin e Zotit." Pasi e lanė xhenazen e tij dhe e qefinosėn, lindi dielli. Sulejmani a.s u tha zogjve:"I bėni hije Dautit!" dhe menjėherė zogjtė u rreshtuan mbi kokat e tyre duke u bėrė hije atyre qė kishin ardhur pėr tė falur xhenazen e Dautit a.s. Njerėzit filluan tė ankohen nga zagushia dhe ajri i pakėt pėr shkak tė shpendėve tė shumtė. Atėherė Sulejmani a.s i urdhėroi zogjtė qė tė pėrplasin vetėm njėrin krah." (Imam Ahmedi)

Pėrshtati: Elmaz Fida